ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Kur urdhëron “filozofi” i diplomacisë Gabriel Eskobar!!! 

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Deklarata e mbrëmshme për “asociacionin” e zv/sekretarit të SHBA-ve Gabriel Escobar. Fotoja me shënimin domethënës është marrë nga profili në fb i aktivistit të njohur të çështjes kombëtare  Ramadan Veliut.

Eshref Ymeri 

(ose krushku politik i Serbisë) 

Dihet që një takëm mileti nga radhët e shqiptarëve, ndokush edhe me titull të lartë shkencor, këta, në të vërtetë, jo shqiptarë, por shqipfolës, të zhveshur kokë e këmbë nga çdolloj morali kombëtar, të radhitur pranë Ramës,  kryetradhtarit të kombit shqiptar dhe kryeservilit e kryeargatit të pështirë të Vuçiçit, si dikur kryekrimineli Enver Hoxha, kryeservil e kryeargat i Miladinit dhe i Dushanit, kërkojnë krijimin e asociacionit serb, pra, kërkojnë copëtimin e Republikës së Kosovës.  

Në këtë mes, nuk ka asgjë për t’u habitur, se tradhtinë në radhët e veta, shqiptarët e kanë të trashëguar gjenetikisht, që nga lashtësia pellazgoiliriane, tradhti që solli si pasojë rrudhosjen tragjike të trojeve tona etnike. Pra, rreziku i shqiptarëve nga shqiptarët është i qartë. Por halli është se si t’ia bëjmë këtij “filozofit” të diplomacisë, me emrin Gabriel Eskobar, këtij mikut të ngushtë, këtij krushkut politik të Serbisë, i cili sfidon hapur shtetin e Kosovës, Gjykatën e tij Kushtetuese dhe fyen rëndë mbarë popullin shqiptar të Republikës së Kosovës, të cilit ende nuk i janë shëruar  plagët e rënda që i shkaktoi bisha fashiste serbe, pjellë e egërsisë së stërgjyshërve të saj mongolë të kohës së  Çingis Khanit?  Pikërisht ky mik zemre i serboegërsisë, pa pikë turpi, këtu e ca ditë të shkuara, në një intervistë për Aleancën Atlantike, paska deklaruar se krijimi i asociacionit serb na qenka “obligim ligjor i detyrueshëm i Kosovës, Serbisë dhe BE-së, dhe i SHBA-së, pasi që ne e mbështesim dialogun. Duhet dhe do të zbatohet. Qeveria në Kosovë duhet ta shohë si një mundësi. Ka shembuj në Evropë dhe nëse shikoni ka një mënyrë për ta bërë këtë dhe është një mundësi për të dy vendet. Popullsia prej 70,000 serbësh në veri është sfidë, ata janë në qendër të tensioneve dhe konflikteve dhe duhet të shikojmë modele që do t’u funksionojnë atyre, duhet t’u sigurohet mbrojtja e institucioneve në Kosovë, por edhe të lejohen të marrin pjesë në politikë.  Nëse nuk e zgjidhim këtë çështje, do të jemi vazhdimisht në një cikël tensionesh dhe dhune” (Citohet sipas: “Eskobar: Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet dhe do të krijohet”. Faqja e internetit “Bota Sot”. 01 dhjetor 2022). 

Kur e lexova këtë xhevahir-deklaratë të këtij “filozofi” diplomatik, më erdhën menjëherë ndër mend dy vargje të një kënge të’ hershme labe: 

O filozofi me famë, 

Ku paske mësuar ti? 

Miku i ngushtë i Serbisë, “filozofi” i diplomacisë Eskobar, në deklaratën e vet, paturpësisht, ka mashtruar në mënyrë të dyfishtë: 

Së pari, mashtron kur e shton shumëfish numrin e serbëve në Veriun e Mitrovicës, duke e ngritur deri në 70 mijë. Eskobari qenka i bindur se serbët atje “nuk u trajtuakan mirë” nga qeveria Kurti. Pra, Eskobari kërkuaka “respektimin e normave të drejtësisë” për serbët. Po si shpjegohet që Eskobari nuk i kërkon shtetit të Republikës së Kosovës të rithejë atje 15 700 shqiptarët rrënjës, që agjenti i regjur i Serbisë, Hashim Thaçi, i shpërnguli me dhunë nga shtëpitë e tyre më 02 shkurt 2000, në bashkëpunimtë ngushtë me një emisar francez dhe me mbështetjen e fuqishme të paramilitarëve serbë, të ardhur nga Kroacia dhe të vendosur në Veriun e Mitrovicës, të cilët Franjo Tuxhmani, si kryezot i vendit të vet, i pati dëbuar nga Krajna me dajak?  

Së dyti, Eskobari mashtron kur deklaron se paska shembuj në Evropë, sipas të cilëve u dashka krijuar një biçim asociacioni serb. Për “ekzistencën” e atyre “asociacioneve” në Evropë, nuk mund t’i besohet mashtruesit Eskobar, mikut të Serbisë.  Për mosekzistencën e tyre i duhet besuar hulumtuesit dhe studiuesit të talentuar, intelektualit të njohur të atdheut tonë, Profesorit Saimir Lolja, i cili deklaron publikisht në internet se “nuk ka asociacione në Finlandën e Ahtisarit, në Itali, Rusi, Gjermani, Suedi, Rumani, Hungari, Greqi, Norvegji, Poloni, vendet balltike, Francë,  Spanjë, Indi, ….”. 

Pra, “kopilin” asociacion serb, “filozofi” Eskobar kërkon ta krijojë, duke iu drejtuar shtetit të Republikës së Kosovës me një ton urdhërues:  

Duhet dhe do të zbatohet”!!! 

Kësaj i thonë: “Te dhëndri hanë e pinë, te nusja gjë nuk dinë”.  

Gjasat janë se “filozofi” Eskobar duhet të jetë rekrutuar me kohë në radhët e sorosistëve, për vënien në jetë të strategjisë së djallëzuar afatgjatë për ftohjen e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Bindja ime është se ka kohë që është përpunuar një strategji e tillë e djallëzuar për ftohjen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Në këtë aspekt, me siguri që është bërë dhe vazhdon të bëhet një investim shumë i fuqishëm nga ana e armiqve tradicionalë të kombit shqiptar – serbëve dhe rusëve. Nuk mund të jetë pa pasoja miqësia aq e ngushtë e Ramës me Vuçiçin. Nuk mund të mbetej pa pasoja rreshtimi pranë Ramës i ambasadores sorosiste Juri Kim, e cila, në Tiranë, duke marrë në dorë me arrogancë frenat e të zotit të shtëpisë, demokratët i pati kërcënuar me shprehjen “do të hani bar”. 

Në të njëjtën kohë, është punuar dhe vazhdon  të punohet edhe nga ana e palës amerikane për ftohjen e marrëdhënieve me popullin shqiptar. Me shpalljen paradoksale “non grata” të Profesor Sali Berishës, jo pak shqiptarëve, banorë të trojeve tona etnike, si edhe shumë shqiptarëve të Diasporës, u lindi dyshimi  se  Blinkeni, me skuadrën e tij në Departamentin e Shtetit, janë tërësisht nën ndikimin e Sorosit, mikut të ngushtë të Ramës dhe armikut të kombit shqiptar. Se ndryshe s’ka se si shpjegohet që “filozofi”  Gabriel Eskobar, ky “veqil” në shtëpinë e botës, t’i drejtohet publikisht shtetit të Kosovës me urdhrin që u citua më lart. 

Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes zotërinë Rob Kore, autorin e Esesë me titull “Kush e qëlloi në të vërtetë Berishën?”, të botuar në numrin e djeshëm të Portalit “Fjala e Lirë”. Eseja e tij është e nivelit të një Pamfleti. Mbrojtja që i bën  Profesor Berisha Republikës së Kosovës dhe demaskimi nga ana e tij i “Ballkanit të Hapur” dhe i treshes armiqësore të kombit shqiptar Vuçiç-Rama-Thaçi, një treshe e mallkuar kjo që kërkon copëtimin e Republikës së Kosovës, patën ngjallur urrejtjen e saj patologjike, prapa së cilës qëndron Sorosi, miku i Blinkenit, autorit të shpalljes paradoksale “non grata”. Dhe “filozofi” Eskobar është plotësisht në rolin e vet, si një ushtar i bindur i Blinkenit, i cili, nga ana e tij, si kapter besnik i Sorosit, mundohet të çojë në vend tekat sorosiste në qëndrimin ndaj Republikës së Kosovës. 

Feniks, Arizona, 13 dhjetor 2022 

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Z. Ymeri!
    Kosova eshte nje shtet i brishte, pa force politike, ekonomike, ushtarake…Kosova nuk e ka forcen qe e vetme te perballet me armikun serb. Kosova pa mikun ( USA) do te jete e humbur. Sa here qe Kosova ka degjuar miqte amerikane i ka dalur puna mire. Asnjehere deri me tani ata nuk na lanë në lloc (baltë). Perse te jeni aq skeptikë ndaj saj kur ajo edhe shtetin na e beri. Perse??? Cka duhet bere ajo me shume per ne ne menyre qe soji i yt t’i besoj asaj?

  2. Ore ti burracaku Albert!
    Bëju një herë burrë në jetën tënde dhe dil në shesh të mejdanit me emër dhe me mbiemër konkret, se kemi 32 vjet që kemi dalë nga diktatura e egër komuniste e kryekriminelit Enver Hoxha. Prandaj dil nga lëkura e burracakut, çlirohu nga autocensura, mos rri fshehur si mi zgërbonjash apo si mi gjirizi. Para se të kesh guximin të përmendësh sojin tim, gojën e qelbur të miut të gjirizit duhet ta lash shtatë herë me sapun, se soji im është shquar si atdhetar shembullor. Babai im ka qenë luftëtar në Luftën e Vlorës të vitit 1920 dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor, në vitin 1965, e ka dekoruar me Medaljen për Veprimtari Patriotike për heroizmin që pati treguar kundër pushtuesve italianë. Xhaxhai dhe Dajua im janë dëshmorë të Luftës Nacionalçlirimtare dhe eshtrat e tyre prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë. Gjyshja e Babait tim ka qënë e bija e trimit të shquar të Labërisë Hodo Ali Nivica, bashkëluftëtar i Tafil Buzit dhe i Zenel Gjolekës në krengritjen antiosmane në mesin e shek. XIX. Ti Albert burracaku fshihesh si mi gjirizi, sepse të duket ferra Brahim. Unë nuk e ngatërroj kurrë Grenellin dhe “folozofin” Eskobar me Amerikën, e cila ka qenë dhe vazhdon të mbetet një Mikeshë e Shquar për Kombin Tonë. Por ti, si njeri pa dinjitet, si simpatizant i verbër dhe i zjarrtë i Eskobarit, shko puthi prapanicën, se ti qenke i aftë vetëm për prapanicëlëpirje të atyre që kërkojnë t’i bëjnë gjëmën Republikës së Kosovës. Ti je kaq i verbër dhe kaq pa dinjitet kombëtar, saqë nuk të bën përshtypje absolutisht as deklarata tjetër e “filozofit” Eskobar, një deklaratë edhe më e fëlliqur se ajo që kam cituar unë. S’e paske lexuar deklaratën tjetër në vijim?
    “Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë…” (Faqja e internetit “Tetova Sot”. 13 dhjetor 2022).
    Domethënë, “filozofi” Eskobar Republikën e Kosovës e konsideron si një koloni të Perëndimit evropian, me të cilën mund të sillet si t’i dojë qejfi. Derisa ti miu i gjirizit me emrin Albert ke shprehur simpatinë tënde për “filozofin” Eskobar, kjo do të thotë se ti na qenke simpatizant i treshes armiqësore Vuçiç-Rama-Thaçi, që patën bërë marrëveshje të fshehtë për copëtimin e Republikës së Kosovës. Kjo do të thotë se ti qenke rreshtuar në krahun e armiqve të mbarë kombit shqiptar. Burracakëria jote më kujton publicistin dhe estetin e shquar anglez Xhozef Adison (Joseph Addison -1672-1719\), i cili ka thënë:
    “Burracaku është një i tillë njeri, i cili, në çastin e rrezikut, mendon me këmbë”.
    Eshref Ymeri
    Feniks, Arizona
    14 dhjetor 2022

    • Z. Ymeri!
      Te ju them te drejten,nuk mendova qe nje kritikë ndaj shkrimit tuaj do te prodhojë nga ju tërë atë urrejtje,fyerje, sharje… ndaj meje. Nuk mendova që nga kritika ime ju do ta humbni toruan aq sa të mos mundeni t’i kontrolloni emocionet tuaja dhe të shfryheni (padrejtësisht) ndaj meje.
      Do të ju kuptoja plotësisht nëse ju do të më kundërshtonit me dinjitet, por fatkeqësisht ju zgjodhët mënyrën më të keqe të kundërshtimit, atë të fyerjeve, sharjeve, poshtërimit…
      Ju duhet ta kuptoni që me sharje dhe fyerje nuk e fitoni dot debatin.

  3. Ndaj burracakëve, si puna jote, që fshihesh pas emrit se nuk ke këllqe të prezantohesh denjësisht me emër dhe me mbiemër, çka është dinjitoze për shqiptarin me karakter burrëror, unë nuk mund të reagoj ndryshe. Ti madje meriton një leksik edhe më të rëndë. Ti ke paturpësinë të më fyesh mua në sojin tim dhe unë, sipas teje, duhet të reagoj në mënyrë të kulturuar. Reagimi yt nuk është ftesë për debat, por është fyerje në adresën time. Me ata, të cilët, duke u prezantuar me emër dhe me mbiemër, madje edhe me vendbanim, më kanë ftuar për debat në internet, kam debatuar në mënyrë të kulturuar. Kurse burracakëve, si puna jote, që më janë prezantuar vetëm me emër dhe kanë shkelur etikën e komunikimit, unë u kam dhënë dajakun që meritojnë, me të gjitha bateritë e leksikut të Shqipes Sonë Hyjnore. Prandaj mundohu të bëhesh një herë burrë në veten tënde dhe të prezantohesh me emër, mbiemër dhe me vendbanim, se kështu i ka hije shqiptarit. Ndryshe vazhdo ta fitosh debatin, duke u fshehur me pseudonim. Se kur në rubrikën e komenteve prezantohesh vetëm me emër, kjo është njëlloj sikur përdor pseudonim. Dhe mbaje mend këtë aforizëm të një shkrimtari me emër në letërsinë amerikane. Ai është Kormak Makarti (Cormac McCarthy – 1933), i cili ka thënë:
    “Burracaku turret me vrap për t’iu larguar vetvetes dhe fshihet pas një emri, si pseudonim, sepse kështu e ka fare të lehtë të bëjë dredhira ose të kryejë tradhti”.
    Eshref Ymeri
    Feniks, Arizona
    15 dhjetor 2022

    • Shihet qarte qe nuk me keni kuptuar. Kur them soji yt nuk mendoj ne fisin ose rrethin nga e keni prejardhjen ju, por mendoj ne llojin, specjen e atyre qe kane lajthitur dhe mendojne qe Kosova mundet e vetme te ecë para. Pra soji, lloji, specja e juaj mendojne qe Kosova eshte shtet i madh me dhjetera miljona banore, eshte e fuqishme ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht qe nuk ka nevoje per askend, madje as per Ameriken. Do te ishte poshtersi teper e madhe nga une nese une ( pa asnje aresye) do te merrem me fisin tuaj.
      E sa i perket fshehjes apo mosguximit tim qe te dale me identitet te plote, ju keshilloj qe ju te mirreni me thelbin, pra ta shiqoni primaren sepse sekundarja nuk ka shume rendesi.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu