Akademik Prof Dr Hakif Bajrami
GJENOCIDI I ÇETNIKËVE NDAJ POPULLSISË BIHORIT
3 -7 JANAR 1943
- Me rastin e 80 vjetorit gjenoidit serbian në Krahinën shqiptare të Bihorit 3-7 janar 1943
Asnjë pushtetarë serbian nuk e ka mbaruar karierën prej se kanë ardhur në viset e Ballkanit, pa e lërë një program për shfarosjen e shqiptarëve. Lidhur me këtë, në kohën e Luftës së Dytë Botërore Drazha Mihajloviq do ta përpilojë Programin e tij për shfarosje te të gjithë muslimanëve të Ballkanit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti, më 20 dhetor 1941. Në program thuhet tekstualisht: “ Duhet krijuar Serbinë e madhe, duke shfarosur popullsinë joserbe nepër Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Mqedoni dhe Shqipëri Veriore. Pjesët e spastruara duhet kolonizuar me malazezë dhe serbianë, ndërsa ata shqiptarë që nuk mundemi për t` i shfarosë duhet shpërngulur në Turqi, sipas akordit të Stambollit 1938”. (shiqo: ZBORNIK NOR. Tom XIV. 1. f. 93-100, i botuar si dokument i përshtatur; E posedojmë origjinalin dhe e botojmë besnikërisht të përkthyer). Në bazë të këtij Programi, Luba Novakoviq do t` i drejtohet Kosta Peçancit në fund të vitit 1941: “Kur nisem në rrugën me fat, e di se çka mendoj dhe çfar planesh thuri për jugun tonë. Besoj që në Sanxhak, në Dukagjin dhe në Rrafshin e Kosovës nuk do të mbetët asnjë PLIS për farë. Lumenjët Llapi e Sitnica po edhe Drini, do të bartin dy muaj koka shqiptarësh”. (shiqo: AVIIB, K. 19, F. 1. d. 14; K. 33/11, d. 15).
Konstantin “Kosta” Milovanović Pećanac
Tre shembuj me një kuptim
Këro ditë (fundi i dhjetorit 2022) Kryetari i Serbisë doli me thirrjen në Rashkë: “I hiçni barikadat nga rrugët”. Me atë ftesë u tregua se ai u kishte thënë më parë kriminelëve serbianë: “ i veni barikadat në rrugët kryesore, me mundësi që të vjen deri te vrasjen e kujdoqoftë, në pjesën veriore të Kosovës”. Lidhur me këtë, në një simpozium më 1973 në Beograd, do të provohet rehabilitimi i Drazha Mihajloviqit, duke thënë një historian serbian këtë: “Drazha Mihajloviq u kishte urdhëruar çetnikëve të Mashan Gjuroviqit që: “nuk keni guxuar t` i masakroni civilët e Bihorit, të cilët ndiheshin për shqiptar”. Por, kur në simpoziumin e njejtë të vitit 1973, iu shtrua pyetja të pranishëmve: “A ka reaguar Shtabi i Drazha Mihajloviqit për mizorinë ndaj civilëve shqiptarë e boshnjakë në 52 katunde të Bihorit, kuptohet ku kishte edhe katunde të pjesës tjetër të Sanxhakut?”. Përgjegja ishte se Drazha Mihajloviqi jo që i ka qortuar por i ka DEKORUAR kriminelët nga 10-13 janari 1943 në Ravna Gorë, me iniciativë të pesë popave serbianë. Edhe më kjartë, këto hipokrizi serbiane, njëherë ta bërin krimin, e pastaj t` iu thuhet kinse: “pse e keni bërë krimin”, i bjen sikurse Hitleri më 1945, t` u drejtohej Gebellsit, Himlerit, Ribentropit, Openhajmerit etj: “Pse i keni krijuat kampet e përqëndrimit dhe pse i keni vrarë 6 milion hebrenjë”. Edhe më konkretisht, Kisha Ortodokse Serbe, nga koha kur u themelua (shekulli XIII, nga Sava Nemanja, të cilin i vllai ia verboi të dy sytë, ndaj arbanasëve do të sillet sikurse Hitleri me hebrenjë gjatë luftës së Dytë Botërore”, do të shkruaj popi Nikollaj Velimiroviq, më 1942. (Shiqo: Gllas Srpske Crkve 1942).
Ndërsa kohën e viteve 2000/2001 Kisha Serbe me në krye Patrikun Pavle, e kritikonte Sllobodan Millosheviqin. Por ajo kritikë, nuk bëhej pse ka bërë Kasapi i Jugosllavisë krime, por kritkohej: “PSE NUK I KA SHFAROSË SHQIPTARËT NË PËRGJITHËSI”. Ky realitet i hipokrizisë serbe mund të gjëndet si shembull, në çdo etapë historike. Madje serbiani mund të dëgjohet në vende publike kah e shanë: Zotin, Krishtinë, Bogorodicën (nënën e Krishtit) dhe prap popi e ka gojën plotë fabula biblike, dhe kurrë nuk është dëgjuar që në liturgjitë e tyre të predikohet mos-shraja e zotit dhe shën Marisë. (Shiqo: Memorandum SPC o Kosovu i Metohiju 1992 dhe 2002; gaztarë; shkoni në ndonjë gosti serbe dhe dëgjoni fyerja dhe shraje që nuk i dëgjon askund në botë!).
Gjenocidi në Bihor është provuar të harrohet në RSFJ
Në fillim të vitit 1943, çetnikët dhe çarqet policore italiane do të organizojnë ËRRFI-rrethim ushtrak ndaj 52 katundeve shqiptaro-boshnjake në Krahinën e Bihorit. Krematoriumi ishte organizuar në bazë të Programit të Stevan Moleviqi, Srbia homogjene (1941, në bazë të Programit Drazha Mihajloviqit, Likudimi i popullsisë islame në Ballkani (1942); dhe për hir të këshëndellave (Bozhiqeve serbe-(katoliko-italiane)- do të përgjaket një popullsi e tërë.
Sulmi ndaj Bihorit si krahinë e njohur shqiptare, do të pasoj nga 25 dhjeyori i vititi 1942 dhe 3 deri 7 janar 1943, duke hudhur granata në shtpia dhe në rrugë ku kishte popullsi. Sulmi, sipas dokuemneteve gjermane drejtohet nga tri drejtime:
Nga JUGU do të sulmojnë Bihorin dy batalone çetnike malazeze,ku si logjistikë ishte edhe një njësi e SIM-it italian, të gjithë të armatosur me automatik dhe tre pushkomitralozë;
Nga LINDJA, do të sulmojë Bihorin një njësi çetnike serbe e drejtuar edhe nga dy popa dhe pesë italian, të gjithë të paisur vetëm me pushkë dhe një mitralozë;
Sulmi i tretë do të pasojë nga PERENDIMI. Sulmuesit qëllonin nga afersia. Armatimi i tyre ishte prodhim italian. Në sulm ishin edhe tre popa serbian, të cilët kufomat provonin t` i kontrollojnë dhe t` ua grabisin unazat, sidomos femrave, theksojnë dokuemnetet gjermane.
Itinerari i krimit
Së pari do të sulmohet më 3 janar 1943 një xhami në fshat, me që rast 53 persona në te do të vritën me mitraloz. Pastaj, do të sulmohen familjet e njohura, prej të cilave nuk do të lejohet për të shpëtuar njeri i gjallë. Lidhur me këtë, popullsia që kishte mbetur do të largohet nga shtëpitë që u ishte dhënë flaka. Deri më 7 janar 1943, sipas dokumenteve të Komitetit Kosovës dhe Lidhjës Popullore Shqiptare, në rrugën kryesore të Bihorit, do të tubohen 3999 persona. Prej tyre 2560 ishin femra. Njësia çetnike “Veriu”, pasi që i kishte sistemuar nga katër, masën e femrave do t` i drejtojë kah Kraleva. Ato femra (gra dhe vajza), sipas popit Nikollaj Velimiroviq, pas 15 ditëve do të gjënden në Frushka Gorë (?). Kuptohet se kundër kësaj mizorie do të oragnizohen demonstrata shqiptare në Prizren, Prishtinë, Gjakovë dhe Pejë. Në Pejë vritën 2 agejntë italian. Pastaj do të pasojë diegja e pazarit Pejës nga forcat italiane. Në 52 fshatra të Bihorit janë dëmtuar 9500 persona, do të reagojë Kryetari i Partusë FASHISTE SHQIPTARE Kolë Bib Mirakaj. Por, një fenomen, potencojnë dokuemnetet gjermane, është për t` u shënuar se në qytetet kryesore të Kosovës po reagojnë së bashku shqiptarët e rreligjionit islam dhe shqiptrët e rreligjionit katolik”.
Konvertimi i dhunshëm i të mbijetuarve në Bihor
Dokumentet shqiptare për gjenocidin në Bihorit 5-7 janar 1943
Sllavët nga 6 prilli 1939 e kishin “një adut më tepër” për ta luftuar kombin shqiptar, sepse shteti i tyre Shqipëria ishte okupuar nga Italia fashiste. Çka është edhe me keq, menjëherë pas okupimit ishin lajmëruar lideruca shqiptarë me në krye Shefqet Verlacin i cili dikur planifikohej të ishte viehërr i Ahmet Zogollit. Shefqet Verlaci si kundershtar i Zogollit tash, me shpejtësi e kishte organizuar një delegacion dhe kishin vajtur në Romë, për t` ia dorëzuar Kurorën Mbretërore shqiptare Viktor Emanuellit, i cili ishte dhëndër i Kral Nikollë Petroviqit Malit Zi. Mu për këtë fakt, Benito Musolini i kishte mësuar emisarët e tij që të ishin shumë i kujdesëshëm në Vjenë (maj –qershor 1941) kur i ndanë zonat e interesit (mexhat –kufijët nazifashist) me Adollf Hitlerin. Në Vjenë Mali i Zi u vëndos që të pranohet si zonë e interesit strategjik italian. Dhe me që Zona e interesit gjerman mbeti Mitrovica, Vushtrria, Llapi dhe një pjesë e Sanxhakut, për shkak të XEHËS në Trepçë, serbo malazezët në këto rrethana shumë të volitëshme për ta, do të provojnë me të gjitha mjetet për ta shfarosur përgjithëmonë kombin shqiptar. Provën e parë me qëllim që ta realizojnë programin e Moleviqit (Serbia homogjene 1941) dhe Drazha Mihajloviqit (likudimi i muslimanëve më 1942), ishte pikërisht në krahinën e Bihorit, prej kah ishte planifikuar aksioni i gjenocidit. Ajo krahinë e lashtë shqiptare (BIHORI) syrvejohej natë e ditë sidomos nga koloneli çetnik Mashan Gjuroviq. Ky me ekipin e tij do të vijnë në përfundim se momenti më i mirë për t` u “treguar shqiptarëve se çka synojnë sllavët ndaj tyre”, ishte që të sulmohet Bihori pikërisht natën e Këshëndellave (Bozhiçeve sllave) nga 3 e deri më 7 janar 1943.(shiqo: 1. Bedri Pejani, Mizoria në Bihor dhe rrethinë ishte provë për ta frigësuar popullin shqiptar, kudo gjetiu , janar 1943; kundër kësaj mizorie do të shkruaj edhe Aqif Blyta, një patriot dhe politikanë i njohur).
Siç kam shkruar në hyrje, Krahina e Bihorit do të rrethohet nga tri anë: nga jugu dhe lindja do të përgatitën çetnikët serbian më 25 dhjetor 1942. Ndërsa nga 3 janari 1943 atyre do t` u bashkohën edhe dy brigafda çetnike nga Mali i Zi. Rrethimi i Bihorit ishte i asaj mase, krejt me qëllim që të shkaktohet një lëvizje e popullsisë shqiptare kah Kosova. Ndërsa sulmi nga perendimi do të pasojë nga 5 e deri më 7 janar 1943. Sulmi drejtohej nga njësitet çetnike malazeze që i drejtonte Mashan Gjuroviq, me qendër në Kollashin.
Si ndodhi gjenocidi në krahinën e Bihorit
Çka ndërmorri Qeveria kuisllinge shqiptare e Eqrem Bej Libohovës, në Tiranë që të mësohet opinioni shqiptar sidomos, se Bihori shqiptar ishte sulmuar nga të gjitha anët.
Eqrem Bej Libohova, pas krimit mosntruoz (kjo do të thot se nuk kishte informata për përgatitjen e gjenocidit) themelon Komision hetimor për gjenocidin në Bihor. Pas një debati shumë të nxehtë, Qeveria e Eqrem Bej Libohovës do ta themelojë një Komison hetimor. Në krye të Komisionit ishte Qazim Bllaca. Antar të Komisionit ishin: Thoma Luarasi, tre oficerë italian (emrat nuk u dihen), Demë Ali Pozhari, Emrush Miftari, Bajram Gashi, Mulla Osman Petinca dhe nga DY përfaqsues të çdo fshati kur shkonte komisioni për hetime. Për 15 ditë pune, Komisoni sajoi një raport prej 57 faqesh ku thekoshet se është fjala për gjenocid në 82 lokalitete të Bihorit dhe më gjërë. (shiqo: Arkivi shtetëror në Tiranë, Dosja e Qazim Bllacës 1943; shiqo: Dokumente gjermane të pabotuara në AVIIB. NOB. K 1211, Dosja Çetnikët në Bihor 25 XII 1942- 3-7 janar 1943).
E vërteta, me që Qeveria e Eqrem Bej Libohovës ishte në fron vetëm 30 ditë, detyrën Komisioni i autorizuar do ta vazhdoi sikur mos të ketë ndodhë asgjë. Prandaj me tragjedinë shqiptare në Bihor do të mirren sidomos edhe: Bedri Pejani, Hajro Plava, Hysni Zajmi, Avokati (vllau u Hajros), Aqif Blyta, Ali Draga (Kryetar i Lidhjës Popullore Shqiptare 1941-1944 me seli në Beograd) e shumë personalitet tjera shqiptare dhe boshnjake.
Edhe Qeveria e Maliq Bej Bushatit mirret me tragjedinë e Bihorit
Pas ndryshimit të pushtetit në Tiranë, Komisioni i themeluar më parë do të kërkojë që të hetohen dhe denohen të gjithë ata popa, të gjithë ata çetnikë, të gjithë ata nëpunsa serbian e malazezë që për tri ditë rreshtë i festuan “Bozhiqet”, duke kënduar mbi dhe për rreth kufomve të masakruara shqiptare”, shkruan Hajro Plava. Për këtë tragjedi shqiptare do të interesohet edhe një oficer gjerman me merin Eberberhart. Tani shtrohet pyetja ku ishte dhe pse nuk bzanë Xhafer Deva për këtë mizori? Nuk bzante sepse tri ditë ( më 22 dhjetor 1942) kishte biseduar me Mashan Gjuroviqin për furnizim të njësive çetnike me bukë gjatë dimirit. Por, Eberhart dhe Husiding do ta ftojnë në bisedë, sidomos Ali Dragën për t` ia treguar rezultatin se duhet të udhëzohet popullsia shqiptare se nep[r tregje do të blehet i tërë mielli për nevoja të ushtrisë”. Nuk thuhet për nevja të çetnikëve. E për realitetin se çka ka ndodhë në fshatrat e Bihorit, gjatë kësaj kohe, përgjegjën do të marr Opinioni nga Lidhja Popullore Shqiptare, se është: “fjala për një urrejtëje patalogjike serbe ndaj shqiptarëve që viset shqiptare të shfarosen në kohë lufte kur as pushtuesit, as qeveritarët vendor nuk kanë kohë të mjaftueshme të mirren me kriminelë, të cilët nuk kishin adresë, nuk kishin vendstrehim, por kishin firmë se u takonin njësiteve të rregullta çetnike serbe e malazeze”.(AVIIB, Lidhja Popullore Shqiptare, referat i sajuar më 25 janar 1943 në gjuhën shqipe).
Në lidhje me këtë bandë kriminale çetnike, pushteti nazist në Beograd kishte marrë të gjitha masat që fajtoret të gjinden dhe kinse të ekzekutohen. Por pushteti kuislling në Podgoricë me ndihmën e fashistëve italian, tërë krimit do të i japin ngjyrë kunderthënjesh të fiseve shqiptare, me fiset sllave, të cilat shekuj më parë ishin konvertuar nga shqiptarët në sllavë, dhe tash armiqësia në mes rreligjioneve të tyre po shpërthente në një formë tragjike”. Lidhur me këtë, fjala ishte për arbansë që dikur kishin qenë të rreligjionit katolik dhe tash si ortodoks “sllavë”, të veshur me bojë çetnike po atrocitonin popullin që ishte konvertuar në Islam por që nuk e kishte ndrruar kombin. Pra, kishin mbetur shqiptar ashtu si kishin qenë më parë”. (referati i Lidhjës Popullore Shqiptare, i njjeti).
E vërteta, krimi në Bihor është ngjarja më tragjike për një krahinë në tërë trevën e Ballkanit. Jo vetëm kjo ngjarje janarit 1943, por një vit më vonë të njejtat formacione çetnike do të provojnë të bëjnë mizori në trevat: Llap, Fushë-Kosovë, Ferizaj-Kaçanik-Shkup-Tetovë-Gostivar-Dibër. Por u penguan në pikën strategjike të Perpellacit me kërcnim se: “Mund të provoni me hy në Kosovë, por asnjë i gjallë nuk do të mbetet, sepse ju nuk keni për qëllim largimin për Greqi, por keni për qëllim shfariosjen e shqiptarëve”. Këtë znat, serbianët nuk e kanë pushuar kurrë, tregojnë argumentet arkivore te të gjitha kohrave. E treguan edhe në luftën 1998/1999 në Kosovë, me që rast u detyraun në Kuamnovë ta nënshkruajnë KAPITULLIMIN.
Pamje nga Bihori dikur …
Si përfundim, në një shkrim korespodencë të Mashan Gjuroviqit thuhet tekstualisht: Në Bihor dhe në tërë Sanxhakun duhet të perseritet rasti i Sanxhakut Nishit, me që rast në 714 katunde dhe 6 qytete nuk mbeti arrnaut i gjallë”. Të njejtin mendim e shprehteb Arkani nga Prishtina më 28 mars 1999: Në Kosovë deri më 28 qershor 1999 nuk guxojmë ta lëshojmë shansën historike, sepse këtu nuk duhet mbetet asnjë shqiptar i gjallë. Kosova duhet të frymojë çirilicë, aq më parë kur një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve e urrenë të ashtuquajturn: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne e kemi NATO-n mbi kokë, por toka është e jona”. Edhe Mashan Gjuroviqi më 10 janar 1943 shkruante: “Ne e kemi Sanxhakun para thikës sonë. Kjo tokë shumë shpejtë do të serbizohet”. Qëndroni shqiptar, dhe përçanu në trafe politike, mësoni nga e kaluara edhe sot në shekullin e internetit. Shiqoni se si Zelenski i Ukrainës nuk e hjek uniformën ushtarke kurrë. Ndërsa te ne UÇK anatemohej dhe akuzohej si agjenturë e frustruar!
Unë i besoj amanetit të Fehmi Lladrofcit!
Prishtinë, më 2 janar 2023