Domë Nikë Ukgjini
Marrë nga ExLibris 17 dhjetor 2022
(Nga intervista e Andreas Dushit me Dom Nik Ukgjinin)
Qendra përkujtimore kushtuar Gazullorëve u përurua me 30 dhjetor 2021. Ajo është një monument mbarëkombëtar që simbolizon klerikët gazullorë më të shquar të Shqipërisë në shekuj.
Nqë këtë qendër përkujtimore spikat emblema e Gjon Gazullit të ri (1893-1927), deputet edhe në qeverinë e Fan Nolit, bashkëpunëtor me Koliqin, Avni Rustemin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, të cilin e vari qeveria zogiste në Shkodër me 5 mars 1927.
Atë e varën pasi kundërshtoi marrëveshjen e Zogut me serbët për të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”. Ai hapi shkollën e parë të përzier djem-vajza, myslimanë e të krishterë, ishte deputeti i opozitës kundër Zogut, u akuzua se kishte organizuar kryengritjen e kishte shpërndarë armë nëpër male e madje, edhe se kishte prerë telin e telefonit!?
Po këtu spikat edhe emri i gjuhëtarit të njohur për shkencën shqiptare, Dom Nikollë Gazulli (1895-1946), vëllai i Gjonit që u vra pa gjyq nga forcat komuniste në Shkrel të Malësisë së Madhe me 21 mars 1946.
Nikollë Gazulli ishte prift katolik dhe albanolog leksikograf me interesa për etnografinë. Ai ka shkruar fjalorin e parë onomastik të shqipes dhe njihet si bashkëthemelues i leksikografisë në gjuhë bashkë me Pano Tasen, ndonëse Gazulli ka qenë kleriku i fundit që ka botuar brenda kufijve të Shqipërisë. Gjuhëtari Aleksandër Xhuvani e quante “baba të toponimisë shqipe”, ndërsa At Zef Pllumi e quante ‘ekspertin më të madh të Bibliotekës Françeskane,”. Me gjithë ndihmesat e tij ai ka mbetur në harresë nga regjimi komunist dhe asnjëherë nuk është përmendur në diskutimet albanologjike atëhere.
Kjo qendër mban në gjirin e saj edhe vëllezërit e kohës së Skënderbeut Gjon Gazulli (1400-1465), astronom, fizikan, matematicien, filozof, shkencëtar i famshëm europian dhe Pal Gazulli (1405-1470), diplomat, dijetar i shquar, themelues i Bibliotekës së Raguzës (Dubrovnikut) dhe disa bibliotekave në Padova të Italisë.
Gjon Gazulli ka qenë ndër katër astronomët më të mëdhenj të kohës dhe professor i Kopernikut. Ka gjasë që idetë e Kopernikut të kenë ndikim nga profesori i tij.
Pal Gazulli ishte prift katolik, dijetar dhe diplomat në shërbim të Skënderbeut. Pas vdekjes së Georgius Pelino (1463) ai u bë ambasadori personal i Skëndërbeut në Senatin e Venediku <e 13 dhjetor 1463 ai e përfaqësoi Skënderbeun në Senatin e Venedikut. Edhe i vëllai Gjoni ka qenë diplomat në Lidhjen e Lezhës.
Dom Nikolle Gazulli famullitar
Konspektoi Bardhyl Selimi 21 dhjetor 2022
Me dom Nikë Ukgjinin duhet te krenohen te gjithe shqiptaret pa dallim feje. Ai dallon per te mire nga nje pjese e prifterinjeve te sotshem te cilet janë dhene pas luksit te shfrenuar.
Dom Nikës i uroj cdo te mire.