ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Paramithia dhe “demokracia” greke

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Shpërndaj

Nga: Fahri Dahri, studjues, Londër

Siç e kam shprehur dhe në shkrimet e tjera lidhur me njohjen e disa qendrave të banimit në Çamëri, sot do të njihemi me Paramëthinë e martirizuar nga ortodoksia e shtetit dhe e  kishës greke. Baza e të dhënave për këto  shkrime, si gjithnji mbetet Wikipedia, duke i bërë përmbledhje, saktësime dhe përshtatjet e nevojshme. Me Paramëthinë, duke qenë nisja e masakrave greke, do të sillen edhe disa ngjarje të krahinës.

PARAMËTHIA DHE “DEMOKRACIA” GREKE

Paramithia ndodhet në Rajonin administrativ të Epirit, në Bashkinë e Sulit të njësisë rajonale tëThesprotisë. Njësia bashkiake e Paramëthisë ka një sipërfaqe prej 342.2 km2 (132.1 mi katror). Popullsia, sipas rregjistrimit të vitit 2011 ka qenë 2,730 banorë.

Paramëthia vepron si një qendër rajonale për disa fshatra në Luginën e Paramëthisë. Ka dyqane, shkolla, një palestër, një stadium dhe një qendër mjekësore. Sektorë kryesorë të ekonomisë janë bujqësia dhe tregtia. Qyteti është ndërtuar në shpatet e malit Gorilla dhe poshtë shtrihen pamjet e ndryshme të luginës. Kalaja e Paramëthisë është ndërtuar në kodër në një nga pikat më të larta të qytetit. Është ndërrtuar autostrada e re “Egnatia”, e cila lidh Gumenicën me Janinën, ajo kalon në veri të qytetit nëpërmjet luginës së Paramëthisë.

***

Fotica ose Photike, ishte një qytet në Epir në periudhën romake dhe bizantine. Në mesjetën e vonë njihej si Hagios Donatos (shënjtë Donati). Qyteti ka të ngjarë të jetë vendosur që nga antikiteti klasik, por është i njohur vetëm në kohët e mëvonshme. Ajo shfaqet në Synecdemus të shekullit të 6-të dhe sipas Prokopit të Cezaresë, ajo u rivendos nga Justiniani I (r. 527–565). Prokopi thotë se fillimisht qëndronte në një situatë kënetore dhe se Justiniani ndërtoi një kështjellë mbi një lartësi ngjitur. Ajo kështjellë ka të ngjarë të jetë emëruar pas Shën Donatit; në listat e ndërtesave të Justinianit të ofruara nga Prokopi, gjenden dy kalatë me këtë emër në provincën e Epirit të Vjetër.

Paramithia - Album by Sokratis Malamas | Spotify

Sipas një legjende thuhet se: “Murgjit, të shpëtuar mrekullisht nga piratët, falënderuan Hyjlindësin dhe e quajtën ikonën “Paramythia” që do të thotë “Ngushëlluesi”.

Në revoltën e Epirit në 1338/39 kundër perandorit bizantin Andronikos III Palaiologos (r.1328–1341), Hagios Donatos i qëndroi besnik perandorit. Në 1367/1368 qyteti, nën sundimtarin e Bardas, braktisi besnikërinë ndaj sundimtarit serb të Epirit Thomas Preljuboviç, por në 1380 Thomas e bleu zotërimin e tij. Në vitin 1411 qyteti i Pramëthisë iu nënshtrua Carlo I Tocco, i cili më vonë emëroi djalin e tij të dytë, Torno, si guvernator. Paramëthia, e cila përfundimisht pasoi vendbanimin, dëshmohet pothuajse në të njëjtën kohë. Osmanët e njihnin qytetin si “Aidonat Kalesi”. Qyteti dëshmohet si peshkopatë, një seli sufragane (peshkopane) e Mitropolisë së Naupaktos, që nga Këshilli i Kalqedonit në vitin 451, e deri në vitin 1730, janë të njohur vetëm disa nga peshkopët e saj: Gjoni, Diadoku, Hilarius, Manuel, Antony dhe Nikolla (rreth 1720). Nga shekulli i 10-të, selia u zhvendos në Bela aty pranë, ndoshta për një kohë të shkurtër në fillim; nga shekulli i 13-të, peshkopata banonte përgjithmonë në Bela. Në atë kohë, vetë Fotica njihej si Hagios Donatos. Kështjella de Saint Donnat iu premtua si prikë për gruan e Filipit të Tarantos nga Nikephoros I Komnenos Doukas, që ishte Despot i Epirit.

***

Banorët më të hershëm të njohur të Paramëthisë dhe të rrethinave të saj ishin të fisit thesprot. Antikitete të vona prej bronzi janë zbuluar në zonën “Çardakia”, thuhet se ekzistonte një vendbanim miken. Një grumbull bronzi me vlerë, që daton nga mesi i shekullit II pas Krishtit; nëntëmbëdhjetë skulptura bronzi u zbuluan gjatë viteve 1790 pranë vendbanimit të Paramëthisë. Menjëherë pas zbulimit të tyre, materialet u dërguan në Shën Petersburg, për t’u bërë pjesë e koleksionit të Katerinës së Madhe. Pas vdekjes së saj, grumbulli origjinal u shpërnda në koleksione të ndryshme evropiane. Përfundimisht, katërmbëdhjetë nga statujat arritën në Muzeun Britanik. Në të gjitha drejtimet jemi vjedhur, rrëmbyer pasuritë tona të hershme historike, jemi trysnizuar për t’u çidentifikuar, por mesa duket embrioni genetik nuk u  tjetërsoka. Ky fakt besoj tregon se fara jonë është vetë fillesa e njerëzimit!.

Epoka mesjetare

Në Paramëthi ndodhet një kala bizantine. Ajo u bë pjesë e Perandorive Romake dhe më pas Bizantine. Në epokën e vonë romake ishte selia e një peshkopate dhe u riemërua sipas Shën Donatusit të Evoreas. Me rënien e Konstandinopojës në Kryqëzatën e Katërt të  vitit1204, Photike u bë pjesë e Despotatit të Epirit. Despotati mbeti i pavarur për dy shekujt e ardhshëm, duke ruajtur traditat bizantine.

Fred Boissonnas - Paramithia 1913 | Old photos, Greece, Greek history

Në vitin 1359, fisnikët krisherë, çamët kalotikë (në material thuhet “fisnikët grekë”, por në atë periudhë çamët ishin të krishterë, nga ky fakt ata i tjetërsojnë duke i quajtur “fisnikët grekë, mashtrimi etnik me përcaktimin e kombit grek sipas besimit ortodoks) të rajonit, së bashku me ata të Janinës, dërguan një delegacion te sundimtari serb Simeon për të mbështetur pavarësinë e tyre kundër sulmeve të mundshme. Qyteti mbeti pjesë e Despotatit të Epirit. Gjatë mbretërimit të despotit Thomas II Preljuboviç, komandantët e Photike/Agios Donatos refuzuan t’i pranonin ata si sundimtarë të tyre. Qyteti ra në duart e osmanëve në vitin 1449. Paramëthia ishte pjesë e sanxhakut osman të Janinës.

Periudha Osmane

Në vitin 1572 Paramëthia ra nën kontrollin afatshkurtër të një rebelimi të banorëve vendas. Sipas raporteve veneciane, udhëheqësi i revolucionar ishte Petros Lantzas, i cili vrau komandantin osman të Paramëthisë. Deri në fund të shekullit të 16-të dhe në fillim të shekullit të 17-të, shumica e popullsisë së Paramëthisë ishte e krishterë. Në defterin e vitit 1583, shumë nga emrat e kryefamiljarëve janë emra tipikë të krishterë (të besimit katolik) të shqiptarëve (Gjon, Lekë, Pal, etj.). Shumica e banorëve flisnin shqip në shtëpitë e tyre. Në periudhën osmane, pjesa më e madhe e jetës ekonomike dhe politike të Paramëthisë kontrollohej nga familjet feudale të tokave që u shfaqën në rajon. Një nga më të pasurit prej tyre në Paramëthi ishte familja shqiptare Pronjari, e cila ishte vendosur nga fundi i shekullit të 18-të. Pronarët shqiptarë çamë të Paramëthisë dhe ata të Margëllëçit ishin në konflikt me Ali Pashën e Janinës gjatë pjesës më të madhe të epokës së Pashallëkut të Janinës. Këto familje deri në fund të epokës osmane zotëronin pothuajse 90% të tokës së punueshme të fushës së Paramëthisë.

PARAMËTHIA E SHEKULLIT XX

Gjatë fillimit të shekullit të 20-të, krahas shumicës së myslimanëve vendas që ishin shqipfarë, kishte edhe komunitete grekofonë e rome, të cilët kishin emigruar nga Greqia jugore pas vitit 1821. Komuniteti i krishterë ortodoks (çamët e krishterë) në zonën fushore në Paramëthi ishin shqipfolëse. Në vitin 1913, pss përfundimit të luftërave ballkanike, Paramëthia u bë pjesë e shtetit grek, si dhe pjesa tjetër e rajonit të Epirit. Në periudhën ndërmjet luftrave, Paramëthia ishte një qendër e zonës shqipfolëse të Çamërisë dhe kryesisht një qytet tregu shqipfolës. Pas vitit 1939 filluan të shtoheshin greqishtfolësit. Në pushtimin e Greqisë nga Boshti (1941-1944),   qyteti iParamëthisë, kishte një popullsi prej 6,000 banorësh, në raport të barabartë mes myslimanëve dhe të krishterëve (3000 grekë dhe 3000 shqiptarë çamë). Në vitin 1928, përfaqësues të komuniteteve shqiptare çame në Paramëthi, Karbunar dhe në Filiat, kërkuan hapjen e dy shkollave myslimane të cilat do t’i financonin vetë. Autoritetet greke e refuzuan zyrtarisht kërkesën, nga frika se këto shkolla myslimane do t’i shërbenin propagandës shtetërore shqiptare duke nxitur një ndjenjë antigreke te shqiptarët e Çamërisë.. Pavarësisht kësaj, qeveria greke e lejoi jo zyrtarisht funksionimin e tyre, sepse mund t’i mbyllte si të paligjshme në çdo kohë, si dhe mund të pretendonte se funksioni i tyre përmbushte kërkesat për shkollat ​​shqipe në Çamëri.

Mother of God Paramithia Greek Orthodox Handpainted Icon image 1

Paramëthia fillimisht ra nën kontrollin italian dhe më pas nën sundimin gjerman pas kapitullimit të Italisë (shtator 1943). Italia hyri në fazën e kapitullimit gjatë vitit 1943, EDES në muajin maj 1943 u përpoq t’i afrohej komunitetit çam. Por marrëveshja kishte kudhte si resurset ekonomike të Çamërisë ti jepeshin EDES-it, territori të kontrollohej prej saj dhe kushte të tjera që nuk u pranuan nga pala çame; por në korrik të vitit 1943, arritën një armëpushim të shkurtër në zonën e Paramëthisë. Rënia italiane në rajon u pasua me hyrjen e ushtrisë gjermane. Në Paramëthi, ndërsa repartet italiane po shpërbëheshin, milicia çame u përplas me ELAS-in e majtë, i cili u përpoq t’i çarmatoste (thuhet në material). ELAS-i kontrolloi një pjesë të qytetit për një kohë të shkurtër, por u mposht shpejt nga avancimi gjerman. Anëtarët e Geheime Feldpolizei u dërguan gjithashtu në Paramëthi për të organizuar dhe përdorur grupet çame. Në një operacion që u pasua nga Divizioni I Malor me ndihmën e milicisë çame gjatë javës 20–29 shtator 1943, u vranë deri në 200 grekë në Paramëthi e rrethinat e saj dhe 19 komuna u shkatërruan. Sipas materialit që po shqyrtojmë, natën e 27 shtatorit 1943, milicitë çame arrestuan 53 civilë grekë në Paramëthi dhe ekzekutuan 49 prej tyre dy ditë më vonë. Ky veprim u orkestrua nga vëllezërit Nuri dhe Mazar Dino (oficer i milicisë çame) për të vrarë përfaqësuesit dhe intelektualët grekë të qytetit. Ky është teksti që paraqitet në materialin e Wikipedias. Le ta shtjellojmë:

a)- Anëtarët e Geheime Feldpolizei, që ishte “policia sekrete ushtarake në terren”), u dërgua në Paramëthi për të organizuar dhe përdorur grupet çame. Gjithashtu shkruhet se milicia çame u përplas me ELAS-in e majtë. E vërtetë apo jo duhet analizuar.

Albanians from Paramithia, Greece, 1913 | Albanian culture, Albanians,  Greece

Të sigurtë jemi që me EDES-in (forca e djathtë greke, ishte bashkëpunëtore me okupatorin) ishin vëllezërit Dino me 60 a 70 argatët e tyre; ndërsa me ELLAS-in (forca e majtë greke) ishin 700 deri 1000 djem e vajza çame që luftonin për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit. Raporti 70 me 700, besoj se e vërteta është e qartë. Nuk ishin çamët me pushtuesin, por një grup i vogël i dinejve. Duhet theksust se materiali i jep forcë një grupi të vogël që i shërbenin beut të tyre dhe nuk flet për grupimin tjetër të banorëve që ishin 10 herë më shumë të rreshtuar me partizanët grekë kundër pushtuesit dhe forcës së djathtë greke që bashkëpunonte me okupatorin. Po kështu në material nuk thuhet se ç’farë ishte milicia çame, kush e krijoi, sa forca bënin pjesë, etj. Për ti dhënë përgjigje këtij rasti, i drejtohemi shifrave ku 98 % e popullsisë së krahinës së Thesprotisë, nuk ishin as me EDES-in, as me ELLAS-in dhe as me pushtuesin. Me këtë përqindje të theksuar asnjanjëse të popullsisë, kuptohet se sa peshë kishin tek banorët e Çamërisë “milicia çame”, dy partitë greke, ashtu edhe akuza e rreme e kishës dhe e shtetit të djeshëm e të sotëm Grek, përfshi dhe “primarët” e Bashkimit Europian. Sa e vërtetë ëashtë akuza greke e bashkëpunimit, shihet tek  administrimi i Thesprotisë, si fillimisht me italianët, më pas me gjermanët, që kryhej nga nëpunës grekë. Për këtë sjellim një fakt: “Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të dërguarit të posaçëm gjerman për Evropën Juglindore, Nojbaherit, “për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti”, “të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman”. Gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e këshillit krahinor çam, çka presupozonte mos njohjen e administratës shqiptare…”.

Është në të drejtën e tij akuzuesi Grek, ai i bën shërbim mashtrimeve, shpifjeve të tij për të justifikuar masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj banorëve të Çamërisë. Si kundër edhe ne, pala e viktimës, do “gërmojmë” të gjejmë mashtrimet, shpifjet, manipulimet dhe të themi të vërtetën për të rrëzuar akuzat e rreme.

Në këto situata është “Dikush” që duhet ti dëgjojë të dyja palët dhe të vendosë drejtësinë. “Dikushi”, detyrimisht duhet të jetë i paanshëm dhe i ndërgjegjshëm për të zbatuar vetëm Ligjet Ndërkombëtare.

b)- Ndalemi edhe tek akuza greke se në një incident, natën e 27 shtatorit 1943, milicitë çame arrestuan 53 civilë grekë në Paramëthi dhe dy ditë më vonë ekzekutuan 49. Ky veprim u orkestrua nga vëllezërit Nuri dhe Mazar Dino (oficer i milicisë çame) për të hequr qafe përfaqësuesit dhe intelektualët grekë të qytetit (kështu është shkruar në material).

Paramithia

Ka dokumente si të palës greke, si dhe në ditarët e oficerëve gjermanë se 49 banorët e ekzekutuar nuk ishin civilë, por ishin partizanë të grumbulluar rreth fshatrave të Paramëthisë që luftonin kundër ushtrisë gjermane. Partizanët që vepronin në fshatrat, kryesisht në veri të Paramëthisë,  u kapën nga forcat gjermane dhe u ekzekutuan. Dihet raporti i hakmarrjes gjerman që, për 1 ushtar gjerman të vrarë vriste 10 persona vendas. A ishte ndonjë çam në skuadrën e pushkatimit gjerman?. Nuk kam ndonjë të dhënë, por kjo nuk do të thotë se ajo hakmarrje gjermane qenka orkestruar nga “milicia çame” (personalisht nuk e di se kush e krijoi). Kjo tregon se pala greke kërkon “qiqra në hell” për të nxjerrë në pah shkaqe të “rreme” kundër çamëve (çamët këtu, çamët atje!). Në gjyqin e zhvilluar kundra disa çamëve të arrestuar për ngjarjen, nga disa dëshmi si dhe nga dëshmia e gruas së pasanikut më të madh të Paramëthisë e cila deklaroi në gjyq se nuk ishin çamët vrasësit. Gjyqi liroi njërin prej tyre, i cili u mbrojt me emër prej saj.

Këtu pala greke ka përdorur teorinë për të bërë të vërteta mashtrimet duhet që edhe rastet më të parëndësishme, apo të vogla të përgjithësohen dhe ngjarjet madhore të zvoglohen, madje nëse është e mundshme të mos thuhen fare. Kjo teori mashtruese ndeshet edhe sot, ku kërkohet që ngjarjet e tmerrshme, vrasjet, internimet dhe dëbimet e kryera nga shteti grek ndër vitet 1913-1945 të mos shkruhen.

Emëri Çamëri dhe “Çështja “Çame” të fshihet (të shuhen) nga historia, nga hartat dhe nga shkollat.Të mos dëgjohet emëri Çamëri dhe banori i saj çam.

Paramithia: Alte Kirche von Paramithia, ca.1200 Jahre alt - In-Greece.de

c)- Sipas dokumenteve të kohës më 30 shtator, përfaqësuesi zviceran i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Hans-Jakob Bickel, vizitoi zonën dhe konfirmoi sulmet e kryera nga “milicia çame” në bashkëpunim me forcat e Boshtit. Kështu është raportuar nga përfaqësuesi zviceran. Por ka dokumente të sakta që z. Hans, nuk e kreu detyrën e ngarkuar për të shkelur personalisht në vendngjarjet. Atij nuk iu lejua vajtja dhe ai i trysnizuar nga autoritetet greke, shkrojti në report ato ç’farë i diktoi pala e interesuar greke që të mos raportohej e vërteta. Këtë “pisllëk” e praktikoi edhe Palmer.

***

Në materialin që po analizojmë thuhet se ngjarja e 26–27 qershorit 1944, qenka bërë me urdhër të shtabit të Aleatëve, dhe qyteti (Paramëthisë) u mor nga Lidhja Kombëtare Republikane Greke (EDES.

a)- Disa burime përmendin se ndërhyrja e EDES-it, ndoshta u realizuan me urdhër të shtabit të aleatëve, mbasi (siç thuhet) ajo paska negociuar hyrjen e tyre në Paramëthi me ushtrinë gjermane, me kushtin se ushtria gjermane do të tërhiqej së bashku me njësitë çame.

b)- Të tjerë përmendin se EDES mori qytetin pasi mposhti mbrojtjen naziste gjermano- çame. Gjermanët u tërhoqën pa humbje të konsiderueshme, ndërsa njësitë shqiptare të armatosura të mbetura u çarmatosën.

Mbi bazën e hulumtimeve dhe të dëshmive okulare (të terrenit), në ballafaqim me sa thuhet në këtë material, rezulton:

●)- Pushtimi i qytetit të Paramëthisë dhe rrethinat, nuk u realizuan me urdhër të shtabit të aleatëve. Ky mendim pretendues nuk  mundet të ishte, gjoja se ai negocim siguronte tërheqjen e forcave gjermane, si dhe “njësitë çame”. Dihet se Britania që nga negocimi me gjermaninë për sulmin ndaj Çekisë, nuk ka bërë asnjë negocim me gjermaninë, mbasji pala gjermane e theu negocimin që bëri me rastin e Çekisë. Gjermania  nuk e zbatoi marëveshjen. Ajo mbasi pushtoi Çekinë e shtriu sulmin edhe ndaj Polonisë. Që nga ai rast, Britania nuk ka pranuar asnjë negocim me gjermaninë. Ndërsa shtesa “njësitë çame” është mashtrim i qëllimshëm, pasi kjo njësi, ishte një pretendim, por aspak legjitim.

●)- Varianti i dytë ku deklarohet se “EDES” mori qytetin pasi mposhti mbrojtjen naziste gjermano-çame, ndërsa njësitë e mbetura shqiptare të armatosura. u çarmatosën, thjeshtë nuk është e vërtetë, sepse në martirizimin e paramëthiotëve nuk ishte asnjë ushtar gjerman. Janë ditarët e oficerëve gjermanë, ku deklarohet se në atë ngjarje forcat gjermani ishin larguar nga zona e Paramëthisë, përpara se EDES-i të bënte masakrën ndaj banorëve të qytetit dhe fshatrave për rreth.

●)- Rënia (masakrat) e qytetit të Paramëthisë me 26 dhe 27 qershor të vitit 1944, nuk ka qenë rezultat i përballjes me luftë mes palëve (pramëthiotëve dhe zervistëve). Masakrat ndaj qytetarëve ishin rezultat i pabesisë së EDES-it, e cila mashtroi në marveshjen me parinë e qytetit. Zervistët në proklamatën e tyre garantonin sigurinë e komunitetit çam dhe të pasurisë së tyre. EDES-istët paradite premtuan se do ishin paqësorë dhe u bënë thirrje të gjithë qytetarët të rrinin të qetë në shtëpitë e tyre, etj. Mbasi hëngrën, pinë dhe pushuan para diten e 26 qershorit, mbas dite menjëherë filluan masakrat. Vranë e prenë, hynë nëpër shtëpi, vrisin banorët pa dallim, fëmijë, gra, burra kudo ku i shihnin, plaçkitën, dhunuan, mbyllën nëpër godinat e shkollave, nëpër shtëpi gra e vajza.

Sjellim në kujtesë një paragraf që gjindet në arkivat e Ministrisë së Brendshme: “Qindra shqiptarë të Çamërisë u vranë, ndërkohë një pjesë e shqiptarëve u detyruan me dhunë të asimilohen. Eprorët e forcave greke nuk e mbajtën fjalën kur garantuan se në rast të dorëzimit të armëve nuk do t’u ndodhë asnjë e keqe shqiptarëve të Çamërisë. E shoh të arësyeshme të sjell në kujtesë një dëshmi, mes shumë e shumë dëshmive të tjera të botuara nga historiani Kastriot Dervishi në librin “Masakrat greke në Çamëri”: Uzejr Dauti nga rrethinsat e Filatit: Në Paramlthi: “Një ditë kriminelët Grekë Monarko-Fashistë e Kuislingë mblodhën gjithë meshkujt myslimanë 15 vjeçë e lartë në Shkollë të Paramithisë. Shkuan mandej të kërkojnë Myftinë e vendit, Hasan Efendinë për t’a bashkuar me të tjerët dhe e morën. Por kur duelën jashtë në vend që t’a shpinin në Shkollë, e vranë te dera e shtëpisë tue e çpuar me thika. E shoqja, me të ndëgjuar zhurmën, duel tue uluritë, por edhe kjo pësoi të njëjtin fat. Së fundi duel e bija, tue qarë e tue bërtitë për të jatin e për të amën, por edhe këtë e shtrinë barbarisht përdhé”. Theksoj se në të gjitha hulumtimet, rezulton pabesia e përdorur nga vrasësit zervistë, kjo siguron vërtetësinë e atyre ngjarjeve të llahtarshme.

●.- Historiani dhe koloneli grek i ELAM-it N. Ziangos në librin e tij: The Muslim Chams of Epirus çΟι Μουσουλμάνοι Τσάμηδες της Ηπείρου] (1923-2000), IMXA, Thessaloniki, ribotuar në vitin 2004, në faqen 259 thotë: “Gjatë masakrës në qershor në 1944 në një shtëpi në Paramithi u masakruan 30 fëmijë nën 3 vjeç….” . Sa shumë ka për të treguar krimet masive të ortodoksisë shtetërore greke, ndaj një enklave specifike epirote!

***

Zerva dhe gjeneralët e tjerë u lëshuar si ujqër të tërbuar mbi shqiptarët çamë të pambrojtur. Qeveritë kolaboracioniste të kohës dhe ato të mëpasme, me qendrimet e tyre rezultojnë se kishin marre urdhër që popullsinë çame prej 30-35 mijë banorësh ta asgjesonin.

Qendrimi i aleatëve, me përfaqësuesit e tyre ishte në mbështetje të vrasësve, shef i misionit ushtarak aleat, koloneli Kris Voodhanse deklaronte: ”Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, qe une drejtoja, Zerva dëboi çamët nga shtëpitë e tyre!”.

Genocidi i eger grek nisi në Paramëthi më 27 qershor l944. Ushtarët e Zervës shkatërronin gjithçk. Banorët u gjetën në befasi dhe pa mjete mbrojtese. Zervistët hynë mbadite dhe natën në qytet. Vanë me mjete të forta dhe me plumba 673 burra, gra, fëmijë pa dallim moshe. U shkatërruan pothuajse të gjitha ndërtesat, prona të çamëve myslimanë në qytet. Prerja në besë nga zervistët që u veprua në Paramëthi, megjithë përpjekjet që ata bënë për ta përdorur edhe në Margëllëç, Pargë, etj. nuk u arrit. Përfaqësuesit e banorëve të pjesës tjetër të Çamërisë, mbas pabesisë dhe masakrave që kryen në Paramëthi, nuk besonin më tek përfaqësuesit e Zervës, megjithëse në mes tyre kishte dhe oficerë të lartë të Aleatëve. Taktikat e tyre me përdorimin e “besës” nuk funksionuan më tej.

Në mbyllje të shkrimit për Paramëthinë, do të sjell vlerësimet e dy personaliteteve që janë njohur drejtëpërsëdrejti me shqiptarët dhe dy fraza të shkrimtarit grek të kohës:

1.- “Ne bëmë planin tonë që më parë. Në fillim do të hynim në të gjithë Çamërinë me të mirë, pas disa ditësh nuk do të linim as macet gjallë. Por trimat tanë nuk duruan dhe bënë atë që bënë”. (J. Sharra, “Istoria tis periohis Igumenicias 1500-1950”,Athinë 1986,fq. 660).

2.- Po në këtë libër Jani Sharra shkruan: “E vetmja gjë që u mbeti çamëve ishte që t’u kërkonin mëshirë njerëzve barbarë, të cilët si egërsira donin gjak dhe plaçka. Hynin si zotër nëpër shtëpitë e tyre, dhunonin gra e vajza, vrisnin kë të donin. Krimet kapërcenin çdo kufi. Në Thesproti u shkelën të gjitha ligjet e njerëzimit dhe unë i përshkruaj ato histori që bënë kanibalët e kohës”.

3.- Edith Durham, autore e librit “High Albania”. “Shqiptari modern është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtίmin dhe sυndimίn e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fυqίshme kombëtare”.

23.- John Williams

“Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që të mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme”.

***

Shoqëria e sotme shqiptare, me pasardhësit e banorëve autoktonë të Çamërisë, që ortodoksia greke i masakroi dhe i dëboi nga vendi, duhet të informohet edhe me qëllimin final, i cili është pak, ose aspak i njohur, se: strategjinë e Zervës ishte për ta sulmuar popullsinë çame, që po largohej nga vendi i tij, edhe në brendësi të territorit shqiptar.

599776_461845093928227_246213732_n

Paramithia, viti 1913

Por në nëntor të vitit 1944, nënsekretari amerikan i shtetit Stetinius, i informuar rreth asaj çka po ndodhte në Çamëri, theksoi se: “Ne mendojmë se nuk duhet të lejojmë forcat e armatosura greke dhe ato shqiptare të kalojnë kufirin dhe se përpjekjet e tyre për të përzënë ose asgjësuar pakicën që i përket një gjuhe ose një grupi kombëtar të ndryshëm nuk duhet të tolerohen”. Ndërsa Shtabi Aleat i Lindjes së Mesme i komunikoi Zervës se: “Në rast se tentonte të kalonte qoftë dhe një pëllëmbë kufirin shqiptar, do të ishte përgjegjës për atë që do të pasonte më pas”.

Fahri Dahri, Londër më 30.11.2022.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu