ARKIVI:
21 Nëntor 2024

Më pak fletë, më shumë vlerë 

Shkrime relevante

Zelensky thotë se Krimea mund të rimirret vetëm me diplomaci

Foto: WOLFGANG RATTAY / POOL / AFP Kristoffer Solberg Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy...

Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake

Policia e Republikës së Kosovës, në Zubin Potok gjen uniforma,...

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

Shpërndaj

Skicë për ese nga Bajram SEFAJ 

Shënime për libra 

(Fjala është për monografinë “Kushëriri i engjëjve” të Kadaresë dhe broshura “Retorika e heshtjes” të Ag Apollonit). 

Autori i parë është: mësuesi, Ismail Kadaré nga Tirana. Autori tjetër, i dyti, është: nxënësi i tij, Ag Apolloni, nga Prishtina. Librat e  tyre që, merren në shqyrtim, kësaj radhe, janë: “Kushëriri i engjëjve” , (Kadare) dhe “Retorika e heshtjes” (A. Apolloni).  

E përbashkëta e këtyre dy veprave është se të dyja janë të holla në fletë, të mëdhenj në vlerë. Libri monografik “Kushëriri i engjëjve” i Kadaresë, ka gjithsej trembëdhjetë kapituj. Lënda (duke llogaritur këtu edhe parathënien nga pena e koreografit të mirënjohur  Agron Aliaj, Artist i Popullit)),  zë  vetëm 77 faqe libri formatit standard që, për shtyp e ka përgatitur Bujar Hudhri, ndërsa redaktore letrare është Afërdita Cesula. Në ketë botim të radhës janë radhitur njëmijë e dyqind e dyzet e pesë (1.225) radhë (rreshta). Në botimin e  katërt më radhë, (që e kam në dorë), Onufri -2012, në kapakun përmbyllës shënon: ”Sprova ”Kushëriri i engjëjve” është shkruar në Marbella të Spanjës, më 1991.  “Kushëriri i engjëjve” përbën pjesën e parë të një libri të botuar nga Qendra e Baletit Evropian, kushtuar balerinit dhe koreografit të madh francez me zanafillë shqiptare, Angjelin Prelocajt. Gjysma e dytë e librit përbehet nga dialogu midis Prelocajt dhe Roman Polanskit, kineast i klasit botëror”. (Ah, sa me forcë dëshire do të lexoja edhe atë dialog midis këtyre dy viganeve “aziliantë të përjetshëm”, të natyralizuar në Francë. (Ajo “pjesë”  kurrë nuk me ka rënë në dorë, mjerisht!).  

Ky ishte, me shifra e fakte, paraqitja e librit “Kushëririt…” të “mësuesit shqiptar, botërisht të njohur, Kadare”, fill pasi të shpalos, prapë me shifra e fakte, librin “Retorika e heshtjes” të nxënësit të Kadaresë, Ag Apolonit, që, me sukses të pandalshëm, shkelë gjurmëve të mësuesit të tij, do t’ia shqyej grykën enigmës misterioze, pse e bëj gjithë këtë denjova të them publikish. 

* 

Libri i Ag Apollonit, “Retorika e heshtjes”, nuk është libër, është broshurë, kështu thotë vet autori dhe shpjegon: “Arsyet  pse këto poezi po i botoj në formën e një broshure [fr. brochure – që qepet me broche (gjilpërë), ose që mbahet me kapëse metalike dhe honorifike…  Ky libërth,  librush, apo libelllum, nuk është koleksion, por seleksion poezish…, është i vocërr, sa s’ka ku shkon më, më i vogël. Ka gjithsej 30 faqe, format i vogël. To pak faqe të formatit të vogël, i mbushin ndërkaq 16 poezi, më 338, vargje antologjike, secili më mire, më i goditur se shoqi. Një mrekulli gjerdanësh të paparë dhe të pa dëgjuar asnjëherë më parë. Nëse e merr mundin që me “kushum” të kuq, apo me ndonjë ngjyrë tjetër!, të provosh të shquash, të veçosh e të nënvizosh, ndonjë varg, lapsi të ngel (të vdes) në dorë, i pa shpirt, nga se nuk di ku ta ngulesh! 

I veçova këto dy botime, të dy autorëve  tonë të shquar me qëllim, inat mllef të caktuar, ku janë gjithë ata kritikë tanë (në  Shqipëri dhe në Kosovë) që monografinë “Kushëriri i engjëjve” nuk e radhiten, nëse jo të parën, atëherë ndër të parat vepra të rëndësime të kësaj gjinie në letrat shqiptare. Ndoshta kanë ngurruar ta bëjnë këtë nga se “Kushëriri…” është mbështjellë në vetëm 60-70 faqe të në libri të vocërr në fletë e madh në vlerë artiske. Kështu mendova  e thashë e gjykova, atëherë kur, para shumë vjetësh e lexova për herë të pare, ashtu mendoj edhe sot, ndoshta sot, po sot, edhe më fort, ngre zërin e vëmendjes se fjetur, në favor të kësaj vepre të madhe të gjeniut I. Kadare.  

Ngjashëm e “Kushëririn…” , është edhe rasti me “Retorikën…” e Ag Apollonit. Kritikët (që s’i kemi”) në Kosovë, sikur kaherë kanë rënë në gjumë të thellë, a pije shprese se do të (ri)ngjallën një ditë e të këndellen e të shohin se ç’po rreth tyre… 

(Gaillard, 22.11.2022)  

Legjenda: 1.“Kushëriri…” pa kushërinj të vëmendshëm!             

  1. “Retorika e heshtjes”, në heshtje!   

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu