ARKIVI:
24 Janar 2025

U ula e, shkrova! Tregim i vitit 1997

Shkrime relevante

Albin Kurti kundër Trumpit, Glauk Konjufca e akuzon Barac Obaman dhe Jo Biden për mospërkrahje të Kosovës!?

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ I pari i ekzekutivit z Albin Kurti...

Kosova po vuan nga idiotët politik!

Florim Zeqa Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana...

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj si dhe lidhja e tyre me islamistët antishqiptarë

Nga: Rrezart Kalaja Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj: Lidhjet Politike dhe...

Skandal! Përse Sigurimet Shoqërore godasin Pensionet e Pedagogëve?

Nga: Pirro Prifti, Tiranë Ka kohë që Sigurimet Shoqërore herë pas here...

Ndryshimi i himnit partiak për pushtet!

Florim Zeqa Aktualizimi i himnit politik “Pa u farue me djem e...

Shpërndaj

Bajram Sefaj, Paris   

________

u ula e, shkrova! 

(Tregim shkruar para shumë vjetësh – 1997 ) 

O zot, hiqçmu qafet me atë imagjinatë të imagjinueshme! 

Nuk është punë koprracie, as punë përtacie! 

Punë konkretësie. Me dy gjethet (fletët) e zemrës do e radhisja edhe thjeshtësinë.  

Sa e bukur, sa e çmuar – thjeshtësi! Shto edhe korrektësinë! 

Me dhimbje nis çdo lindje, u nisa! 

            Temën, nuk e trilloj fare. E bartë me vete si këmishë të zezë! 

              He çfarë peshe,  e rëndë plumb, peshë e kësaj teme!  

          Më vret. Me thanë. Më brenë bre zana e shitoftë!  

             * 

          Në Mitrovicë!  

            Mbase nuk do ta takoja kurrë jetë, sikundër nuk e kam takuar as një herë këtë copë 

              gjysmëshekullore të jetës që më ka ikur nën këmbë, sikur të mos të kisha me vete Uranin, 

djalin tim të madh. Në Mitrovicë vajtëm për të blerë një palë të mbathurash “Adidas” për të.  

         Dita bënte e mirë. Prush kristali pikte nga qielli i flakëruar me diell. Ishte dita më e bukur e 

shtatorit të vjetëm!  

           Ishte kjo hera e parë që Uranit i shkelte këmba në këtë qytet!  

              Me  mbërthen gazi një çik. Në këtë çast ironik! 

            Syri ma zuri!  

                            Atë – personazhin, (krye)personazhin konkret, që s ka si bëhet më konkret, të këtij rrëfimi. 

                   Tim biri  bëfshim   i fola: Ja, ky është ai!  

                   Profesori!  

                 Pafajsia e tij nuk kuptoi asgjë prej gjëje!.  

                     Në anën tjetër, jam i sigurt se – ja, Ky është Ai, do t’ia thosha, në atë çast , edhe vetmisë  sime!  

                  Profesori! 

                 I shkurt. I trash. Barkmadh e këmbëshkurtër! 

t               Bythë e krye bashkë. Ibret. Hienë… 

                 E, në anën tjetër ta kujtonte një dash. Turi madh. Të djersitur. Të mbytur në dhjamë.  

                 Qull Ballin kokrrize djersësh. Këputte këtej. Këputte andej. Në këtë, e në atë rrugë. Në yrnek të 

                  torzos.  Si një fantom. 

                Ngado që shkonte, për të dy anët e rrugës, pas vetës lente një shkretëtirë heshtjeje! Qetësi mortore! 

                   Pas tij! Një mumie zonë lente pas vetës, zoti Profesor! 

                  Njerëzit iknin në të dyja anët e rrugës. Të mos e ndeshnin. Të mos e takonin. Të mos i korittë  i madhi e t’u duhej të flisnin me të.   

                  Meazallah e t’ia shtrinin edhe dorën.  

                   Jo, jo – iknin prej tij siç iket prej kobit. 

                   Sikur në çantën e madhe që e kishte mbushur diçka ding (ngjasonte në një maceje të zezë me 

                   nëntë “zogj” në bark  – ishte fryrë ajo çantë në dorën e tij si degë shelgu), të fshihej ndonjë “helm 

                 misterioz” me ndonjë mister tjetër. 

              Kalamendej ashtu vetëm duke çarë atë “korridor” , në atë hapësirë.  

             Kalimtarët iknin shikimin prej tij sikur t’ishte Qoftëlargu vetë. Satanà. Kryekreje. Sikur aty të kishte 

               zbritur nga botë e largët, misterioze. Tejet të panjohur. Në trup e krye, në këmbë e kokë, sikur 

          bartte një sëmundje të ligë. Mortajë. Sikur t’ishte i prekur nga sida. Nga sifilizi sikur të ishte  i tëri i 

             përfshirë. 

Ja, njeriu i gjorë, në dhe të huaj!  

Nuk më bëhet se këtë klithmë të serishme e mori kush dot nga unë. Madje as im bir.  

Më vonë, profesori bën edhe ca lëvizje, këndej dhe andej qytetit, duke marrë pamjet e vitrinave në varg. Sikur kjo, e vetëm kjo, çmimet mbi mallrat e ekspozuara, e interesonin. E, në anën tjetër, në atë ditë zhegu, heu e kuqtë perëndia, po bukur i ngjante një kau të majmur. Të ndarë për brisk. Sikur sipri atyre vitrinave kërkonte një brisk për qafën e vet të majmur e të mbuluar e bllokuar në dhjamë!  

Më së shumti e, më së gjati, u ndal e qëndroi pranë vitrinës së librarisë së “Rilindjes”.  Me të hedhur shikimin mbi titujt e tyre, ato sikur t’i prek hije e keqe. Librat filluan ikjen plot zhurmë lemeritë së. Sikur i hapnin krihet. Si shpend bardhë të trembur. Fort të trembur. Fluturonin kur u zhdukën.  Fletore e lapse, në vajë, u vinin pas!  

Do të rrëfej kështu: me të ndeshur shikimin e tij, librat shqip, bënë një mrekulli!  Me hasmëri të paparë iu hodhën mbi fytyrë. Mbi trup. E pështynë. E shanë. E shkatërruan. Ia pllakosën gjymtyrët. E mbuluan. E dërmuan. E ngujuan. Në dhe për së gjalli e çuan!  

/Nuk me parapëlqen  kjo fije imagjinate. As e rrotulluar, madje. Libri ynë është i urtë. Paqësor. Ashtu sikurse të urtë. Paqësor. Ashtu sikurse të urtë. Paqësor. Ashtu sikurse të urtë e paqësor janë krijuesit tanë të librit. Dilema mbetet hapur. Si dera. Po rrugët e profesorit mbyllen. Në vendin e tij. Qytetin e lindjes!?!/  

Ai papritmas del nga shikimi. Nga kuadri. Sikur vërtetë ta kishin bërë copë e grimë librat e rebeluar në imagjinatën e shkrimtarit. Jo nuk baj gajle se e kishte përpijë  toka. Ja, tek dëgjoi jehonën e një mallkimi shumë të lashtë të popullit tonë:  “Mos e lashtë” (mos e marrtë) dheu m’rena”! Atë, jo se jo, ky dhe s’e le brenda! Atë, me siguri s’e kishte gjetur asgjë pos që do ta kishte gllabëruar terri i parë i natës  që bashkë me rrjedhën e lbrit solemnisht po zbriste mbi qytet. Ai duhet të ketë ndjekur vetminë e vet  nëpër natë e nëpër qytet tani të huaj. Dhëmbëprishur. Vampirin! Pse nëpër të qarat e gishtërinjve të këmbëve i rridhte një gjak i keq? Helmues. Që nuk ka ilaç të njohur e as të afërt.  

 Sikur përdore të më kishte marrë Nëna Huti! E di vetëm se kësaj radhe -  klithja – Njeriu në dhe të huaj, kishe buruar nga unë një forcë dhjetëfish më të madhe se herën e parë a të dytë dhe se – përnjëherë kishte marrë shikimin në shqetësim  të dhjetëra kalimtarëve në rrugën kryesore të qytetit.  

Të Mitrovicës së Kasemit! 

Betohem me kushtrim: do të shkruaj, thash, do të shkruaj një tregim me motiv mbi njeriun (profesorin)  tani në dh, qytet të huaj!  

Të gjitha mëlmesa për të gatuar këtë kulaç buke të hidhur,  i kam. Shqetësimin e tim biri për shëtitje qytetit të ri që, çuditërisht, edhe mua me dilte sikur e shitja për herë të parë, për të mbathurat e reja “Adidas”, për ndonjë shikim të vjedhur me ndonjë moshatar, apo për diçka tjetër, nuk di ? Kam  skenografinë e Mitrovicës të shtruar për të dy anët e lumit Ibër. Efektet e dritës m’i çonte peshqesh dita më e bukur e muajt shtator.  

Rebelimi i librave ishte krejt i rastit. Mendova, vërtet, të gjitha i kam. Dhe – u ula e shkrova!  

Një vit (fiks) pasi që këtë barrë të rëndë e barta si këmishë  të zezë, ja tek e ç’vesh. Kjo punë mbase do të shtyhej edhe më. Mbase nuk do të realizohej ndonjëherë sikur të mos ndodhte ajo që ndodhi. Është me rëndësi se rrëfimin për Njeriun (profesorin) në qytet (në dhe) të huaj e hodha në letër. Asgjë nuk shtova. Asgjë nuk mungova. Se me të trilloj, hiç se hiç! 

Proza e  Zërit – 1997) 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu