ARKIVI:
18 Tetor 2024

Faruk Mujka dikur ishte anëtar i partisë së gruas së Millosheviqit, Albin Kurti e bëri kryeshef të “Ibër Lepencit”?

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Faruk Mujka i cili për shumë vite shërbeu në Lëvizjen Vetëvendosje dhe është anëtar i kësaj parti nesër do ta marr edhe zyrtarisht detyrën e tij si kryeshef ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, shkruan Periskopi

Këtë e ka konfirmuar vetë Mujka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Tani, koha për udhëtim të ri. Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve”, ka shkruar Mujka.

Faruk Mujka ishte akuzuar se ka qenë pjesë e partisë së gruas së Millosheviqit, Mira Markoviq.

Madje edhe analisti Afrim Haliti shaplosi detaje të asaj kohe kur Mujka sipas tij ishte bërë pjesë e kësaj partie.

’’Faruk Mujka i ishte bashkuar partisë ‘E Majta Jugosllave’ me 24 korrik 1996, dy vite pasi që kjo parti ishte themeluar nga gruaja famëkeqe e Millosheviqit – Mirjana Markoviq. Viti 1996 ishte koha më e tmerrshme për popullin shqiptar nën shtypjen serbe të orkestruar nga burri i Mirjanës, mirëpo kjo nuk e kishte penguar Faruk Mujkën aspak që të futej në gjirin e serbëve si një i ashtuquajtur asokohe “shqiptar i ndershëm”. Djemë e vjaza tjera shqiptare në atë kohë kishin kapur pushkët dhe po bëheshin gati për luftën që do të përfundonte njëherë e përgjithmonë epokën e Millosheviqëve e Markoviqëve në Kosovë.
Apo ashtu kishim menduar? Sepse mbetjet e tyre për fatin tonë të keq ende po sorrollaten nëpër Kosovë siç është puna me këtë mbetjen Faruk Mujka i cili së pari iu bashkua Vetëvendosjes që kishte kohë që ishte shndërruar në azil rehabilitimi të secilit “shqiptar të ndershëm, jugosllavofil e serbofil” dhe tani qenka rehatuar si kryeshef i Ibër-Lepencit përkundër thirrjeve të kahmotshme të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit se do ta luftonin nepotizmin dhe punësimet partiake ndër tjera.

Mirë se vini në Kosovën distopike’’, shkroi ai.

Por, këto akuza Faruk Mujka para katër dite i kishte mohuar përmes një postimi ne llogarinë e tij në Facebook.

“Hera e fundit them që kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtar në ndonjë subjekti politik pos në Partinë Ekologjike të Kosovës, 2007-2010 dhe Lëvizje VETËVENDOSJE! nga 2010 e derisa të jem politikisht aktiv.

Çfarëdo pohimi tjetër është gënjeshtër e kulluar dhe keqdashëse dhe ka për qëllim vetëm tentim denigrimi të personalitetit tim në shenjë hakmarrjeje për aktivitetin tim politik.

Kujtdo që ia ofroni këtë pamflet e ai njeh mirë gjuhën serbe do të ju pyes:

– a po bëni shaka sepse shihet se asnjë serb nuk e ka shkru

– është i ngjitur copa copa

– shkruhet se është vërtetim, e vërtetimi i lëshohet vetëm atij që parashtron kërkesën. Shtrohet pyetja kush e ka kërkuar dhe kujt i dedikohet ky “vërtetim”

– më e rëndësishmja, thuhet se lëshohet me 16 Janar 2010 ndërsa nga dokumentet zyrtare lehtë mund ta vërtetoni se ky subjekt është shuar me 29 Dhjetor 2003″, ka shkruar Mujku.

Një nga premtimet e mëdha të kryeministrit Kurti para se të vinte në pushtet ishte meritokracia dhe se s’do të ketë më punësime me libreza të partive. Por, që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti, ka pasur shumë akuza për nepotizëm./PERISKOPI

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu