ARKIVI:
16 Nëntor 2024

“Historinë” e imponojnë fitimtarët !

Shkrime relevante

Ja, këta janë përgjegjësit e vërshimës së fashizmit islamik në Shqiptari…?

Msc Belisar Jezerci KUSH JANË PERGJEGJËSIT KRYESOR TË ESKALIMIT TË ISLAMIT RADIKAL...

Xhamia e Erdonait në Prishtinë, xhami për zhdukjen e Dardanëve

Nga Belisar Jezerci ___ "XHAMIA" QENDRORE NE PRISHTINË! Kjo ndërtesë me emrin e kamufluar...

Istogu dhe trimat e tij në hisori

Bardh Mustafë Nengurra Ka vite që nëpër Istog debatohet për disa...

A duhet miratuar Eutanazia në Shqipëri?

Pirro Prifti, Tiranë Një debat i madh por edhe një problem  kompleks...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
***
Cunami në gotë që ndodhi lidhur me ceremoninë te “varrezat e ushtarëve francezë” në Prishtinë (më 11 nëntor 2022), po më shtynë “shfryhem” edhe unë, në mënyrën time, për këndvështrimet ndaj historisë “tonë” dhe të “atyre”. Mua më irritoj, pos asaj ceremonie, edhe gara patriotike që ndodhi në tv emisionin PRESSING, dedikuar atij skandali, dhe sidomos këndvështrimet historike të Filozofit Blerim Latifi, Politikologut Sadri Ramabaja, historianeve Blerim Avdullahu, Shkëlzen Gashi dhe Daut Dauti.
Në fakt, këndëvështrimi në atë debat ishte i dominuar nga përvijimi i historisë tonë “zyrtare”, që, siç u vu në spikamë, është pothuajse për 180 shkallë tjetërfare me këndvështrimin europian (jo-shqiptar). Ta zëmë, ushtarët e huaj që janë vra në hapësirat e tanishme të Shqipërisë londineze, të Kosovës dhe të trojeve të banuara me shumicë shqiptare në Makedoni edhe para vitit 1913, vlerësohen si ushtarë pushtues, sepse ne e kemi të përvijuar “të drejtën historike” se këto territore ishin vetëm tonat. Asnjëherë nuk duam të pajtohemi me realitetin e hidhur se edhe këto territore që më shumë se 2228 vjet (qysh kur Perandoria Romake pushtoi Ilirinë në vitin 228 para Erës sonë) nuk kanë qenë në pronësi tonën as të paraardhësve tanë, por të pushtuesve romakë (të quajtur edhe bizantinë), bullgarë, serbë, osmanë, italianë, gjermanë, jugosllavë. Në fakt, ne hibridët shqipfolës as nuk po e dimë taman, nëse jemi pinjollë vetëm të Ilirëve, apo edhe të Daradanëve, të Makedonëve, të Epiriotëve, të Grekëve…
Nëse hapësirat tokësore u takojnë vetëm banorëve më të hershëm etnik, atëherë i bie që, ta zëmë, kontinentet “amerikane” nuk janë të pushtuesve evropianë por të popullsive që jetonin atje para se ato kontinente t’i pushtonim ne europianët.
Qysh në vitin 1977 kur pata filluar studimet në Gjermani u konfrontova me një këndvështrim historik krejt tjetërfare nga ai që e dija deri atëherë. Më se shumti më pat shokuar (ç)vlersimi se Kosova ishte vetëm “krahinë serbe”. Kështu broçkullisnin pothuajse të gjithë politikanët, historianët, gazetarët e Gjermanisë, sa herë që e përmendnin dhe trajtonin Kosovën.
Rastisi të kem fat ta kem ndihmën dhe përkujdesjen, si ta kisha prind, të Albanologut të vetëm në Gjermaninë Perëndimore me gradë shkencore PhD / Dr., tashmë të ndierit Lazar Dodic (Dodiq). Ai ishte kroat, i lindur në Janjevë të Kosovës, i arsimuar në shkollat jezuite në Shkodër, studimet dhe doktoratën në Alabnalogji i kishte përfunduar në Romë (mentor doktorate Ernest Koliqi). Ai ishte i pasionuar pas Historisë shqiptare (ka botuar edhe një libër historik për Shqiptarët). Ai nuk përtonte të më mbante leksione historke, edhe individuale, pos ligjëratave, sa herë kisha kohë dhe interesim për ta dëgjuar, në kabinet të tij, Lektorati i Albanologjisë në Institutin për gjuhë të Europës Juglindore në Univesitet në Bochum. Meqë historinë e kisha pasion, kam frekuentuar shpesh edhe Institutin (historik) për Europë Juglindore në München (Mynhen), që financohej nga Ministria e jashtme e Gjermanisë. Atje jam njohur personalisht me historianë që merreshin me trajtime të historive të popujve të Europës Juglindore, shpesh ka rastis të debatoj, bile edhe të grindem me ta (Peter Bartl, Bernhard Tönnes, Jens Reuter…). Nga të gjithë u informova se përvijimi “zyrtar” i historisë për Kosovën e kishte bazën kryesisht në “Geschichte der Serben” (Historia e Serbëve, botuar në Vjenë në vitin 1911), të Historianit, Filozofit, Politologut, Linguistit slavist, çekut Konstantin Josef Jireček (lind e vdek në Vjenë 1854 – 1918). A ishte shumë vite shef i Instutit të Europës Lindore në Universitet të Vjenës (ka qenë edhe Ministër i jashtëm i Bullgarisë dhe ka ushtrua edhe funksione të tjera). Ajo Histori nga Jireček nuk pëlqehet nga shumica e historianeve serbë, sepse nuk është propagandiste prosrebe, por pothuajse krejt historianët evropianë (jo serbë e jo shqiptarë) kanë konsideratë të madhe për atë studim…
Rasti më reflektues ka qenë vizita që më pat bërë Poeti gjermano-hebre Erich Fried, i cili në vitet 1960-ta / 1970-ta ishte star ideopolitik i Lëvizjes politike studentore në Europë Perëndimore. Që të më ndëronte Ai recitoi dy-tre minuta vargje na Eposi folklorik “serb” për Kosovën. E ndërpreu recitimin sepse hetoi që po më bezdiste. Nga ai u informova se ai epos “serb”, i grumbulluar nga Vuk Karaxhit, me kërkesë e përkujdesje të Sllovenit Bartholomäus (Jernej) Kopitar, dekan i katedrës për sllavistikë në Universitet të Vjenës, ishte përkthyer e botuar nën përkujdesjen e Vëllezërve Grimm, me parathënie nga Johann Wolfgang von Goethe (volumi 3.304 fjalë). Asnjëherë nuk do ta harroj keqardhjen e sinqert që pat shpreh Erich Fried, si rezume e debatit që patëm: “Me vjenë keq për tragjedinë që u paskësh ndodh Juve [shqiptarëve] me tjetërsimin historik të Kosovës. Do ju duhen shumë angazhim e sakrifica që të bindni nomenklaturën intelektuale e politike të Europës, se Kosova nuk është krahinë serbe por shqiptare…” [perifrazim].
Pothuajse përgjithësisht Europianët (jo-shqiptarë) mendojnë se Kosova nuk është pushtuar asnjëherë nga serbët, por është çliruar nga pushtimi bizantin, osman, gjerman. Edhe serbët e parë në shekullin e 6-të, sipas Historisë “zyrtare” evropiane, nuk kanë ardh në Iliri si pushtues, por si luftëtarë mercenarë, të ftuar nga perandori përkatës bizantinë, që të angazhoheshin në mbrojtje të Bizantit nga sulmet e Avarëve. Kanë pasuar ardhjet e familjareve dhe fqinjëve të tyre. Pothuajse njësoj si imigrantët evropianë në kontinetët “amerikane”, të Australisë, serbët e imigruar në Iliri ia kanë dalë të jenë sundimtarë në hapësira të caktuara kohore, t’i serbizojnë popullsitë etnike, vendore, Ilirët, Dardanët, Makedonët…, sepse banorët vendorët e kishin hibridizuar identitetin e tyre etnik gjatë sundimit mbi 1.000-vjeçar romako-bizantin (duke filluar nga viti 228 para E.s., kur Perandoria Romake pushtoi Ilirinë).
Pak më konkretisht për historinë e rreth 150 vjetëve të fundit, sepse kjo është paravajtësja më konkrete e historisë së tanishme.
Kur Europa kristiane po mobilizohej për ta dëbuar pushtimin mysliman osman dhe po përcaktonte ndarjen e territoreve të çliruara, duke mbajt për atëo qëllime Kongresin e Berlinit (qershor 1878), krerët shqipfolës, turkoshakë, u mblodhen në Prizren dhe themeluan LIDHJE (të tyre). Në vend që edhe ata të përkatoheshin për çlirim nga pushtuesit osmanë, si krejt europianët, ata miratuan platformë të tyre (të quajtur në osmanisht kararname), që kishte 17 pika. Po i citoj 4 pikat e para, që të shohim si u përcaktuan paraardhësit tanë (me të cilët naivisht krenohemi), kur popujt në këtë hapësirë po luftonin për formim të shteteve të këtyre kombëtare:
“1. Lidhja jonë është forumar me qëllim që të mos njohë asnjë qeveri tjetër përveç Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor me të gjithë mjetet
2. Qëllimi ynë i lart është të mbrojmë të drejtën e lartmadhërisë së tij sulltanit, sovranit tonë. Në do quajmë armiq të popullit (osman) dhe atdheut të gjithë ata që kundërshtojnë dhe prishin qetësinë, ata që dobësojnë qeverinë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë shtetit
3. Ata delegatë të krahinave të tjera që duan të hynë në Lidhjen tonë do i pranojmë me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qeverisë dhe vendit
4. Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit do t’i dënojmë sipas fajit.” [Prizren, 18 qershor 1878.]
A duhej Europa (kristiane) ta përkrahte atë Lidhje plëngprishëse, turkoshake, apo ta luftonte edhe më ashpërsisht se pushtuesit osmanë (sepse po e tradhtonte Europën)? Prandaj për Francë, Gjermani, Britani, Itali, Rusi gjithsesi, dhe krejt Europën (jo-shqiptare), ushtarët serbë, që ishin vra gjatë luftimeve në Kosovë gjatë viteve 1912-1918, por edhe më vonë, ishin çlirimtarë, sepse ishin vra duke luftuar pushtuesit osmanë dhe mercenarët e tyre, të sojit Isa Boletini (për të cilin u fol me krenari që kishte luftuar kundër ushtrisë serbe, pa sqaruar se si mercenar po mbronte Perandorinë osmane) e austro-hungarezë.
Menalokët tanë mund që e arsyetojnë përcaktimin politik të Lidhjes (së Prizrenit), siç arsyetohen kompromiset pragmatike në vitin 1945, mars 1981, 1990, Rambuje/Paris (15 mars 1999), por nuk janë të krahasueshme, sepse në të gjitha këto udhëkryqe asnjë shtet në botë nuk e përkrahte çlirimin e Kosovës, ndërsa në vitin 1878 krejt Europa angazhohej dhe përkrahte lutrat çlirimtare anti-osmane…
Vetëkuptohet pse po irritohen pothuajse të gjithë nga pyetjet provokuese që po i bëj herë pas here: e kujt ishte Kosova para tetorit 1912, respektivisht para qershorit 1999, a ka qenë ndonjëherë pronësi (shtetërore / mbretërore) e Shqiptarëve gjatë mbi 2230 vjetëve të fundit ( nga viti 228 para E.s. deri më 12 qershor 1999)?
Që të kuptohet më kollaj, si dallojnë qasjet historike, do spekuloj me një konkretizim hipotetik: nëse gjatë bombardimeve nga NATO në Kosovë (24 mars – 12 qershor 1999) do të vriteshin ushtarë amerikanë, për ne shqiptarët ata do të ndëroheshin si heronj çlirimtarë, ndërsa për serbët do të urreheshin si ushtarë pushtues. Prandaj nuk janë HISTORI të gjitha qasjet historike; historitë “zyrtare” janë ato që i imponojnë fitimtarët (sundimtarët).
Për momentin, ende jemi në udhëkryq, sepse, në ndërkohë, përherë e më shumë, Aleanca Veriatlantike, që na ka ndihmuar të çlirohemi nga pushtuesit fashistoidë serbë, po dëshpërohet nga mendësitë dhe angazhimet tona destruktive…
(ibrahim kelmendi)
***
Këtu mund të përcjellet debati televiziv për “skandalin” e 11 nëntorit 2022 – pjesëmarrjen e FSK-së në ndërim të varrezave të ushtarëve francezë në varrezat kristiane në Prishtinë:
Për studiues të interesuar për Parathënien që Gëte ka shkruar për “eposin folklorik serb”, ja linku ku mund ta shkarkojmë tekstin:
Ist möglicherweise ein Bild von 6 Personen, Personen, die stehen, außen, Denkmal und Text

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu