KFOR është deklaruar pas protestave të sotme afër kufirit të Kosovës, në Jarinje.
Brenda Serbisë qindra njerëz të maskuar ishin mbledhur para kufirit në Kosovën dhe pati edhe përleshje me policinë serbe.
“Sot, pas koordinimit aktiv me të gjitha palët, Forca e Kosovës – KFOR-i, Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu tregohet komunikata vazhdon duke treguar se KFOR’i është i fokusuar për ta zbauar mandatin dhënë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
“Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet dhe sjelljet agresive që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë të panevojshme”.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në #Kosovë”.
“Ekipi luftarak i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë “Nighthaëk Brigada”, Divizioni i 38-të i Këmbësorisë, Garda Kombëtare e Ushtrisë së Indianës, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, Kosovë”, mbaron komunikata.
Sveçla: Protestat në Jarinje ishin një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka reaguar në lidhje me protestat e organizuara të dielën në Jarinje, ku disa ekstremistë tentuan të hynin dhunshëm në Kosovë.
Sveçla ka thënë se ky është plan ruso-serb, që për qëllim ka cenimin e sovranitetit të Kosovës.
“Sot, në anën serbe të pikëkalimit kufitar në Jarinjë, u shfaq një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Republikës së Kosovës. ”, ka shkruar Sveçla në Facebook. “Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviq (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Ëagner), u mësynë që ta thejnë këtë pikëkalim kufitar”.
Ai ka thënë se këto dy shete, Serbia dhe Rusia kanë ndezur luftëra pas Luftës së Dytë Botërore.
“Të armatosurit e maskuar dhe të barrikaduar në rrugë, me mbështetjen edhe të qendrës së spiunazhit rus që gjendet në Nish të Serbisë, po përpiqen që ta cenojnë sovranitetin tonë, duke nxitur provokime agresive në mënyrë që ta largojnë vëmendjen nga agresioni në Ukrainë, ku siç po shihet Putini po e humb luftën”.
Ai ka shtuar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të ekspozojë këto qëllime ruso-serbe.
“Ne do të vazhdojmë ta ekspozojmë qëllimin ruso-serb, duke ngulur këmbë që mos t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë mashtrimit të madh që po përpiqen t’ia bëjnë Serbia dhe Rusia një pjesë të qytetërimit evropian”, ka deklaruar ministri i brendshëm.
“Por, gjithashtu dua të siguroj të gjithë qytetarët tanë se Policia e Kosovës është e aftë dhe ka gjitha kapacitetet e nevojshme te përballet me këto struktura kriminale dhe se ne po bëjmë gjithë vlersimet e nevojshme për mënyrën më efikase dhe kohën e përshtatshme për këtë. Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim, të sigurojmë lëvizjen e lirë për të gjithë dhe të luftojmë grupet kriminale pa dallim, në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës sonë”, ka shkruar ai.