ARKIVI:
10 Janar 2025

Mbrëmja e Xhubletës, u zhvillua në Tiranë

Shkrime relevante

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Halil Geci, Skenderaj Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të...

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË Vdekja nuk e respekton...

Rreth librit të profesorit Musa Sabedini: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

Gani I. Mehmeti Musa Sabedini : ETIKA, MBUROJË E GAZETARISË PROFESIONALE, Botuar nga...

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në...

Shpërndaj

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë u zhvillua sot mbrëmja e Xhubletës, tashmë pasuri nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Xhubleta si një ndër kostumet më të vjetra në Evropë, është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë e Dukagjin. Xhubleta më së miri është ruajtur dhe kultivuar në zonën e Malësisë së Madhe, e që vazhdon të vishet edhe sot e kësaj dite në formë ceremoniale në festa dhe logje.

Në ceremoninë e zhvilluar në Tiranë ishin të pranishëm ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, studiues, gra dhe vajza nga Malësia e Madhe të veshura me xhubletë, etj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në fjalën e saj tha se “ kjo veshje kaq magjike me kaq hijeshi e thjeshtësi i kthen këto gra në zana dhe këtë objekt në log bjeshkësh”.

Gjatë mbrëmjes së organizuar në ambientet e ministrisë vajza e gra treguan për të pranishmit teknikat e qepjes dhe qëndisjes së xhubletës.

Në këtë mbrëmje e pranishme ishte edhe Tole Lekja Berishaj, 96 vjeçarja nga Tuzi, e cila foli për vlerat e xhubletës. Tole Lekja me duart e saja, pothuajse gjithë jetën e sajë ka punuar xhubleta malësore.

Tole Lekja – Berishaj

“Xhubletën e kam mësuar 70 vite më parë dhe nuk e kam lëshuar kurrë. Nuk e mendoja se do të vinte kjo ditë edhe pse e kam dashur me zemër. E kam punuar këtë veshje me qejf ditë e natë, që kjo kulturë të përhapet e mos të humbët”, tha ajo.

Tole Lekja në shënjë mirënjohje i ka dhuruar Kryeministrit Edi Rama një xhubletë të punuar nga duart e saj, e cila iu dorëzua ministres së Kulturës.

Ministrja Margariti tha se “do të jetë pjesë e koleksionit të muzeut të dhuratave të çmuara në Kryeministri”.
Xhubleta shqiptare u pranua në 28 nëntor të këtij viti në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Xhubleta – Tiranë, dhjetor 2022

/MALESIA.ORG

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu