ARKIVI:
18 Tetor 2024

Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Shkruan:Edibe Selimi-Osmani 

Pjesë nga vepra:  Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit, Shkup 1997,faq.19 – 22. 

Pjesa e parë  

Rite në festa të motmotit  

VASILICA (14 janar)-Reka e Epërme). Hyn në grupin  e të kremteve të gëzuara.Nuk bëhet asnji ceremoni fetare  pra kishat nuk vizitohen.. Këto janë karnevale të  Vitit të Ri. 

 Të  rinjtë e të rejat e çdo fshati ortodoks,disa ditë përpara merren vesh  se te cila  familje  do ta presin këtë natë. Kush do të jetë bartës. Pasi i zoti i shtëpisë zotohet se do t’i pranojë në shtëpi, atë këtë vit e quajnë nuni i fshatit.  Për ta bërë natën e së kremtes  sa më të gëzuar në fshatrat; Vallkavi,Vërben, Sencë,,Zhuzhnjë,Nistrovë, Bibaj, meshkujt veshin  ndonjë pjesë të veshjes  kombëtare të femrave; mbi rrobat veshin gëzof të gjatë  deri në fund të këmbëve, në kokë mbështjellen  me shamia  dhe mbi shamia  që të duken më qesharak, vë kësulë e përlyhet në fytyrë që të mos njihet. Vajzat  vishen  ndonjëra me tirq ose me ndonjë gëzof  të keq të grisur,ndërsa kokën  e mbulojnë me shamia.  Në shëtitje dalin së bashku djem e vajza.  

Në fshatrat Beliçicë, Kiçinicë, Dëbovë, të rinjtë dhe të rejat vishen me rroba festive. Vajzat nuk dalin në shetitje ,por përgatisin  ushqimet në shtëpinë e nunit. 

 Të gjitha ritet të rinjtë dhe të rejat i bëjnë në vigjilje të Vasilicës.  . Nisja bëhet me bajrak(flamur)  prej shtëpisë së nunit.. Mbajtësi i bajrakut është djalë i ri  i moshës 14 deri 18 vjeç i familjes së ngushtë të nunit. Të rinjtë me bajrak  shetisin  duke kënduar në çdo shtëpi të fshatit.  Bajrakut nuset e reja dhe vajzat  i dhurojnë ndonjë pjesë të veshjes:qoftë “tazlluke” (pjesë e veshjes e çorapëve),”kallçin” (çorapë), “korpë”(shami). Pasi kalojnë nëpër çdo shtëpi  kthehen te nuni dhe me pjesët e veshjes stolisin bajrakun. 

Pastaj prapë,për së dyti ,ata nga mesi i natës ,dalin për të shëtitur duke kaluar nëpër çdo rrugicë të fshatit,në çdo shtëpi.  Tash më kolendarët  përsëdyti stolisin bajrakun me pjesë të veshjes ,marrin me vehte ndonjë zile të madhe ,ndonjë shkop në dorë,teneqera, topuza,gërgaçkë1. 

Gjatë rrugës bëjnë zhurmë të madhe. Këndojnë këngë të ndryshme,më së shumti këngë dashurie. Pas secilës këngë  dhe në çdo shtëpi që lypin këndojnë:  

Çakër,çakër, Vasilica, 

Për nji mollë e për nji dardhë , 

Vasilica fort e bardhë. 

Çakër,çakër, Vasilica,  

Për nji mollë e për nji dardhë, 

Dita e verës qoftë e bardhë.  

Secila familje fshatare i dhuron bajrakut  përsëdyti  dhe kolendarëve  gjëra ushqimore ose një shumë të hollash.  Pa zbardhur dita , kolendarët  kthehen në shtëpi të nunit. Aty vazhdon kënga  dhe vallja  së bashku me vajzat. Kur vajzat  afrohen ta prekin bajrakun dhe stolitë (pjesët e veshjes)meshkujt  e kanë për detyrë  ta mbrojnë , duke u rënë vajzave  me thupër duarve. Kjo e shton harenë e kësaj nate . Mendohet se nëse  vajzat e prekin bajrakun,së shpejti do të martohen jashtë fshatit. Të gjitha gjërat ushqimore  hahen aty,në shtëpi të nunit në 2 deri 3 dit. 

Amvisat  kçto ditë i kushtojnë kujdes të madh magjes.Si në çdo kremte edhe tani magja duhet çelur  dhe  duhet të gatuhet një fli. Gjatë të  gatuarit  e zonja e shtëpisë  vendos në mes të tepsisë  një monedhë të argjendtë. Flija stoliset me hoshaf thane ,me gjizë e busuleg, me besim se gjatë vitit  njerëzit do të  ndjehen të fortë si thana . Zakonisht  flija hahet për drakë ::anëtarët e familjes  shpejtojnë  të hanë duke  qeshur e duke pritur  se cili do të jetë ai fatbardhë  i vitit  që do t’i bjerë  monedha e argjendtë. Në këtë rast thuhet:  

Kush da xhone paren, 

Da xhone kinzhin  

Anëtarit të familjes  që i bie monedha , qoftë  femër apo  mashkull i bije detyra  ta mbikqyrë tufën e dhenve  deri sa të lindë qengji i parë i atij viti. Për lajmin që do ta sjellë në shtëpi, do t’i dhurohen  ndonjë palë çorapë e të holla.  Thuhet se ai është njeriu   më me fat i familjes për atë vit. 

Gjatë  ditëve kur lind qengji i parë, bylmeti nuk nxirret nga shtëpia se kështu nuk shtohet pasuria në shtëpi. Për bariun dhe anëtarët e familjes  përgaditet darkë e posaçme, theret ndonjë dele ose shpezë. Amvisa nuk harron të varë në bishtin e deles lehonë “peçat” dy fije leshi një e kuqe e një e bardhë ku varet monedha e argjendtë .Pastaj gris një pjesë të vogël  nga kindi me të  cilin fshihet çerepi  (vendasit e quajnë  kindin “cekeri” me besim se delja do të mbrohet nga syri i keq. 

 Në fshatrat:Vau, Kiçinicë,Bogdi, qengjin e parë  të atij viti , nëse është i bardhë , e lëshojnë  Ditën e Vasilicës  të ecë nëpër shtëpi, aty ku jetojnë , që gjatë vitit  të mos ketë  shtëpia pleshta. Kurse në fshatra  të tjera  të Rekës së Epërme  pa dallim feje , e zonja e shtëpisë e lëshhon qengjin  e bardhë nëpër shtëpi  Ditën e Verës. 

Në fshatrat e lartpërmendura , në vigjilje të së kremtes , amvisa merr monedhën e  argjendtë  dhe pa perënduar dielli  i prek kafshët  shtëpiake  sidomos dhentë te gjijtë. Nëpërmjet të këtij riti ajo shpreson  se ato gjatë vitit  do të kenë më shumë qumësht, do të mbarësohen,  do të jenë të shëndetshme.  

Shumica  e riteve   në këtë të krente lidhen me kultin e pranverës  dhe të përtrirjes ,  të gjelbërimit dhe punës së frytshme në vitin e ardhshëm. Si në çdo të kremte edhe në vigjilje të Vasilicës, amvisa i jep rëndësi vatrës: zjarri duhet të  ri i ndezur gjithë natën. Nikoqija mbush një pjatë me grurë. Të  gjithë  anëtarët mblidhen pranë vatrës.: në zjarr hedhin dy kokrra gruri njërin për të zotin e shtëpisë  e tjetrin për të zonjën. Të gëzuar ndjekin se cila kokërr do të  plasë e do të  kërcejë  më shumë. Atij  që i pëlcet kokrra është më i  shkathti në punët e shtëpisë dhe të bujqësisë.  Vazhdojnë  të hedhin grurë edhe për çdo anëtarë tjetër të familjes, duke qeshur e duke  shpresuar   se cili  që të dale më i  aftë e më i shkathtë se tjetri. Gjatë këtij  riti   e zonja  e shtëpisë nuk i harron  as kafshët shtëpiake. 

Për shtimin  dhe mbarësimin e tyre amvisa hedh një grusht grurë në zjarr   duke  menduar për gjithë kafshët e shpendët  e shtëpisë.  Të njejtin grurë, pasi  plasin kokrrat i mbledh dhe ua hedh kafshëve  Ditën e Vasilicës. Kur i pyetëm amviset se pse përdoret gruri  edhe për kafshët shtëpiake, ato na tha 

se kështu shpresojnë që gjatë vitit  kafshët të rriten, e të shtohen si gruri.  

Në viset  ku kemi hulumtuar, ka qenë terreni i përshtatshëm  për mbijetesën e besimeve  të ndryshme por me  shkollimin e  brezit të ri , besimet e  ndryshme  po zbehen dhe po zhduken dalëngadalë, ata tash më kanë ngelur vetëm  si kujtesë e brezit të moshur.   

Tetovë, më 12.1.2023 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu