Ahmet Asani, aktivist i çështjes kombëtare, Zvicër
_________
(pjesë nga libri në shkrim)
▪︎ Në ketë botë pothuajse gjithçka nuk është ashtu siç duket! Jemi dëshmitarë që shumë gjëra te cilat i kemi mësuar në shkolla e universitete, rezultojnë të jenë të gabuara apo edhe me e keqja të jenë gënjeshtra!
▪︎ Mendoj që në jetë gjëja me e rëndësishme është si ta dallojmë të mirën nga e keqja, të vërtetën nga gënjeshtra dhe të dobishmen nga e padobishmja!
▪︎ Në librat e ndryshëm kam lexuar për ligje të ndryshme të universit, por këtu do t’i rendisja vetëm disa për të cilat mendoj se janë ligje të rëndësishme për njeriun:
1. Ligji i parë thotë se në natyrë gjithçka është logjike! Edhe gjerat që nuk na duken logjike ato janë logjike, sepse po t’mos ishte natyra logjike, ajo nuk do t’mund të ekzistonte!
2. Ligji i dytë thotë se çdo veprim ka një pasojë apo reagim – çdo efekt ka shkakun e vet dhe se në gjitha rastet shkaku është në shumës, pra gjithmonë kemi të bëjmë jo me një por me disa shkaqe!
3. Ligji i tretë thotë se çdo qenie, qoftë bimë, kafshë apo njeri, gjithmonë për të mbijetuar zgjedh rrugën më oportuniste të mundshme!
4. Ligji i katërt ka të bëjë me sëmundjet dhe thotë: se a do të shërohet apo jo një njeri i sëmurë, kjo varet nga ajo se a jemi të koncentruar te zgjidhja e problemit (shkaqet e s’mundjes) apo vetëm merremi me pasojat e problemit (simptomat)!
5. Ligji i pestë thotë se rezonanca është ajo që prodhon energji në univers dhe si të tillë rezonancën mund ta quajmë dashuri – jetë!
6. Ligji i gjashtë thotë se jeta është pasojë e rrjedhës së energjisë në trupin tonë – kur energjia pushon së rrjedhuri jeta zhduket!
7. Ligji i shtatë thotë se presioni është forcë e shkatërrimit, kurse tërheqja është forcë e rritjes!
—–
▪︎ Mjerisht njerëzit tanë janë mësuar vetëm të besojnë dhe asnjëherë të dyshojnë dhe përdorin logjikën për t’i shpjeguar ato çfarë thonë apo predikojnë të tjerët! Dhe kur ndodhin gjera të padëshirueshme njerëzit vetëm ankohen dhe duke u ankuar vetëm sa bëhen pjesë e problemit.
▪︎ Vetëm kur të fillojmë t’i kuptojmë dhe zbatojmë këto dhe shumë ligje tjera të universit, mund të vërejmë rritje të ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, mund të verejme ndryshimin e fokusit tonë në raport me mjedisin, një tendencë për të bërë ndryshime për një jetë më të mirë!
▪︎ Nga momenti kur njeriu e përdor logjiken kalon nga viktima e cila vetëm ankohet, ne veprues i cili vepron e punon për ta ndryshuar jetën e vet dhe të pasardhësve të tij!