ARKIVI:
20 Shtator 2024

Na duhet një Rektor jo apolitik, po apartiak!

Shkrime relevante

Disa syre të Kuranit bijnë në kundershtim me të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuten laike

Ne gazeten „IslamNews“ (http://islamnw.wordpress.com ) “Le Kazakhstan interdit des sourates du Coran “ –“Kazakistani ndalon...

Serbia, po i “mjel” ShBA-në dhe vendet e BE-së, e Kosova kërkon heqjen e sanksioneve!?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Shqiptarët, në mungesë të trashëgimisë...

Kosovë-Presidentja Osmani  në New York, Kryeministri Kurti në Bruksel  

Nga Behlul Jashari-PRISHTINË, 19 Shtator 2024/ ___ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani...

Mendime për librin “Ilirët e Bujarisë (Bavarisë) dhe shtrirja e tyre në Europë

Nga prof. ing. av. Sazan GURI Pasi lexova me kujdes librin e...

Shpërndaj

  1. Rektori i ri, nëse do me bë reforma të thella, pra, joimprovizuese nuk duhet me qendru në atë zyre (jo vetëm intelektuale) menagjeriale, vetëm si objekt statik që zakonisht “rrezaton” (sikurse paraardhësit!) veç poltronizëm (ndaj punëdhënësit), pastaj hiperkonformizëm (ndaj proceseve dhe zhvillimeve reformiste, në sferën e arsimit), dhe sidomos bajraktarizëm provincial (ndaj intelektualizmit të njëmendët), që i kemi testuar në këto dy dekada ndërtimi dhe kultivimi të demokracisë dhe shtetndërtimit.
  2. Rektorin e ri, unë e perceptoj jo si një butak e pakurrizor të cilit sa herë që i “kolliten” bossat e politikes, ai i frikësuar nga mënyra e “kollitjes” ikën dhe e merr dhenë në strumbullarin e “nënës” paeti!? Në fakt, duke respektuar “frymën” e munguar akademike të ca rektorëve të mëhershëm…, këtij rektorit të ri i kisha rekomanduar që tē mos bëhet fort rob i “obligimeve” (që kanë udhëzime e porosi nga grupet dhe klanet formale e informale!); ankimuese e improvizuese, atyre partiake e civile, etj. por, të shndërrohet në një subjekt aktiv që di të “prodhoj” si; ide e vizione(teknokratike në udhëheqje), transparencë (në harxhim të shpenzimeve) e kulturë inovative e kreative (të pajisura me metodologji të reja), veprime apartiake (por, assesi apolitike!), pavarësi të plotë (në vendimmarrje), ashtu edhe stoicizëm (ndaj çfarëdo ndërhyrjeje nga jashtë), e autokorrektim (fillimisht ndaj vetvetes, e më pastaj edhe institucioneve tjera) moral e etik.
  3. Sepse, vetëm duke qenë i “armatosur” me këto cilësime të lartcekura, Rektori i sapozgjedhur do mund t’u hyj reformave të thella, dhe ta shndërroj Kosovën në një vend ku në një të ardhme do të mund (pse jo?) edhe të eksportohet dija, koncepti zhvillimor dhe potenciali ynë edukativo arsimor…
    Meqë, Rektori i ri vjen nga komuniteti i shkencave humane, Uroj që i njëjti të filloj sa më parë ta reformoj këtë institucion…që në kulturën dhe mentalitetin tonē gëzon jo vetëm prestigj e vlera e me “peshë të theksuar specifike”. Sepse, arsimimi është dhe mbetet ajo shtylla kryesore apo ai kapilari fundamental që e “mirëmban”, e fuqizon shtetin dhe e fisnikëron kombin!

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu