Gani I. Mehmeti
Zeqiri i Hajrizit nga Pakashtica e Podujevës ndahet prej Mulla Ademit dhe e krijon familjen e tij. Nënën e kishte plakë, gruaja e re, fëmijët e vegjël e s’kish kush ia ruan delet. Kujtohet, dhe shkon tek Sherif Kryselica, një plak i urtë, i mençur e shumë punëtor e bëmirës, edhe po i drejtohet:
- O Sherif, ti ashtu edhe ashtu po shkon me gja gjithë ditën…
- Po, – ia kthen Sherifi, ende pa e mbaruar fjalën Zeqiri, që edhe ky ishte një i urtë, punëtor e orator.
- Erdha e thash, ty nuk t’bjen me marrë shtagë tjetër, e masi po shkon me qato gja tuat, a kishe mujt sivjet me m’i marë edhe qato dhetë e mia? – i thot Zeqiri.
- O, Zeqir, une po t’i marrë sivjet, po mos meno se vjetin tjetër do të vijnë punët ma mirë se sivjet! – i thot Sherifi edhe ia mori delet atë vit, por tregonte Zeqiri se vitin tjetër veç më keq i kishin ardhur punët e kurrgjë më mirë.
Edhe këtij Eskobarit, i është tekur në formimin e atij asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke menduar se ata do të bëjnë më mirë! Por, po i them këtu, se, ata do të bëhen edhe më keq, do të kërkojnë ndarjen nga Kosova, se ky është qëllimi i Vuçiqit, ky ka qenë edhe qëllimi i Millosheviqit e është edhe qëllimi i Listës Serbe e formuar dhe e dirigjuar krejt nga Vuçiqi.
Njerëzit nuk afrohen mesvetit duke u larguar e duke u izoluar prej të tjerëve, por vetëm duke u afruar, duke bashkëpunuar, duke bashkëqeverisur e duke u hapur njëri ndaj tjetrit.
Desha vetëm t’i tregojë Eskobarit se e ka gabim, se në këtë mënyrë ata nuk integrohen, por ç’integrohen.
Ndryshe, le të garantojë ai se nuk so të kërkojnë të ndahen nga Kosova.
Gani, cka të them?
Si duket edhe Kosovës nuk po i shkojnë punët më mirë se Zeqirit të Hajrizit.
Pse amerikanët po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës formimin e asociacionit kur dihet se asociacionin e kanë nënshkruar Hashimi (më 2013) dhe Isa (më 2015) në dëm të popullsisë shumicë shqiptare dhe shtetit të Kosovës. Pse amerikanët nuk po kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës kur dihet se ajo (Kushtetuta) i privilegjon 3% të serbëve ndërsa shqiptarët nuk mund të bëjnë një hap para.
Pse amerikanët nuk kërkojnë që edhe shqiptarët në Presheve, Bujan. e Medvegjë që janë më shumë se serbët e Kosovës ti kenë të drejtat sikurse serbët në Kosovë (në shkollim, punë etj).
Gani, të përshëndes dhe të përgëzoj !
sinani, Suedi
Këto që i thuani, janë më se të vërteta, Sinan Kastrati. Por, prisja që nga amerikanët të mbetet në heshtje, të paktën.
Edhe nga unë me përshëndetje e respekt për komentin!