ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Gjithëçka u kthya në vendin e vet, përpos kohës e viteve të humbura dhe dhunës psikologjike të shkaktuar që nuk shlyhen

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Lule Alidema, psikologe klinike, Prishtinë
___________
* Një shembull i një gruaje që jetoi me një bashkëshort me xhelozi patologjike
(Ishte para pak viteve kur zonja erdhi të më takoj për herë të parë, dhe po i përshkruaj pjesërisht ato sjellje që ishin dhe janë më të përsëritshme te ky çrregullim (zaten natyra e çrregullimit jep sjellje afërsisht me të njejtën sjellje për shumicën e rasteve).
Rrëfimi i klientes
Jam grua e martuar … vjeçe.
Kam mbaruar studimet me notë mesatare të lartë, por meqë u njohtova me burrin tim vendosëm të martoheshim me premtimin nga ana e tij që do të më përkrahë ti vazhdoj edhe nivelet tjera të studimeve Akademike.
Dhe tani, edhe pas …. vite vazhdoj ta vuaj shumë këtë pjesë, më mbetën peng studimet, meqë isha studente e dalluar dhe kushdo që më njohu si vajzë kishin pritshmëri të mëdha për mua, se një ditë do të jam një profesioniste e denjë, meqë isha femër e zgjuar dhe e edukuar mirë.
Por, ja që nga martesa ime jeta më ndryshoi komplet, humbën premtimet dhe ndodhi e kundërta ngaqë ishin ëndrrat e mia për jetën.
Ngela shtatëzënë, u bëra disa herë nënë e ndër vite nga një intelektuale e mirëfillët u shndrrova në një amvise, në një analfabete saqë ky ndryshim më humbi komplet vetbesimin aq sa po besoj se më nuk di as shkrim e as lexim.
Bashkëshorti im nuk është njeri i keq, është i arsimuar, i familjes mirë dhe nuk mund ta mohoj sepse kushtet brenda shtëpisë i kam shumë të mira, ushqim, veshmbathje etj. por sjellja e tij ndaj meje po më shkatërron.
Jam nënë e mirë, grua tepër e kujdesshme, por pavarësisht gjitha të mirave që posedoj dhe qëndrimit tim gjatë gjithë jetës martesore brenda katër mureve të shtëpisë, unë nuk kam ende qetësi shpirtërore nga bashkëshorti im, dhe veçse problemi po thellohet.
Ai përgjatë gjithë këtyre viteteve, çdo mëngjes zgjohet herët dhe gjitha punët çka kanë të bëjnë me jashtë pragut të shtëpisë duke filluar nga mbeturinat në koshin brenda oborrit, blerje të bukës e deri te detajet më të vogëla i bën ai vet.
Fillimisht nuk e kuptoja se përse po i bënte dhe mendoja se dëshiron të më ndihmoj, mbase dhe më dhimbsej, duke qenë unë në shtëpi ai të merrej edhe me këto gjëra, disi ndjeja sikur ishte e tepërt, meqë kishte punën goxha me përgjegjësi.
Ai në një formë po e dhunonte e po e dhunon tutje veten, që sapo zgjohet nga gjumi i fillojnë torturat, nga mëngjesi për ti kryer gjitha ato punë vetëm e vetëm që mos të kam arsye që unë të dal as në oborrin e shtëpisë.
Preokupim i tij në punët jashtë shtëpisë me vite ishin dhe janë fqinjët, dmth dyshimet e tija që në mos përsa ai është në punë unë do të kam kontakte apo lidhje me ata (gjë që as fjalë nuk bëhet).
Filloi dyshimi im të rritet me të madhe dhe disi nuk po gjej zgjidhje ta ndihmoj.
Provoj çmos të mirë ta liroj nga kjo gjendje e tmerrshme por pa sukses.
Ajo që po më bindë dhe më tej se ka diçka që nuk ishte e as është në rregull me të, ishte një ditë vikendi, ditë e diel kur sapo zgjohemi ai vrapon ti mbyllë gjithë dritaret me parmakë (rolete) me dyshimin se fqinjët mund të më shohin.
Më blenë vet fustanet dhe nuk më lejon as ti veshë, sepse i sheh si mundësi më e lehtë për keqpërdorime.
Më bleu veturën por askund nuk më lejon të dal, as ti dërgoj fëmijët në shkollë, as obligime tjera rreth fëmijëve etj, disi gjithëkah dhe secilën punë përpiqet ta bëj vet, dhe gjithmonë nxjerrë një pengesë ose arsye për të ma penguar çdo lëvizje timen.
Përsa është në punë, as aty nuk gjen rehati, çdo orë më thërret në telefon, dhe sapo hapë telefonin ai njëherë vetëm dëgjon në heshtje me dyshimin në mos po dëgjohet ndonjë zë burri apo në mos nuk jam në shtëpi.
Përmes telefonit përpiqet ta vëzhgon gjithë ambientin ku jam dhe çfarë bëj.
Më ka izoluar nga gjitha anët!
Për takime me shoqe nuk bëhet fjalë, por edhe deri te vizitat në familjen time.
Gjitha femrat i konsideron si të përdala, sapo filloj ti tregoj për ndonjë shoqe apo familjare ai menjëherë i jep kahje tjetër, direkt e supozon se bëhet fjalë për femër të pamoralshme dhe thotë “hiqu saj se me siguri e tradhëton burrin e vet”.
Gjitha femrat i sheh si të pamoralshme!
Dalim tepër rrallë, dhe poqëse ndodhë të dalim, dalim vetëm me ndonjë arsye feste familjare kur obligohemi, por prapë dhe aty nuk ndihet rehat.
Dyshon dhe në familjarët e tij në mos më shikojnë ata mua, dhe përsa rrijmë në lokal/festë ai nuk ka aspak koncentrimin te ndeja e as te unë, por në vazhdimësi e vëzhgon rrethin, e përcjellë çdo sjellje të njerëzve që janë ulur me ne dhe ata tjerët që janë në lokal.
Kështu mes lloj lloj provokimi traumatizues kaluan …. vite, e vuajtja ime veçse po rritet krahas rritjes së çrregullimit të burrit tim.
Një mendje më thotë: arsyetoje, ndoshta sillet kështu sepse më do tepër, shkaku fizikut tim, meqë isha dhe jam femër e pranuar, edhe pse nuk jam nga ato që bëra apo bëj diçka pas “shpinës” së tij në asnjë mënyrë, nuk ka as edhe një provokim të vetëm as të kaluarës as tashmes sime që sadopak ta arsyetoj.
Një mendje tjetër më thotë ke mëshirë sepse nuk është mirë me mendjen, por në anën tjetër ai po më shkatërron jetën, ma shkatërroi rininë time, po e shkatërron veten e çfarë është më e keqja edhe fëmijët po i traumatizon.
Me një fjalë gjithë familja po e vuajmë problemin e tij.
Jetojmë por jemi pa jetë brenda shtëpisë, gjithmonë në pritje të më së keqes!
Theksoj; Pas trajtimit, familjes ju kthya harmonia familjare.
Sot jetojnë shumë mirë, janë falemnderues ndaj meje që ju ndihmova të sqarohen dhe zotriun që e trajtova mrekullisht, vetëmse tash zotriu e vuan se përse nuk u trajtua me kohë, e vitet e arta ja vodhi çrregullimi.
Pas trajtimit gjithëçka u kthya në vendin e vet përpos kohës/ viteve të humbura dhe dhunës psikologjike të shkaktuar që nuk shlyhen.
Zonja mirëkuptoi, arsyetoi sëmundjen e zotriut dhe jeta e tyre ju kthya normalitetit.
Më 15.12.2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu