ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Pse Grenell kërkon që Hashim Thaçi të lirohet nga burgu? 

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Sinan Kastrati

Sinan Kastrati, Suedi

Ish udhëheqja jonë ishte e mërzitur sikur të iu kishin mbytur ”gjemitë 1*) në det” 

Vazhdon nga numri i kaluar ”Lesh e li, leshi u bë lëmsh”, Drini.us, 14 Dhjetor 2022 në rubrikat: ”Dossier, Mendime” 

Nga Arkiva ime (4) 

Është e pakuptueshme, ” pakuptueshme”, fjala më e butë, pse Grenell dhe politikanët serb kërkojnë që Hashim Thaçi të lirohet nga qelitë e burgut të Hagës. 

Diplomati Amerikan Richard Grenell për Hashimn flet si për një burrështeti e supermen 

Po, mendoj se është e tmerrshme që të ndalohesh në këtë mënyrë. Nuk e di se çfarë ndodhi me siguri, por ajo që mund të të them është se në atë pikë të negociatave, Thaçi kishte marrë vendime të mira për të vendosur paqen. Ishin vendime të mira, por edhe të ashpra, ishim në rrugën e duhur. Pas më shumë se 20 vjetësh, Gjykata Ndërkombëtare nxori diçka, por momenti kur e bënë ishte skeptik dhe i tmerrshëm. Bota Perëndimore duhet të kthejë sytë pas dhe të thotë: “Diçka nuk po shkon. Dikush është duke luajtur me politikën.” Do të bëja thirrje për çdo përfaqësues perëndimor, qeveri, agjenci për të punuar fort dhe për të nxjerrë Thaçin nga burgu. Është e papranueshme që ta mbash në qeli kaq gjatë, pa akuza të qarta” (Grenell: Perëndimi duhet ta nxjerrë Thaçin nga burgu”, Reporteri, 03/03/2022 | 07:21 

Grenell: Nuk ka akuza për Thaçin, Perëndimi duhet ta nxjerr nga burgu. Gjyqit i vjen era politikë”, (Gazeta Express, 02/03/2022 23:21) 

S’pranova me nda Kosovën, Hashim Thaçi më akuzoi në sy të fëmijëve”, News 24,  August 30, 2022 

“Akademiku amerikan David Phillips ka deklaruar për BIRN që Presidenti Hashim Thaçi i kishte kërkuar atij që të përgatiste një studim që do ta përkrahte shkëmbimin e territoreve në vjeshtën e vitit 2018. 

”Phillips ka folur për BIRN më 7 qershor 2020 rreth dy kërkesave që Thaçi i kishte për të gjatë kohës që po punonte për MPJ-në. “Gjatë vjeshtës së vitit 2018, Hashimi [Thaçi] më kërkoi që të shkruaja një punim ku do të argumentoja që Gjykata Speciale është jolegjitime”, deklaroi ai. “Unë e refuzova këtë kërkesë”. 

Phillips tutje tha që “ai po ashtu më kërkoi që të përgatisja një punim në përkrahje të shkëmbimit të territoreve”. “Unë nuk besoj që ndarja është në interes të Kosovës dhe kurrë nuk do të bëja diçka që nuk është në interes të Kosovës, prandaj e refuzova”. 

Pse po iu lëmë gjeneratave të reja sherrin që na e mbolli Hashim Thaci. Ai deshi ta ndaj Kosovën dhe kjo është katërcipërisht e vërtetë. 

E vërteta tjetër është se Isa Mustafa sa ishte kryetar qeverie, i shkoi pas Hashimit dhe u pajtua për çdo gjë madje edhe për shpenzimet e avokatëve, që është jo e moralshme që të iu paguhën biletat e udhtimit dhe fjetjes për familjarët nëpër hotelet luksoze. Kjo i kushtoi Kosovës më shumë se 14.000.000 milion euro kur popullsia në Kosovë jeton në varfëri dhe pret ndihma nga të afërmit në Mërgatë e ata, në vend të jorganit, mund të mbulohën me euro. 

Këto duhët të ndalohën nga kjo qeveri dhe ky kuvend, mos të paguhët asnjë metelik për Hashimin, Jakupin, Kadriun, Rexhep Selimin dhe të tjerët. Ata, kanë pasuri dhe vetëm atherë kur ta shesin pasurinë (që shihët me sy e preket me dorë) shtepitë, tokën e paret nga bankat, aëtherë shteti i Kosovës, duhët ti paguaj nga 1 avokatë (jo nga 4). 

Jo Grenelli, por Hashim Thaçi është varrmihësi i Kosovës” 

Lajm.co,  11/04/2020 (Shkruan: Xhafer Shatri) 

 1*) GJEMI f. 

Anije; barkë e madhe me vela. Vinin gjemitë me ushtarë (me mall). 

* Rri sikur i janë mbytur gjemitë rri shumë i brengosur e i zymtë. 

Nga Arkiva ime, opinione të publikuara më herët në Bota Sot 

Çlirimtarët” që po vrasin Kosovën 

SINAN KASTRATI, Bota Sot, 13 JANAR 2018 NË ORA: 11:10 

https://www.botasot.info/opinione/819386/clirimtaret-qe-po-vrasin-kosoven/ 

 

Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli 

Edhe pse e vjedha këtë titull nga një gazetar i njohur shqiptar, Mero Baze, u sjella e u pshtjella nuk gjeta shprehje më të mirë se sa kjo dhe hiç s`po ja ndërroj vendin. 

Megjithate, unë u bana burrë e kallxova drejt nga kush e mora ndërsa profesorët e fakulteteve (disa po kopjojnë librat e gazetat e huaja e po bëhen alamet shkenctarë) e politikanët, po na vjedhin edhe të ardhmen e fëmijëv tanë e nuk po kallxojnë, derisa “po zihen me kapresh për dore” se tjetër nuk kanë çka marrin veç ne marrshin “sugjukin” e langojëve e zagarëve. 

Disa herë jam kritikuar nga disa kalemgjinj pse po e futi fjalën ”çlirimtarë”, “çlirim”, “luftë”, ”konflikt”,“hero”, “veteran”, ”viktimë” etj. në thonjëza kur kam folur e shkruajtur për “luftën” e fundit, 1998, 1999. 

Po si ta quaj ndryshe kur për ata që flas e shkruaj, jo ushtarët e thjeshtë dhe kurrsesi për Familjen e Mixhës Shaban, djemëve, Hamzës e Ademit dhe shumë të tjerëve që e ujitën tokën e Kosovës me gjak e shkuan me nder, por për të ashtuaquajturit kamandantë e shtabin e tyre të Rognerit. Këta kanë luftuar në thonjëza. 

A s`është kështu? 

A ka thënë Hashim Thaqi, “kam qenë larg frontit të luftës” dhe kam “luftua”.  Pra, jashtë dhe mjeteve të informimit të huaja, u flet ndryshe kurse brenda flet ndryshe. 

Deri kur do ti mshef Hashimi këmbët e gjarpërit? 

-Deri në ditën e Sulltan Nevruzit? 

Diçka më i “kujdeshëm” është Kadri Veseli edhe pse edhe ai ka fillua ta humb durimin duke iu thënë deputetëve “Ma hangshi … “, “Kam me ju rras SHIK” etj. 

Parfullat “Me Ramushin kryeministër”!, “Ramush jep dorëheqje”! 

Ajo që e karakterizoj javën që e po e lëmë pas ishte pikërisht një emision në TV-Klan-it të Baton Haxhiut me një të burgosur, Shkumbin Mehmeti. Është shumë interesant se pse bash tash kur kemi shumë “varrë të pambyllura”, siq është demarkacioni, pastaj gjykata speciale, asociacioni i komunave serbe, na del edhe kjo “e papritur”. Si duket Kosovën duan ta bëjnë me shtatë varrë, si Gjergj Elez Alinë. 

Që të mos ndalem te “Shkumbini”, sepse ai thot ato që fliteshin “vesh më vesh” në popull për të vrarët dhe porositësit e vrasësve, si vëllezërit Haradinaj (Ramushin e Dautin), vëllezërit Kelmendi (Ibrahimin e Qerimin) dhe të vrarët, Tahir Zemajn, Sebahate Tolajn, Enver Malokun etj. në asnjë vend nuk i përmend Hashimin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Rexhep e Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Sokol Bashotën, Sabit Gecin, Fatmir Limën … sikur don ti “amnistoj” ata që dorën në zemër janë si janë si “Sheh Miza”, pa asnjë “shibel”. 

Një tjetër “muhalife” që e lexova në shtypin tonë ishte edhe Donika Kada-Bujupi, deputetja më zhurmaxhi e cila kërkon dorëheqjen e Ramush Haradinajt. 

Kjo Donika, e cila s`ka kurrfar morali në politikë, bashkë me disa të tjera, Ganja, Gaxherri etj. ishte më e zëshmja viteve të fundit me parullën: Me Ramushin kryeministër”! 

Tash, Donika, stafetën ia ka dorëzua Time Kadrisë. 

Dua ta përshëndes edhe “shokun Albin” me “Grusht”! 

Kur është në pyetje, vendi i kryetarit të një partie apo në një institucion, as “vetëvendosje” nuk ndryshon nga partitë tjera. Edhe Albini është një produkt i dalë nga mbeturinar sllavo-komuniste dhe partia apo “lëvizja” qysh kanë qef ata me i thënë, nuk dallon nga partitë ekstreme të majta dhe shumë të rrezikshme. 

Për një “m…t” të një gruaje nga Vushtrria, Vetëvendosje don me u nda ne dy apo tre grupe dhe ate, vetëm “sebepi” i një “muti”. 

Çka do të ndodhte sikur në Vetëvendosje të kishte ndodhur sikur në pdk-në e Hashim Thaçit? Ata kanë luajtur K… edhe me amerikanët dhe janë mirë boll. Kudo janë ata, si hithat. 

Të gjithë menduam se kur u zgjodh Visari, “vizionari”, Albini tregoj se aty ka “demokraci”, ani pse s`kish kundërkandidat. 

Edhe kjo ndodh në Kosovë. Në Rusi pritet që Putini të rikandidohet për president të Rusisë sepse ia lejon kushtetuta ruse. Sa herë ti teket e ndryshon nga një “nen”. 

Në Kosovë në kohën e Titos, më kujtohet një shprehje, për “Sugjukin e Prizrenit”, “Ndrroja emrin e ngritja çmimn”, përdorej për ndonjë sugjuk të ndonjë qyteti tjetër që nuk shitej. E sugjuki i Prizrenit, shitej si krypa. 

“Me epshin e tyre kanë helmuar ujin e shenjtë dhe kur ëndrrat e tyre të ndyra i quajtën gëzim, edhe fjalët i helmuan.” 

Ja kështu Sokrati i cili kishte ndjekur disa mësime të shkurtra, të sofistëve të asaj kohe, kishte kapur ajrin e rrallë që ishte në një lartësi të pa përshtatshëm për të, ishte ajër i rrallë i cili ia helmoj mushkëritë e tij. Dhe helmi i tij u përhap përmes të folurit, në mes të Athinës, në Agora. Nietzsche me sy shqiponje e pa këtë helmim dhe gjeti mënyrën se si t’i shmangej këtij helmimi: 

“Jeta është burim gëzimi; por, atje ku pinë plebenjtë, i helmojnë të gjitha puset.” 

Edhe ne shqiptarët kemi pasur sofistë 1*), Marin Barletin (apo Bardhecin” e Marin Becikemin …. ) 

Çka do të ndodh javëve të ardhshme në Kosovë? 

Edhe për këtë do të dëgjojmë ndonjë “aforizmë” nga kush tjetër, pos Ramushit, “Veç mu tek, mi ja rrit rrogën vetit (shën. i aut.). 

Ishalla nuk i l`shon Zoti se politikanët tanë, qysh e kanë marrë me yrysh, edhe ajrin kanë me na ndalur e kajmet ka me u ba.  

1*) SOFIST m. 

  1. hist. Emërtim i një grupi dijetarësh në Greqinë e lashtë, mësues të filozofisë e të gojëtarisë, që dalloheshin për arsyetimet e holla, të mbështetura në logjikën formale, por që më pas braktisën çdo parim dhe përpiqeshin me mënyra të rreme të mbronin ose të rrëzonin njësoj si të vërtetën e të drejtën, ashtu edhe të shtrembrën. Sofistët grekë të shekujve IV-V para erës së re.
  2. keq. Ai që përdor sofizmat për ta paraqitur si të vërtetë diçka që duket qartë se është e rreme. Arsyetime prej sofisti.

SOFISTIK mb. 

Që mbështetet në sofizma, që përpiqet ta paraqitë si të vërtetë diçka të rreme. 

Arsyetime sofistike. 

SOFISTIKË f. 

Përdorimi i sofizmave në një arsyetim për ta paraqitur si të drejtë dhe të vërtetë diçka që është e gabuar dhe e gënjeshtërt në thelb; tërësia e arsyetimeve që përdoren për këtë qëllim. Zëvendësimi i dialektikës me sofistikën. 

Kur “presidenti” rren e shpif 

SINAN KASTRATI, Bota Sot, 20 TETOR 2018 NË ORA: 12:45 

https://www.botasot.info/opinione/967874/kur-presidenti-rren-e-shpif/ 

Kuvendi në gjumë e qeveria po flen!  

Pra kishte një liri të fjalës e të shtypit, më shumë se sa sot me Hashimin e … Ramushin. 

Në vitet 1970, deri më 1981, shtypi, RTP, Radio e Televizioni në Kosovë ishin deri diku të lirë, krahasur me vitet e mëparshme. Rilindja, si e vetmja gazetë e përditshme në Kosovë ishte e bollëkshme, e pasur me rubrika nga Kosova, Ballkani e Bota. Në faqet e saj mund të gjeje shkrime nga më të ndryshmet. Më të lexeshmet ishin ato tema që na vinin nga Shqipëria. Po kush nuk dinte për I. Kadarenë, D. Agollin e Fatos Arapin? Kjo ishte treshja e gjeneratës më të frytshme pas asaj plejade që tash “plakeshin”, gjenerata në mes të dy luftërave (Luftës së Parë dhe të Dytë botërore), Fan Nolit, L. Poeadecit e Migjenit), dhe të Shuteriqit, Sh. Musarajt. V. Kokonës, Dh. Xhuvanit, S. Spasse etj. 

Rilindja shkruante e nuk ndalej edhe për ata që vinin pas Agolliti, Arapit e Kadaresë, treshja tjetër me Xhevahir Spahiun, Skender Bucpapajn e Hamit Alinë (unë do të shtoja edhe Zija Celën, Sylejman Krasniqin, Agim Gjakovën, Adem Istrefin etj). 

Pra kishte një liri të fjalës e të shtypit, më shumë se sa sot me Hashimin e … Ramushin. 

Ishte e ndaluar të flisje e të shkruaje kundër Titos, Socializmit Vetåeqeverisës e Politikës së Mosinkuadrimit. Këto ishin tri tema të ndaluara. 

Rilindja, shpesh shkruante edhe për tema “Tabu” që në Shqipërinë socialiste as që guxonin me i përmend, si emrat e tribunëve, atdhetarëve që kishin dhënë kontribut në fushën e dijeve të ndryshme si në arsim e kulturë, letërsi e art por edhe në fushat tjera.   

Ndërsa shtypi i Tiranës sidomos gazeta e përditshme që ishte organ i PPSH-së, “Zëri i popullit”, jo vetëm që nuk “flisnin” por edhe kur flisnin, sikur e harronin kontributin e shiptarëve të Kosovës për ATDHEUN, për luftën për çlirim kombëtarë, letërsinë e kulturën që ishte krijua në Kosovë në vitet më të vështira, me Esad Mekulin e më vonë edhe me Hivzi Sylejmanin, Mark Krasniqi, Anton Çettën etj. 

Është për të ardhur keq por në Historinë e Letërsisë të botuar në Tiranën që edhe ne në Kosovë e përdornim si tekst të domosdoshëm, nuk kishte asnjë poet e studjues nga Kosova. Po përmendi një rast, Rexhep Qosja e kishte “ngjallur” A. S. Drenovën- Asdrenin dhe nuk kishin thënë as edhe një fjalë se jo më Gjergj Fishtën apo Mithat Frashërin që përvec që ndillnin vrerë kundër tyre, tjetër nuk dëgjohej e shkruhej. Ata madje edhe Nexhmije Pagarushën e Ismet Pejën i quanin me emra ofendues, si “Nexhmije Magarica e Ismet Pela”. 

Në pjesën e parë të Historisë së Letërsisë Shqipe, Folklori shqiptar, nuk kishte asnjë këngëtarë shqiptarë nga Kosova që nuk ishin të panjohur edhe për elitën shqiptare, sidomos studjuesit, si Zihni Sako, Qemal Haxhihasani etj. E Ata ishin Salih Bajram e Feriz Ramadan Krasniqi nga Vll. Drenofci i Malishevës, Tahit Drenica e Hashim Shala, Dervish Shaqa e Bajrush Doda e shumë e shumë të tjerë, që sipas vetë këngëtarëve, thuhet se dinin deri në 500 këngë (Salihi e Ferizi). 

Kjo “mund” të arsyetohet me kohën si në Shqiperinë Socialishte që më tepër interesohet për “Internacionalizmin proletar” dhe Jugosllavinë “Vetëqeverisëse” e te “Painkuadruar”. 

Po sot, qysh jemi? 

Kjo është më e dhimshme sepse Hashimi do të deklaronte vetë se nëse do vinte në pushtet, do ta merrte modelin e Shqipërisë, si pushtetin më të mirë. Fjala ishte për Fatos Nanon dhe veglat e tija, sistemin ish komunist dhe partinë socialiste. 

Po rren, po rren, po shpif 

Kështu tha disa herë “presidenti” i Kosovës disa herë në Rubikon të KTV-së që është programi mjaft i shikuar. 

Hashimi, nuk është se nuk i kuptonte pyetjet por nuk e lente moderatorin që ti bëjë pyetje, si ajo për Gjergj Dedajn e sigurisht edhe të tjera të ngjashme. 

Po të ndodhte kjo me një shtet normal, ai do të largohej vetë ose do ta largonin. Në Kosovë kjo nuk ndodh sepse të gjitha organet vendimnarrëse janë kapur nga “(pu)shteti”, pra nga Hashimi, që të kuptohet më mirë: Gjykatat, edhe ajo “kushtetuese”, prokuroria e policia janë politike, çka nuk duhej të ishin përndryshe si ka mundësi që “i pari i shtetit” e “shkel” kushtetutën me të dy këmbët dhe askush nuk reagon? 

Raste të tilla ka sa të duash sa tash edhe sikur të shkruhet e verteta ose jo, Hashimi vazhdon ecjen e tij nëpër “oazë”, pa therrë në këmbë. 

Prokuroria e Kosovës është dashur të ngris aktpadi kundër Hashim Thaqit. Ai edhe dy nga më të “afërmit”, Gjergj Dedajn e Veli Bytyqin, i ka “ndalua” në Qirez të Drenicës. Fjala “ndalua” është fjalë “e re”, në vend të fjalës “arrestua”, “burgos”, “heqje lirie” etj (shen. i autorit) 1*) .  

Në shkrimet e mia të mëhershme unë kam shkruajt për Hashim Thaqin dhe për disa nga viktimat e Hashimit. I kam shkruajt edhe “prokuror” Millakut. Asgjë nuk kam thënë më tepër se sa ajo që mu ka thënë për Hashimin. E ajo është e vërtetë. Edhe Serbia e ka lidhur Sllobodan Millosheviqin dhe të lidhur e ka dërgua në Hagë. 

E tash po shtoj edhe këte se Hashimi është personi numër 1 që I ka kërcnua që nga Presidenti Ibrahim Rugova e Kolonel Ahmet Krasniqi e deri te deputetë, kryetarë e aktivistë të LDK-së nëpër komuna. 

E keqja tjetër është se partia “demokratike” e përkrah Hashimin ani pse kishte mjaft e bile më tepër se sa duhet skandale, të njohura tashmë edhe si “Pronto”.   

A janë të mjaftueshme për prokurinë “e shtetit” që të kërkoj arrestimin e Hashimit për të gjitha keto që “fliten” e shkruhen për Hashimin? Kur një kryetar shteti dhe një kryeqeveritar akuzohen për vrasje, keqtrajtime, kërcnime e vjedhje (Hajni). Ata jo vetëm që nuk largohen nga skena politike e shoqërore por as falje nuk kerkojnë. 

Rasti më I freskët për mua është ai i Vafsije Krasniqit që Hashimi e “dekoroj”,  “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi sot Vasfije Krasniqi – Goodman, kosovaren e cila përjetoi përdhunimin nga forcat serbe në prill të vitit 1999 dhe pak ditë më parë doli të flasë publikisht për të.” 

Vafsija, nuk është dashur të pranoj një “dekoratë” të tillë por është dashur të kërkoj me ngulm që Hashimi ta kishte vënë në “rend të ditës” kur i ka pranua bisedat “teknike” me Serbinë, si kusht me qenë edhe “Të dhunuarat, të pagjeturit, dëmet e luftës dhe … një kërkim falje”. 

Me këto nuk përfundojnë të këqijat e Kosovës, me Hashimin. Ai vazhdon me “Korrigjimin” e tij që është bërë hit. Vec Linda Morina ende nuk i ka këndua kësaj iniciative. “Thaçi: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, nuk ka nënkuptuar ndarjen e Kosovës” apo “Thaçi: Korrigjimi i kufirit i jep fund konfliktit të gjatë me Serbinë”. 

Kur të bân shelgji rrush e geli voe, Lugina i bashkangjitet Kosovës. 

Për këto aq shumë është folur sa më vjen keq për popullatën e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit. Nëse ata I besojnë Hashimit, çka nuk besoj atherë unë po iu them atyre se gjelat kanë me iu bërë ve (voe). 

1*) Në fjalor, e gjeta fjalën NDALUAR mb. “Që nuk lejohet të përdoret a të shfrytëzohet (zakonisht me urdhër a me ligj); që nuk lejohet të bëhet. Libër i ndaluar. Zonë e ndaluar për kullotje. Me udhë (me rrugë) të ndaluar. Me mjete të ndaluara. Bashkëjetesë e ndaluar. drejt. Është e ndaluar. 

Mollë e ndaluar shih te MOLL/Ë,~A. 

Shih edhe: ndal ndalues ndalk ndalë ndarë ndalimqarkullim ndaras ndalem”. 

Ramush, prej nga je ti? 

SINAN KASTRATI, Bota Sot, 16 DHJETOR 2017 NË ORA: 07:41    

https://www.botasot.info/opinione/805276/ramush-prej-nga-je-ti/ 

Ramush Haradinaj: LDK i la pa kurrgjë fëmijët e Presidentit Rugova 

Ia punësojnë dhëndrrin (Ramushit e Dautit) pa i pyetur, aq sa s’ta bën hesap kush për kryeministër. 

Kështu e ka kur s`të pyet askush, edhe nëse je ”zot shtëpie”. 

Ramush Haradinajt, i vjen mirë që të gjitha partitë janë bashkuar për të ndryshuar qeverisjen e keqe të LDK-së në Istog e i vjen keq që Isa Mustafa i ka lënë pa asgjë fëmijët e Presidentit Rugova. Ai nuk ndalet duke iu qajt ”hallin” fëmijëve të ish presidentit Ibrahim Rugova. 

”Shikoni si ia kanë punët fëmijët e presidentit, a u kanë mirë me lanë djalin pa kurrgjë, pa send; për vete nuk janë pa kurrgjë”. 

Merre me mend kryeministri ”i jonë”, nuk kujdeset as për familjarët e vetë, sepse hallin e ka se si ta ndihmon popullin e t’i rehatojë të tjerët. 

Ramushi as që e ka ditur se burrin e motrës ia kanë marrë në punë. Ai për ketë kishte marrë vesh nga mjetet e informimit (?). 

Ramush, a ta merr mendja se të beson kush për këto që t’i po thua për dhëndrrin dhe Ukën, djalin e Ibrahim Rugovës?   

Pse ti Ramush pse nuk e more Ukën si zëvendës kryeministër sikurse që e more Dardan Gashin? As Dardani nuk i marrë votat e as nuk ka qenë ”i angazhuar” në asnjë parti politike qysh se kur e kanë lënë ”Listën”. Edhe ashtu nuk ishte bërë kiameti pse ish shtu ”edhe ni lugë”, s`ish marrë vesh për në njeri ”s`i ke, si s`ke”. 

Po Teuta Rugova ku është Ramush?  A nuk është ajo motra e Ukës? Teuta, deputetja “e LDK-së” që këto 100 ditët e tua si kryeministër, s´e pam asnjëherë në Kuvend. 

Për Mendimin nuk dua me folur as edhe një fjalë. Ai i ngrati veç pakëz ishte si zëvendës ministër në qeverinë e Mustafës. 

Ramush, shty me brryla e punëso sa të mundesh se njëherë të vjen “vera kah dera”. 

Fëmijët e Ibrahim Rugovës, Uka e Teuta kanë me mbetë gjithmonë fëmijë e ti merri për dore, bashkë me dhëndërrin tënd e me Dardanin ”theju qafën” në ndonjë vend në qeveri, Kuvend apo dikund tjetër. Mos ”e harro” Astritin e Nexhat Dacin, gjeju edhe atyre ndonjë punë! 

Je i vetmi kryeministër që nga Hashimi, Bajram Rexhepi e prapë Hashimi e Isa që më së shumti je ”kujdesur” për ”fëmijë” dhe familjen e Ibrahim Rugovës. 

Këso kryemintër i duhet Kosovës që mendon edhe për të tjerët, për ”fëmijë jetima”, pa shtëpi e kulm mbi kokë e familje skamnorësh. Në fund të fundit nëse edhe kryeministri nuk interesohet me i ndihmuar këto shtresa të popullsisë, kush duhët tjetër? 

Punët tjera i ke ba fet, veç merru me punë t`huaja. Të kuptoj se ke dhënë shumë premtime e ke folur shumë fjalë të mëdha për demarkacionin, për vizat e për ushtrinë, por mars meseci vjen sa hora që t’i iu premtove ”myhybit” tënd se edhe para Marsit 2018 Kosova do ushtrinë ”FARK-un”, pardon, FAK-un e vizat. 

Para teje, disa vjet më parë, Hashimi i ka thënë të njëjtat fjalë. Ai ka shkuar edhe më ”larg”, deri te ”Molla e kuqe” duke thënë se nëse nuk bëhemi me ushtri deri në fund të vitit 2017, kam me dhënë dorëheqje. 

Vallahi Ramush, kur është puna te dorëheqja, këtu ti e Hashimi ”i hani fjalët”. 

Ti së pakut nuk the si artaku yt, Hashimi. Mirë ke thënë edhe ti e ai se ndoshta edhe ti bëhesh kryetar, pas Hashimit, hiç s`i dihet. Po nuk ke faj se karriga e kryeministrit dhe e kryetarit është e butë dhe mban ”burrat ” deri 300 okë. 

Ramush prej nga je ti s`e harrova e ku po jetojmë ne? 

 Malmö, 15 dhjetor 2022    

sinan.kastrati@hotmail.com  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu