ARKIVI:
18 Tetor 2024

Jeta është e lirë në Rusi

Shkrime relevante

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Shpërndaj

REKRUTIMI I DETYRUAR: Si pasojë e varfërisë së lartë, shumë pakica etnike rekrutohen me forcë në luftën në Ukrainë. Pamje ilustruese: Ushtarët rusë vazhdojnë të vëzhgojnë rreth një fushe gruri, ndërsa gazetarët e huaj punojnë në zonën e Zaporizhzhias, në jug-lindje të Ukrainës, më 14 qershor 2022.
Foto: AP.

Tomasz Kamusella

  • Universiteti i Shën Andreas                                                                                                                                                                                                                       

Luftrat kushtojnë me jetë. Jeta është e vlefshme, sepse jepet një herë, mandej njeriu ikën përgjithmonë. Por në autokraci diktatorët pëlqejnë ta bëjnë të lirë jetën njerëzore. Ata vendosin një standart kaq të ulët dhe të pasigurt jetese sa që shumica  e pranon shpërblimin për jetët e humbura të të afërmeve të tyre meshkuj të mobilizuar në luftrat për pushtime.  

  • Në perandorinë ku është Rusia, parja e gjakut varion gjerësisht, varësisht nga rajoni dhe në se një person është etnikisht rus, apo jo. Prandaj për Moskën pushtimet në Ukrainë kanë një kosto të papërfillshme.  

    Për më tepër, një raketë Iskander kushton 3 milion dollarë1  

    Ajo barazohet në vleftë me jetët e 263 ushtarëve rusë të vdekur. Një pazar mjaft i mirë! 

    Gjaku i derdhur duket gjithandej 

    Në Lindjen e Largët të Rusisë, në ishullin Sakhalin,  fare pranë Japonisë, familjet e të mobilizuarve në luftën e paprovokuar dhe jo të justifikuar në Ukrainë marrin 5 kg peshk si ndihmë.2  

    Në Republikën etnikisht jo ruse të Tyva (Tuva), u jepet nga një dash për secilin djalë dhe baba të futur në ushtri3, ndërsa në Republikën e Sakha (Yakuti), vetëm lakër dhe karrota janë shpërblimi.4 

    Në Transbajkal, në kufi me Mongolinë, familjevetë të mobilizuarve u lejohet të mos paguajnë për kopshtin e fëmijëve5, ndërsa në Republikën etnikisht jo ruse të Burjatisë mund të marrin rreth 10 metra kub dru zjarri për dimër6. 

    Duket që gazi dhe nafta nuk përdoren gjerësisht për ngrohje në Rusinë Aziatike. 

    Në pjesën europiane të vendit, dmth në zemrën etnikisht ruse (Ruskij), familjet e të mobilizuarve mund të marrin edhe mbështetje financiare në formën e një pagese të vetme prej 75000 rublash (1225 dollarë), sikurse në rastin e Astrakhanit.7 

    Kur mobilizimi nisi të prekë qytetet e Rusisë Europiane, Kremlini u ndje i detyruar të ofronte ndihma financiare të garantuara ligjërisht, si pagesa të huave dhe interesave për pushimet për qytetarët e mobilizuar dhe pronarët e bizneseve.8  

    Duma (Parlamenti rus) ende po shqyrton një ligj që do garantonte pagesën e 300000 rublave (4890 dollarë) për familjet e çdo qytetari të mobilizuar.9 

    Një garanci e tillë do ta blejë me siguri pasivitetin e zgjatur të rusëve etnikë lidhur me luftën, invaliditetin e mundëshëm dhe vdekjen e të afërmeve meshkuaj. Prandaj, Kremlini po fiton ca kohë duke e lënë këtë çështje në dorë të rajoneve. Tani ato variojnë nga 100000 deri në 300000 rubla (1630-4890 dollarë).10 

    Qeveria ruse e përdori këtë taktikë financiare në verë. Familjet e të regjistruarve rusë, që u dërguan ilegalisht në luftë dhe vdiqën në Ukrainë, morën aq para sa mjaftonin të blenin një veturë ruse.11 

    Kjo do të thotë që këto familje morën rreth 700000 rubla (11400 dolarë) për një ushtar të vdekur.12 

    Statistikat e luftës 

    Deri në dhjetor 2022, Rusia lëshoi 16000 raketa kundër Ukrainës13 për t’i rrafshuar qytetet, për t’i shkatërruar infrastrukturat civile, spitalet, universitetet, shkollat, muzeumet, arkivat dhe teatrot. Gjatë të njëjtës periudhë prej nëntë muajsh, vdiqën 88000 trupa ruse gjatë invazionit barbar në Ukrainë.14 

    Të gjitha raketat kishin një kosto të mbledhur prej rreth 48 milardë, ndërsa pagesat për familjet e ushtarëve të vrarë arritën një kulm maksimal prej 1 miliardësh, ose ajo që Kremlini merr çdo ditë për naftën dhe gazin e Rusisë, megjithë sanksionet e vëna kundër saj.15  

    Por, me siguri, shumë familje të ushtarëve të vrarë nuk do ta marrin shumën e plotë. Si zakonisht, administratorët ushtarakë dhe nëpunësit civilë do përvetësojnë një pjesë të madhe të këtij fluksi parash.16  

    Për më tepër, në teriitoret e Ukrainës Lindore, të pushtuara nga rusët, familjet e të mobilizuarve nga andej, nuk marrin pagesa për të afërmit e tyre të vrarë.17 

    Prandaj, do të thoja që deri në fund të 2022, shuma aktuale e parasë së gjakut të paguar nga Rusia për familjet e të mobilizuarve që e kanë humbur jetën në Ukrainë nuk është më tepër së 0.5 miliard ose sa të ardhurat e një gjysmë ditë të marra nga gazi dhe nafta. Në një bilanc të pastër, në se Kremlini do shpenzonte 50 miliardë për raketat vetëm gjatë dhjetë muajve nga fillimi i luftës, atëherë qeveria ruse do ta përballonte lehtësisht një shumë të ngjashme për paratë e gjakut. Kjo do të thotë, në se nevoja do ta diktonte, Kremlini mund të paguajë për jetët e humbura, e shumta, të nëntë milionë meshkujve. Duke e vënë këtë numët në ardhmëri, kjo është sa popullsia e Austrisë, Bjellorusisë, Izraelit, Zvicrës ose aq sa “shtatë Estoni” 

    Prandaj, nuk është asgjë, vetëm një “pak gjë” demografike për Rusinë neoimperialiste të sotme me popullsi 140 milionë. Jashtë kryeqytetit, Moskë, dhe disa qyteteve të tjerë të mëdhenj, që janë politikisht më të ndjeshëm për regjimin, shumica dërrmuese e qytetarëve rusë janë të shpërndarë. Të zënë me mbijetesën e përditshme, ata nuk ndikojnë në politikën e vendit apo në ekonomi. Por,në se projekti i Kremlinit për rimëkëmbjen e perandorise cariste sovjetike del i sukssëshëm dhe Ukraina bie (Harroje fare!) qeveria ruse do merrte 40 milionë “qytetarë të rinj”. Ky numër i stërmadh milionash ukrainasish të detyruar të bëhen rusë, do të kompensonte dy milionë ushtarë të vrarë gjatë luftës shtazore për pushtim. 

    Përparimi imperialist 

    Shifrat dhe krahasimet ilustrojnë thellësinë e “burimeve njerëzore” të sotme të Rusisë të nevojshëme për ta zgjeruar perandorinë e ëndërrave “rashiste”. Pa dyshim, politika mund të ndryshojë në planin financiar të Kremlinit në luftën e tij në Ukrainë, në se popullsia do nisë protestat ose madje kryengritjet kundër vendimeve të qeverisë. Për kohën e tashme, të paktën 4 milionë të rinj qytetarë, shumica etnikë rusë, e braktisën vendin.18 

    Me largimin e individëve më dinamikë, novatorë, politikisht aktiv dhe me mendje të pavarur, autoritetet mund të flenë të sigurt. Në të njëjtën masë, banorët që mbesin bëhen më pasivë dhe të heshtur duke pranuar çdo gjë që u servir atyre Kremlini. 

    Propaganda19  dhe ligjet drakoniane të censurës20 do i heshtin në fakt disa individë guximtarë që nuk ikën nga vendi dhe janë gati të flasin të vërtetën ndaj pushtetit.  

    Ndërkohë, nga lufta është hapur një kanal më i lehtë dhe më gjerësisht i qasshëm për përparimin social dhe ekonomik për dhjetëra milionë nga fshati rus dhe qytetet e vogla. Kjo glubinkë, një gropë e thellë ekonomike dhe gjeografike, është vendosur të bëhet një burim i pshtershëm i fondit të luftës në të ardhmen e parashikueshme. Nëntë të dhjetat e rusëve jetojnë në glubinkë, duke ëndërruar për një jetë më të mirë në Moskë, Shën Petersburg ose, më e mira, në Perëndim.21 

    Dëshira e fundit përbën një paradoks në kontekstin e retorikës së luftës anti-perëndimore të Kremlinit.22 

    Por njerëzit ndjekin shembullin që u sjell të mira sociale. Dashnorja e sotme e zotit Putin jeton në Zvicër,23 ndërsa bashkëshortja e tij e mëparëshme shijon vilat luksoze në Francë dhe Spanjë.24 

    Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, që vijon të justifikojë përpara botës invazionin rus në Ukrainë, pushon në apartamentin e tij 5 milionë dollarësh në qendër të Londrës.25 

    Oligarkët rusë dhe nëpunësit civilë priren për të banuar në Perëndim, ku edhe investojnë dhe i fshehin pasuritë e tyre, aty ku nuk i kontrollon dot Kremlini.26 

    Në fillim të nëntorit 2022, presidenti rus nënshkroi një dekret që garanton një pagë fillestare mujore prej 195000 rublash (3190 dollarë) për ata që mobilizohen në ushtri.27  

    Kjo është, të paktën, dhjetë herë më shumë se një pagë e mirë në glubinkën ruse. Kjo ofertë është një mundësi e qartë për të dalë nga rrethi vicioz i pashpresës. Në se një ushtar mbijeton për një vit në front, ai mund të fitojë aq sa mund ta shtyjë dhjetë vjet në shtëpi dhe do gjejë një punë të mirë, pavarësisht – çka është tipike- se mund të dalë invalid dhe në glubinkë ka papunësi kronike.28 

    Për më tepër, ushtria i jep (ndonëse pak) mjete për shërimin e tij,29 dhe ushtari nuk ka ku t’i shpenzojë të ardhurat e veta kur është në front. Kulmi është që ai mund t’i rrisë të ardhurat edhe duke plaçkitur pa e penguar asgjë ligjore.30 

    Duke e përdorë jetën për të dëmtuar dhe vrarë ukrainasit, në mënyrë industriale shfaqet  për shumë banorë të glubinkës një mundësi biznesi e ligjshme për jetën. Kushdo do vriste për këtë, pse jo ai? Dhe Kremlini mundet të përballojë lehtë ofertën për ëndërrën ruse, gjerësisht.  

    Si shumë, pagat për 300000 të mobilizuar31mund të shkojnë deri në një miliardë në muaj ose 11.5 miliardë dollarë në vit. Numri i fundit është baraz me të ardhurat që fiton Rusia për 12 ditë nga shitja e gazit dhe e naftës së saj. Një vjedhje, vërtet. Për më tepër, një e treta e të mobilizuarve nuk do jetojnë dot të shohin, vitin e parë të shërbimit të tyre, pra mbeten 2-3 miliardë dollarë kursime për të lyer palmat e nëpunësve besnikë civilë. 

    Për momentin, Rusisë i kushtojnë shtatë jetë ushtarësh të vet për një ushtar ukrainas të vrarë.32 

    Përça dhe sundo, përsëri. Për aq kohë sa duan carët e rinj. Bozhe, Tsaria kharani! Zoti e shpëtoftë Carin! Bota le të dridhet, deri sa të shpëtojë nga rashizmi dhe Rusia neoimperialiste. 

    Dhjetor 2022 

     

    Përktheu Bardhyl Selimi, 3 dhjetor 2022 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu