ARKIVI:
16 Nëntor 2024

75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut

Shkrime relevante

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, në shënjestër të qëllimit të njëjt

Nga: Ryzhdi Baloku, Pejë Nga ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës...

Shpërndaj

Nue Oroshi

Shtëpia është e mikut dhe e Zotit kurse armiku që vjen për ta pushtuar tokën don plumb ballit.Këtë thënie e kishte ndegjuar sa e sa herë Kapidan Dr.Mark Gjon Marku në kullën e Kapidanëve të Mirditës në Orosh në qendrën e shqiptarizmit,në vendin ku shekuj me radhë ipej kushtrimi për kryengritjet shqiptare.Ishte rritur dhe burrëruar me tiparët e nderit,besës dhe burrërisë.Kishte vazhduar dhe kryer studimet në Itali por si një shqiponjë dykrenare iu kthye trojeve arbërore.Ai ishte djali i madh i Kapidan Gjon Marka Gjonit.Atij i takonte më Kanun ta vazhdoj trashegiminë qe ti prij Mirdites si në paqë ashtu edhe në luftë. E kreu detyrën me përgjegjësinë më të madhe kombëtare.Iu priu Mirditorve në luftë kundër ideologjisë ruso-serbe dhe luftoi ballë përballë me oficerët rus e serb, si dhe klyshtë e miskovit me emra shqiptar.Kapidani e zbatoj atë moton e rilindasve shqiptar se Dielli lind në perëndim.Ai dhe shokët e luftës që e ndjekën me përkushtim ishin rrezja me e madhe e ndriçimit të diellit shqiptar në botën perëndimore.Kapidan Marku  ishte komandanti legjendar i mbarë nacionalizmës shqiptare,kot kërkohet te gjindet e të fabrikohet një i dytë sepse nuk egziston.Ai kishte bërë plan për një Shqipëri etnike dhe demokratike.Thoshte shpesh se Shqiperia pa Kosovën gjithmonë ka me qenë e sakatume.Princi i Mirditës e mori me përkushtim dhe me një krenari që edhe në momentet e luftës ta udhëheq Mirditën deri sa ra heroikisht në natën në mes të 13 – 14 Qershorit.Kapidani ra heroikisht për Shqiperinë Etnike dhe Demokratike.Sot që është 75 vjetori i rënjes së ti dhe nëse kthehemi në retrospektivë athua se si do të dukej sot Shqipëria sikurse të ishte realizuar ideja e Kapidan Mark Gjon Markut për bashkimin e trojeve Shqiptare.Shqipëria do ishte një shtet supërfuqi në Evropën juglindore.Por Kapidan na falë se klyshtë e Miskovit na kanë lanë ideologjin e tyre dhe ende një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk janë liru nga kjo ideologji.E Kapidan edhe Mirdita jonë ende nuk janë liruar nga kjo ideologji e Miskovit.Mirdita i bëri ballë 500 vjet robërisë Otomane por pas vitit 1952 nuk mundi ti bëj ballë ideologjisë komuniste.U shkri u zvetnu dhe është e trishtushme dhe tepër tragjike kapidan Mark se sot me rastin e 75 vjetorit të rënies tënde heroike asnjë institucion as në Mirditë,Lezhë e as në Shkodër nuk e bënë qoftë edhe një akademi përkujtimore për ta kujtuar veprimtarinë tënde atdhetare.Është e trishtushme dhe tepër jo burrnore që edhe pas 30 viteve të ardhjes së Demokracisë në Shqipëri emri yt dhe emri i kapidan Llesh Gjon Markut nuk është i shënuar në asnjë rrugë,në asnjë shesh dhe në asnjë shkollë të Mirditës,Lezhës dhe Shkodrës.Edhe veprimtarisë se Kapidan Prenkë Bibë Dodës i cili udhëhiqte 60 % të ushtrisë shqiptare të Lidhjes se Prizrenit ju deshtë institucioneve shqiptare 100 vjet pas vrasjes ta shpallin nderi i kombit,e ai ishte nderi i kombit që nga rënia heroike, edhe ti dhe kapidan Llesh Gjon Marku jeni nderi i kombit mu nga momenti që ratë heroikisht për mbrojtjen e Shqipërisë nga klysht e miskovit.Kapidan ende nuk është liruar Shqipëria nga ideologjia komunsite.Ende në Shqipëri udhëheqin bijtë dhe bijat e atyre që dhanë urdhër që të vritet atdhetarizma shqiptare.E sot Shqipëria është duke vuajtur nga sëmundja e harreses së qëllimt.Ende nuk e kanë kuptuar mirditorët tanë se pa historinë e Derës se Gjomarkajve nuk mund të shkruhet historia e Mirditës dhe as ajo e Shqipërisë.

Kot bëjnë plane historianët ta shkruajnë historinë e Shqipërisë, nëse nuk është e përfshirë historia e Derës së Gjomarkut, sepse ajo histori prap do të mbetët e cungume dhe e sakatume.Nuk e di se edhe sa vite do t´iu duhen shqiptarëve të vetdijësohen dhe të fillojnë që ti njohin heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar.Kapidan edhe në Dardaninë tonë janë përzier shumë rryma politike dhe ideologjike,por një gjë është kryer me sukses.Është bërë njohja e luftës së Nacionalizmes shqiptare dhe shumë sheshe e rrugë dhe monumente janë ndërtuar me emrat e nacionalistëve shqiptar, e shumë shkolla mbajnë emrat e tyre.Kapidan edhe pse kanë kaluar 75 vite që ti ke bërë rënien me heroike që mund ta këtë bërë një komandant legjendar emri yt ende sot e asaj dite ju sjellë tmerr atyre që nuk e deshtën dhe nuk e donë Shqipërinë me Perëndimin.Kur djemtë e Oroshit dhe të Mirditës të vetëdijësohen një ditë ata jo vetëm që do ta ngrisin ty dhe kapidan Lleshit një monument të madh ,por do ta ndërtojnë edhe kullën heroike që duhet të shënderrohet në një muze kombëtar për tërë Shqipërinë.Për këtë jemi duke punuar në vazhdimësi.Historia e derës së Kapidan Gjon Marka Gjonit nuk është histori prej akullit që kur të bien rrezët e diellit shkrihet e tëra siç  është shkrier historia e fallsifikuar e komunistëve, por është një histori e cila është  e arkivuar nëpër arkivat me prestigjioze të botës, është histori e cila ka mbetur në mendjën shpirtin dhe mbamendjen e nacionalizmës shqiptare.Dhe kur një fllad i verës e ka kapluar Oroshin edhe sot e asaj dite shqiponjat dhe bilbilat në Orosh i përserisin si në kor fjalët e poezisë së Kapidan Markut të shkruar në malët e Mirditës: ” Shqiptar,shqiptar mos harro fenë,nderin ta mbash ta ruash atdhenë,sot komunizmi don me të koritë të sllavi tokën ty ta ka shit. “Kapidan edhe sot kemi punë me serbët se ata që i luftove ti me shokët e tu e falën Kosovën dhe viset e tjera shqiptare miqve të tyre serbëve.E u dashtë që Kosova ti jap edhe 14.000 dëshmor dhe viktima që të vjen liria.Kur gurgullimat e ujit të Oroshit ndëgjojnë jehun e tingllimave të maleve të bardha të grykës së Oroshit, një zë jehon se bashku më krismën e pushkës.Unë thotë jam zëri i Kapidan Mark Gjon Markut: ” More të ligë pse mi gjuajtët eshtrat “.Nuk ka qenë asnjëherë në traditën e shqiptarit që të hudhën dhe humbën eshtrat e kundërshtarit, me Kanun të Lekë Dukagjinit kur vret kundërshtarin, i kthehet mbarë trupi dhe i qohet fjalë familjes se të vrarit.Kurse ju morët familjet e pambrojtura dhe i burgoset dhe i internuat në Tepelenë,Spaq e kampe tjera të përqendrimit, ku vdiqën me mijëra e mijëra gra e fëmijë të pafajshem.E ju nuk i humbët vetëm eshtrat e mi por edhe At Gjergj Fishtën e latë pa varr.Edhe 47.300 shqiptar atdhetar që u vranë nga ju komunistët pansllavist i latë pa varre.Ju ne na latë pa varre por ne kemi hyrë sot si fitimtar në çdo shtëpi atdhetare shqiptare ku i thuhet bukës-bukë e ujit-ujë.Ndërsa ju tradhëtar të Shqipërisë keni mbetur të groposur thellë në tokën e Shqipërisë Etnike edhe pse nuk e meritoni ti keni varrët në tokën Arbërore, ju jeni të harruar.

Kur jehu i këngës për derën e Gjomarkajve i lëshon zërin aty i thuhet: ” Na prij pra o Mark Gjon Marku se pushkës tande si prishet qarku “.Paq lavdi o Kapidan Mark Gjon Marku se pushka jote dhe e mirditorve që ju keni pri për më shumë se pesë shekuj në luftë kundër osmaneve dhe me pas në luftën kundër  ideologjisë ruso-serbe do të mbetët pushkë kushtrimi për lirinë e Shqipërisë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu