Kukës, 27 nëntor 2022
Pas mbledhjes së parë të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Tirana vazhdoi vizitën për në Kukës.
Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina.
Pas homazheve, Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, Drejtuesin Politik të Qarkut Kukës, Pandeli Majko, si dhe Prefektin e Qarkut Kukës, Ali Hallaçi.
U bisedua për shënimin e përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të paepur shqiptar Hasan Prishtina, më 27 shtator të vitit të ardhshëm.