ARKIVI:
17 Tetor 2024

Shërbimi për kombin shqiptar dhe shërbimi për proletarizmin

Shkrime relevante

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Shpërndaj

Nue Oroshi, historian, Kiel-Gjermani
_________
Shpeshherë njerzit janë të ndarë, ata që i shërbejnë të mirës, të bukurës dhe të madhërishmës si dhe ata që i shërbejnë të keqës, djallëzorës ,të mallkuarës dhe mefistofilisë. Kështu që edhe shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore u ndanë në dy tabore. Në atë nacionalistë të cilët i shërbenin kombit shqiptar dhe u flijuan për të, dhe komunistët apo djallëzorët që i shërbyen sllavizmit,dhe u vënë në shërbim të djallit, të keqit mefistofilit duke shërbyer komunizmit proletar që s’njeh komb as fe. Derisa komunistët edhe pse i shërbyen djallit dhe pansllavizmit, fëmijët e tyre gëzuan privilegje të shumta, si dhe patën mundësi që prindërve të tyre t’ju ngrisin nga një lapidar me shenjën e mefistofilit dreqit dhe të mallkuarit, pra, t’ju vendosin yllin e kuq komunist në varr. Një pjesë e madhe e fëmijëve të atdhetarëve nacionalist nuk patën fare mundësi që prindërve të tyre t’ju ngrisin një lapidar, sepse iu mungonin eshtrat e tyre, pra nacionalistët që luftuan për Shqipërinë Etnike mbetën të vrarë, të sharë, të përbuzur, dhe eshtrat e tyre sot e asaj dite prehen në varre të përbashkëta, ndërsa fëmijët e këtyre nacionalistëve sot e asaj dite kërkojnë eshtrat e tyre dhe s’kanë mundësi që së paku t’ju ngrisin një lapidar ku do të shkruanin fjalët, këtu pushon Luftëtari i Shqipërisë Etnike. Derisa të parët fëmijët e komunistëve ju gdhenden në lapidar yllin komunist simbolin e dreqit prindërve të tyre, këta të dytët fëmijët dhe të afërmit e nacionalistëve ende sot janë në kërkim të eshtrave të tyre edhe pas më shumë se shtatë dekada, që së paku në lapidar t´iu gëdhendin shqiponjën dykrenare simbolin e shqiptarisë për të cilin u flijuan atdhetarët shqiptarë. Në kërkim të gjetjes së eshtrave të prindërve dhe të afërmeve të tyre janë shumë atdhetarë dhe familje të ndershme nacionaliste, por sot e asaj dite nuk kemi asnjë reflektim nga ana e atyre që i vranë dhe i gjuajtën nëpër varret e përbashkëta, nuk kemi asnjë ndërgjegjësim të ish udhëheqësve komunistë të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe femijëve dhe të afërmeve të tyre që së paku të na i tregojnë vendet se ku u masakruan atdhetarët nacionalistë që t’i vorrosim sepse edhe ata patën të drejtë ta kenë një varr ku pasardhësit e tyre të shkojnë dhe të dërgojnë lule të freskëta dhe tu thojnë fjalët, ju kujtojmë me mallë për jetë të jetëve.Se paku këta pasardhes dhe fëmijë të familjeve komuniste siç është Veton Surroi duhet të reflektojnë dhe të na tregojnë se ku janë gjuajtur eshtrat e atdhetarëve të vrarë në Tivar, ku siç shkruan Azem Hajdin- Xani në Librin “MASAKRA E TIVARIT” (MEMOARE), Prishtinë, 1998, f. 17-18, tekstualisht shkruan: “Më 31.3.1945, 4310 shqiptarë u masakruan nga serbët e malazezët, në Tivar. Djem e burra të zgjedhur nga të gjitha vise etnike shqiptare: të Mitrovicës, të Shalës së Bajgorës, të Drenicës, të Skënderajt e të Gllogofcit, të Vushtrrisë, të Podujevës, të Llapit e Gallapit, të Kamenicës, të Preshevës e Bujanovcit, të Vitisë, Gjilanit, Prishtinës të Lipjanit, të Kaçanikut e Ferizajt, të Suharekës, Prizrenit, Dragashit, Opojës, të Pejës e Gjakovës, të Klinës e Istogut, të Tetovës, Manastirit, Gostivarit, Shkupit dhe viseve të tjera të Kosovës, thërrasin politikanët tanë, historianët, poetët, shkrimtarët, dhe të gjitha institucionet shkencore shqiptare, me sa zë kanë:-Ku është gjaku ynë, ku gjenden eshtrat tanë?” Me siguri Veton Surroi posedon dokumenta që i ka fshehur deri me tani, për vrasjen e 4310 shqiptarëve në Tivar nga forcat okupuese serbo-malazeze, sepse këta shqiptarë nga Kosova ishin vrarë me lejen dhe dijeninë e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Mehmet Shehut, Fadil Hoxhes bagjanakut të babait të Veton Surroit dhe shumë të tjerëve.Veton Surroi duhet të ketë amanete dhe dokumenta të fshehta edhe për Maskarën e Bihorit që e bënë komunistet ku për një natë u masakruan mijëra shqiptar duke i prerë edhe me sepata iu kanë hequr krahët, këmbët e sytë dhe duke i mbytur në mënyrën me kriminale qe njeh historia e njerzimit.Vetonit duhet ti ketë tregur babai i ti Rexhai dhe baxhanaku i babait të ti Fadil Hoxha se ku janë gjuajtur eshtrat e 47300 shqiptarëve të vrarë nga komunisteët.Veton se paku ti pa shkuar në botën e amshimit bane një gjest human dhe trego ku janë groposur 47300 shqiptar që ti marrim dhe ti varrosim me dinitet dhe t´ju vendosim nga një shqiponjë tek koka se janë vrarë te gjithë që kanë qenë shqiptar. Kurse figurat atdhetare që duhet vlerësuar janë të gjithë këta atdhetarë që punuan deri në frymën e fundit për bërjen e Shqipërisë Etnike, e këta janë: të mbledhur rreth Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Ballit Kombëtar, Grupit Nacional Independent, Besës Kombëtare dhe organizatave tjera nacionaliste. Po kush ishin nacionalistët të cilët luftonin për bashkimin e kombit shqiptar në një shtet të përbashkët. Ata janë të shumtë, po kësaj radhe do ti përmendim vetëm disa prej tyre, duke filluar nga Kapidan dr Mark Gjon Marku, Mithat Frashëri, profesor Ernest Koliqi, Kapidan Gjon Marka Gjoni,Mustafa Kruja, Ismail Vërlaci, Xhevdet Blloshmi; Xhevat Korqa, Shaban Polluzha, Ndue Përlleshi, Mehmet Gradica, Gjon Sereqi, Prenk Cali, Gjelosh Luli, Muharrem Bajraktari, Alush Leshanaku, Gjon Gjinaj, Haki Tahaj, Hysen Terpeza, Hysni Rudi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Xhafer Deva, Marie Shllaku, Aqif Blyta Haxhiahmeti, Rexhep Mitrovica, pater Anton Harapi, Mulla Idriz Gjilani, Xhemë Gostivari, Patër Bernard Llupi, Mulla Nuredin Gjinovci, prof dr Rexhep Krasniqi, kapidan Llesh Gjon Marku, Tahir Shaban Zajmi,Sadik Rama,Gjon Sereqi, Ukë Sadiku,Shaban Sadiku, Zef Gjidoda, Adem Gllavica, Luan Gashi, Ibrahim Lutfiu, Qazim Komoni, Fuad Dibra, Ibrahim Osman Kelmendi, Ajet Gërguri, Bedri Pejani, Halim Spahia, Tahir Deda, Kajtaz Ramadani, Rexhep Kabashi, Stak Mark Shkorreti, Miftar Bajraktari, Mulla Ilaz Broja, Bedri Gjinaj, Tahir Kolgjini, Xhelal Mitrovica, Kol Parubi, Gjergj Martini, Demë Ali Pozhari, Kolë Margjini, Mulla Ramë Govori, Esat Berisha, Qazim Bllaca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora. Adem Voci, Hajredin Vidishiqi, Sherif Terstena, Ukshin Kovaqica, Gjon Destanisha, Mulla Jakup Kombi, Musa Shehzade, Hysen Lepenica, Halim Begeja, Pater Danjell Dajani, Patër Gjon Shllaku, Mark Ndoc Quni, Faik Quku, Hasan Dosti, Shuk Gurakuqi, Sak Fazlija,Monsinjor dr. Zef Oroshi,Karl Gurakuqi, Zhuk Haxhia, Kolë Bib Mirakaj, Pashuk Bibë Mirakaj,Jahja Fusha, Njazi Alishani, At Lorenc Mazreku, At Daniel Gjeqaj, Rexhep Xheli, Miftar Bajraktari, Hazir Gjakja, Sulejman Vuqitërni, Mehmet Agë Rashkoci, Mufaili i vogel, Mufaili i Madh nga Zajazi, Vasil Andoni, prof dr Isuf Luzaj, Mark Staka, Sylë Hotla, Bardh Isufi, Col Bajraktari, Bajram Gashi, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori, Rifat Krasniqi, Hajdar Planeja. Qazim Bajraktari, Lec Kurti,Ymer Lutfia, Zef Pali, Gaspër Pali, Seit Kazazi, Dom Ndre Zadeja, Ndoc Jakova, Ndue Pali, Qazim Rroji, Zef Kuka, Xhelal Hardolli, Xheladin Kamata, e shumë e shumë të tjerë, është për t’u theksuar se shumë prej këtyre nacionalistëve kishin një përgaditje të lartë shkollore duke mbaruar studimet nëpër Universitet perëndimore, kryesisht në Itali, Austri e Gjermani, por edhe në vende të tjera.
Gjatë sundimit të diktaturave komuniste si në Shqipëri, ashtu edhe në viset Etnike Shqiptare në ish Jugosllavi kemi krijimin e dy blloqeve politike, kulturore tek shqiptarët në përgjithësi. Kemi bllokun perëndimor politik dhe kulturor që udhëhiqej prej organizatave dhe partive politike në mërgim si dhe prej personalitetëve të mëdha politike, shkencore e kombëtare, si dhe bllokun politik lindor i cili politikën, kulturën dhe letërsinë shqiptare e orientoj drejt ideologjisë ruso-jugosllave. Dhe, gjatë gjithë këtyre viteve përveç konfrontimit politik dhe ushtarak, kemi edhe konfrontimin historik dhe kulturor, në mes të këtyre dy rrymave politike.
Vetvetiu gjatë kësaj kohe të sundimit të diktaturave komuniste në viset Etnike Shqiptare u krijuan dy Histori u krijuan dy letërsi, njëra ishte historia e vërtetë kombëtare që shkruhej nga studiuesit më taban kombëtar, por me akribi shkencore siç ishin: profesor dr. Ernest Koliqi, prof. dr Zef Valentini, prof.dr.Athanas Gegaj, prof dr Isuf Luzaj, Kapidan Ndue Gjomarku, dr.Halim Begeja,Imzot Zef Oroshi, Mithat Frashëri, Tahir Kolgjini, Martin Camaj, Arshi Pipa dhe shumë të tjerë. Ndërsa në anën tjetër blloku i historianëve lindorë, e që fallsifikonte historinë shqiptare me metodologji ruso-jugosllave.Çdo kundërshtar politik e quanin tradhtar, kolaboracionist, revezionist dhe shumë terma të ndryshmë që dinë t’i pjellë vetëm mendja e orientimit të idologjisë komuniste. Derisa të parët kishin orientim politik konceptin e ndërtimit të shtetit me pluralizem, demokraci perëndimore, bashkëpunimin politik dhe ekonomik me perëndimin, të dytët komunistët orientimin e tyre e kishin drejtuar rreth ndërtimit të shtetit diktatorial, sistemin njëpartiak, vrasjen e atdhetarëve shqiptar, burgosjen e familjeve të tyre dhe internimet, dhe si mjet i fundit ishin edhe historianët me pikpamje komuniste e që ishin shkolluar ekspres në Moskë dhe Beograd, për fallsifikimin e historisë për të gjithë ata atdhetarë që vepronin në orientimin perëndimor të politikës dhe shtetit shqiptar. Koha e vërtetoi se politikanët që vepruan në të djathtë dhe për bashkim kombëtar patën të drejtë. Sepse, ata që herët kishin krijuar ura lidhëse në mes të shqiptarëve dhe shteteve perëndimore në Evropë si dhe në veçanti në Amerikë. Dhe, ne tani si historianë të rinj para vetës kemi dy lloj historish, njëra është ajo e fallsifikuara sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore e pjesërisht edhe gjatë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe periudha tjera historike, dhe tjetra ajo e shkruar me metodologji shkencore të nivelit perëndimor. Gjatë krahasimit të këtyre dy variantave të shkrimit të historisë shihet qartë se historianët komunistë e fallsifikuan historinë për nevojat e politikës së tyre ditore.
Miqtë e nacionalisteve dhe miqtë e komunistëve
Nuk është vetëm Veton Surroi neokomunisti i fundit, ai ka edhe miq e shokë të tjerë siç është edhe historiani i cili moti është dashur të burgoset për fallsifikimet e historisë Arben Puto. Arben Puto, edhe pse kanë kaluare tri dekada të pluralizmit, ka mbetur ende historian i mendësisë komuniste. Xhafer Deva nuk ishte terrorist por ishte njëri ndër atdhetarët më të devotshëm të Shqipërisë Etnike. Ai u përpoq me të gjitha forcat për bashkimin e shtetit shqiptar në një shtet të përbashkët. Por fatkeqësia më e madhe ndodhi kur brigadat komuniste shqiptare u vun në ndihmë të plotë të Jugosllavisë. Këtu është për tu theksuarë fakti se shqiptari komunist si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i del në përkrahje sllavit komunist vetëm se e kishin të njejtën ideologji, kundër vëllait të gjuhës, gjakut dhe flamurit. Pra, komunistët shqiptarë dhe sllavë luftojnë kundër nacionalistave shqiptarë, meqenëse historia do fakte, atëherë për këtë bazohemi në librin (Tahir Zaimi, Lidhja e II e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjën e Kosovës, Bruxelles 1964 i cili shkruan:
Për me shtypë e shkatërrue fare këtë rezistencë të fortë me kryeneqësi që sapo shuhej më një anë, plaste papritmas në tjetrën, kërkohet prap kontributi i shqiptarëve të zezë, të cilët të inkuadruem në tri Brigada, njana e (V-ta) nën komandën e Shefqet Peqit dhe tjetra e (III-ta) në atë të Rrahman Parllokut, që kishte për sekretar politik Gafurr Qyqyn, vrapojnë në ndihmë të Marshallit Jugosllav i cili nuk e ndjente veten aspak në gjendje me zotnue situatën. Brigada të cilat arrijnë më shpejt e para e nisun nga Elbasani e tu kalue nëpër Librazhd-Klenjë-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodës në Lusen të Lumës ku i plasë pushka dhe mbas një ndeshje të përgjakshme mbetën 14 dëshmorë prej Lusne, kurse në anën tjetër vriten 180 nga efektivat e Brigadës, e cila kalon nëpër Topojan, Shishtavec, dhe së andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren, prej kah në Gjakovë, Pejë e vise tjera të Kosovës, ku qëndron për një kohë prej dy vjetesh, dhe tjetra e nisun nga Shkodra, e tu kalue nëpër malet e Dukagjinit, e nëpër Malësi të Gjakovës, në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës, kurse një tjetër brigadë nën komandën e Aqif Lleshit, niset nga Peshkopia e kalon në Dibër të Madhe, Kërçovë, Gostivar,Tetovë e Shkup për t’ja dorëzuar patronit-aleat viset e Maqedonisë Shqiptare. Forcat komuniste maqedone që deri në mbarim të vitit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit të fuqive nacionaliste Xhemë Has Gostivari mbasi vendi u shkel prej brigadës Shqiptare, filluen prap me u forcue e me u shtri në atë sektor, ku masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, ndër të cilët vetëm në Tetovë 4000, në Gostivar 700, dhe në Kërqovë 500 veta.´´Se, regjimi komunist në Shqipëri vepronte njetrajtshmërisht me regjimin komunist në ish Jugosllavi dhe në bashkëpunim të plotë në luftën kundër atdhetarëve shqiptarë tregon edhe rasti i dy atdhetarëve shqiptarë, kolonel Fuad Dibrës dhe profesor Kolë Margjinit. Që të dy këta atdhetarë kishin shtetësinë shqiptare por që forcat komuniste nga Shqipëria i dorëzuan të dyt tek forcat komuniste jugosllave, dhe, ku më pas u vranë që të dy. Profesor Kolë Margjini u arrestua nga autoritetet komuniste shqiptare, të cilatë ia dorzuan organeve jugosllave. Gjykata e dënoi me burgim të rëndë ndërsa UDB-a e likuidoi në burgun famkeq të Mitrovicës së Sremit, më 1949. Nuk i dihet varri se ku është gjuajtur pas likuidimit. Kolonel Fuad Dibra më 14 nëntor 1944 u shoqërua nga forcat e Brigadës së V-të të Ushtrisë Komuniste të Shqipërisë për në Tiranë ku u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Korish të Prizrenit, më 9 tetor 1946, sot e asaj dite nuk i dihet varri.
Gjithsejt, sipas të dhënave të Tahir Zaimit dhe historianëve tjerë, janë vrarë nga sllavokomunistët në viset etnike Shqiptare jasht Shqipërisë Londineze 47.300 shqiptarë. Vlenë të veçohet fakti se Nacionalistët Shqiptar, Kosovë, i kanë quajtur në shkrimet e tyre të gjitha viset shqiptare të cilat kanë mbetur jashtë shtetit shqiptar, pra përafërsisht në kufijtë etnikë të Dardanisë antike. Këtë shtrirje gjeografike e përdorë edhe Tahir Zaimi kur jep të dhënat për vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve në këto krahina. Këtu shihet qartë se terrorist nuk ishte Xhafer Deva sepse miqët tanë amerikanë asnjëherë s’kanë punuar me terrorista por vetëm me politikanë serioz dhe me koncepte dhe ide të pastra kombëtare. Prandaj faktët tregojnë se terrorist nuk ishte Xhafer Deva por terrorist ishin Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha por këtu i jap të drejtë Arben Putos dhe Veton Surroit të cilët me besnikëri prej një komunisti të pandreqshëm i mbrojnë ish shefat e tyre terroristët Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha. Nuk diskutohet fakti se këto përsonalitete të nderuara e të përmendura negativisht nga historia ideologjike komuniste, të kenë bashkëpunuar me forcat gjermane për të mirën e popullit shqiptar.Dhe, tani unë si historian do ta bëj një analizë të dyanshme dhe pa asnjë anim rreth këtyre dy grupeve politike shqiptare që u krijuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, grupit politik komunist dhe grupit politik nacionalist. Së pari po e filloj tek nacionalistët:
1. Ata bashkëpunuan me forcat gjermane për shkakun se më tepër se gjysma e Trojeve Etnike Shqiptare ishin nën okupimin klasik të ish mbretërisë Jugosllave, dhe, shfrytzuan thënien e vjetër popullore: se armiku i armikut tim është miku im.
2. Në këto rrethana politike bashkuan Kosovën dhe viset e tjera shqiptare më Shqipërinë; formuanë një Qeveri të Përbashkët, një Parlament të përbashkët.
3. Për herë të parë në Kosovë u hapën shkollat shqipe me përpjekjet e Ministrit të Arsimit profesor Ernest Koliqit dhe atdhetarëve tjerë, komplet Administrata u mbajt në Gjuhën Shqipe, sepse mos të harrojmë faktin se vetëm disa vite më herët vetëm e vetëm se iu mësonte fëmijëve shqiptarë alfabetin e gjuhës shqipe ishte vrarë mizorisht nga forcat okupuse jugosllave atdhetari at Shtjefën Gjeçovi.
4. Forcat atdhetare shqiptare krijuan Lidhjen e Dytë të Prizrenit, Ballin Kombëtar, Grupin Nacional Independent, Besën Kombëtare dhe shumë organizata tjera politike ku me pushkë në dorë mbrojten kufirin etnik shqiptar për mos depërtimin e forcave qetnike të Drazha Mihajlloviqit në Kosovë dhe viset tjera shqiptare.
5. Këto forca orientimin politik e kishin në ndërtimin e shtetit me koncepte perëndimore, pluralizem, demokraci, zhvillimin e shtetit përmes bashkëpunimit më ekonominë perëndimore, pikërishtë atë që po e kërkojnë sot shqiptarët në Demokracinë moderne, integrimin e shtetit shqiptar në Evropë.
6.Pas ripushtimit të Kosovës dhe Shqipërisë nga ideologjia komuniste atdhetarët që i shpëtuan masakrave komuniste u mirëpriten në Amerikë, dhe shteti demokrat Amerikan Xhafer Devës dhe shokëve të ti iu ndihmoj ta luftojnë komunizmin.Asnjë nacionalist nuk ishte burgosur nga shteti Amerikan.
7.Është rast i vetëm në Evropë qe Qeveritë shqiptare në Shqipërinë Etnike 1941-1944 kanë mbrojtur hebrenjët të cilët i kanë shpëtuar vrasjës.
Ndërsa Komunistët e bënë të kundërtën:
1. Bashkëpunuan me serbët dhe rusët,dhe Partia Komuniste e Shqipërisë si dhe Partia Komuniste e Kosovës u krijuan nga serbët, apo siç thoshte atdhetari Prenkë Cali në një dialog me komunistin Mehmet Shehu edhe pse i zënë tradhtisht në mes të këtyre dyve u zhvillua ky dialog: Mehmet Shehu i thotë Prenk Calit: E more Prenkë Cali të patë ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari po t’u bëje me ne komunistat, pse veprove kështu?
E vigani i Malësisë Prenkë Cali i përgjigjet: Jo zotni, faji bie mbi ju komunistat, se ju u bëtë me anmikun shekullor të shqiptarit me shkaun.
2. Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Komuniste e Kosovës, i ndihmuan serbëve që ta rikthejnë Kosovën dhe viset Etnike Shqiptarë serish në ish Jugosllavi, madje edhe me forcë duke vrarë e masakruar vëllezërit e vet shqiptarë në Kosovë dhe viset e tjera Etnike Shqiptare në ish Jugosllavi, ku vetëm në këto vise shqiptare kemi rreth 47300 shqiptarë të vrarë, pjesa dërmuse mbetën pa varre.Krah për krah me serbë duke luftuar shqiptarët është vrarë edhe një familjar i Veton Surroit që nuk po me kujtohet emri.
3. Komunistët vranë dhe prenë çdo kundërshtar politik edhe në Shqipërinë e cunguar ku kemi me dhjetra mijëra të vrarë, intelektualë, klerikë si dhe qytetarë me ndjenja të pastra nacionaliste, dhe me dhjetra e mijëra të tjerë të burgosur dhe të internuar, ne mesin e tyre vdiqen ne internim femije dhe gra te pafajshme.
4. Komunistat krijuan shtetin njëpartiak, izoluan Shqipërinë dhe dirigjoheshin prej Beogradit dhe Moskës, dy shtetetve me armike të shqiptarëve gjatë gjithë kohës. Kurse Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare iu rikthyen serish Serbisë me ndihmen e komunisteve shqipfolës. Tani dua të jap vetëm një fakt që janë pikërishtë këta Aleatë të Komunizmit, Rusia dhe Serbia, që edhe sot e asaj dite nuk po e njohin Pavarësinë e Kosovës, që ne e konsiderojmë si fazë kalimtare drejtë Bashkimit Kombëtar.
5. Komunistët shqiptarë mbyllën objektet fetare dhe u munduan ta krijojnë njeriun e ri pa komb e pa fe, pa dinjitet e pa atdhe, duke vrarë klerikët shqiptarë dhe burgosur kundërshtarët politik, ku vetëm në Shkodër që në atë kohë kishte 40.000 (katërdhjetë mijë banorë) në vitin 1946 kishte 26 burgje.
Dhe, krejtë në fund, përgjigjen në këtë pyetje do ta përmbylli me një poezi të shkruar nga komandanti i luftës për Shqipërinë Etnike, kapidan Mark Gjonmarku, i cili shkruante nga malet dhe kreshtat e Mirditës heroike aty ku luftonte me pushkë në dorë por nuk harronte ta përdorte edhe penën, si në poezinë “Shqipnia mbi çdo gja”, që është një thirrje dhe kushtrim për nacionalizmen shqiptare, këto vargje:
´´Atje nder malet e Shqipnis
Ku shqypja rrit zogjt e liris
Larg vales kuqe t’bolshevizimit
Larg rrenes e t’merrit t’pansllavizmit
Lanun familje braktisun shpi
Shqipnin n’zemer flamurin ngji
pushken n’tef te krahit
besimin n’Zotin
do djelma trima e kalojn motin
per ta Shqipnia asht mbi çdo gja
prandaj shqiptarit ja lshojn nji za
Shqiptar-shqiptar mos harro fenë
Nderen ta mbajsh ta duesh atdhen
Sot komunizmi don me t’korit
Ke sllavi vendin ty ta ka shit.´´

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu