Ibrahim Kelmendi, shkrimtar dhe aktivist i çështjes kombëtare, Gjermani
_________
Ne qytetarëve edhe mund që na lejohen këso prononcimesh, si të KM Kurti, meqë nuk kemi mundësi të dimë nëse gjykimi ndaj Salih Mustafës ishte ligjor, repsketivisht i drejt.
Është apo nuk është ligjor, kryeministrit të shtetit nuk i takon të broçkullis në këtë mënyrë. Këshilltari për çështje juridike i kryeministrit do të duhej ta dinte nëse Salih Mustafa është dënuar duke u bazuar në dëshmi të rrejshme e prova të sajuara. Nëse hetuesia dhe ZPS-ja e kanë argumentuar aktakuzën dhe kolegji i gjyqtarëve është bind në vërtetësi të tyre – se vrasjet e torturat kanë pas karakter politik apo hakmarrje subjektive, nga KM Kurti do të kisha dëshiruar t’i vizitonte familjet e viktimave për t’i ngushëlluar.
Në drejtësi nuk bëhen këso krahasimesh, siç ka bërë KM Kurti kësaj radhe, për të diskredituar një vendim gjyqësor.
Nuk është as në interes të Shtetit të Kosovës që të komprometohet me këso deklaratash populliste nga KM Kurti, sepse BE dhe USA nuk kanë kompilua e financua EKSTRA institucione hetuesie e gjyqësie anti-shqiptare.
Meqë unë ende nuk e di të vërtetën, po i jap vetës të drejtën të hamendësoj: do ta tumirja vendimin gjyqësor ndaj Sali Mustafës, nëse ai ka torturuar e urdhëruar vrasje të viktimave vetëm pse ata kanë qenë kundërshtarë politikë apo për hakmarrje subjektive. Por nëse ato viktima ishin marioneta (spiunë, informatorë) të forcave pushtuese serbe, ushtarake e policore, në pamundësi për t’i nutraleizuar, janë torturuar e vrarë, atëherë do t’i quaja se kanë qënë viktimë të luftës vetëmbrojtëse dhe gjykimi dënues do të duhej të shqiptohej vetëm nëse është kapërcyer vetëmbrojtja.
Mua po më irriton fushata idhnake pro mbrojtjes së Sali Mustafës, dhe diskreditimi i “gjykatës speciale”, pa u publikua vendimi gjyqësor dhe pa i dëgjuar prononcimet e familjarëve të viktimave. Nuk më besohet se ekziston ndonjë familjar shqiptar që bën denoncim e dëshmi të rrejshme për familjarë të tij, nëse viktimat do të kenë qenë marionetë e Serbisë.
Kultura shtetërore kërkon nga ne të respektojmë institucionet tona të drejtësisë, sepse ato janë kompetente për të gjykuar kush ka bërë krime e kush është i pafajshëm.
Komentimet janë legjitime, por jo edhe fushata diskredituese. Kurse KM Kurti do të duhej gjithsesi të heshte, deri sa nuk e di të vëretën për vendim gjyqësor nëse është bazuar në dëshmi të rrejshme e prova të sajuara dhe është i motivuar me hakmarrje shoviniste.
Në shtete funksionale institucionet e drejtësisë të shtetit përkatës i shqyrtojnë krimet e luftës, sepse ato janë kompetente dhe e kanë për obligim. Në rastin e Shtetit të Kosovës duhet të jemi vet-kritikë, pse nuk ngritem me kohë prokurori e gjykatë për të shqyrtuar krimet e luftës. Këso ankesash që po bëjmë, nga kryeministri deri të unë, qytetar i fundit, janë ankesa zuzarësh dështakë, sepse është dashtë edhe “rastin Coli” ta shqyrtonin moti hetuesit, prokurorët e gjyqtarët vendorë…
***
Frgmenti i prononcimit të djeshëm të KM Kurti:
“(…) Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh.
E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet. (…)”