E ministrja Gërvalla ka thënë se Tajani është mik i vjetër i Kosovës dhe evropian i përbetuar.
“Me ministrin biseduam rreth përparimit të Republikës së Kosovës në fushën e ekonomisë, vlerat e përbashkëta evropiane, reformën institucionale që është agjendë primare, rritjen e ndjeshme të investimeve në Kosovë. E falënderova për mbështetjen që Italia i ka dhënë Kosovës para e pas luftës. Falënderova ministrin qe ka theksuar përsëri që Italia do të mbetet një shtyllë e fuqishme. Biseduam rreth rrethanave gjeopolitike ne Evropë e rajon, për përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës. Biseduam se sundimi i ligjit është përgjigje e nevojshme që të jepet dhe jo vetëm në rajonin tonë. Biseduam edhe për dialogun që është duke u zhvilluar me Serbinë një dialog që synim duhet të ketë një rezultat përfundimtar që nuk mund të jetë ndryshe vetëm me njohje reciproke. Biseduam se jo rrallë janë bërë gabime në dialog dhe e siguruam që gabimet të mospërsëriten”, tha Gërvalla.
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, që ka ardhur sot në Prishtinë, planifikon t’i ftojë liderët e Ballkanit në Romë. Ai thotë se nuk do që të ndodhë një luftë tjetër.
Zëvendëskryeministi italian qëndron në Kosovë, për t’u takuar me krerët e shtetit. Ai është fokusuar te raportet me Serbinë gjatë një konference, duke thënë se nuk do luftë.
Ai thotë se zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.
“E vlerësova vendimin e Kosovës për ta pezulluar për 48 orë dhënien e gjobave, është sinjal i gatishmërisë. Sot në mëngjes kam dëgjuar për gatishmëri edhe nga ana e Serbisë. Të mbështesim këtë gatishmëri. Të dyja palët kanë dhënë gatishmëri. Kosova ka dëshmuar me vendimin për shtyrje të dhënies së gjobave se nuk do të mbyllet dialogu. Më jep shpresë dhe kemi ardhur për të kërkuar zgjidhje. Ne nuk jemi të mbajmë anën të asnjërës palë. Jemi në mes, duhet qëndruar në mes për të kërkuar zgjidhe të problemeve”, ka thënë Tajani.
Tutje, ai tha se po planifikojnë që ta organizojnë një takim në Romë, që do t’i kushtohej Balkanit.
“Po mendojmë që ta organizojmë në Romë një ngjarje që do t’i dedikohet Ballkanit ku do t’i ftojmë përfaqësuesit e Ballkanit që të sjellë rezultate të mira. Jam optimist dhe do të jem optimist. Ky është një sinjal i madh i Italisë për të zgjedhur problemet. Jemi vënë në dispozicion të Kosovës dhe Serbisë për të bërë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemet. Jemi të gatshëm dhe të disponueshëm për të përforcuar zhvillimin konkret të marrëdhënieve ekonomike”, ka thënë ai.
***