Florim Zeqa
Përderisa niveli diplomatik matet me suksesin në fushën e politikës dhe diplomacisë, niveli patriotik matet me respektin dhe mirënjohjen e vlerave të individit nga shumica qytetarëve (mërgimtarëve) në një vend.
Populli barometri më i saktë
Më një fjalë, populli është barometri më i mirë patriotik për secilin dhe në çdo periudhë kohore. Që niveli i barometrit patriotik të jetë i kënaqshëm, secili veprimtar, aktivist apo poltikian duhet të respektojnë disa rregulla të pashkruara të KODIT patriotik siq janë; transparenca dhe llogaridhënja ndaj anëtarësisë, morali, sinqeriteti, besnikëria, dhe shumë vlera të tjera njerëzore dhe kombëtare.
Më një fjalë patriotizmi është dashuria ndaj atdheut, është forca shpirtërore e një kombi, ndërsa pseudopatriotizmi është hipokrizia apo mashtrimi i elektoratit (anëtarësisë) me fjalë të mëdha të mbështjellura më petkun patriotik!
Populli është barometër aktiv dhe i përhershëm. Edhe atëherë kur nuk flet, vlerëson saktë dhe drejt. Secili që nuk i respekton rregullat e pashkruara të kodit patriotik, barometri në fjalë, pra populli e ndëshkon qoftë përmes votës së lirë apo anashkalimit dhe harresës, si njreëz të pavlerë dhe panderë!
Populli i ngjet një fëmije të vogël, i cili edhe kur nuk flet e shprehë në forma të ndryshme dashurinë dhe mirënjohjen për atë që e donë dhe ledhaton, ushqen dhe mbronë nga të këqijat e ambientit që e rrethon.
Rënja e interesimit të qytetarëve (mërgimtarëve)
Sikurse që kemi rënje të interesimit të qytetarëve për votim të partive aktuale politike, kemi rënje enorme të anëtarësimit të mërgimtarëve nëpër shoqata. E gjithë kjo vjen si pasojë e mungesës së transparencës dhe llogaridhënjes së aspekteve financiare.
Për më tepër se kaq, kapja e partive politike në Kosovë dhe shoqatave në Diasporë nga grupet e interesit, i ka irrituar qytetarët (mërgimtarët). Mosmbajtja e zgjedhjeve të rregullta dhe moslëshimi i postit të kryetarit, i ka shndërruar partitë (shoqatat) në korporata fitimprurëse për kryetarët historik dhe sejmenët e tyre përreth.
Mirëpo, për fatin e mirë, kemi parti dhe shoqata që mbajnë kuvende të rregullta zgjedhore, të cilat reflektojnë suksese dhe mirëbesim të ndërsjellë, gjegjësisht me ngritje të anëtarësimit nga ana e qytetarëve (mërgimtarëve).
Aty ku mbahen zgjedhje të rregullta nëpër parti dhe shoqata sukseset flasin vet, gjithnjë ka ngritje të numrit të anëtarësisë dhe shtim të aktiviteteve, bashkë me këtë edhe rritje të numrit të nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë.
Kryetari historik
Kur e pyetën një kryetar historik të një shoqate, sa vite keni që jeni kryetarë?
Përgjigja ishte e shkurtër dhe e prerë, ka shumë vite, nuk e di!
Kur e pyetën sa anëtarë të rregulltë i keni?
Përgjigja përseri ishte e njëjtë, nuk e di!
Për më tepër se kaq, nuk e dinte as numrin e saktë të anëtarëve të kryesisë!
Në pyetjen, cilat janë shkaqet e rënjes së numrit të nxënësve nëpër shkollat shqipe, fajin ua hodhi prindërve të “painteresuar” për fëmijët e tyre!
Atij i bënte përshtypja vetëm shkronja “K”, e cila ngërthen në vete shumë emra të përveçëm dhe të përgjithshëm, por vetëm një i bënte përshtypje, ajo e kryetarit!
Andaj pandërprerë, e përseriste të njëjtin refrenin;
Unë jam kryetari,
unë jam kryetari,
unë jam kryetari!
Kryetarët historik fajtorin për shkaqet e rënjes së numrit të anëtarësisë duhet ta gjejnë tek vetja e tyre e jo ta hudhin tek të tjerët. Ngase aty ku ka largim të anëtarësisë, faji nuk është i atyre që ikin, por i atyre që i detyrojnë të largohen!
Në një shoqëri, kur të gjithë janë të verbër, njëri me një sy bëhet mbret!