ARKIVI:
18 Tetor 2024

Kafshimi i Qenëve të Dushanit

Shkrime relevante

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Marrëveshja e Ohrit që përjashtoi Shqiptarët nga Kushtetuta e Maqedonisë!

Ahmet Asani ▪︎ 23 vite më parë, më 13 gusht të vitit...

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Shpërndaj

Dushan Mugosha (poshtë majtas), Enver Hoxha (poshtë djathtas) dhe Miladin Popoviçi (në këmbë majtas)
Ndoc Bushgjoka, shkrimtar, Tropojë-Tiranë
_____________
Qentë e Dushanit kafshojnë.
“Ndër egërsirat paske ikur, o gjykim.”
Shekspir “Jul Cezari” Akti III, Skena II.
Duhet theksuar EX ABRUPTO, se sulmi ndaj opozitës, nuk është as i pari dhe as i papritur.
Janë mbushur 78 vjet qëkur ajo luftë zhvillohet herë e hapur , e herë e mbuluar me mjegullnajë propagande. Por, nuk ka reshtur për asnjë çast.
Mbarsja e limerit kurveleshian, prej dy bajlozëve serbomëdhenj, polli lemerinë, që do i bënte gjëmën Shqipërisë. Pas ndërzimit djallëzor, bastardët lindin atje si në fushat e helmëta serbe. Dhe ajo çka e bën edhe më të rëndë gjendjen dhe jetën shqiptare, është se me ekspedientë s’ka asnjë shpresë shërimi.
Kush ka sy e mendje i ka parë qartë. Periudha 29 nëntor 1944 deri në vitin 1991 s’ka nevojë për kallauz. Pas atij viti, bastardët revanshistë edhe dy herë e thyen kupën e bashkëjetesës.
Në vitin 1997 e morën pushtetin përseri me grykën e armëve dhe terror.
Në vitin 2013 e morën me mashtrime, me përkrahjen e ndërkombëtarëve antishqiptarë, të uritur të dy palët për të shqyer Shqipërinë. Dhe sapo morën pushtetin, hoqën maskat, flakën demagogjinë dhe pllakosën terrorin.
E çuditshme se si dr Berisha, që patjetër e dinte, u tërhoq duke i lënë vendin një buratini të lyer e zografisur, për të luajtur si klloun në skenën e tragjedisë.
Ata që shihnin dhe analizonin, panë se rënja e Doktorit dhe demokratëve ishte rënje e Shqipërisë, Kombit, ekzistencës sonë:
O, what a fall was there, my countrymen!
Then I, and you, and all of us fell down,
Whilst bloody treason flourished over us
(Oh, ç’rënje qe ajo, o qytetarë !
Ahere un’ e ju e gjithë ramë,
Dhe na përmbysi tradhëti e gjaktë.)
Shekspir “Jul Cezari” Akti III, Skena II
Shtypja dhe terrori i revanshistëve dushanistë, sot, peshon rëndë mbi gjithë Shqipërinë, por eshtë dërrmonjëse për veriun. Këta nuk kanë asnjë të drejtë politike dhe qytetare. Nuk kanë asnjë mundësi mbrojtje kushtetuese dhe ligjore. Pushteti revanshist i terrorit u ka zënë rrugë, shtek e shtigje. U ka mbyllë dyer e dritare, duke u lënë hapur vetëm tunelin e ikjes pa kthim. E pastaj egërsirat ta plaçkitin e ta shesin vendin toptan.
Ajo, çka e bën edhe më të rëndë gjëndjen, është se në kançelaritë europiane s’e çan njeri kokën për shqiptarët. Përfaqësuesit e tyre dhe ata amerikanë, janë fort të lumtur, nga që kanë zbuluar se Arnautistani qënka fort zengjin dhe i darovit mirë që të mbyllin gojën, e nganjëherë të thonë duke u mbllaqitur me gjakun e shqipove se “Allbenia ka bërë hapa përpara !”
Ndaj s’ka asnjë befasi edhe për sulmin e bashibozukut tepelenas, dje, ditën më diell, ndaj liderit të opozitës, pa asnjë shkak, pa asnjë provokim, pa asnjë llogjikë njerëzore.
Sulmi i pabesë e burracakëror, i organizuar nga revanshistët dushanistë, padyshim ishte dhe dobro pozhalovati për serbomadhin Vuçiç, i cili ishte fort i qederosur e i zemëruar pse në Tiranë ka ardhur edhe Presidentja e Kosovës.
Ai sulm ishte dhe një meze e dëshirueshme për ngjelo – merot e gjithë ushakët e tipit frrokçupsa me togëqenëri. Këta në delir e të lumturuar, nga njëra anë proklamojnë çmendurinë e mercenarit tepelenas, e nga ana tjetër lartësojnë aktin e tij barbar.
Llogjikë skëterre, egërsirash. Që mund të përkufizohet plotësisht me vargun e Shekspirit.
O judgment, thou art fled to brutish beasts,
And men have lost their reason!
Goditet në fytyrë Sali Berisha, kreu i PD-së u sulmua me grusht nga  31-vjeçari Gert Shehu - YouTube
Njëkohësisht edhe një kambanë ogurzezë për çdo njeri, që i vjen era njeri, si paralajmërim i banditëve revanshistë, që duhet kuptuar fare thjesht kumti i tyre që thotë: “ne mund t’iu godasim, por, po të duam edhe ju vrasim. Prandaj mbyllni gojën dhe mos u ndieni !”
Vuçiç ndryshon mendje për samitin e BE-së: Rrugës për në Tiranë, gjëra shumë të mira na presin | Gazeta Koha Jone
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu