ARKIVI:
24 Janar 2025

Etja për liderë të skaduar!

Shkrime relevante

Sulmi i qenëve agresivë dhe dështimi i shtetit: një alarm për sigurinë e qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri

Nga: Luan Dibrani Një ngjarje alarmante ndodhi sot në Suharekë, ku katër...

Vuçiqi në Davos shprehet i shqetësuar “për politikën europiane për Kosovën!”

Gani I. Mehmeti A kishte këtë shqetësim Vuçiqi deri sot? Përse sot është...

Dëshirat dhe mundësitë reale të opozitës!

Florim Zeqa Ashtu sikurse pushtetarët edhe opozitarët, tubimet e para elektorale i...

Atë që i ka mësuar gjyshi, nipërit duhet ta fshehin si një thesar në zemrat e tyre

Nga: Aurel Dasareti «Nipërit dhe mbesat janë pemët e jetës», na thoshte...

Albin Kurti kundër Trumpit, Glauk Konjufca e akuzon Barac Obaman dhe Jo Biden për mospërkrahje të Kosovës!?

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ I pari i ekzekutivit z Albin Kurti...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë

Me ka rastisë të jem deshmitar okular i eliminimit të mallit në një ndërmarrje tregëtie, për shkak të skadimit të afatit të përdorimit. Në të njejtën kohë, ose më saktë malli i tillë nuk është asgjësuar, po është rikthyer në depo për ripaketim. Nga ky fenomen, qe ka qenë më vite të tëra në Kosovë pas lufte, ka pasë ankesa vetëm në shije dhe erë të rëndë të produktit. Përkthyer këtë fenomen në politikë i bie: Qe nga pas lufta dhe nga çlirimi, shpallja e pavarësisë se Kosovës e tutje, kemi pasë edhe politikanë të skaduar.

Është normale, qe politikani ka një afat të qëndrueshmërisë. Poashtu është normale qe politikani me afat të skaduar të del nga politika, qoftë për shkak të stazhit, qoftë për shkak të moshës apo dhe vdekjes. Kështu qe për politikanë të tillë nuk mund të ketë ri paketim, sidomos në kohën tonë të një zhvillimi të hovshëm të teknologjisë, arsimit, shendetësisë, prandaj dhe të politikës. Lideri i LDK-së, edhe po të ishte gjallë do të ishte e shëndetshme, qe stafetën politike ta dorëzonte të pasuesi.

Po ashtu dhe Hashim Thaqi, qe është mirë e shendosh, kokrrosh në Hagë, me Kadrinë.

Njëjtë sikur Ramushi, Isa, Fatmiri me Bexheta, Edita e tjerë, të pa bereqeta, duhet t’i dorëzojnë afatet politike tek pasuesit e zëvendësuesit. Poashtu, pasuesit e zëvendësuesit, nuk duhet të masin me kutin e polirikave e politikanëve me skadencë, po me kutin e tyre. Për fat të keq, jo vetëm të politikës, po edhe historisë, këta llaskucë të tashëm thirren në vlerat e para ardhësve të tyre politikë, thuase ata duhet tu mbajnë tepsinë duke i rënë asaj, sikur defatorje defit. Ose Adelina me këngën për Ibrahim Rugovën. Tek e fundit Ibrahimi bëri aq sa mundi, sa kishte hapësirë për ta formuluar territorin tonë, Kosovën si pjesë e barabartë me republikat tjera jugosllave, për të vazhduar në avansimin gradual evolutiv. Lufta e popullit tonë solli lirinë me aktorët, qe nuk mund të mohohen. Solli dhe shumë lapsuze e dëme të pa riparueshme apo, të riparueshme me vështirësi, në kohën në të cilën po jetojmë. Pasuesi i Thaqit duhet ta ketë të qartë se me qiririn e tij nuk shkohet tutje. Tani nuk është as Rambujeja, as Marrëveshtja e Kumanovës, as Kushtetuta e Ahtisarit. Ato ikën, mbetën vetem dokumente te arhivuara. Duhet avansim politik, ekonomik edhe kushtetues.

Fakte të mjaftueshme politike kemi, qe mos të mbetemi mbi ato, qe u krijuan në një kohë tjetër. Politikan i vertetë është politikani hulumtues, i cili hulumton terenin për avansimin e vendit. Po ti pyesish, shumë politikanë të Kosovës, madje dhe krerë partish, nuk dijnë se sa shtete kanë terhequr njohjet apo janë në procedurë. Kishim pasur moti një aeropolitikan dhe një menaxhues, qe lobonin nëpër gjithë botën dhe asgjë nuk sollën. Kemi pasë liderë e shtetarë, qe shetitnin nëpër Afrikë vetëm për t’u freskuar me ndonjë bukuroshe në ujin e ngrohtë të Dubait apo të shteteve tjera. Edhe tek politikanët e skaduar e të burgosur llogarisin udhëheqësit e disa partive.

Hashim Thaqi mendon se do t’ia arrijë qe t’a drejtojë partinë pas daljes nga burgu, poashtu mendon edhe Memli, prandaj nuk e ka fuqinë e një politikani të pa kontestueshëm. Ëndërr e Fatmirit poashtu është, qe të jetë kryetar i PDK-së. Në këtë rast dua të theksoj një maturi të Ramushit, sikur ajo e Ilir Metës, qe ta mbajë një grusht njerëzish prej 7-8% e të jetë vet i pa zëvëndësueshëm. Kjo do të jetë shendet për Ramushin e sëmuarje për Kosovën. Lumiei, krejt i pa takatë, me një guxim lepuri e më një gëzof luani, nuk ka ikur nga strofka e Isasë e as nga një rugovizëm i trishtë. Ai madje është i ushqyer me idenë, se po qe se nuk i pëlqejnë veprimet, të cilat i bën edhe Rugova mund ta elimonojë, ngase ka një paranojë të frigës rugoviane. Nuk mund të ecë Kosova me liderë të skaduar e as të zhvillohet me lider të pa reformuar, sikur qe nuk do të ndryshojë demokracia shqiptare me përfaqësues hajdutë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu