ARKIVI:
21 Nëntor 2024

Edhe njëherë për festat e nëntorit dhe nëntorët e zinj

Shkrime relevante

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisË se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Evropa është një spital mendor

Document.no / Redaksia 21.11.2024 19:00 Islamizimi i Evropës vazhdon me thirrjet e...

Rusia ka hedhur në qytetin ukrainas Dnipro një raketë balistike ndërkontinentale, sipas Ukrainës

Rusia ka sulmuar qytetin ukrainas Dnipro me një raketë balistike ndërkontinentale...

Rusia: Britania tani është e përfshirë drejtpërdrejt në luftë

Storm Shadows, këtu në një avion luftarak britanik Tornado GR4, mund...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi 

  • 28 mijë yje në 28 mijë kilometrat e 29 Nëntorit në Shqipëri

Edhe njëherë për festat e nëntorit dhe nëntorët e zinj 

SINAN KASTRATI, Bota Sot, 1 DHJETOR 2018 NË ORA: 10:39, në rubrikën ”OPINIONE 

Nga Arkiva im 

Socializmi është krenaria jonë. 

Shkoi edhe Nëntori e Shqipëria e festoi përsëri 29 Nëntorin sikur të ishte kjo e vetmja datë e ditë që i solli Shqipërisë ”çlirimin” në ato pakë kilometra katrorë. 

Një nga programet e shumta televizive në gjuhën shqipe, “shqip”, edhe për këtë pervjetor të “lavdishëm”, nuk “harroi” të na kujtoi Leninin e Stalinin e madh e farën e hedhur komuniste që e kishin gjuajtur në arat e Shqipërisë, tash dhanë prodhimin me PPSH “në ballë”. 

“… Mishi i kalit shyqyr që u gjet, 

Treqind grosh nji peksimet” (këngë pop.) 

Dy vargje nga një këngë popullore kushtuar Luftës së Shkodrës (1912-1913) dhe prijësit ndër më meritoretë e asaj lufte, Hasan Riza Pashës nga Stambolli 1*), këngë të cilën si fëmijë e shoqëroja babën kur e këndonte me Reshit Imerin, Asman Cufën   

Thuhet, se ushtarët hanin edhe mish të ngordhur e nuk dorëzoheshin para ushtrisë malazeze e mercenareve rus e serb e Hashimi  e … Edi e kanë sofrën plot me mish qengji e viqi e …. 

Nuk do të shkruaja as për Nëntorin e as për ato data “të shenjta” të cilat kishin hedhur rrënjë në socializmin shqiptar, te “Qeliku i Partisë” e voglushët e vegjël malsorë që ruanin kufirin e mbronin socializmin, nënen e madhe, “Partinë” por ngjarjet e fundit në Kosovë më “Korrigjimin” e kufirit, sikur na ktheu edhe njëherë më 1912 e 1913, me luftën ndër më heroiket, Luftën për mbrojtjen e Shkodrës me Hasan Riza Pashën e Stambollit, prijës. 

“Sa herë kemi dalur nga burgu, kemi qenë më të pasur” 

Po a përsëri “luftë” duan Hashimi e …. përkrahësit e Hashimit, brenda e jashtë? 

-Po! 

Ata duan “luftë” sepse siq tha një ish i burgosur politik, “Sa herë kemi dalur nga burgu, kemi qenë më të pasur” 

E ata që e kundërshtojnë janë magarë e mushkë. 

Numri i “ushtarëve e veteranëve” po rritet 

Dhe mendja më shkoi në Kosovën e “pas luftës”, më 1999, që kishte afërsisht po aq të vrarë sa Kosova kishte kilometra katrorë, më shumë se (dhjetëmijë) 10.000 mijë. Po tash kur po rrudhen tokat shqiptare me kufinjët sllavë, maqedonë, malazezë e serbë në kushedi sa kilometra, a do të zvoglohen edhe numri i dëshmorëve e i atyre të veteranëve për kilometër? 

“Baballarët e kombit”, flejnë? 

Çka po ndodh kështu?   

Shqipëria edhe pas 75 vjetëve qan me lot krokodili dhe si “qengj i veshur me lëkurë luani” e don ta zmbraps Ariun Siberian dhe … feston 29 Nëntorin e luftës së “lavdishme” të LNÇL që Kosova mbeti me Serbinë. Kosova kujton viktimat që i ka shëndrrua në dëshmorë e në veteranë dhe i ka trefishua, më shumë se sa Shqipëria njëzetë e tëtëmijë (28.000 të vrarë, 28.000 yje do të thoshte Enver Hoxha). 

Dhe askush nga intelektualët e “Baballarët” e kombit as andej e as këndej kufirit nuk e çeli gojën për gjithë këto budallallëqe të Edit e të Hashimit. 

Skadarsko Jezera, ka vetëm emrin shqiptar, Liqeni  Shkodrës 

Po ky 29 Nëntor i Shqipërisë dhe këndej kufirit, i Jugosllavisë së AVNOJ-it na lanë jashtë Shqipërisë, gati sa gjysma e trojve shqiptare pa i llogaritur edhe ato të mëhershmet që iu dhanë Malit të Zi, Det, deri në Tivar, Liqene, i Shkodrës, dy te tretat është në Mal të Zi, Skadarsko Jezera, ka vetëm emrin shqiptar, është Liqeni  Shkodrës. 

S`ka forcë që e mposht Shqipërinë e Kosovën se në ballë ka “Partinë e Punës” e “LPK-në”, se në krye ka socializmin që iu bënë dritë, Fanar i pashuar. 

Edi, kush është Gomar (ne në Kosovë ende i themi magar)? 

Edvin Rama, më vjen keq prej gomarit por prej gomarit 2*) Hasi i That siguruar jetesën. Një magar ka bërë punën më të madhe se çdo njeri tjetër, më shumë se edhe ti. 

A s`është kështu? 

Çarë çudie? 

Në Shqipëri udhëheq Partia Socialiste e në Kosovë lpk-istët e konvertuar në “demokratë”, tubohen në Pejë. 

Edi Rama, në Pejë, në ndikimin e drogës e të alkoholit, e tavolinat plot mish e mezë, i quan magarë të gjitha ata që nuk e përkrahin Hashimin. 

Megjithate kishte djem të zotët të penës (jo të pushkës) që ia thanë troq e në sy Edi Ramës. 

KUSH I BESON EDI RAMËS, THËNË FIGURATIVISHT, VËRTET ËSHTË GOMAR  

Unë sot zgjodha ish shokun tim të studimeve, ntelektualin, poetin dhe … profesorin Milazim Krasniqin 3*). Qe çka i thot Milazimi Edit: 

“KUSH I BESON EDI RAMËS, THËNË FIGURATIVISHT, VËRTET ËSHTË GOMAR  

Takimi i sotëm i dy qeverive në Pejë, i ka shërbyer Edi Ramës si rast ideal, që ta shtyejë përpara idenë e Vuçiqit për “ kufizimin ndërmjet serbëve e shqiptarëve”, duke e zhbërë krejtësisht Kosovën si shtet. Sipas projektit të Vuçiqit veriu, deri në Urën e Ibrit, i amputohet Kosovës dhe i aneksohet Serbisë. Pjesa që mbetet, sipas atij plani, lihet që asocohet diqysh me Shqipërinë, si njëfarë entiteti, por jo si shtet sovran. (Loja e Edi Rames me bashkimin doganor është në këtë funksion, për të na hedhur hi syve.) Prandaj, nuk mjafton vetëm kundërshtimi i sotëm i shprehur nga kryeministri Haradinaj. Politika diversioniste e Ramës kundër pavarësisë së Kosovës, e cila po paketohet si gjoja politikë e bashkimit kombëtar, duhet të denoncohet. Duhet të kërkohet që paraprakisht qeveria e Shqipërisë të dalë me deklaratë zyrtare se nësee aspiron bashkimin me Kosovën, kjo duhet të realizohet në kufijtë e tashëm që Kosova i ka Nëse e shpall Shqipëria zyrtarisht këtë zotim, atëherë jemi në rregull me procesin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të pavarura, që mund të formojnë një federatë a asociacion të përbashkët shtetëror. Por, nëse nuk pranohet kjo, Rama do të duhej të bllokohej, pra të mos i lejohet të flasë në emër të Kosovës, me termat e tij hileqartë, të akorduar me Vuçiqin e mbase edhe me Institutin ‘Lindje Perëndim” të Kameron Manterit, me Sorosin dhe me Llavrovin. Nëse nga qeveria e Kosovës nuk bëhet kjo gjë e domosdoshme, Rama do ta vazhdojë diversionin. Shenjat janë se Rama është pjesë e ekipit, që po punon për zhbërjen e Kosovës si shtet. Kushdo që ka dyshime për qëllimet e errëta të Ramës kundër Kosovës së pavarur dhe sovrane, thënë figurativisht, vërtet është gomar”. 

Nuk është puna se desha apo nuk desha edhe unë të flas për këto mbeturina e plehëra të socializmit e të Partisë Komuniste, nga të dy anët e kufirit por kështu si e ka thënë Milazimi, mua më pëlqeu sepse ”mi kish marrë fjalët nga goja”. 

A kanë fytyrë udhëheqësit kukull në Shqipëri (Edi) e në Kosovë (Hashimi)? 

Kosova po ndahet 

Veriu iku sikur mos të kishte ekzistuar fare. Po ai Veri, në Luftën e Dytë Botërore u mbrojt nga forcat vullnetare shqiptare, deri në Pazar të Ri e tash erdhën bijt e … ve e ish komunistët që kanë ”ushtri” e polici ”speciale” e nuk mund (guxojnë) jo ta çlirojnë por as të shkojnë atje, vetë si turistë. 

Nuk është se nuk e dinë kjo farë e keqe e komunizmit por edhe vetë ata janë të lyer me uthull deri në fyt e të “larë” me urinë. 

Ku mbeti 28 Nëntori, festa jonë kombëtare? 

Dhe po i afrohem fundit të këti tregimi. 

Ku mbeti 28 Nëntori, festa jonë kombëtare? 

Dhe prap po ia lë fjalën Milazimit. 

 “28 nëntori është festa jonë kombëtare, e cila ndërhyri në projektin e shteteve ballkanike dhe shumicës së Fuqive të Mëdha, që synonin ta fshinin tërësisht nga faqja e dheut kombin shqiptar. Nga perspektiva e mbijetesës sonë kombëtare, shpallja e Shqipërisë së mosvarme, kur Perandoria Osmane ishte e sulmuar, në shpërbërje dhe e shfytyruar, është ngjarje kulmore. Por, kjo festë do të duhej të ishte edhe ditë reflektimi për gjenocidin serb e grek kundër kombit tonë në luftërat ballkanike, në të cilat 27% e shqiptarëve kanë vdekur e 35% janë larguar nga atdheu. (Xh. McCarty.) Pra, gjenocidi serb e grek ka shkatërruar të paktën 62% të shqiptarëve! Ky gjenocid nuk do të duhej të harrohej. E pakta, do të duhej që në Shqipëri të kishte një memorial për viktimat e këtij gjenocidi. Përkujtimi i viktimave nuk e zbeh festën. Përkundrazi e vërteton faktin se Shqipëria ka mbijetuar edhe falë asaj sakrifice e vuajtjeje të parrëfyeshme të të parëve tanë. (28 nëntor 2018.” 

Ditë e re, shpresë e re (J.X). 

Ndoshta do të na vijnë. 

1*) Lufta e Shkodrës 

Rrethimi i Shkodrës u bë nga 28 tetori 1912 deri më 23 prill 1913, në kuadrin e Luftës së Parë Ballkanike, prej forcave aleate të Malit të Zi dhe Serbisë kundër forcave të Perandorisë Osmane. Korpusi i Shkodrës nën komandën e Hasan Riza Pashës dhe Esat pashë Toptanit rezistoi për gati 7 muaj dhe ia dolën t’i shkaktonin dëme të mëdha rrethuesve. 

Rrethimi i Shkodrës (1912-13) – Wikipedia 

2*) GOMAR m. 

  1. Kafshë njëthundrake, që mbahet në shtëpi për ngarkesë, me trup me të vogël se kali, me kokë të madhe, me veshë të gjatë dhe me qime zakonisht në ngjyrë të hirtë. Veshët e gomarit. Kërriç gomari. Ngarkoj gomarin. Palli gomari. I bie gomarit. Punon si gomar punon shumë. Duron si gomar duron shumë. Këndon si gomar këndon keq.
  2. Sasia e barrës a ngarkesa që mban kjo kafshë. Një gomar dru. Tre gomarë drithë.
  3. fig. thjeshtligj., shar. Njeri i trashë nga mendja, budalla; hajvan. Gomar i madh. Mori mendjen e atij gomari. Gomar qenka! Gomar me veshë. thjeshtligj., keq.
  4. Përd. mb. sipas kuptimit 3 të emrit.

* (Punonte) për shpirt të gomarit punonte kot, i shkonte mundi humbur. Sa gomarë buzëbardhë (ka)! iron, shih te BUZËBARDHË. S’çalon gomari nga veshët fj.u. shih te ÇALOJ. S’di si (nga) lidhet gomari mospërf. shih te LIDHEM. Ia ha bukën gomari mospërf. është shumë i ngathët dhe i mefshtë. Kur të hipë gomari (derri) në fik (në majë të fikut) thjeshtligj. kurrë, asnjëherë. I kanë hedhur (i kanë shtënë)trutë e gomarit nuk vepron sipas mendjes së tij, por bën si i thonë të tjerët, ia kanë marrë mendjen të tjerët. I lan kokën (kryet) gomarit shih te LAJ. Nuk i shkoi gomari (kali) në udhë (në urë) edhe poh. shih te UDH/Ë,~A. I shkon (i ka hije) si shala gomarit iron. shih te SHAL/Ë,~A II. vuri lëkurën e gomarit dikujt shih te LËKUR/Ë,~A. S’di gomari ç’është bari mospërf. nuk është i zoti të vlerësojë atë që është me të vërtetë e mirë e me vlerë, nuk di dhia ç’është tagjia. E di gomari ku e vret samari fj.u. secili i di vetë punët e hallet e tij, e di i zoti ku i pikon çatia. S’di t’i japë ujë (as) gomarit dikush mospërf. është i trashë nga mendja ose fare i pazoti. Kali humbi, gomari s’duket fj. u. është rrëmujë e madhe, nuk e merr vesh i pari të dytin. Prit gomar të mbijë bar! mos prit kot; s’dihet kur do të bëhet një punë a kur do të vijë dikush, mund të mos bëhet a të mos vijë kurrë; është fare e pasigurt diçka. Punon kali, ha gomari fj.u. shih te KAL/Ë,~I. Sikur i ka ngrënë gomari bukën (macja brumin) shih te HA. I zoti e nxjerr (e qit) gomarin nga balta fj.u. shih te BALT/Ë,~A. Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë rehat as mizat le fatkeqësia, le halli i madh që kemi, por na shqetësojnë e na ngacmojnë edhe për gjëra të vogla. S’ka ç’i bën gomarit, i bie samarit fj.u. ia nxjerr inatin jo atij që duhet, por dikujt tjetër që nuk ka faj, gjetkë e ka inatin e gjetkë e nxjerr. Kali ha tagjinë, gomari mbart bucelat fj.u. shih tek TAGJI,~A. Presin të ngordhë gomari (kali) që t’i marrin patkonjtë përb. presin të përfitojnë ndonjë gjë nga ajo që mbetet, presin të përfitojnë nga diçka pa bërë asgjë vetë. Ti zot, unë zot, po gomarin kush e kullot? Secili duhet të bëjë atë që i takon dhe të mos ia hedhim punën njëri-tjetrit; po të mos bëjë secili punën e vet, nuk i dilet mbanë; po të japin të gjithë urdhra nuk bëhet asnjë punë. Bisht gomari bot. shih te BISHT,~I. Çuç gomari zool. shih te ÇUÇ,~I. Ferrë (gjemb) gomari bot. shih te FERR/Ë,~A. Lule gomari bot. shih te LUL/E,~JA. Vesh gomari bot. veshgomar. 

IMG_5618.jpg

Me Milazim Krasniqin, dhe prof. Iljaz Rexha, Amaro (Prishtinë) 2022

GOMARAZI ndajf. bised. 

  1. shih GOMARTHI.
  2. fig. Baras, barabar, pa u mundur e pa fituar as njëri as tjetri. Dolën gomarazi.

GOMARE f. 

  1. Femra e gomarit, gomaricë. Qumësht gomareje.
  2. Dru bigë. Preu një gomare.
  3. fig. thjeshtligj. Grua a vajzë e trashë nga mendja, budallaqe, hajvane. Ç’gomare paska qenë!
  4. bot. Dardhë gushtake, që i bën kokrrat të mëdha, me ngjyrë të verdhë në të kuqe dhe me shumë lëng; kokrrat e kësaj dardhe. Voli gomaren.
  5. Përd. mb. sipas kuptimit 4 të emrit. Dardhë gomare.

GOMAREZ f. 

  1. Vegël e tezgjahut në trajtë bige, së cilës i vihet përsipër një peshë (zakonisht një gur), që shërben për të mbajtur të tërhequra fijet gjatë endjes, kur i mbledhin në shul; branë.
  2. Këmbalec druri, mbi të cilin mbështeten drutë për t’i prerë a për t’i sharruar. Bëri një gomarez. Sharron drurin në gomarez.
  3. zool. krahin. Brumbull.

GOMARI f. thjeshtligj. 

Veprim fare pa mend në kokë, marrëzi, budallallëk. Bëri një gomari. 

GOMARICË f. 

  1. Femra e gomarit, gomare.
  2. thjeshtligj., shar. Gomare.

GOMARISHT ndajf. bised. 

Si budalla; si i marrë, marrëzisht. Sillet (flet) gomarisht. 

GOMARJAR m. 

  1. Ai që punon me një gomar për të mbajtur lëndë të ndryshme.
  2. Bari gomarësh.

GOMARLLËK m. thjeshtligj. 

Gomari, marrëzi. Gomarllëk i madh. Bëri një gomarllëk. 

3*) Hasi 

Hasi është një krahinë etnografike që shtrihet anëve të Pashtrikut të kthyera kah Dukagjini, mes malit Pashtrik, Erenikut dhe Drinit të Bardhë. 

Hasi – Wikipedia. 

Në popull, quhët Hasi i thatë pasiqë nuk kishin ujë të pijës. 

4*) Milazim Krasniqi 

 Milazim Krasniqi lindi në fshatin Breznicë, Kosovë më 25 tetor 1955. Është gazetar, publicist, poet, shkrimtar, studiues dhe profesor universitar. Milazimi ishte një shok besnik imi i studimeve dhe një nga miqt e mi. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Milazim_Krasniqi 

Milazimi është baba i Memli Krasniqit,  

Memli Krasniqi (lindi më 25 janar 1980) është një politikan kosovar shqiptar i cili është nënkryetar i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) që nga shkurti 2013. Krasniqi më parë ka qenë Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (2014-2017) dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga (2011-2014). Aktualisht është kryetar i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe kryetar i PDK-së që nga 3 korriku 2021. 

https://drini.us/per-nentorin-dhe-festat-e-nentorit/ 

Memli është pasardhës besnik i Hashimt, Kadri Veselit e përkrahës i Edvin Kritaq Ramës, kryministër në Shqipëri 

IMG_6031.jpg

Drejtshkrimi, Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe dhe Rregullat e pikesimit në gjuhën shqipe, më gjinden shpesh

Ky opinion imi ëshë publikua për herë të parë në gazetën Bota Sot, më 1 dhjetor 2018, me titull ”28 mijë yje në 28 mijë kilometrat e 29 Nëntorit në Shqipëri”, me ndonjë ndërhyerje të vogël, ”korrigjim”, vazhdimi i dytë, pas opininionit “Si festohej 28 (e 29) nëntorit në Turjakë e në Tiranë?” 

SINAN KASTRATI, Bota Sot, 28 NËNTOR 2018 NË ORA: 07:38 

Malmö, 18 nëntor 2022 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu