ARKIVI:
6 Janar 2025

“Kuajt e Trojës” , gjithandej ndër ne …!

Shkrime relevante

Opozita në Kosovë, humbja e besimit të qytetarëve dhe sfidat për rikthim

Halil Geci, Skenderaj Fjala tani i përket Listës Guxo dhe VV-së. ___ Opozita në...

Zgjedhjet, mundësi e artë e ndëshkimit të politikanëve të korruptuar!

Florim Zeqa Do të ishte me interes për qytetarin dhe fat i...

Emigrimi dhe migrimi endemik, epidemi kjo që po na trishton e tmerron

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan  Braktisja, migrimi, emigrimi dhe lënja shkret e shtëpive...

Shpërndaj

Kasam Shaqirvela, shkrimtar nga Shkodra 

KUSH PO VEPRON PËRMES KUAJVE TË TROJËS 

Një kohë të gjatë po veprohet përmes “Kuajve të Trojës” në institucione shtetërore si puna e ASHAK-ut dhe jo vetëm… siç po duket rasti nga reagimi i Seksionit të Shkencave Shoqërore… Shtrohet pyetja, kush janë ata “akademikë” të cilëve po u pengon demaskimi i vazalëve shqipfolës, i militantëve të kolonës së pestë, jo vetëm brenda në Kosovë por edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, në Çamëri, në Luginën e Preshevës, Malësinë në Mal të Zi, në Sanxhakun Shqiptar dhe jo vetëm kaq…?!  

Ata nuk mund të jenë, asesi, as shkencëtarë të mirëfilltë shqiptarë-akademikë të vërtetë dhe as luftëtarë të vërtetë të lirisë-siç ishin luftëtarët e UÇK-së…! Sepse ata që janë të vërtetë e kanë në zemër e në shpirt, në gjak e në mendje shqiptarizmin…! Nuk dëmtohet as imazhi i Akademisë e as imazhi i Kosovës dhe i asnjë vendi tjetër respektivisht shteti, pikërisht atëherë, kur demaskohen varrmihësit e e tyre, përkundrazi, mu  atëherë forcohen ato imazhe… të zbehta dhe, pa marrë parasysh se kush ishin dikur ata e kush janë tani po ata dhe se çfarë funksioni e pozite kanë ata që demaskohen..?  

Duhet mirë ta dijë gjithsecili se ata që kanë punuar(..punojnë akoma si dhe mund të punojnë në të ardhmen..) kundra interesit tonë kauzal-kombëtar shqiptar,…ishin, janë dhe do të mbesin përgjithmonë tradhëtarë…të kombit shqiptar,… me emër e mbiemër,… fare pak ka rëndësi adresa e tyre ku ishin më parë e ku janë apo ndodhen përkohësisht tani…?!  

Mundet që babai të të falë, madje dhe shoqëria të të falë porse Atdheu, jo, nuk të falë kurrë nëse i punon me hile…! Atdheu është i qetë vetëm atëherë kur tradhëtinë bashkë me tradhëtarin i gropos në vete apo i përbinë në brendinë e vet, duke i degdisur në at tartar(terr) te zi, qe ma kurrë mos të shohin dritë me sy..! 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderuari Kasam Shaqirvela, shkrimtar nga Shkodra. Më beso se e lexova dy herë opinionin tënd por nuk e kuptova porosinë tënde dhe kush janë “Kuajt e Trojës”, në opinionin tënd?. Me fjalë tjera, a e ke llafin për Mehmet Krajën, kryeakademikun e Kosovës?
    Cili është mendimi yt, a je edhe pro apo kundër Mehmetit ?
    Gëzuar vitin 2023 !
    Sinan Kastrati, Suedi
    Malmö, 31 dhjetor 2022
    sinan.kastrati@hotmail.com

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu