Prof. Fadil Bytyçi , Prizren
Pikrisht në ditën kur Gjykata Speciale në Hagë dënon çlirimtarin Sali Mustafa me një dënim drakonik,si për koinçidencë në Muzeun e Qytetit në Therandë, është hapur ekspozita e fotografive “Semetishti i një viti pas” nga kuratorja Valentina Krasniqi e cila me një përkushtim dhe dashuri të madhe, ofron pamjet e njërit nga më shumë se 700 fshatrave dhe qyteteve të Kosovës, banoret e të cilit përpiqëshin ta rikthejnë jeten normale pas shkatrrimeve në sitilin “Toka e Djegur” që lan pas barbaret serbe. Kjo ekspozitë të rikthen emocionet e dhembjes e kranarisë sepse reflekton përpjekjen e njerëzve për të vazhduar jetën mbi gërmadhat që la pas lufta për lirinë e Kosovës.
Autorja dhe kuratorja e kësaj ekspozite, e reja Valentina Krasniqi në fjalën e saj të hapjes tha se “kjo ekspozitë përmbanë fotografi të banorve të fshatit Semetisht të cilët janë fotografuar në periudhen e pasluftës në Kosovë respektivisht në veren e viti 2000 ku gjurmët e shkatrrimit të fshatit ishin ende shumë të dukshme”. Ajo duke shpalosur idenë për realizimin e kësaj ekspozite tha se kishte një qëllim që të sjellë në rikujtesë të kaluaren e cila kurr nuk duhet harruar.”Edhe pse unë jam lindur pas luftës, në vazhdimësi kam qenë e informuar përmes rrëfimëve të prindërve dhe të tjerëve për këtë luftë dhe kjo ka bërë që të më nxitet kërshëria për të mbledhur fakte dhe për ti sjell ato përmes fotografive” u shpreh Krasniqi. Në bashkpunim me Ora Bytyçin e cila i kishte ruajtur këto fotografi, Valentina solli imazhe që përmes tyre ka prezentuar përpjekjen e popullit tonë që nga hiri të ngritët dhe të ndërtoj të ardhëmen e vet.
Shkolla e semetishtit 2000
Fotot e realizuara në vitin 2000 nga një grup vullnetaresh amerikan të studios së shkollës “Lifetouch Inc” paraqesin kthimin e banorve të Semetishtit pas dëbimit nga shtëpitë e tyre , dëbim ky që krynë më dhunë forcat ushtarake e policore serbe gjat luftës në Kosovë .Në to vërhen emocionet e gëzimit, (ndonëse gjithçka ishte kthyer në rrënojë), të fëmijëve,pleqëve,plakave, grave e vajzave, burrave e djemëve të rinjë që përballë dhembjes reflektojnë optimizmin për një jetë të re në liri. Ajo që të bënë të ndjesh dhembje më së shumti është fotoja ku paraqet shkollën e fshatit të djegur tërsisht dhe fëmijtë që sillen rreth saj duke shprehur emocionet e tyre të dhembjes për shkollën që nuk ishte më. Shkatërrimet dhe vrasjet e mijërave shqiptarëve në Kosovë nga forcat shtetrore të Serbisë,bashkësia ndërkombëtare sikur i injoron për të ju kthyer satanzimit të UÇK dhe eksponenteve kryesor të saj,siq ndodhi dje me dënimin e Sali Mustafes në Hagë,prandaj kjo ekspozit sot ishte një prelud për ndërgjegjejen e faktorve ndërkombëtarë se viktima ishim në e jo agresori.
Semetisht, 2000
Autorja dhe kuratorja e kësaj ekspozite,Valentina Krasniqi është profesioniste e antroplogjisë kulturore e diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe është një nga emrat e të rejave që premton shumë në fushen e vet profesionale.