ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Politika cakton moralin e njerëzve 

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Shkruan : Xhemaledin Salihu, Preshevë 

E kemi të ditur se morali dhe vlerat morale si pjesë e vetëdijes shoqërore përcaktohen nga vendi dhe koha. Pra, morali dhe vlerat morale të një kohe dhe vendi nuk vlejnë për kohën dhe vendin tjetër.Por se  drejtimet politike përcaktojnë vlerat morale të njerëzve dhe prishin moralin e tyre hasim kohëve të fundit me të madhe. 

Poashtu e kemi të ditur se para pluralizmit politik, në monizëm vlenin norma dhe vlera morale të caktuara për atë kohë dhe për vendin e caktuar. Socializmi përcaktonte moralin e njerëzve në familje, shoqëri.Më vonë me pluralizmin politik, sidomos pas Luftës në Kosovë shfaqen vlera të reja morale, të cilat ndryshojnë shumë nga ato të mëparshmet.Në vend se të krijohen vlera të mirëfillta morale, ato  çthurren. Drejtimet politike partiake filluan të përcaktojnë moralin, vlerat morale dhe interesat e njerëzve. Kështu në vend të miqësisë lindi armiqësia e njerëzve, në vend të vëllazërisë-anti vëllazëria, në vend të dashurisë- urrejtja, në vend të bashkëpunimit- rrebelizmi dhe mosndëgjueshmëria, në vend të mirës- e keqja dhe s’ mira, në vend të profesionalizmit- diletantizmi dhe amatorizmi, në vend të besimit- dyshimi, në vend të unitetit kombëtar- ndasitë partiake, grupore, të mahallave, personale. 

Në  pluralizmin politik duhet të ndërtojmë vlera të mirëfillta morale dhe se interesat personale të ndërlidhen me ato të përbashkëtat. Mirëpo, moralin, vlerat morale dhe interesat e njerëzve u përcaktuan nga  drejtimet politike, bile ato partiake. Secila parti politke ndërtonte vlera vetanake morale dhe i drejtonte interesat e njerëzve kah bindjet politike e jo kah bindjet vetanake personale apo të përbashkëta. Kështu , këto vlera dhe interesa vlenin vetëm për anëtarsinë dhe simpatizantët e saj, ndërsa për ata që nuk i takonin asaj partie ishin kundërshtarë të saj. Andaj edhe partia nuk kishte kurrëfarë interesi ndaj tyre. Bile, këta u shpallën tradhtarë dhe pa vlera morale.Këtë praktikë e udhëhoqën sidomos partitë politike në pushtet. Ato përcaktuan vlerat morale dhe interesat e njerëzve. Pra, përcaktimet politike partiake e mvarësuan qytetarin, e lidhën për partinë e caktuar politike në pushtet, sepse nga përcaktimi politik partiak varej edhe përcaktimi jetësor dhe ekzistencial. Kështu nga ky përcaktim varej leja për hapjen apo moshapjen e dyqanit, leja për biznes, apo qortimi i vajzave nga prindërit pse janë lidhur me djemtë e prindërve që i takojnë partisë tjetër. Pra dashuria kalon në urrejtje. Apo mësuesi në shkollë i cakton fëmijët-nxënës që të ulen në banka shkollore sipas përkatësisë partiake, pastaj punësohen  me të madhe anëtarët dhe simpatizantët e partisë në pushtet, ndërsa të tjerët nuk vijnë në shprehje pa marrë parasysh arsimimin dhe profesionalizmin, pastaj nga përkatësia partiake mvarej shkollimi, bursa dhe stipendia studenteske, e shumë privilegje të tjera. Pra, në një anë ndërtohet e mira dhe dashuria, ndërsa në anën tjetër urrejtja, e keqja. Kështu lindin antagonizmat e thella ndër njerëz dhe qytetarë. Andaj në të ardhmenë mbetet detyrë parësore e partive politike që për qytetarët të ndërtojnë vlera dhe interesa të mirëfillta.   

Këtë detyrë duhet ta marrin familjet, shkollat. Sepse e drejtë e çdo qytetari është që të përcaktohet për drejtimin politik dhe me botëkuptimet e veta të ndërtojë një politikë të përbashkët me të tjerët që i kanë po të njëjtat botëkuptime.  

Pra, mbetet që  drejtimet politike mos të përcaktojnë moralin e njerëzve, por ato të ndërtojnë dashuri midis qytetarëve të një populli, midis njerëzve të një gjaku. Përndryshe nëse në fillim nuk e shkulim këtë të keqe, atëherë këto do të shkatërrojnë dhe do të prishin vlerat morale të qytetarëve të ndërtuara me shekuj : miqësinë, vëllazërinë, dashurinë, besimin, bashkpunimin, të miratë, patriotizmin, profesionalizinm, unitetin kombëtar. Qytetarët e Preshevës dhe më gjërë nuk e dëshirojnë çthurrjen e vlerave të mirëfillta morale dhe ndërtimin e interesave parciale partiake.  

Andaj keni mendjen parti politike. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu