ARKIVI:
17 Tetor 2024

Tashmë duhet të luftohet politizimi i policisë në Kosovë, dhe policët nuk duhet t’i takojnë asnjë partie

Shkrime relevante

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Shpërndaj

Përderisa Serbia edhe pas 24 vitesh nga koha kur Kosova e fitoj lirinë, vazhdon ta provokoj e ngacmoj me metoda të ndryshme luftarake vendin, Hajrullah Tërnava, ish- Zëvendës i Punëve të Brendshme të Kosovës nga koha e Autonomisë së KSAK dhe njohës i çështjeve të sigurisë, jep disa mendime thelbësore për gjendjen në policinë e vendit. 

Tërnava ka qenë edhe udhëheqës i Shkollës së Mesme të Milicisë nga koha e autonomisë së Kosovës, profesor i shquar i lëndëve të sigurisë dhe xhudist i njohur në mbarë ish-Jugosllavinë dhe i burgosur disavjeçar nga policia pushtuese e Serbisë në Kosovë.   

Kosova si pjesë përbërse dikur e Jugosllavisë, ishte krahinë autonome në përbërje të federatës jugosllave, sipas Kushtetutes së vitit 1974, por si pjesë përbërëse e barabartë me të gjitha republikat në Federaten e Jugosllavisë, që përbëhej nga 6 republika dhe dy krahina, me të drejta të plota që në federatë t’i kenë përfaqësuesit e saj, si të gjitha tjerat republika të federatës, e që e kishte të drejtën edhe sipas radhës ta kenë kandidatin si Kryetarin e Jugosllavisë, si përfaqësues nga Kosova.

Në ato kohëra sistemi i përgatitjes së policisë (milici) ishte sistemi i njejt i shkollimeve të kuadrove të policisë në tërë Jugosllavinë. Në kohën e ish Jugosllavisë në territorin e saj ishin gjashtë(6) shkolla të punëve të brendshme në Jugosllavi, njera nga to ishte në Vushtrri ku kadetët mesonin në dy gjuhë, në atë shqipe dhe serbe, një gjeneratë i kishte katër (4) paralele, në një gjeneratë, ishin tri (3) paralele në gjuhën shqipe, kurse një (1) ishte në gjuhën serbe, shkollimi zgjaste katër (4) vite, gjatë shkollimit të tyre ata ishin të obliguar të bartin uniformat gjatë gjithë qëndrimit në atë shkollë, e cila tani thirret Akademi Policore, dhe gjatë ditës mësonin mësimet e rregullta para dite dhe mësimin e obliguashëm pasdite, dhe gjate qëndrimit të tyre në atë shkollë ata përpos mësimit të lëndëve të përgjithshme kishin edhe lëndët profesionale si dhe lëndët ushtarake, dhe kadeteve kur e kryenin atë shkollë iu pranohej edhe ushtrimi ushtarak, sepse si kadetë në atë shkollë ata kane bërë roje, kujdestari, stërvitje ushtarake etj., prandaj iu njihej kryerja e ushtrisë, dhe me diplomimin e tyre caktoheshin nëpër komunat e Kosovës, që të punonin nëpër të gjitha stacionet policore. Ata që e kryenin këtë shkollë gjat shkollimit të tyre ishin të obliguar t’i krynin edhe kurset e notit, skijimit, patentshoferin, dhe kishin mundësinë të mirren me sportin të cilin ata vet e dëshironin, por në atë shkollë në Vushtrri ka qenë i zhvilluar sporti i xhudos, sa që klubi nga kjo shkollë në Jugosllavi ka marrë pjesë edhe në Ligën e Parë Federative të Xhudos në Jugosllavi, dhe ka pasur individë shumtë kampionë të asaj Jugosllavije, dhe falë kësaj shkolle ku është ushtrue ky sport në mënyre të vazhdueshme, edhe sukeseset e këtij sporti shihen tani në Kosovë, pasi ekzistojnë lidhshmëritë-rrënjët nga kjo shkollë e Vushtrrisë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Hajrullah Tërnava

Në ato kohëra kjo mënyrë e shkollimit ashtu si e ceka, ishte me plan programe i njejt në tërë Jugosllavinë, dhe 6 shkollat sikur e thash, ishin: ne Kamenice te Sremit – Vojvodinë, Lubjanë – Slloveni, Zagreb – Kroaci, Sarajevë – Bosne e Hercegovinë, Shkup-Maqedoni dhe Vushtrri-Kosovë. Meqenëse Jugosllavija ishte shtet monist, të gjitha ato shkolla i kishin programet e mësimit të njejta, të gjithë kadetët – nxënësit e kishin për obligim që të punojnë dyfishin e shkollimit të tyre sa zgjaste 4 vite shkollimi, pa e lëshue atë shërbim me vullnetin e tyre, vetëm nëse ka ndodhur që polici ka krye ndonjë vepër penale ai është larguar nga policija dhe është përgjegjur para gjygjit për veprën që e ka krye, përndryshe me e pas lëshue dikush shërbimin dhe me u punësue në ndonjë profesion tjetër jashta policisë, ai është dashur ta paguaj dyfishin e shkollimit të tij, që dot thotë se shkollimi ka zgjatë 4 vite, kurse ai është dashur ti paguaj hargjimet e 8 viteve, gjë që kjo ka ndikue në preventiv që askush nuk e ka lëshue atë shërbim. Gjat periudhave të shkollimit të kadetëve-nxënësve, ka pasur raste që koha e ka imponue që të pranohen kursista në atë shkollë, sepse është tregue e nevojshme për numër më të madh të policëve në Kosovë, dhe ata kandidatë që kanë konkurrue përmes kunkursit është dashtë ta kishin të kryer shkollën e mesme po ashtu edhe ushtrinë dhe që kanë qenë të pastër para ligjit, s’kan qenë në kundërshtime apo të përndjekur për vepra kriminale, me ligjet e asaj kohe për të kaluaren e tyre.

Pasluftes situatat e shkollimit të kuadrave policore kanë ndryshue, dhe tani policët pranohen përmes konkurseve që i parashohin ato kritere që kërkohen nga ata, që duhet ti plotësojnë: sikur aftësitë shëndetësore të tyre, ta kenë shkollën e mesme të kryer, aftësitë fizike, dhe nëse i plotësojnë këto kushte ata më të aftit (sipas numrave qe nevojiteshin në atë kohë, pranoheshin në polici dhe e fillonin kursin e tyre përgaditor disamujor. Me kryerjen e kursit caktoheshin të punonin nëpër stacione të policisë në mbarë territorin e Kosovës. Eshtë e kuptueshme se edhe kryerja e kursit mbahej në dy gjuhë, në atë shqipe dhe serbisht, dhe në atë kurs paranohen numër i caktuar sa i nevojiten për atë kohë shtetit në shërbimin policor.

Mangësitë e shfaqjes që po vërehen tash në Policinë e Kosovës, jane ato që një numër i madh pasluftës jane pranuar simpatizantë të vijave të ndryshme partiake, e sidomos të atyre të „fortëve“ që kanë rrahë gjoksa se e kanë „çliruar“ Kosovën, gjë që kjo i ka sjellë dëme të mëdha vendit, prandaj marrë në tërësi s’duhet të befasohemi pse tani e kemi situatën e tillë, sepse janë emrue në poste të rëndësishme epror “sipas njohësive” qoftë familjarë etj, pa i dhënë rëndësi aftësive personale – organizative policore dhe legjimitetit të individëve që e meritojnë, sepse me të njofshëm janë pranua numër i madh i policëve, sidomos në ato poste që i kanë vendosur – emrue që të pranohen ata “të mëdhenjt”, e që janë pranuar të afërmit e tyre, gjë që kjo dukuri paraqet probleme të mëvonshme, sepse krijohen grupacione që e dëmtojnë Policinë e Kosovës, dhe në ato mënyra nuk luftohet krimi në përgjithësi, në mënyrë ligjore ashtu si e parashohin ligjet, dhe gjithnjë përparësi tani kanë familjarët e farefisi i policëve, dhe kjo është pengesë e luftimit të krimit në përgjithësi.

Edhe ne Serbi tani egzistojnë vetëm kurse të policisë dhe ato shkolla të rregullta si dikur, sikur e shpjegova, më nuk egzistojnë, por e keqja e madhe është se në polici të Serbisë ka shumë nga ata që kanë qenë në lufta të tëra që janë zhvilluar në ato territore të ish Jugosllavise, sikur në Kroaci, Bosne e Hercegovinë, Kosovë etj, dhe ata asnjëherë nuk e kanë spastrue atë polici, që kush ka marrë pjesë në ato luftëra ti ndalohet shërbimi në polici, e sidomos nëse kanë krye krime edhe të përgjigjen para ligjit, sëpaku policija serbe që ka krye krime të rënda e pse jo edhe xhenocid në Kosovë, e që kur është krye lufta janë tërhjequr në Serbi, ku ka nga ata që edhe sot punojnë në ato shërbime të policisë, prandaj ata edhe më tutje mund të veprojnë dhe t’i keqpërdorin autorizimet e tyre ndaj popullatave të territoreve kundër të cilëve kanë luftuar, prandaj jo rrallë herë kemi ankesa e pse jo edhe burgosje të qytetarëve tanë të cilët udhëtojnë me automjetet e tyre nëpër territorin e Serbisë, dhe ka edhe shumë të pafajshëm që burgosen duke qenë për ta si të dyshimt, se kanë qenë në UÇK apo që kanë luftuar kundër serbëve.

Serbija në programet e saj me ato kurse që i shkollon kuadrat e saja policore, nuk ka ndonjë ndryshim, sepse i përmbahet atyre metodave që i kanë të trashëguara për policinë e tyre.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Hajrullah Tërnava si kuadër i ri i Milicisë së Kosovës…, qysh quhej në atë kohë.

Policija e Kosvës duhet që të shkollohet me shkollime të zgjatura e që janë shkolla të mesme, sikur që shkollohen policët e shteteve të BE, e qe ju zgjatin ato shkollime tri vjeqare dhe ju numrohen si shkolla te mesme.

Tani eshte koha t’iu shmangemi shkollimeve me kurse. Shkollimet me kurse mundemi ti aktivizojm në situata të caktuara nëse na imponohen, sepse kurset disamujore që ishin deri me tani, e sidomos pas luftës, e kanë një arsye se në ato kohëra na është dashur numër i madh i policëve, por tani mbas 23 viteve të pasluftës duhet të avansohet me shkollime të rregullta që i perngjajnë si shkollave tjera të mesme e që garantojnë në të ardhmen sukesese, dhe ata nxënës në ato shkolla të jenë apolitik, por edhe tani në polici duhet që të luftohet politizimi i policisë, dhe ata kurrsesi nuk duhet t’i takojnë asnjë partie, e jo sikur që kemi raste që nga një kohë e gjatë në komandimin e policisë, po ai komandant tani mbasi e kryen mandatin në polici, tani bëhet deputet në Parlamentin e Kosovës, kuptohet i asaj partije që i paska takuar gjithë kohën. Dukuritë e tilla tani për Kosovën dhe secilin shtet janë shumë të dëmshme, sepse policija, ushtrija, drejtësija, prokurorija etj, nuk duhen të jenë të ngjyrosura me ngjyra partiake, sepse ato i kushtojnë popullit dhe në ato shërbime duhen të gjitha ata të punojnë për të mirën e popullit dhe për shtetin e tyre. Sikur t’i kishim këto institucione të pastra ashtu si i parashohin ligjet ndërkombëtare, edhe tani nuk do ishim në situata të tilla si tani, që jemi shteti më i izoluar në botë.

Foto e Hajrullah Tërnavës para disa vitesh me ish – nxënësit e Akademisë , duke e festuar 30 vjetorin e kryerjes së matures të kësaj gjenerate nga Shkolla e Mesme e Milicisë në atë kohë, kur Tërnava ishte drejtor i saj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu