ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Përsëritja e historisë sonë, në fillim – në fund të shekullit XX !

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga Sheradin Berisha
_________
Lexoni që ta kuptoni si ndodhi:
Marrëveshjet dhe vendimet politike të fuqive të mëdha, nga Konferenca e Londrës (17.12.1912 – 29.07.1913) e tutje, gjatë sundimit të princit gjerman Wilhelm Wied (1876 – 1945) në Shqipëri (nga 7 marsi deri më 3 shtator 1914), në shumë aspekte janë të ngjashme me marrëveshjet, vendimet dhe zhvillimet e përgjithshme politike të fundshekullit XX (1998 – 1999 …), në Kosovë.
Në vazhdim sjellë 13 ngjarje historike të viteve 1912 – 1914 të cilat në kontekstin e marrëveshjeve dhe vendimeve janë të ngjashme me 13 marrëveshjet dhe ngjarjet historike të viteve 1998 – 1999 në Kosovë.
1.
– Në vitet 1912 – 1913 u zhvillua lufta e parë dhe e dytë ballkanike për çlirim nga Turqia …;
– Në vitet 1998-1999 u zhvillua lufta në Kosovë për çlirim nga Serbia;
2.
– Në dhjetor 1912 – korrik 1913 në Londër u mbajt Konferenca e ambasadorëve për t’i dhënë fund luftës në Shqipëri dhe përgjithësisht në Ballkan;
– Në shkurt – mars 1999 u mbajt Konferenca në Rambuje – Parisë për t´i dhënë fund luftës në Kosovë;
3.
– Në tetor 1913 me vendim të Fuqive të Mëdha u vendos Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) në Shqipëri;
– Në tetor 1998 me vendim të Fuqive të Mëdha në Kosovë u vendos Misioni paqëruejtës i OKB-së në krye me ambasadorin William Graham Walker;
4.
– Më 31 korrik 1913 në Londër Fuqitë e Mëdha vendosën, që Shqipëria të vihet nën protektoratin ndërkombëtar dhe të administrohet nga një princ i huaj dhe Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK)…;
– Më 10 qershor 1999 Këshilli i Sigurimit të OKB-së në Nju Jork miratoj rezolutën 1244 e cila Kosovën e vë nën protektoratin ndërkombëtar të administruar nga një kryeadministrator i huaj i UNMIK-ut dhe KFOR-i,
5.
– Më 28 nëntor 1912 – janar 1914 në Shqipëri vepronin dy qeveri shqiptare: Qeveria e Përkohshme e Vlorës në krye me Ismail Qemailin, ndërsa në Durrës vepronte qeveria e ashtuquajtur “Pleqësia e Durrësit” në krye me Esat pashë Toptanin;
– Në mars 1999 – janar 2000, në Kosovë vepronin dy qeveri shqiptare: Qeveria e Përkohshme e Kosovës në krye me Hashim Thaçin dhe Qeveria e Kosovës në krye me Bujar Bukoshin;
6.
– Në janar 1914 nën presionin e Fuqive të Mëdha, pushojnë së funksionuari: qeveria e Vlorës dhe pak më vonë edhe “pleqësia e Durrësit” etj., dhe Shqipëria vihen nën administrimin e plotë nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK-së)…;
– Në janar 2000 pushojnë së funksionuari: qeveria e Hashim Thaçit dhe qeveria e Bujar Bukoshit (si dhe presidenca e Ibtahin Rugovës) dhe Kosova vihet nën administrimin e plotë të UNMIK-ut…;
7.
– Më 10.04.914 KNK-ja miraton përfundimisht “Statutin Organik të Shqipërisë”, i cili bazohej në vendimet themelore të marra në korrik 1913 në Konferencën e ambasadorëve në Londrër;
– Më 15 maj 2001 në Prishtinë nga UNMIK-u miratohet “Korniza kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme”, e cila bazohej në vendimet e konferencës së Rambujesë – Parisit (shkurt – mars 1999) dhe në rezolutën 1244 të miratuar më 10 qershor 1999 në KS të OKB-së;
8.
– Në 7 mars – 3 shtator të vitit 1914 në Durrës (gjatë sundimit të princit gjerman W.Wied) vepronte Qeveria e Turhan Pashë Përmetit, sipas Statutit Organik të Shqipërisë – pa kompetenca të plota ekzelutive;
– Në vitet 2001-2007 në Prishtinë (gjatë sundimit të kryeadministratorëve të UNMIK-ut) vepronte qeveria e Bajram Rexhepit, Bajram Kosumit dhe Agim Ҫekut pa kompetenca të plota ekzekutive, bazuar në “Kornizën kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme”;
9.
– Më 17 dhjetor 1913 Fuqitë e Mëdha dhe Greqia, në Firencë të Italisë nënshkruan marrëveshjen e ashtuquajtur “protokolli i Firencës” për tërheqjen e trupave ushtarake greke nga Shqipëria;
– Më 9 qershor 1999 NATO-ja me Serbinë, në Kumanovë nënshkruan “Marrëveshjen Tekniko – Ushtarake” për tërheqjen e trupave ushtarake serbe nga Kosova;
10.
– Në 7.03.1914, me vendim të Fuqive të Mëdha në Shqipëri vjen Princi gjerman, Wilhelm Wied;
– Më 10 qershor 1999 me vendim të KS të OKB-së në Kosovë vjen kryeadministratori i parë francez, Bernard Kushner;
11.
– Më 10.03.1914 arrihet marrëveshja Tomson – Karapano për të drejtat e grekëve “vorio – epirot” në jug të Shqipërisë;
– Më 5 nëntor 2001 në Beograd arrihet marrëveshja e kryeadministratorit Hans Hakerup -Nebojsha Çoviç për të drejtat dhe kthimin e serbëve në Kosovë;
12.
– Në maj 1914 në Korfuz zhvillohen bisedimet KNK – Greqi nën mbikëqyrjen e Fuqive të Mëdha dhe arrihet marrëveshja e ashtuquajtur “protokolli i Korfuzit”, për dy prefekturat në jug të Shqipërisë, Korçën dhe Gjirokastrën…, (ndonëse formalisht do të bënin pjesë në shtetin shqiptar), do të kishin një administratë më vete pothuajse autonome, nga pushteti qëndror i Durrësit;
– Në vitin 2006 – 2007 në Vjenë u zhvilluan bisedimet Kosovë – Serbi, nën udhëheqjen e emisarit të OKB-së Marti Ahtisari dhe arrihet marrëveshja e ashtuquajtur, “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës”, ku në substancë ka “44 zona të veçanta eksteritoriale për kishat e manastiret serbe”, si dhe decentralizimin dhe formimin e 6 komunave të reja serbe përveç 4 komunave ekzistuese serbe në veri të Kosovës, të cilat shumë pak kontrollohen nga pushteti qëndror në Prishtinë!
13.
– Më 2 mars 1914, duke shfrytëzuar mungesën e një qeverie të plotfuqishme shqiptare, autoritetet greke, organizuan në Gjirokastër një “kongres epirot” dhe shpallën “autonominë e Vorio-Epirit”;
– Më 19 prill 2013 dhe më 25 gusht 2015 në Bruksel, Kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nënshkruan marrëveshjet me kryeministrat e Serbisë, Ivica Daçiq dhe Aleksander Vuçiq, për themelimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednica) ku do të përfshihen jo vetëm katër komunat matanë Ibrit (Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi), por edhe 6 komunat tjera serbe në brendi të Kosovës (Graçanica, Novo Bërdo, Parteshi, Kllokoti, Ranillugu dhe Shtërpca)…
***
Dhe sot kërkesa për të themeluar këtë “Zajednicë” është bërë si gangrenë, e cila po e shkatërron dalëngadalë republikën e Pakos së Ahtisarit, që u ngritë mbi gjakun e Adem Jasharit!
(…)
Ilustrime:
– Durrës, 7 Mars 1914: arritja e Princ Vidit në Shqipëri:
– Prishtinë, qershor 1999: kryeadministratori i UNMIK-ut, Bernard Kouchner dhe Gjenerali i NATO-s Majk Xhekson.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu