ARKIVI:
18 Tetor 2024

Martesa e vështirë ndërmjet ndryshimësisë dhe demokracisë në Europën qendrore pas 1989 

Shkrime relevante

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

Shpërndaj

Prof. Tomasz Kamusella 

  • Universiteti i Shën Andreas 

Martesa e vështirë ndërmjet ndryshimësisë dhe demokracisë në Europën qendrore pas 1989 

(Skicë – Ligjëratë  e mbajtur nw Hotel Tirana International nëntor 2015) 

Demokracia = sundim i popullit 

Popullsia e tërë shtetit = qytetarët e shtetit, pavarsisht gjuhës, fesë, gjinisë, profesionit, etnisë, racës etj 

Qytetarët janë të barabartë para ligjit = sundimi i ligjit 

Të gjithë, si qytetarë, kanë të drejtë për të marrë pjesë në politikë, si në zgjedhje ashtu edhe në marrjen e posteve. 

Funksioni kryesor i demokracisë është kalimi pa gjak i pushtetit nga një qeveri te tjetra 

Ndryshimësia 

Demokracia nuk është thjesht sundim i shumicës, gjë që mund të sjellë në tirani. 

Mekanizmta për të përcjellë edhe zërat e atyre që nuk dëgjohen qartë përmes kutisë së votimit: 

Të drejtat e njeriut 

Të drejtat e pakicave (individëve) 

Të drejtat e pakicave (kolektivave) 

Parimi bazë: frenimi i diskriminimit të personave dhe grupeve të tjera për shkak të gjuhës, racës, fesë, gjinisë, profesionit etnisë etj   

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ku është Europa Qendrore 

Prerja e mesme e barazlarguar vertikalisht (Veri-Jug) e kontinentit të Europës nga Skandinavia në Ballkan 

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti që thotë "Angaben in Tausend 100 75 150 100 100 100 84 4 1750 400 2000 1500 2500 200 3500 Deutsche aus CSSR 3000 518 4600 2300 1800 1500 100 200 1800 50 75"

Komunizmi dhe mbizotërimi sovjetik në Europën Qendrore 

Ngjarjet gjeopolitike 

-Pakicat dhe ndryshimësia etnike fajësohen për mosqendrueshmërinë e Europës ndërmjet dy luftrave dhe shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore 

– Holokausti i hebrejve dhe romëve Lufta e Dytë Botërore 

– Ndryshojnë kufijtë pas 1945 

– Largimi dhe dëbimi masiv pas 1944/1945 i miliona gjermanëve, hungarezëve, polakëve, ukrainasve, sllovakëve, hebrejve, grekëve, turqëve, shqiptarëve, maqedonasve etj 

– Ndërmjet 1938-1950 rreth 50-60 milionë njerëz u çrrënjosën me force. 

– Komunizmi i stilit sovjetik, i padëshiruar, por BS fitoi ligjërisht mbizotërim duke vendosur shtete kombëtare etnogjuhësorë “të pastër” (homogjenë) në  një linjë me nacionalizmin gjuhësor të Europës Qendrore. 

– Nuk ka dispozita kolektive ose individuale për pakicat. 

– Një përjashtim: Republika Federale e Jugosllavisë. 

-Viti 1968 dhe ndëshkimi sovjetik: Federalizimi i Ҫekosllovakisë 

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti që thotë "Territory gained by USSR in 1945 Countries under communist control Yugoslavia: communist but independent Finland Iron curtain USSR East Germany West Germany Poland Austria Hungary Italy Romania Bulgaria Albania Greece Turkey"

Shtetet pas-sovjetike dhe pas jugosllave në Europën Qendrore 

Kronologjia gjeopolitike 

1989- Ndarja e Bllokut Sovjetik 

1990- Ribashkimi i Gjermanisë 

1991- Ndarja e Bashkimit Sovjetik 

1991.2- Rënia e komunizmit në Shqipëri 

1993- Ndarja e Ҫekosllovakisë 

1991-2008- Ndarja e Jugosllavisë 

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti që thotë "Former Eastern Bloc ESTONI (1991) Former USSR Former Satellite States Former Socialist FR of Yugoslavia USSR-aligned until 1960 (Year) Communist Rule Ended (1991) RUSSIA (1991) LITHUANIA (1990) RUSSI BELARUS (1991) GERMANY (1990) POLAND (1989) CZECHREP. RẸP. (1990) SLOVAKIA (1990) UKRAINE MOLDOVA (1991) HUNGARY (1989) SLOVENIA (1991) ROMANIA (1989) BOS HERZ SERBIA (1991)) (1991) MONTE NEGRO BULGARIA (1990) MACE (1991) ALBANIA (1992"

Demokracia dhe ndryshimësia (1) 

A mund të jetë një shtet shumëfetar demokratik dhe i qendrueshëm?- Po. Gjermania (katolikë, protestante, myslimanë) 

A mund të jetë një shtet shumëgjuhësor demokratik dhe i qendrueshëm?-Po. Finlanda (finlandisht dhe suedisht); Belgjika (hollandisht, gjermanisht, frëngjisht) 

A mund të jetë një shtet shumëfetar dhe shumëgjuhësor demokratik dhe i qendrueshëm?- Po. Zvicra (katolikë, protestantë, myslimanë/ frëngjisht, gjermanisht, italisht, romanshe) 

A duhet një demokraci etnikisht e ndryshme të përqafojë një tip të caktuar shtetësie, që të jetë e qendrueshme dhe e suksesëshme?- Jo, Finlanda dygjuhëshe është një shtet unitary, ndërsa Belgjika shumëgjuhëshe është një federatë (megjithatë modeli federal parapëlqehet në demokracitë etnikisht të ndryshme).  

Demokracia dhe ndryshimësia (2) 

Atëhere, kush vendos për qendrueshmërinë dhe suksesin në rastin e shteteve etnikisht të ndryshëm? 

  • Liri, barazi, vëllazëri ose mirëkuptim dhe përfshirje e plotë të të gjithëve në politikë dhe vendimmarrje, status të barabartë për të gjithë dhe barazi para ligjit, solidaritet social (ndër të tjera, rishpërndarje e të mirave materiale dhe shërbim shëndetsor pa pagesë, të barabartë dhe mirëqenie sociale për të gjithë). 
  • Përfytyrimi (social): mundësi të barabarta zgjidhjesh apo disa ide dhe koncepte të paramenduara pengojnë imagjinatën sociale për të punuar në maksimumin e saj? 
  • Presione të jashtme, që mund të jenë të dëmshme ose pozitive (në botën e sotme të globalizuar, ekonomia është pjesë e këtij faktori, falë ndërlidhjeve dhe shkëmbimeve ekonomike në mbarë botën).  

Bota është e ndryshme 

Të gjithë shtetet ekzistues janë të ndryshëm, 

(në një shkallë larmie) 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ndryshimësia dhe homogjeniteti: Një gosti e lëvizëshme (1) 

Kur një shtet (rajon) ose një grup njërëzor (komb, shoqëri) vështrohet si e ndryshme (heterogjene) ose homogjene, kjo varet nga (përfytyrimi politik) qysh vallë ndryshimësia/homogjeniteti është përkufizuar në një moment të dhënë. 

Për shembull 

  • Zvicra vështrohet si homogjene nga vetë banorët e saj, sepse i tërë kombi zviceran përbëhet nga qytetarët zviceranë, pavarësisht ndryshimeve fetare apo gjuhësore. 
  • Gjermania vështrohet si homogjene nga vetë qytetarët e saj, sepse të gjithë flasin të njëjtën gjuhë dhe pas 1945 nuk bëhen kërkesa për territore të tjera gjermanisht folëse jashtë Gjermanisë. 
  • Suedia përceptohet nga qytetarët e vet si homogjene, sepse të gjithë flasin suedisht dhe (kanë qenë në të shkuarën) të prirë të jenë anëtarë të një shteti të Kishës Luteriane. 

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "THE HOMOGENEITY OF DIVERSITY"

 Ndryshimësia dhe homogjeniteti-një gosti në lëvizje (2) 

Por: 

  • Të huajt e vështrojnë Zvicrën si të ndryshme duke marrë parasysh katër gjuhët zyrtare të saj. 
  • Më 1871-1888 gjermanët katolikë shtypeshin. Ata quheshin qytetarë të shkallës së dytë, si një rrezik për unitetin e shtetit kombëtar gjerman të sapo ngritur. 
  • Një europianoqendror mund ta vështrojë Suedinë  si një shtet kombëtar jo i përsosur, duke marrë parasysh suedishtfolësit në Finlandë, ku suedishtja është një gjuhë bashkëzyrtare. 
  • Shtetësia mund të jetë gjithashtu e paplotë, kur u është ndaluar banorëve, si psh në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku vetëm 13 % e kanë atë. 

Demokracia e sotme- = ndryshimësi? 

  • Në politikën e sotme demokratike 

Heterogjeniteti = homogjeniteti 

  • Paradoks? 
  • Njerëzit dhe grupet e tyre janë të ndryshëm 
  • Por të gjithë njerëzit janë të njëjtë

Europa Qendrore paskomuniste: Nacionalizmi dhe mospranimi i ndryshimësisë 

Nacionalizmi etnogjuhësor është tipi mbizotërues i nacionalizmit në Europën Qendrore 

– gjuha+ kombi= shteti.  

Si shtesë, a) gjuha duhet të jetë një dhe b) mos ta ketë atë një shtet tjetër (emri i dijetarëve për këtë mbivendosje hapësinore dhe ideologjike të tre elementeve: izomorfizmi normativ i gjuhës, kombit dhe shtetit) 

  • Me 1991 shteti jo kombëtar i BS u copëtua në 15 shtete kombëtarë etnogjuhësorë. 
  • Me 1993 shteti jo kombëtar dyetnik, Ҫekosllovakia, u nda në dy shtete kombëtare etnogjuhësorë. 
  • Ndërmjet 1991-2008 shteti jo kombëtar i Jugosllavisë u nda në 7 shtete kombëtarë etnogjuhësorë (me përjashtim të Kosovës) dhe serbokroatishtja në katër gjuhë të veçanta.

Presioni i jashtëm për të pranuar ndryshimësinë 

1991 (sapo u nënshkrua traktati 2+4) traktati polako-gjerman për fqinjësinë e mirë, i pari në Europën e pas luftës, traktat me dispozita kolektive (klauzola për pakicat) për një pakicë. 

1993-95 Pakti për stabilitetin në Europë (Plani Balladur)- 200 traktate dypalëshe (shumica me klauzola për pakicat)  ndërmjet shteteve të BE nga Gjermania dhe Italia deri te Rusia, nga Estonia te Turqia. 

1993 – kriteret e Kopenhagës (përshtatshmëria për negociata me BE) politike  

(demokracia funksionale+ të drejtat e njeriut + të drejtat e pakicave),  

ekonomike (ekonomia e tregut të lirë),  

ligjore (pranimi i të gjitha kërkesave komunitare).  

Mbi këtë bazë, ndërmjet 2004 dhe 2011 dy shtete pasjugosllave (Sllovenia, Kroacia), tre shtete pas sovjetike (Estonia, Lituania, Letonia), gjashtë shtete paskomuniste (Polonia, Ҫekia, Sllovakia, Hungaria, Rumania, Bullgaria) iu bashkuan BE. 

Hipokrizia europerëndimore (franceze?): asnjë vend europian në perëndim të Gjermanisë/Italisë (pritej të bashkohej) nuk u bashkua me Traktatin e Stabilitetit në Europë, dhe asnjërit nuk iu kërkua të plotësojë kriteret e Kopenhagës, veçanërisht për sa u përket të drejtave të pakicave. Prandaj asnjë pakicë ose gjuhë pakice nuk njihet në Francë. 

Këshilli i Europës: Të drejtat e njeriut dhe të pakicave për të gjithë në Europë 

  • Karta europiane për gjuhët rajonale ose të pakicave (ECRML), e nënshkruar me 1992, hyri në fuqi me 1998 
  • Marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare (FCNM) e nënshkruar me 1995 hyri në forcë me 1998 

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "VÄLISMAALASE PASS ALIEN'S PASSPORT EESTI ESTONIA"

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë

A mundet presioni i jashtëm të veprojë pa ndërkombëtarizimin e vlerave të përshkruara? (1) 

Po, por vetëm në një shkallë të kufizuar. Duke paguar një tribut heshturazi, duke ndjekur politikën e homogjenizimit etnogjuhësor (pastrim). Ose duke i vëzhguar të drejtat e përshkruara për pakicat deri në momentin e bashkimit me BE, dhe mandej duke mos i kqyrur ato. 

Shembuj 

Shënim: (a) do të thotë sukses (b) do të thotë dështim, (d) do të thotë dilemë 

Polonia (a) 1997 Kushtetuta: Kombi polak përbëhet nga të gjithë qytetarët polakë, pavarësisht ndryshimeve fetare, gjuhësore, etnike dhe raciale. Në të vërtetë (b1) vetëm polonisht folësit trajtohen si “polakë të vërtetë”, që idealisht duhet të jenë katolikë. Në diskutimet publike një “polak i vërtetë” nuk mund të jetë një hebre (antisemitizëm) ose i krishterë ortodoks, jo më mysliman. 

(b2) Pas 1950 popullsia jo etnogjuhësore polake ishte rreth 1%. Në bazë të numurimit me 2011, silezianët etnikisht jo polakë (që flasin gjuhën e vet sileziane), rreth 850000, kapin rreth 2 % të bnorëve të vendit. Prandaj silezianët nuk njihen si pakicë dhe gjuha e tyre, zyrtarisht, konsiderohet të jetë ‘jo-ekzistente. 

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "REPUBLIKA REPUBLIKASRPSH SRPSKA Barpa REPUBLIKA SRPSKA FEDERATION OF BOSNIA AND HERZEGOVINA"

A mundet presioni i jashtëm të veprojë pa ndërkombëtarizimin e vlerave të përshkruara? (2) 

Republika Ҫeke: (a) në 1992, 100 000 romë u privuan nga shtetësia, por gjatë 1996-2003 e rifituan shtësinë çeke. (b) Romët vazhdojnë të konsiderohen si qytetarë të shkallës së dytë. 

Estonia dhe Letonia: (b) para Luftës së Dytë Botërore pakicat përbënin më pak se 10 %, pas 1991 rusët përbënin pothuaj gjysmën e popullsisë. (a/d) shtetësia për të gjithë, pasi kalojnë provimin e gjuhës. Rusishtfolësit abstenojnë duke perceptuar estonishten/letonishten, nga qëndrimi perandorak, si ‘gjuhë lokale të parëndësishme. (a/bI BE dhe pasaporta letone estone, që nga viti 2007 (zona Shëngen) u lejon të udhëtojnë dhe të punojnë në tërë BE. 

Kroacia: (a) anëtarësia në BE, e drejta për kthimin e serbëve refugjatë dhe të pronave të tyre dhe për alfabetin cirilik serb. (b) dispozitat janë vrojtuar me thyerje.  

Kroacia: protestë kundër futjes së cirilikeve 

A mundet presioni i jashtëm të veprojë pa ndërkombëtarizimin e vlerave të përshkruara? (3) 

Burime të tjera të presionit të jashtëm: lufta e fundit, paqëruajtësit e OKB/NATO-s 

Shembuj 

Moldavia: (a) Autonomi territoriale për Transnistrinë e shkëputur dhe Gagauzinë e trazuar. Integriteti i shtetit u ruajt, së bashku me shumëgjuhësinë e vërtetë në moldavisht/rumanisht në shkronja latine dhe në rusisht në cirilik, anembanë shtetit.. (b) Transnistria nuk iu bashkua Moldavisë, disa rajone të tjera kërkojnë autonomi, ndërsa nacionalistët prorumunë kërkojnë bashkim me Rumaninë.   

A mundet presioni i jashtëm të veprojë pa ndërkombëtarizimin e vlerave të përshkruara? (4) 

Bosnia: (Shënim: e vetmja federatë ekzistuese paskomuniste në Europën Qendrore) (a) 1995 Dayton, bashkimi i Republikës unike serbe dhe e Federatës kroato-boshnjake. Ruajtja e shtetit. (b) Shteti nuk është funksional, Republika Serbe kërkon pavarësi, apartheid biblik, cirilikë në Republikën Serbe, alfabet latin në Federatë.  

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "REPUBLIKA REPUBLIKASRPSH SRPSKA Barpa REPUBLIKA SRPSKA FEDERATION OF BOSNIA AND HERZEGOVINA"

Finlanda, shermbull për t’u marrë parasysh 

Që nga viti 1922, finlandishtja dhe suedishtja janë gjuhë bashkëzyrtare dhe kombëtare të Finlandës që banohet nga një komb i vetëm i finlandezëve (I përbërë nga finnët etnikë dhe suedezët etnikë). Për më tepër, Ishujt Åland janë një territor autonom, ku suedishtja është gjuha e vetme zyrtare.  Suedishtfolësit përbëjnë 5 % të popullsisë së Finlandës, por të gjithë e mësojnë në shkollë, si suedishten ashtu dhe finlandishten.  

Në shumë mënyra, struktura sociopolitike e Finlandës është po kaq e komplikuar si ajo e Bosnjes. Ndryshimi është se atje kjo zhvillohet së brendëshmi, me pak shtyrje nga jashtë. 

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

Përfundim: ushqim për të menduar 

Është vetëm imagjinata njerëzore e lidhur me disa ide kafshësh shtëpiake (lexo: nacionalizmi etnolinguistik në Europën Qendrore) që pengon miratimin e zgjidhjeve novatore që mund të përfshijnë me sukses të gjithë banorët në një trup politik. 

A mund të krahasohet Kosova me Finlandën? A mund të përbëjnë, si shqiptarët etnikë, ashtu edhe serbët etnikë një komb dygjuhësh kosovarësh? A mund t’u jepet autonomi enklavave serbe të Kosovës (apo rajoni i Mitrovicës) si Ishujt Åland? A mund të jetë Serbia për Kosovën, si Suedia për Finlandën? 

Përktheu: Bardhyl Selimi, Tiranë, më 12 janar 2023 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu