Arsim Kapiti, Prishtinë
(Halim Hyseni)
- Të gjithë ata të cilët e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ose janë të paditur ose antikosovarë që nuk ia duan të mirën as kombit e as shtetit të Kosovës.
Nuk është me rëndësi fare se a janë vendor apo ndërkombëtar ata, se a shtiren si miq të Kosovës apo jo, të gjithë, pa përjashtim, ata të cilët e mbështesin këtë casus belli të formimit të Serbisë të Madhe dhe Homogjene, apo të Botës Serbe (e përcaktuar me projektin RASTKO të Vuk Karaxhiqit, që në vitin 1836), ja janë injorantë, sepse nuk dinë asgjë për gënjeshtrat serbe dhe ruse, të mos them budalla, ja janë serbofil dhe rusofilë.
E treta nuk ekziston. Andaj, do tu referohem fakteve.
Në Memorandumin e Akademisë Serbe të vitit 1986, me të cilën filloi gjakosja e tmerrshme e dekadës të fundit të shekullit XX, sipas të cilit ishin paraparë të vriteshin 86 mijë jo serbe (shqiptarë, kroate, boshnjake – myslimanë) është paraparë krijimi i Serbisë se Madhe dhe Homogjene, demek edhe ata jo serbë duhet të shndërroheshin në serbë, sepse Serbia duhet jetë homogjene, ashtu si kishte parashikuar me projektin e mëhershëm çetniku Stavan Moleviqi.
Bota Serbe andaj nuk duron raca, etni e kombe tjera, përpos serbëve!
Në luftërat nisura nga Serbia në dekadën e fundit të shekullit XX, të bazuara në kultin e gjakut, u vranë, masakruan dhe u përdhunuan 56.714 civilë te pafajshëm (fëmijë, pleq, plaka, civilë të pafajshëm dhe ushtarë çlirimtarë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë).
Në këto tri vende janë vrarë dhe masakruar 49.474 civilë jo serbë si dhe 47.428 çlirimtarë (boshnjakë,kroatë dhe shqiptarë). Në tri luftërat e nisura të Serbisë, për krijimin e Serbisë së Madhe dhe Homogjene, janë vrarë 34.478 serbë nga të cilët 7.241 civilë serbë dhe 27.237 militarë dhe paramilitarë të armatosur serb. Për krijimin e Serbisë së Madhe dhe Homogjene janë vrarë 131.379 qytetarë të ish-Jugosllavisë (nga ta 56.714 civilë dhe 74.665 ushtarë, policë dhe paramilitarë). Nga këto shifra bëhet e qartë se nuk janë vrarë 86 mijë jo serbë, si ishte parapara me Memorandumin gjenocidal serb, por shumë më.
Sipas studimeve që i kam bërë, janë vrarë mbi 104 mijë jo serbë, apo më shumë se 18.000 jo serbë se sa ishin parashikuar me skenarin gjenicidal të Akademisë serbe. Megjithë numrin kaç të madh të viktimave jo serbe, të nxitura drejtpërdrejt nga kriminelët Millosheviq, Vuçiq, Daçiq, Vulin e shumë të tjerë në Serbi, të epigonë e trabantë të Millosheviqit vërehet qartë se ata ende janë të uritur për gjak të shqiptarëve. Këta edhe sot ndezin zjarre, fabrikojnë incidente, nxisin konflikte, si ai i Gotovushës në Brezovicë, për të viktimizuar popullatën serbe dhe për t’i paraqitur shqiptarët si agresivë dhe torturues të serbëve. Për këtë arsye propozoj që pë këtë rast të përfshihen në hetime edhe ndërkombëtarët.
Raste të këtilla të inskenuara nga serbët ka me mijëra. Por unë po i përkujtoj rastet e Martinoviqit, Restorantin “Panda”, rastin në Grackë, Gorazhdec , Kleçkë etj.
Rasti i restorantit “PANDA”dhe i Martinoviqit, tashmë janë sqaruar.
Dihet botërisht se krimet i ka bërë vet pushteti serb për t’i fajësuar dhe diskredituar shqiptarët para faktorit ndërkombëtarë. Po ashtu, propozoj që të rihapen, (me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve) hetime për rastet e fshatit Grackë (vrasja e fshatarëve serbë), autobusit të Nish – Ekspresit dhe fëmijëve të vrarë serbë në Gorazhdec. Jam i bindur se shqiptarët këto nuk i kanë bërë, pasi në kodin etik të shqiptarëve fëmijët dhe të pafajshmit nuk vriten.
Në Kosovë, pos serbëve, jetojnë dhe etni të tjera. Pse shqiptarët po i torturuakan vetëm serbët. Të gjithë këta skenarë bëhen me qëllim për t’i çuar përpara idetë e Sllobodan Millosheviqit dhe të Memorandumit të SANUtë vitit 1986 (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë) , për krijimin e Serbisë Madhe.
Një ndër nxitësit kryesor të luftërave të dekadës së fundit në ish- Jugosllavi ishte Aleksandër Vuçiq, që me aftësinë tij satanike të mashtrimit dhe të gënjeshtrave të panumërta, po e loz në mënyrë fantastike argatin e djallit, duke manipuluar me serbët e Kosovës dhe diplomacinë perëndimore. Ky ka gisht të drejtpërdrejtë në vrasjen e qytetarë amerikan, vëllezërve Bytyçi. Nuk dua të flas më shumë, por për injorantët, liderët e deridjeshëm dhe opozitën e mjerë shqiptare, pra për aleatët e Listës Serbe që është jo vetëm e kriminalizuar por edhe dorë e djathë e Putinit, që ka organizuar rastin e Gotvushës, vetëm që të vajtojë para Gabriell Escobarit dhe z. Derek për pozitën e vështirë dhe tepër të rëndë të pakicës serbe, megjithëse është pakica më e privilegjuar në Evropë.
Me këtë rast vetëm do të citojë një pjesë nga Memorandumi i vitit 1986, me të cilin filloi tmerri ndaj qytetarët jo serbë në Bosnjë dhe Hercegovinë,Kroaci dhe Kosovë.
Në këtë dokument gjenocidal, pos tjerash, shkruan:
“Serbia e Madhe është tepër e vogël dhe e ngushtë dhe ata (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe e më të madh apo bashkësie më të madhe territoriale (jo vetëm për shkak të zgjerimit territorial të popullit serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë ( OPEN BALLKAN – OPEN SERBIA E MADHE -H.H.) në Ballkan”.
Në Memorandum të SANU, thuhet: “… rendësi do t’i jepet të ashtuquajturës “LIDHJES VERTIKALE SERBE” (jo vetëm lidhjes horizontale – bashkimit të komunave me shumicë serbe- H.H. ). Sipas kësaj lidhjeje, në Jugosllavi serbëve duhet t’u bëhet e qartë se cila është qendra e tyre (Republika e Serbisë) dhe çfarë është periferia (krahinat serbe apo territoret brenda Serbisë”).
Shpresoj se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, alter egoja e tradhtarit Enver Hoxha, është lumturuar pa masë, sepse sot mori edhe një përkrahje të fuqishme, hiq ma pak se nga një ish – kryetar i Serbisë, Boris Tadiq, i cili tha: “… Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, porse e fton atë në Ballkanin e Hapur”- demek Serbinë e Madhe.
Injorantëve vendorë dhe ndërkombëtarë, këtë po ua thotë shumë qartë Aleksendër Vuçiqi, në biseda dhe në thirrjen e serbëve për rebelim në Kosovë, sikurse në vitet e 90 në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, mu ashtu siç që po bën Vlladimir Putini në Ukrainë. Aleksandri nuk po angazhohet për paqe, por për një casus beli të ri të Serbisë, e cila si në korrik të vitit 1914, e kalli botën me Luftën e Parë Botërore, serish do ta kallë Evropën me Borelin, Lajçakun si përkëdhelës i tyre. Shpresoj të mos jenë bashkëmendimtarë i tyre z. Escobar dhe z. Derek
Serbia me skenarë të luftës e ka fituar Republikën Serbe (Janë bashkuar horizontalisht 14 komuna me shumicë serbe që formalisht janë brenda Bosnjës dhe Hercegovinës, më pas formuan Shoqatën e komunave serbe e cila u bë Republika Serbe e Bosnjës. Nuk do të shkon shumë e do jetë pjesë e integruar e Botës Serbe. De facto do jetë territor brenda Serbisë (Vërejtja H.H.). Me rëndësi për Putinin, Vuçiqin, Daçiqin, Vulinin dhe Dodikun, është se Bosnja dhe Hercegovina nuk funksion si shtet i integruar dhe qytetarët e saj nuk janë të lumtur. Kjo i bën ndërkaq të lumtur Putinin dhe ambasadorin rus në Beograd, të cilin Daçiqi e informon me rregull. Pasi e kanë të sigurt punën me Republikën Serbe të Bosnjës , Putinit dhe Vuçiqit dhe epigoneve u ka mbetur të rregullojnë punën me Kosovën dhe Malin e Zi.
Nuk ka fjalë se tek politikanët serbë po funksionon shkëlqyeshëm inteligjenca dhe mendjemprehtësia. Inteligjenca e mendjemprehtësisë është zhvilluar te “intelektualët” dhe pushtetarët serbë fal Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve , e themeluar më 21 nëntor 1841 , e cila prioritet e ka pasur fuqizimin e identitetit serb dhe zgjerimin territorial në territoret me popullsi pa identitet të qartë etnik. Themelimi i kësaj Akademie me këto prioritete identitare dhe me synime për zgjerime territoriale të serbëve, kanë prodhuar dy pasoja tragjike për popujt dhe etnitë e tjera Ballkanit, të cilat e kanë pasur identitetin e krijuar etnik (grekët, bullgarët, hungarezët, shqiptarët, malazezet dhe turqit):
1.Zvillimi i ultranacionalizmi, shovinizmi, urrejtjes dhe ksenofobisë te populli serb; si dhe
2. Topitja apo shkërmoqja e inteligjencës etnike, nënës së të gjitha inteligjencave njerëzore që ka prodhuar agresivitetin, urrejtjen, brutalitetin, gjakpirësinë, mashtrimin dhe gënjeshtrën.
Natyrisht që pos Akademisë (SANU-s), në dy pasojat ka rol edhe trashëgimia e kultit të gjakut të cilit i referohet edhe z.Vuçiq, i cili ne Kuvendin e Serbisë me: “ … gjak se kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.
Dy elementet e përmendura i karakterizojnë të gjitha pushtete e Serbisë, nga viti 1833, kur është themeluar Provinca e Serbisë ose Pashallëku i Beogradit.
Insistimi i Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ose siç e quajnë qëllimisht ata, ZAJEDNICA ,qoftë me apo pa autorizime shtetërore, mund të mbështet nga injorantët vendorë (budallenjtë apo mendja e pashkolluar) dhe nga tradhtarët. Mbështetja e themelimit te Asociacionit nga diplomatët ndërkombëtar ose mund të jetë për arsye të keqinformimit apo nga dashakeqësia.
Me themelimin e Asociacionit me ingerenca apo pa to, ato do ta përcaktojnë kufirin e ardhshëm të Serbisë së Madhe me “ndihmën” edhe të miqve tanë të SHBA-s. Unë i kuptoj sjelljet e z.Derek dhe z.Gabrell. jam i bindur se këta nuk i kuptojë mashtrimet e Serbisë. Megjithatë më befason sjellja e ambasadori Hill, për gjenocidin serb mbi shqiptarët. Ky po del hapur kundër politikave të ShBA, kur deklaron se ky paska qenë për një lloj autonomie. Sjelljet e z. Hill janë filoserbe dhe filoruse. Thjeshtë, janë të pakuptueshme. Z Escobar dhe z. Chollet kanë të drejtë rreth asociacionit sikur Serbia të ishte shtet normal, por ajo nuk është shtet i tillë. Vuçiq dhe Daçiq duan që ta realizojnë politikën e Millosheviqit dhe Memorandumit të vitit 1986. Në atë Memorandum saktësisht thuhet, e (përsëris edhe njëherë -H.H) se: “Serbia e Madhe është tepër e vogël dhe e ngushtë, dhe ata (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe e më të madh, apo bashkësie më të madhe territoriale, se sa Serbia e Madhe (jo vetëm për shkak depresionit – shpërndarjes territoriale të popullit serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë në Ballkan)
- Chollet dhe z, Esobar mund jenë mahnitur me gënjeshtrat satanike të Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, por këta dhe 90 % e pushtetarëve serbë, përfshirë edhe Listën e kriminalizuar serbe, janë gënjeshtarët më të mëdhenj në botë.
Po u jepi një dëshmi të babait tyre shpirtëror Dobica Qosiqit. Ja çka flet për gënjeshtrën serbe: “ Gënjeshtra përbën interesin shtetëror serb. Ne gënjejmë për të lartësuar vetën dhe për të ngushëlluar të tjerët. Gënjejmë nga vetëkënaqësia, gënjejmë edhe nga ligësia, për t’u trimëruar, për të fshehur turpin tonë. Gënjejmë edhe në shenjë respekti, gënjejmë edhe për lirinë. Gënjeshtra përbën thelbin e patriotizmit serb, dhe kjo vërteton inteligjencën tonë të lindur. Gënjejmë në sensin krijues, në sensin e imagjinatës dhe të inovacionit. Në Serbi çdo gënjeshtër behet e vërtet. Serbët, falë gënjeshtrës, kanë mbijetuar gjatë historisë”
E fundit i mbetet pushtimi i Mali të Zi. Edhe atu e kanë kryer 60 për qind të punës E kanë kryeministrin Driton Abazo(viqin), i cili familjen e ka në Beograd, andaj s’ka çka humb. Bravo bre krimineli – demoni Vuçiq! Puna po të shkon për mrekulli. Mirë me Putin, mirë me Bajdenin! Mirë me Rusinë dhe Kinën; por mirë edhe me ShBA- dhe BE-en. Është një këngë shqipe që përshtatet veprimit të Vuçiqiqit:” Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”. Në ketë rast dihet kush është për Vuçiqin. Rusia dhe Kina, bashkë me SHBA-at dhe BE-en.
O, njerëz, apokalipsi nuk është larg!
Kosova të vetmen mundësi qe e ka për të qenë shtet funksional, demokratik dhe përparimtar, është që me Serbinë në çdo fushë të zbatojë reciprocitetin, sepse projekti për bisedime në Bruksel, është projektuar, jo për të rregulluar raportet Kosovë – Serbi, por për ta kthyer Serbinë edhe një herë në Kosovë. Andaj, kuptojeni o njerëz. Këtë e kanë thënë hapur: “Po shkojmë në Bruksel, jo për të marrëveshje për normalizim të raporteve Kosovë – Serbi, por për ta aneksuar për herë të katër Kosovën”.
Zoti i vraftë të gjithë ata shqiptarë që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje sepse Serbia vetëm me këtë kusht e robëron serish Kosovën, duke e shndërruar Kosovën përsëri në koloni serbe. Z Chollet dhe z. Escobar mund marrin çmimin Nobel për një marrëveshje Casus Belli, por kjo nuk siguron paqe pozitive dhe të qëndrueshme.
Nuk e dij pse edhe tani harrohen vëllezërit Bytyqi, qytetarë amerikan. U bën 23 vite nga ekzekutimi i tyre. Harrohet Ukshin Hoti; harrohen Pokleku, Reçaku, Krusha e Madhe dhe e Vogël, Makoci, 1379 fëmijë të vrarë shqiptarë, 20.400 femra shqiptare të dhunuara seksualisht. Harrohen 1 1001 fshatra të granatuara, Restoranti Panda; Branimir Gjokiqi, i cili u vra nga polici serb, pse kundërshtonte masakrimin e shqiptarëve. U harruan varrezat masive. U harrurën 1600 të pagjetur, në mesin e tyre 100 fëmijë. Dihet vrasësi i Oliver Ivanoviqit, por ai shetit i lirë në Serbi. Në Kosovë ndërkaq vjen kur Aleksandër Vuçiqi e urdhron me i vendos barrikadat.
Zotërinj Chollet Escobar, Borel dhe Lajçak nuk sigurohet paqja me kriminel dhe duke mbështetur aktet kriminale. Perëndimi taktizoi me Putinin, por e pësoi bota. Me shtyrjen me tre muaj të targave dhe të vendkalimeve kufitare, ju jeni duke e trimëruar Serbinë terroriste dhe duke ia rritur namin autokratit dhe kriminelit Aleksandër Vuçiq. Pse zotërinjtë Chollet, Escobar dhe Lajçak nuk e vizitojnë Poklekun, kur është vetëm 30 minuta larg Prishtinës. Zotërinj, besoni në Zot, se me marrëveshje me demonë nuk evitohet, por thirret apokalipsi.
Unë aq sa e njoh Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës, jam i bindur se ai nuk do të nënshkruaj kurrfarë asociacioni, sepse ai nënshkrim do të jetë casus belli për një luftë të përgjakshme në Europë, pasi Serbia dhe Rusia janë të pangopura me territore dhe me gjak. Po bëj përpjeke të gjej argumente për instalimin e një aparteidi gjeografik në një shtet multietnik të cilin e krijuat ju (ShBA- ja dhe BE-ja) , por kurrsesi nuk po gjej argumente. U futa në filozofinë e Kombeve të Bashkuara. Aty gjeta thënien i ish – i dërguarit special i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara për Kosovë Hans Hakerup, që deklaronte: “… ekzistojnë njerëz në Beograd, por edhe në Kosovë, të cilët haptas angazhohen për një “lloje ndarjeje sipas vijave etnike, e cila është plotësisht në kundërshtim me Rezolutën 1244”. Le të më lejohet edhe një mendim i Bill Klintonit, ish- Kryetar e ShBA-s, i cili pat deklaruar: “Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se forca e jonë e madhe qëndron në shumëllojshmërinë e popujve të Shteteve të Bashkuara “ ( Hyseni , H.(2010) Edukimi Multi/Ndër/Kulturor,. Doracak për mësimdhënës, KEC & dVV international f.124.)
Lexova shkrimin e një gazetari, i cili e lavdëron Vuçiqin për rastin e lëndimit të serbëve në Gotovush të Bezovicës. Ndjeva dhimbje sepse dezinformomi është shumë i rrezikshëm. Hetimet nuk kanë përfunduar. Unë propozoj që në hetime të përfshihet edhe drejtësi a ndërkombëtare, sepse ky rast mund jetë incuar pikërisht nga z. Vuçiq dhe Lista Serbe, në funksion të takimeve që do të pasojnë për t’i fajësuar shqiptarët si në rastin “Panda” ne Pejë në dhjetor të vitit 1998.
***
Në fund duhet të pyesim: Pasi qenka kaq e lehtë të kërkohen “bashkësi komunash serbe”, pra komunash njëetnike në Kosovën multietnike, atëhere pse nuk u lejohet dhe garantohet një bashkësi e ngjashme komunash edhe shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, ku edhe një Abetare depërton me vështirësi të mëdha?!…
___
- Autori Arsim Kapiti (Halim Hyseni) ishte ndër udhëheqësit kryesor të arsimit në periudhën e paraluftës dhe pasluftës në Kosovë. Arsim Kapiti njëherit është ndër njohësit më të shquar të marrëdhënieve shqiptaro-serbe në këndvështrimin historik dhe aktual të këtyre marrëdhënieve. Jeton në Prishtinë.