ARKIVI:
17 Nëntor 2024

DBK-ja (UDB-ja) e Makedonisë ka bërë transportin transit të Hashim Thaçit nepër Makedoni gjatë kohës së Luftës në Kosovë!!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Foto: Hashim Thaçi në malet e Zatriqit, qershor 1998

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
EDHE NJË DËSHMI TRONDITËSE!
Më datë 25 nëntor (2022), pasi përcolla intervistën e gjatë të një Ushtaraku të Ushtrisë së Shqipërisë, i cili ka qenë zv-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i pata shkruar atij në privat për ta falënderuar për informimin, për mua tronditës. Tronditës, sepse e kisha dëgjuar shpesh nga protagonisti Zemri Qamili, kryepolic në Makedoni, i cili ka qenë edhe zv-ministër i brendëshëm i Republikës së Makedonisë. Atij nuk i besoja krejtësisht, sepse nuk i dekonspironte edhe emrat, kush e kishte urdhëruar ta bënte transportin transit të Hashim Thaçit nëpër Makedoni, gjatë Lufte në Kosovë, me atomjet policie.
Po e perifrazoj:
“Më 7 mars 1999 nga Tirana u nisem me tre foristrada [xhipa]. U nisëm ndaras, që të mos binim në sy dhe për hir të sigurisë. Ishim dhjetë veta. Gjashtë ushtarakë. Dy të Ushtrisë Shqiptare. Katër ish-ushtarakë të Ushtrisë Jugosllave. Ishim me Hashim Thaçin dhe me Dajen e vogël [është fjala për kushërini e Azem Sylës, tashmë shqiptaro-amerikan]. Donim të shkonim në Kosovë, por duke kaluar nëpër Maqedoni. Në Maqedoni na priti kryepolici Zemri Qamili. Ai na shoqëroi deri sa kaluam kufirin në mes të Maqedonisë dhe Kosovës…”
Pra, tani u informova edhe nga protagonisti që ka qenë zv-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ky po dëshmonte se vërtet Zemri Qamili kishte rrëfye të vërtetën për atë shërbim që ia kishte bërë Hashim Thaçit.
Në vitin 2013 rastisi që Bashkëveprimtari Rrahim Rama, ish-shefi i Agjensisë për menaxhim të gjerave të bastisura e të konfiskuara nga institucionet e Kosovës, – tashmë i shkarkuar nga Ministrja Albulena Haxhiu, – të më telefonote për t’ia aranzhuar një takim me Zemri Qamilin, i cili atë kohë e ushtronte të njëjtin funksion në Makedoni. Rrahimi dinte se isha në Makedoni si korrespondent i gazetës “Epoka e re” dhe prandaj kisha njohje me funksionarë shtetërorë shqiptarë.
Për Rrahimin kam pas respekt ekstra, qysh kur jemi njohur në Hamburg, kur ai pat ardh në ekzil dhe e vazhdoi veprimtarinë e tij çlirimtare në kuadër të Lëvizjes. E mbaja mend qysh në vitin 1982, kur pat plas armiqësia në mes të Sabri Novosellës dhe Abdullah Prapashticës. Edhe pse Sabriu e kishte dit që Abdullahu ka qenë një nga kryeshefat në SDB (UDB) në Prishtinë, tani, pasi zunë të simulonin armiqësinë mes tyre, ia përmendte Abdullahut se e kishte përgjakur Rrahim Ramën në burgun hetues në Prishtinë…
Meqë Rrahimi po shfaqte adhurim entuziast ndaj shefit të tij, – siç e quante ai Hashim Thaçin, – e pata informuar edhe për shërbimin që ia ka bërë DBK-ja (UDB-ja) e Makedonisë Hashimit gjatë Lufte, me lutjen “vëllazërore” që duhet t’ia kishte bërë simotra BIA (UDB-ja) e Serbisë. Atëherë nuk më pat besuar.
Aranzhova takimin në një restorant simpatik pranë selisë së Kryeministrisë së Makedonisë në Shkup, meqë Zemria shprehu dëshirën të na qeraste me drekim. Gjatë muhabeteve tejet shoqërora i fola Zemriut: “Të lutëm, informoje Rrahimin për shërbimet që ia ke bërë Hashimit gjatë Lufte, sepse do t’i bëhet qejfi kur të informohen për kontributin tënd patriotik.”
Zemria nuk e dinte përse e pyeta ashtu dhe aty. Rrëfeu me mburrje. Rrahimit ia pata hetuar sikletin, sepse nuk më kishte besuar kur ia kam pas rrëfye unë në Prishtinë. Tashmë po e dëgjonte nga vet protagonisti Zemri Qamili…
***
Këshillë avokatëve të Hashimit, por edhe Hashimit:
Që Hashimi të mos dënohet fare apo të dënohet me dënim simbolik, do të duhej të ketë kurajën të dekonspironte të qenurin e tij marionetë e BIA së Serbisë dhe i DGSE-së së Francës dhe se prej tyre ka qenë i komanduar çfarë duhej të bënte gjatë Lufte, në Konferencë në Rambuje, dhe si “kryeministër”, duke rrëfyer bindshëm se ato shërbime e kanë detyruar t’i bënte ato që i ka bërë.
Unë do të isha i gatshëm të dëshmoj për shefin e DGSE-së franceze (drejtoria për Jugosllavi), Zotëriu Danjean Arnaud, i cili më 8 qershor 1999 pat ardh në Köln, për të simuluar si shok rrolin e këshilltarit politik të Hashimit, në takimet me kryeministra që ishin pjesëmarrës në Samitin ndërkombëtar për Kosovën, që po mbahej nën patronazh të kancelarit gjerman. Besoj edhe Zemri Qamili do pranonte të dëshmonte për shërbimin që ia ka bërë Hashimit. Edhe Ushtraku Dritan Goxhaj nuk do të refuzonte të dëshmonte për përjetimet e tij me dy ushtarakët francezë pranë Drejtorisë së UÇK-së për Kundërzbulim (kryeshef Kadri Veseli). Por edhe ky Koloneli i Ushtrisë Shqiptare do të dëshmonte për përjetimet e 7 dhe 8 marsit 1999, të cilat tashmë i ka bërë publike në libër dhe në intervistë televizive.
“Gjykata speciale” njeh të drejtën e atëhershme kushtetuese të angazhimit të institucioneve serbe në Kosovë. Që do të thotë se e njeh të drejtën juridike edhe të BIAs serbe për rekrutim të Hashimit, për ta penetruar si informues e sabotues në “LPK-në dhe në UÇK-në terroriste”. Duke i dekonspiruar Hashimi angazhim të tij inkriminuese, do të mund t’i arsyeton se duhet t’i ketë bërë, meqë është urdhëruar.
Nëse Hashimi do të posedonte kurajën për këtë dekonspirim, do t’i quhej vlerë patriotike siç i quhen angazhimi i tij për formim të “gjykatës speciale” dhe respektimi me qetësi i urdhërarrestit të lëshuar nga ZPS-ja, edhe pse ishte Kryetar i Kosovës. Ky lloj dekonspirimi do të ishte në interes të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës dhe do të kontribuonte për komprometim ekstra të Serbisë dhe Francës së atëhershme serbofile.
(ibrahim Kelmendi)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu