Gani I. Mehmeti
Pas kërkesës së Vuçiqit për kthimin e një mijë policëve nga Serbia në Kosovë
REPUBLIKA E KOSOVËS NUK KA NEVOJË PËR POLICË TË SERBISË
Në Beograd së fundmi kanë përmendur mundësinë e kthimit të ushtarëve serbë në Kosovë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të shtunën se do t’i kërkojnë KFOR-it që të sigurojnë dislokimin e ushtarëve dhe policëve serbë në territorin e Kosovës “në përputhje me Rezolutën 1244”.
Vuçiqi nuk kishte besimin e mjaftueshêm në policët serbë të Kosovës, prandaj, në mënyrë mashtruese, i tërhoqi nga institucionet e Kosovës, përfshirë edhe gjyqtarë, prokurorë e kryetarë komunash në Veri të Kosovës. Prandaj, tani po kërkon t’i sjellë policët nga Serbia, sikur këta të Kosovës nuk qenkan serbë!
Tani kemi rënë edhe ne në dyshim se, cilët nga serbët qenkan më të «butë” e cilët prej tyre qenkan më të “egër”?! Por, gjithsesi deri sa ishin nën dirigjimin e Vuçiqit, ishin mjaft të egër edhe këta të Kosovës. Ata erdhën për t’u integruar e u futën në institucionet e Kosovës nga grupe kriminale që ishin – gjithherë me mendjen se do të zbuten, do të ndërrojnë mendjen dhe do t’u binden ligjeve të Kosovës. Dihet mirë, se deputetët e Listës serbe kanë dhënë betimin në Kuvendin e Kosovës, kështu sikur këta tjerët që erdhën në vendin e të parëve pas dorëheqjeve të tyre. Pra, njeriu duhet të mos gënjejë haptas: Në njërën anë të betohet për shtetin në të cilin jeton, dhe në anën tjetër, të mos e njoh atë shtet! Kështu dalin njerëzit me më shumê se dy fytyra, që sipas nevojës paraqiten në disa farnash, ose janë fare të pafytyrê.
Sipas marrëveshjes në Bruksel, janë kthyer në punë mbi 500 policë serbë ne katër komunat në veri të Kosovês, të ardhur nga grupet kriminale, me qëllim të integrimit të tyre në Republikën e Kosovës. Përse i detyrove të largohen nga puna, ti e di. Ne nuk e dime se çfarë qenka dallimi i serbëve të Kosovës që po do t’i ndërrosh me serbë të Serbisë.
Ndoshta plani i Vuçiqit paska qenë që t’i zëvendësojë me serbë të Serbisë, për të cilët Vuçiq kërkon të kthehen në Kosovë! Kjo është jashtë normales.
Sa i përket sigurisë sê serbêve në Kosovë, i ke më të sigurt se kudo tjetër, ama, nuk duhet të dalin kundër shtetitit e rendit. Këtë e di ti mirë, prandaj i lë rehat në jetën e tyre.
Shqiptarët! Sidomos Mërgata, duhet të vetë dijsohen për çka po ndodh në jetën sociale në Dardani e në veçanti në Veri të Mitrovicës nga qeverit shqiptare, dhe konspiracioneve. Shqiptar mëmdhetar! “ Kini kujdesin e informacionit në vazhdim “. Serbia ende nuk e njeh Dardanin (Kosovën) si shtet Të pavarur, sepse e ka në Kushtetutën e saj, si pjes Të serbis, dhe pala serbe kur vjen në takim me palën Shqiptare, vjen sikur e ka Të sajën, dhe kryeminstrat e Dardanis i quan si kryetar komune. Në këto kushte shqetsimesh që i krijohen shqiptarve nga serbia, është e para fajtore Shqipëria Mëmë, s’bashku me të derguarit “Lajçeka” që vijnë nga Europa, që nuk japin me dashje as një ndihmes. Kjo ndihmes vlen Edhe për paqen në mes shteteve të ballkanit. Shqiptarët nuk po kërkojnë atë që nuk i takon, përveçse një Të drejt e “ mohuar “ për vetqeverisje si gjithë kombet e tjera në botë. Prandaj Shqiptarët duhet Të jenë me vehtëdije Të plotë si mendie e trup I Vetëm; sepse shtetin duhet ta bejme vetë Shqiptarët. Shqiptarët duhet ti tregojnë Opinionit botror, se jemi në trojet tona e se jemi shumic si popull në ballkan. E kurrë s’keni menduar kurr për Luftë të padrejt. Si rrjedhoj e popullsis ma Të madhe në Gadishullin Ilirik; (në veçanti në ballkan), se nuk duhet ta kemi frikë Serbin! Faktet tregojnë se Ajo, është dy fish ma i dobët se Shqiptarët në Të gjitha drejtimet. Shqiptarët; marrë s’bashku në Gjasht shtetet ku jeton në trojet e tyre etnike, Duan Të jetojnë në paqe me popujt e ardhur me dhunë në trojet shqiptare. Serbët Janë Vetëm mashtrues e bëjnë të pavërtet të vërtetat. Janë sebep për trazira në Ballkan, bëjnë Të kundërtën. Ato kanë përfituar nga përçarja që kanë mbjell tek Shqiptarët, me kushtetutën e çubrilloviçit ( që i humbt voorri). Prandaj vuçiç ban tangërllik.
Z. Albin Kurti me besnikët e tij, nuk duhet lanë Vetëm. Kryeministrit Të Dardanis (Kosovës) i duhet dhanë kurajo, për forcën që kanë Shqiptarët në luftën e drejtë për liri, pavarsi e demokraci. Fuqia defakto e shqiptarve , qëndron se jemi rreth 12.4 milion banor Në ballkan. Me Z. Albin Kurtin, Shqiptarët fitojnë Çdo betej. Mendia e drejta dhe forca, po Të jenë të bashkuara e fitojnë LIRIN e munguar Të shqiptarve. Nëse Shtetet e Europës; ma kjart (Franca Anglia dhe Rusia) vërtet të mos duan sherre në ballkan, duhet Të mbështesin të drejtat e popullsis shqiptare në Ballkan e Të japin kontribut për bashkimin e shqiptarve Të qeverisen në një shtet Të vetin e Të pavarur.
Sa i lumtur do te isha nese vertete ne në Ballkan do te ishim 12.4 milion!