Nga: Amelia Abercrombie, Manchester
- Diglosia dhe shumëgjuhësia: standardizimi i gjuhës rome në Prizren
Përmbledhje
Ky artikull merret me ndërveprimin midis diglosisë së brendëshme të gjuhës dhe shumëgjuhësisë në shoqëri, lidhur me formimin e gjuhës rome standarde në Prizren, Kosovë
Në Prizren flitet shqipja, turqishtja, boshnjakishtja/kroatishtja/serbishtja dhe romishtja. Po vështroj lidhjen ndërmjet praktikave specifike të të folurit, të përdorura nga romët në Prizren- me të cilën kuptoj romishten e folur përditë- dhe formimin në tentativë të standardit të romishtes.
E filloj duke vështruar ndërlidhjen midis standardeve të gjuhëve të tjera të folura në Prizren, ndikimin e dialekteve jo standard, të kuptuara si periferike dhe qendrimin ndaj standardit dhe varianteve jostandarde. Kjo më shpie në diskutimin për procesin e standardizimit të romishtes, çfarë përkufizon standardi, kush e ka tagrin të fusë standardin, dhe qysh është përhapur ai. Gjithashtu diskutoj problemin e të shkruarit dhe drejtshkrimit.
Seksioni i fundit shqyrton politikën e kontaktit gjuhësor dhe qëllimet e standardizimit të romishtes.
Fjalë kyçe: romishtja, standardizimi, shumëgjuhësia, Kosova, etnografia
Hyrje
Jam duke përcjellë etnografinë e njerëzve që flasin deri në katër gjuhë: romisht, boshnjakisht/kroatisht/serbisht, shqip dhe turqisht, duke pare qysh përdorimi i këtyre gjuhëve larmon nëpër hapësirë. Kam qenë me punë si vullnetar në një qendër fëmijësh në një zonë romësh dhe në një stacion radioje në gjuhën rome në Prizren. Metodologjia ime përfshin mësimin e këtyre gjuhëve përmes ‘të zhyturit’ në to; kështu, që të nxënit nuk është thjesht një përvetësim i aftësisë gjuhësore dhe kulturore, por gjithashtu më lejon të fitoj një kuptim më të thellë të qendrimeve ndaj këtyre gjuhëve dhe diskutimeve për to.
Gjendja e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve (RAE) në Kosovë është komplekse. Në përgjithësi ata janë konsideruar në një pozitë shoqërore ekonomike më të ulët se sa pakicat e tjera, por ka mungesë të dhënash për këtë çështje. Duhet shënuar gjithashtu se pozita e tyre larmon si brenda ashtu dhe ndërmjet rretheve. Problemet që përballojnë këta grupe në përgjithësi mbulohen nga Strategjia për Integrimin e Bashkësive të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (2009-2015). Një dokument ky që mbështetet nga organizatat qeveritare dhe joqeveritare.1
Ky dokument synon të shqyrojë problemet specifike ekonomike, sociale dhe politike që përballojnë RAE. Megjithatë, ndonëse ky dokument edhe qeveria e Kosovës në përgjithësi I mbrojnë de jure të drejtat e këtyre bashkësive, ndikimi i tyre faktik është i kufizuar.2
Si shembull që ka lidhje me gjuhën, qeveria supozohet se garanton të drejtën për të ndjekur klasat e gjuhës rome, me dëshirë, kjo në fakt vihet re vetëm në katër shkolla fillore në Prizren. Në përgjithsi, situata socio-ekonomike e romëve është më e mirë në Prizren se sa në pjesë të tjera të Kosovës.
Ndër informuesit e mij, brezi më i moshuar i romëve, në përgjithësi, i flet të katër gjuhët, ndërsa më të rinjtë (pas-lufte) boshnjakishten/kroatishten/ serbishten më pak, dhe në disa zona romishtja po zhduket fare. Ndonëse janë bërë përpjekje për standardizimin e romishtes në shkallë ndërkombëtate, kjo është e dallueshme nga gjuhët e tjera, pasi nuk ka një standard të zyrtarizuar, të udhëhequr nga shteti. Megjithatë, në Prizren po zhvillohet ideja e romishtes standarde, me disa mësime të gjuhës rome në shkolla si dhe me mediat e gjuhës rome.
Modeli i humbjes së gjuhës, që kam hasur, është disi i ndryshëm nga ajo që prisja. Në përgjithësi, unë kisha supozuar se ruajtja e romishtes do ishte më madhe midis atyre që janë më të izoluar, dhe më pak të integruar në shoqërinë dhe arsimin jo rom. Por nxora që ata nga zonat më të skajuara, më të privuara janë më pak të aftë në romisht, ndërsa në Terzimahalla, ku punësimi është në shkallë më të lartë dhe pjesëmarrja në shkolla e plotë, gjithkush e flet rrjeshshëm romishten.
Ndërsa unë kam ndërmend ta hulumtoj këtë më tej, për momentin mendoj që në zonat më të varfëra, më të skajuara, që janë në pozitë më të dobët, kanë nevojë të tregojnë një besnikëri më të fortë te shqiptarët. Romët dhe gjuha rome shpesh përballen me akuzën si “proserbe”. Ata ne zonat më qendrore- me nivel më të lartë arsimor- kanë më shumë qasje për të drejtat e veta dhe për mbrojtje e përfaqësim në nivelin politik. Ndërsa ata në periferi dhe në vendbanimet informale nuk e bëjnë dot. Kështu duke pranuar shqipen si gjuhë të parë, sikur duke pranuar të identifikohen si ashkali dhe egjiptian ,3 është një mënyrë për t’u pranuar më mirë nga autoritetet shqiptare. Ka një varg hierarkish komplekse lidhur me përcaktimin romë, ashkali dhe egjiptian në Kosovë; për një përshkrim të plotë të debateve lidhur me besnikëritë, ndryshimet dhe kufijtë ndërmjet RAE dhe marrëdhënieve të tyre me serbët dhe shqiptarët, dhe situatën e paskonfliktit në Kosovë shiko Lichnofsky (2013)
Nuk duhet kuptuar që shqipja flitet e para ndër ashkalitë dhe egjiptianët dhe romishtja te romët; shumë vetë që deklarohen si romë dhe prindët e të cilëve flasin romisht tani e flasin shqipen si gjuhë të parë. Prandaj brezi më i moshuar mund ta ketë folur romishten si gjuhë të parë, serbishten si gjuhë të dytë ose gjuhë arsimore dhe pastaj turqishten dhe shqipen si gjuhë të tretë dhe të katërt të përdorur vetëm në diaa rrethana; njerëz të tillë tani komunikojnë me fëmijtë e vet në gjuhën e tretë dhe të katërt. Humbja e romishtes në vendet e tjera shpesh është shoqëruar me statusin social të romit dhe gjuhës rome, por në Kosovë, do të sugjeroja se ka një problem shtesë, romët trajtohen sikur kanë mbajtur anën e forcave serbe gjatë konfliktit.
Në këtë artikull do të flas, së pari, rreth përceptimit të standardeve të gjuhës në kontrast me variantet e folur dhe qysh kjo ndërthuret me një dikotomi rurale urbane. Do vazhdoj duke hedhë vështrimin, veçanërisht, te romishtja: cilat tipare përceptohen si standard? Cilat kuptohen si të huaja ose të pasakta? Do tregoj kështu qysh krijohet një situatë diglosore. Pastaj do hetoj praktikat që kryhen në këtë proces të formimit dhe përhapjes së standardit të romishtes, duke përfshirë drejtshkrimin, Do e mbyll duke pyetur cili është qëllimi i standardizimit dhe i përhapjes së romishtes?
Shumëgjuhësia në Prizren dhe standardi i romishtes
Në përgjithsi, variantet e folur të çdo gjuhe kanë prirje të kuptohen si periferike dhe jo standarde. Njerëzit flasin gegërisht, boshnjakisht/kroatisht/serbisht ( e jugut) dhe turqisht (e Ballkanit).
Njerëzit shpesh bisedojnë “duke mos e njohur as vetë gjuhën e tyre”. Kështu, për shembull, pasi pyes çfarë gjuhe flas unë, një kujdestar shkolle shqiptar më tha “ne nuk e njohim vetë gjuhën tonë, e flasim atë por nuk e zotërojmë gramatikën. Unë di serbisht më mirë se shqip, ndonëse jam shqiptar, gjithnjë kisha notën pesë4 për serbishten dhe 3 për shqipen”. Ngjashëm, kur pyesim për një fjalë (znaći- për të nënkuptuar) ndonjërin nga të ftuarit e mij romë, ai apo ajo përgjigjet duke thënë se do përdorte ‘znaqinela’5, por kjo është një fjalë serbe, që të jep me kuptuar që ajo nuk e dinte fjalën e vërtetë në romisht, sikurse “ne nuk e njohim gjuhën tonë vetë”, dhe sugjeroi të pyesja në stacionin e radios, se atje e dinë më mirë. Kështu, kur njerëzit thonë se nuk e njohin gjuhen e vet, këtë ata nënkuptojnë.
Flasin rrjedhshëm por nuk e njohin standardin. Altenativisht, kur pyeten rreth versionit vendas të turqishtes të folur në Prizren një informues turk më tha se ajo përdoret në të folurën e përditshme, por e dinë qysh ta përdorin standardin kur janë në mbledhje. Njësoj për boshnjakishten, nga njëherë kam gjetur një theks vendas, vështirë për t’u kuptuar, dhe ai këmbëngulte “por ne të gjithë e dimë se si të flasim me gramatikë”.
Kështu ata e caktojnë veten, si më shumë ose më pak “të kulturuar”. Këta qendrime i mbajnë njerëzit dhe tregojnë nivelin e arsimit të tyre. Idenë e tyre për të qenë më shumë ose më pak të arsimuar, të kulturuar ose të qytetëruar. Kështu, duke folur jostandardin, atë periferik, pa e ditur standardin mire, personi karakterizohet si më rural dhe më pak i arsimuar.
Kjo dikotomi në të kulturuar dhe të arsimuar, në kundërshti me të pakulturuarën dhe të paedukuarën mund të shihet si pjesë e një diskutimi më të gjerë në Ballkan ku niveli i arsimit, i kulturës së lartë dhe kozmoplitizmi çmohen në kontrast me atë rural, “ballkanas” tjetër. Ky diskutim është bërë për shembull nga Jansen (2005) dhe Spasic (2011) duke e parë kozmopolitizmin në kundërshti me etnonacionalizmin, dhe është ngulitur në fjalime për ballkanizmin. Fshatarët ruralë shihen si të parsimuar, të pakulturuar, ndërsa njerëzit e qytetit janë kozmopolitë dhe të arsimuar. Në rastin e Prizrenit, prandaj, të jesh qytetar dhe i arsimuar ka kuptimin jo vetëm të kesh një repertuor gjuhësor më të gjerë, por edhe dijeni më të mëdha të standardit.
Ky interpretim i hierarkisë sociale nuk është i njëjtë ndër të gjithë grupet e folësve të çdo gjuhe. Kështu për shembull të flasësh turqisht, qoftë edhe në zonat periferike, është në përgjithësi e interpretuar si shenjë e qytetësisë. Brenda në qytet, njerëzit nganjëherë thonë për shqiptarët dhe shqipen si diçka më rurale (jo domosdoshmërisht në kuptimin negativ). Në fakt, kjo ka qenë përmendur një herë te unë nga një informues rom që “më përpara mund të dëgjonit këtu vetëm shqip gjatë të mërkurave, duke iu referuar faktit që e mërkura ishte ditë pazari, kur njerëzit vinin nga fshatrat për të shitur fruta dhe perime,. Më përpara, në këtë vlerësim, është pak e vështirë për t’u zbërthyer, por e përmendur te unë, do të thosh përpara lufte, dhe fakti që atje ka pasë një fluks migrantësh fshatarë që nga lufta. Një informues shqiptar turkofon më ka thënë se shqiptarët e qytetit duhej të përdornin turqishten për t’i shmangur këta të ardhur rishtazi, ndonëse e përmendi që ai nuk e miratonte këtë praktikë. Anasjellas, një informues shqiptar në Prishtinë më tha ai nuk është dakord që shqiptarët në Prizren flasin turqisht njëri me tjetrin, dhe se ata duhet të flasin gjuhën e vet.
Këto hierarki brenda dhe ndërmjet gjuhëve prandaj duhet gjithnjë të trajtohen si kontekstuale. Eshtë e udhës të citojmë këtu Blommeart-in, që argumenton se “ndryshimet në përdorimin e gjuhës përkthehen shpejt dhe mjaft sistematikisht ndërmjet folësve” (Blommaert 2003: 615). Megjithatë, ai shkon përtej idesë se pabarazisë si diçka e qenësishme, më tepër duke e parë atë si kontekstuale, duke gjetur që ka “mospërputhje të mëdha ndërmjet asaj që burimet gjuhësore dhe mënyrat e përdorimit të tyre do të thonë në mjedise vendore” (Blommaert 2003: 619).
Nuk është thjesht që gjuhët dhe variantet e ndryshëm janë rregulluar në mënyrë hierarkike, por më tepër që këta ndryshime mund të jenë hierarkike në një kontekst të caktuar. Kështu, të folurit turqisht jep shenjën se je qytetas, i arsimuar, në një kontekst tjetër mund të trajtohet si shenjë e tradhëtisë së kombit tënd dhe gjuhës kombëtare. Kështu, në disa kontekste “njerëzit me aftësi të larta shumëgjuhësore mund të ndjehen të paaftë në komunikim kur ata janë ‘jashtë vendit’” (Blommaert 20054:198)
Kur ndodhesh në mesin e brezave të moshuar në Bosnie dhe boshnjakët atje ende kanë mendimin se boshnjakishtja/kroatishtja/serbishtja është një gjuhë e arsimuar, në rrethana të tjera ajo konsiderohet e shoqëruar me regjimin e Milosheviqit dhe luftën. Ka një prirje të përgjithshme, të paktën në popull, me iu referue gjuhëve si boshnjakisht, kroatisht ose jugosllavisht më tepër si serbisht, pikërisht për këtë arsye. Këtu mund të shohim një dallim ndërmjet etiketimit të emrit të gjuhës, bazuar në etninë e folësve, si e kundërta e të folmes vetë. Dallimi ndërmjet boshnjakishtes/kroatishtes/serbishtes dhe malazishtes në përgjithësi njihet si i bazuar në etninë e folësit, më tepër se në ndryshimet gjuhësore (ndonëse në veçanti, sipas argumenteve kroate, është fjala për dallime gjuhësore).
Ndërsa në institucione përdorimi i boshnjakishtes është i pranueshëm, në rrethana të tjera më pak formale, ajo shpesh i referohet serbishtes, që në disa rrethana nënkuptohet si nënçmuese.
Pavarësisht këtij ndërveprimi kompleks hierarkish, përzierja e gjuhëve është e përgjithshme si brenda ashtu edhe ndërmjet të folurave; dhe njerëzit, nganjëherë, e përshkruajnë këtë si një mënyrë prizrenase të foluri. Me këtë, ata nënkuptojnë përzierjen e disa gjuhëve, por përdorimi i turqishtes bashkë me gjuhët e tjera theksohet si diçka specifike prizrenase. Kjo ka lidhje me Prizrenin si kozmopolit, shumëkulturor, otoman dhe – në një kontekst- më islamik se pjesët e tjera të Kosovës. Kjo përzierje e përditëshme e gjuhës, prandaj, kontraston me ideologjinë e standardeve si tërësi etnike. Njerëzit kështu i përziejnë variantet periferikë ndërsa kanë shkallë të larmishme dijenish të standardeve.
T’u rikthehemi interpretimeve të njerëzve për shumëgjuhësinë, romët që kanë zënë historikisht një pozitë socio-ekonomike më të ulët, priren të flasin më shumë gjuhë, si mënyrë mbijetese dhe biznesi me grupet e tjera gjuhësore, dhe dihet gjerësisht që të gjithë folësit e rritur të romishtes janë plotësisht diglosorë ose edhe shumëgjuhësorë. (Matras 2002: 238). Kështu, në një kuptim, romët që flasin më shumë gjuhë mund të interpretohen me termat e kozmopolitizmit, qytetësisë. Ndërsa romët (veçanërisht ata të Terzimahalla) e përshkruajnë këtë të tillë, nuk kam dëgjuar të përshkruhet kjo nga jo romët. Po, është një dëshirë, e udhëhequr nga intelektualët për të përmbushur një standard, që të jetë më i ngjashëm me grupet e tjera etnike, – i dallueshëm dhe i barabartë. Hulumtimet e mia parësisht vatërzohen te njerëzit nga Terzimahalla) ku ka edhe shumëgjuhësi në nivel të lartë, të kuptueshme nga banorët në termat e kozmopolitizmit dhe një dëshirë për një standard të dallueshëm.
Në se marrim parasysh faktin që gjuhët mund të përzihen lehtë në një kontekst të dhënë, ose të përdoren si standard, të dallueshme te të tjerët, mund të shohim që kufijtë midis gjuhëve mund të forcohen ose të thyhen, varësisht nga konteksti. Ato nuk janë të qendrueshëm dhe përmbajtësore, instinktivisht. Gal dhe Irvine 1995) argumentojnë që “kufijtë e gjuhëve nuk janë natyrorë ose plotësisht jashtë vullnetit të njeriut dhe forcave politike” (Gal dhe Irvine 1995: 992). Kufijtë e gjuhës, atëhere mund të shihen si kontrukte kontekstuale, por jo të tilla që janë krejtësisht arbitrare. Liria e individit për të zgjedhur dhe për të përzier është subjekt për kufizime njohëse, gjuhësore dhe sociale. Disa tipare janë ndërtuar si të qendrueshme brenda një situatë të dhënë, mbi bazën e repertuarit të individit, të mësuar me përvojën e konteksteve të tjerë socialë. Kufijtë ndërmjet gjuhëve mund të shihen kësisoj si një proces diferencimi, prodhuar në një kontekst të dhënë dhe bashkë me një larmi ndikimesh sociale dhe ideologjike, të tilla si nevoja për të treguar një dijeni për një standard të qendrueshëm, të papërzier ose nevoja për të treguar besnikëri ose përkatësi grupi.
Standardet dhe diglosia ne romisht
Te romët, me të cilët punoj, unë gjykoj për atë që është romishte e saktë dhe e pasaktë. Njerëzit flasin për përdorimin e gjuhës dhe më mësojnë mua të flas romisht në një mënyrë të caktuar, që i referohet diçkaje si gramatikë, romishte standard apo të pastër, në kontrast “me mënyrën që flasim ne” ose “mënyrën që ne flasim në mahalla”. Kjo është shpesh- por gjithmonë- e referuar me terma puriste (pastrimi). Me këtë nënkuptoj që ata e cilësojnë çfarë është e saktë duke e përshkruar atë si e pastër, pagabime dhe pa ndikim të huaj. Kështu për shembull disa fjalë të përdorura në të folurën e përditëshme konsiderohen “të huaja” dhe prandaj jo të sakta. Kështu gindinava (unë mendoj) parapëlqehet ndaj mislinava, sepse mislinava ka prejardhje serbe dhe shajnava (unë mund) parapëlqehet ndaj mozhinava për të njëjtën arsye. Ngashëm, fjalët që janë përceptuar sikur janë me prejardhje turke fliten si të jenë jo romishte, për shëmbull jevtisar parapëlqehet ndaj afikya (për më vjen keq). Disa herë kam mësuar një fjalë të përdorur në të folurën e përditëshme, që njihet si serbe ose turke nga prejardhja; pastaj më kanë thënë që, në vend të saj, të përdorim një fjalë që duket- për mua- me prejardhje romishte. Për shembull, më kanë thënë që numa ka mundësi që vjen nga rumanishtja numai; që ajo duhej përdorur për “por” në vend të ama. Ngjashëm, kam qenë dëshmitar në një debat, qysh të themi “unë pëlqej”, ku një informues më tha të përdor beginava (që është forma e përdorur në Terzimahalla) ndërsa një tjetër argumentoi që man plaqe është termi i saktë. Personi i parë debatoi për të, duke thënë se ajo e ka prejardhjen nga shqipja më pëlqen, por ajo duket më tepër se vjen nga rumanishtja îmi place. Është skajshmërisht e pamundur që ata të cilët më mësonin mua, nuk e njohin rumanishten, dhe fakti që ajo është më pak e njohur e bën të duket më shumë romisht.. Rumanishtja, sigurisht, nuk flitet në Prizren. Prandaj këto fjalë janë më pak të njohura në kontekstin e Prizrenit, kështu interpretohen si më identike me romishten.
Njerëzit, që e njohin këtë variant standard, shpesh e ndreqin njëri tjetrin dhe veçanërisht mua- si një nxënës i gjuhës, që do të mësojë variantin më të mirë. Megjithatë, ata vetëm se priren të bëjnë kështu në një kontekst të dhënë. Këto janë më tepër kontekste institucionale, pikërisht të stacionit të radios në romisht, të teatrit në gjuhën rome dhe të klasave shkollore. Ka edhe intelektualë vendas që quhen si autoritete në gjuhët dhe do të ndreqin ose informojnë të tjerët për mënyrën si duhet folur, dhe nganjëherë argumentojnë ndër vedi se cili variant duhet përdorur.
Këta interpretime se çfarë është e saktë dhe jo e saktë, ose e huaj dhe romisht, shpien në një situatë diglosore. Dmth format e sakta përdoren në institucione, ndërsa “jo të saktat” ose format e huaja pranohen më shumë në shtëpi. Kjo nuk është një ndarje e qartë, megjithatë, si rregull, edhe në institucione përdoren forma jozyrtare/jokorrekte në disa kontekste.. E kundërta është më pak e zakontë. Kështu, në një emission, format e sakta përdoren më shumë ndërsa në një bisedë kafeneje për këtë nuk ka shumë trysni.
Procesi i standardizimit
Matras përshkruan se qysh “ shumica dërrmuese e teksteve të prodhuara në romisht nuk formojnë pjesë të përpjekjeve për planifikimin gjuhësor të koordinuar. Më tepër ato janë një rezultat i nismave të prodhimit të teksteve nga vendas dhe individë” (Matras 2002: 254)
Ky është sigurisht rasti në Prizren ku, me gjithë disa ndikime të jashtëme, nismat vendore janë qendrore në formimin e ndonjë standardi. Ndërsa në gjuhët e tjera standardet janë tashmë, pak a shumë, të vendosura nga institucionet shtetërore, standardizimi i romishtes po ndjek një proces. Kjo nuk do të thotë se standardet e tjera janë të fiksuara, por që ata janë të paktën më të fiksuara. Përzgjedhja dhe kodifikimi i normave të romishtes ndodh në një nivel relativisht vendor.
Me termat e formës së gjuhës, çfarë është standard dhe jo standard, më shumë diskutohet në një nivel leksikor. Kam dëgjuar rrallë, ose asnjëherë për diskutime morfosintaktike.
Drejtshkrimi është një pikë kyçe e përmbajtjes. Tani njerëzit , me të cilët unë punoj në Prizren përdorin një drejtshkrim të ngjashëm me shqipen, me përjashtim të përdorimit të >j< për /ʤ/ dhe <y> për /j/, duke shtuar >th<, <ph>, <qh> dhe <kh> për bashkëtingëlloret e dëshiruara. Dallimi ndërmjet /l/ dhe /ł/, (që në shqip merret si <ll> dhe <l> dhe në sëerbisht me <l> dhe <lj>), ekziston në romisht, por të dyja shkruhen si <l>. Sipas Kruezi (2008: 27), dallimi duhet të jetë i qartë varësisht nga zanorja pararendëse. Në përvojën time, ky nuk është gjithmonë rasti, ndonëse nuk është e qartë në se kjo bëhet falë drejtshkrimit, apo përdorimit të saj në kontekste të dhëna.
Ky drejtshkrim përdoret gjithashtu edhe në RTK2 (Radio Televizioni Kosova 2- seksioni për gjuhët e pakicave). Është shpallur nga Selahatin Kruezi (nga Prizreni, por që jeton jashtë vendit), për shembull Kruezi (2008), po ashtu nga mësuesi në pension dhe botuesi i revistës në gjuhën rome, Ibrahim Elshani (nga Prizreni por edhe jeton në Prizren), i cili thotë se kjo ka qenë përdorur në Kosovë (dhe përtej) prej rreth 40 vjet (Elshani, 2011: faqe 9).
Në praktikë, shumë njerëz e përziejnë drejtshkrimin rom me të tjerët (parësisht me shqipen) dhe ka pak përmbajtje. Kështu, për shembull, e njëjta fjalë mund të shqiptohet ndryshe nga i njëjti person dhe madje brenda të njëjtit tekst. Kjo dukuri, megjithatë, nuk është e vetme te romishtja, por edhe te shqipja në Kosovë. Kjo do sugjeronte që, të paktën në nivelin e drejtshkrimit, përmbajtësia e formës mund të mos quhet një tipar qendror në përkufizimin e romishtes standard.
Pak më pare, ministria e arsimit (në bashkëpunim me politikanët romë) ka vendosur të përmbushë një drejtshkerim të ri rom, bazuar në kroatishten, që përdor diakritiket më të zakonta të gjuhëve sllave me alfabet latin. Për më tepër hollësi, shiko raportin e Radios Suedeze (2014), që përimton konferencën e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Ministria e arsimit, e shkencës dhe e teknologjisë, dhe intelektualët e ndryshëm. Kjo ngjalli një farë qendrese në Prizren. Ndërsa forma e mëparëshme e drejtshkrimit është ende jo shumë e përhapur, sa të krijonte problem, ajo ka më shumë gjera të përbashkëta me shqipen. Standardi i ri synon të kuptohet më mirë në tërë Europën Juglindore, por në Kosovë ai shoqërohet me serbishten. Shoqërimi i romëve me serbët është një problem serioz në shumë bashkësi rome- sikurse pasqyrohet në një artikull që thotë që shumica e romëve shkuan në shkollat serbe dhe nuk e kanë mësuar shqipen.6
Kjo buron nga një varg incidentesh gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë, ku romët shigjetoheshin, krahas serbëve, gjatë sulmeve hakmarrëse.7
Kështu, një alfabet që shoqërohet me serbishten mund të shihet si kërcënues.
Këtu mund tës hohim që, në përputhje me përshkrimin e Haugenit (1966) për standardizimin, “përzgjedhja e formave” dhe “kodifikimi i formave” po zhvillohen në romisht. “Përpunimi i funksionit” dhe një shtrirje pak a shumë e madhe e “pranimit nga bashkësia” po ndodh. Kështu romishtja po standardizohet, por me një larmi mënyrash të ndryshme (Haugen 1966, f. 933). Megjithatë, ndërsa modeli i Haugenit sugjeron një përparim të renditur nëpër këto faza, në rastin e romishtes së Prizrenit mund të shohim që përzgjedhja dhe difuzioni i normave nuk janë procese të dallueshëm, por të kombinuar dhe shpesh ndodhin spontanisht. Për shembull, gazetarët shpesh formojnë neologjizma në mënyrë krijuese, kur është e nevojshme, nga kalke të tjera, prej njërës nga gjuhët rrethuese, në romisht, ose, në disa raste, formojnë një fjalë romisht nga një rrënjë anglisht, me drejtshkrimin dhe sintaksën rome.
Është e qartë që romishtja nuk ka struktura shtetërore në vend, për t’i përhapur këto norma. Difuzioni i standardit, në mungesë të strukturave shtetërore, kërkon institucione të tjera. Në rastin e Prizrenit, këto janë klasat me zgjedhje të romishtes , tash në katër shkolla fillore; media në gjuhën rome, radio në gjuhën rome dhe revistat si dhe teatri në gjuhën rome. Këto janë gjithçka për përzgjedhjen dhe difuzionin e normave. Ndërsa klasat ende kanë një pjesëmarrje të ulët, media ka rritje dhe radioja po dëgjohet bukur gjerë në Prizren. Pjesët teatrale gjithashtu po luhen shpesh mirë dhe po priten mirë nga romët vendas. Kështu, një standard romishteje po përhapet në një nivel vendor dhe shpesh informal.
Politika e kontaktit gjuhësor: romishtja më sferën publike
Tani do diskutoj për romishten në kontekstin e kontakteve të saja gjuhësore. Kontakti ndikon në standardizimin e romishtes në tri mënyra.
Së pari në konvergjencën strukturore me gjuhët e kontaktit të romishtes. Kjo merr formën e purizmit8
Së dyti, ata, që formulojnë standardin, përpiqen të diferencojnë atë nga gjuht e kontaktit. Kjo merr formën e purizmit, sikurse u përmend më herët.
Së treti, standardi vetë konceptohet ndryshe në lidhje me gjuhët e tjera. Standardi nevojitet së pari për të cilësuar romët si një komb, me romishten si gjuhë kombëatre (sikusre në gjuhët e tjera). Ai nevojitet gjithashtu sepse standardet konceptohen në kundërshti me periferinë, (dialektizmat); duke bërë një gjuhë rome standard kjo është shenjë e të qenit qytetës, i arsimuar dhe i kulturuar. Në kontekstin e Prizrenit, atëhere përpjekjet për ta bërë standardin krijojnë një situare diglosore, ku format jo të sakta, të përziera, të të folurit ekzistojnë paralelisht me gramatikën. Duhet më shumë të flitet –ky është çelësi- romishtja standard, jo si diçka që ka nevojë të kalojë nëpër procesin e përzgjedhjes dhe kodifikimit para përhapjes, por më tepër si diçka që ekziston- një standard i kodifikuar- që ka nevojë të përhapet më shumë. Kur njerëzit thonë se “nuk e njohim gjuhën tonë” ata duan të thonë se romishtja ekziston në një formë të pastër, por ajo ka nevojë të rimësohet dhe përhapet më mirë, në të njëjtën mënyrë, për shembull, sikurse standaedi tosk i shqipes.
Mund të shohim këtu se si po përhapet ideologjia e pasjes dhe njohjes së një standardi. Megjithatë, situata e romëve në Kosovë është shumë e ndryshme nga ajo e nacionalizmit romantik të gjuhëve për rreth, kur ato janë standardizuar. Si e tillë, është e nevojshme të pyesim se cili është qëllimi i krijimit të standardit të romishtes: a do formojë ai një bazë për një komunikim më të gjerë, apo është parësisht diçka simbolike?
Matras (1999) argumenton, duke parë standardizimin, se “duhet të kemi parasysh jo vetëm formën dhe përmbajtjen e strukturave nën kontroll, por gjithashtu edhe qëllimet vepruese prapa tyre”, duke vazhduar të dallojmë te ata si funksione komunikuese, emblematike dhe mobilizues-mbledhëse. (Matras 1999, f. 484). Sikurse e kam thënë, stamdardi i romishtes nevojitet për të ndihmuar në ngritjen e romëve si një komb plotësisht i mbrojtur, barabar me kombet e tjerë. Ky është roli simbolik i standardizimit. Në një nivel funksional, standardi i romishtes nevojitet për komunikimin në romisht në një nivel më të gjerë tejkombëtar. Kjo është një detyrë, që lëvizjet ndërkombëtare të romishtes janë përpjekur ta arrijnë për një kohë të gjatë. Për shembull, në 1990, IRU (Bashkimi Ndërkombëtar rom) adoptoi drejtshkrimin e ndërtuar nga Marcel Courthiade, që synonte të përfshinte të gjithë dialektet rome përmes përdorimit të grafikëve si <θ > dhe < З>, që të shqiptoheshin në mënyrë të larmishme në përputhje me dialektin e folësit. Duhet sa më shumë që alfabeti bazohet në “një alfabet meta-fonologjik, që do lejonte variacionet dialektale të përshtaten me nivelin fonologjik dhe morfo-fonologjik” (Matras 2002: f.252).
Ndërsa njëri nga informuesit e mij e përdor këtë alfabet (ka studiuar jashtë shtetit), të tjerët ose e njohin atë ose ankohen se ai është tepër i vështirë, veçanërisht në shkrim në tastierë.
Ky process, pra, ekziston në shkallë të ndryshme. Procesi i standardizimit në një shkallë vendore, në Prizren ka ecur në shkallë më të gjerë. Parapëlqimi për fjalët me prejardhje jo serbe ose jo turke shpjegohet nganjëherë me termat e funksionit, që ato do të kuptohen në vendet fqinje, më tepër si purizëm simbolik. Për shembull, një informues më shpjegoi që unë duhet të përdor hramina në vend të pishina për “ne shkruajmë”, jo sepse kjo është “gramatika”, por sepse “çdo njeri, madje edhe ata që nuk e dinë serbishten, do ta kuptojë këtë. Njerëzit në Maqedoni, për shembull, do ta kuptojnë këtë”. Megjithatë, komunikimi ndërkombëtar nuk përshkruhet shpesh si parësi ndër informuesit e mij. Në fakt, dikurse shihet në diskutimet për drejtshkrimin, nevoja për të treguar besnikësri ndaj atyre në pushtet, (të themi autoritetet shqiptare) dhe të theksosh ndryshimin me autoritetet e mëparërshme serbe, mund të jetë shumë më tepër e rëndësishme se nevoja për t’u lidhur me romët nga vendet e tjera.
Duke pasur parasysh klasat e gjuhës rome, qëllimi duket se është edhe për ta përhapur standardin, edhe për t’u mësuar romishten atyre që nuk e dinë atë. Lidhur me dy studime rastesh të arsimit në romisht (Burgenland dhe Rumani), Halwachs (2012) thekson aspektet politikë mbi ata pedagogjikë të arsimit në romisht, por shton gjithashtu se ai ka funksione pedagogjike; ‘nga njëra anë, romishtja përdoret si mjet ndihmës për të dhënë mësimin e gjuhës të shumicës dhe nga ana tjetër funksionon si gjuhë për të dhënë mësim shkrim e këndim” (Halwachs 2012: 256). Megjithatë, këta funksione pedagogjikë nuk janë të dukshëm në klasat e romishtes në Prizren, sepse nxënësit mësojnë, si gjuhën e shumicës dhe shkrimin e këndimin në klasat kryesore, ndonëse klasat e romishtes ofrojnë ca mbështetje për shkrim- këndimin dhe numërimin për ata që përpiqen. Fëmijët e përziejnë të folurit romisht dhe të folurit jo romisht, dhe nga sfondi familiar më i përzier (disa janë relativisht të pasur, me prindër të arsimuar, ndërsa të tjerët janë nga zonat ku shumë njerëz nuk kanë punë ose nuk frekuentojnë shkollën). Si të tillë, u jepet mësim atyre që kanë pak dijeni- ose dije pasive- të romishtes, disa fjali dhe fjalë bazë; dhe u jepet mësim atyre që e dinë “standardin “ e romishtes, u tregojnë atyre kur po përdorin fjalët jo romisht (sepse fëmijët nuk janë shpesh të sigurt se në cilën gjuhë është një fjalë) dhe i mësojnë ata të përdorin shkrimin e romishtes në shkollë. Ky funksion i fundit mund të shihet sërish si parësisht simbolik, por këtu është themelor. Qëllimi nuk është t’u jepet mësim atyre drejtshkrimi i romishtes, dhe në fakt drejtshkrim i shqipes përdoret më shumë, por më tepër për ata që e flasin dhe e shkruajnë romishten në kushtet e klasës dhe prandaj e shoqërojnë atë me edukim, dhe prandaj e përdorin atë jashtë shtëpisë ose mahallas.
Shkrimi i romishtes në shtëpi ose në një qendër fëmijësh nuk është e njëjta gjë. Institucionalizimi i romishtes përmes shkollës, radios e kështu me radhë, është një mjet për ta vendosur atë në sferën publike, më tepër se sa një gjuhë e kufizuar ose shtëpiake. Ruajtja e gjuhës dhe përparimi drejt sferës publike (më tepër se komunikimi ndërkombëtar) duket se është balli i luftës për standardizimin e romishtes.
Përfundim
Në këtë artikull diskutova për ideologjitë lidhur me gjuhët standarde, si edhe për ndikimin e etnopolitikës në standardizim dhe në ndërrimin e repertuarit gjuhësor. Natyra periferike e gjuhëve të folura në Prizren na shpie në situate diglosike, ku variantet informale, të përziera, kontrastojnë me standardet formale, të dalluara. Në rastin e standardizimit të romishtes duket që kjo diglosi dhe këto qendrime të lidhura me të janë riprodhuar. Motivet për standardizim janë, sidoqoftë, shumë të ndryshme. Ndërsa objektivi, pjesërisht, është i thjeshtë, për të pasur një gjuhë standard, si një artefakt kulturor, standardizimi është gjithashtu me synim për ta ruajtur dhe shpënë përpara romishten, krahas problemeve që përballin romët në Kosovën e pasluftës.
Referencat
Blommaert, J. (2003). Commentary: A sociolinguistics of globalization. Journal of Sociolinguistics, 7 (4), 607-623.
Blommaert, J., Collins, J., & Slembrouck, S. (2005). Spaces of multilingualism. Language & Communication, 25 (3), 197-216.
Elshani, I. (2011). Romani Problematika. Yekhipe,40, 7-9.
Friedman, V. A. (1984). Romani te in a Balkan Context. Jezykoëe udia balkanistyczne.
Friedman, V. A. (1985). Balkan Romani Modality and Other Balkan Languages. Folia Slavica 7:3, 381-389.
Friedman, V. A. (1991). Case in Romani: Old Grammar in Neë Affixes. Journal of the Gypsy Laë Society, 1:2, 85-102.
Friedman, V. A. (2001). Romani multilingualism in its Balkan context. Sprachtypologie und Universalienforschung, 54, 148-161.
Gal, S., & Irvine, J. T. (1995). The boundaries of languages and disciplines: Hoë ideologies construct difference. Social research, 62 (4), 967-1001.
Halëachs, D. (2012). Romani teaching: some general considerations based on model cases. European Yearbook of Minority Issues 9, 249-269.
Haugen. (1966). Dialect, Language, Nation. American Anthropologist 68:4, 922-935.
Jansen, S. (2005). Who’s Afraid of White Socks? Toëards a Critical Understanding of Post-59 Yugoslav Urban Self-Perceptions. Ethnologia Balkanica, 9, 151-167.
Kruezi, S. (2008). Standardizumi Romani Qhib. Prizren: Berati.
Lichnofsky, C. (2013). Ashkali and Egyptians in Kosovo: Neë ethnic identifications as a result of exclusion during nationalist violence from 1990 till 2010. Romani Studies, 23: 1, 29–59.
Matras, Y. (1998). Utterance modifiers and universals of grammatical borrowing. Linguistics 36-2. 281-331.
Matras, Y. (1999). Writing Romani: the pragmatics of codification in a stateless language. Applied Linguistics 20, 481-501.
Matras, Y. (2002). Romani Linguistics. Cambridge: Cambridge University Press.
Matras, Y. (2011). Universals of Structural Borrowing. In Siemund, P. (ed.). Linguistic Universals and Language Variation. Berlin: de Gruyter.
Spasić, I. (2011). Cosmopolitanism as Discourse and Performance: A View from the Semiperiphery. Revija za sociologiju, (3), 269-290.
Human Rights Watch. (1999). Federal Republic Of Yugoslavia: Abuses Against Serbs And Roma In The Neë Kosovo. Human Rights Watch, 11: 10 (D). Retrieved from www.hrw.org/reports/1999/kosov2/ (accessed 18.06.2104).
Nait Vrenezi, N. & Thaçi, J. (2009). The Position of Roma, Ashkali and Egyptian Communities in Kosovo. Prishtina: Kosovo Foundation for Open Society. Retrieved from kfos.org/the-position-of-roma-ashkali-and-egyptian-communities-in-kosovo-baseline-survey/
Kohavision. (2014). Romet Ne Kosove Mesojne Serbisht. KTV Lajme. Retrieved from ëëë.youtube.com/watch?v=rëëGc64iE3E
Memorandum of the European Roma Rights Centre. (2005). In the Aftermath of Ethnic Cleansing: Continued Persecution of Roma, Ashkalis, Egyptians and Others Perceived as “Gypsies” in Kosovo: June 27, 2005. Roma Rights Journal. Retrieved from www.errc.org/article/in-the-aftermath-of-ethnic-cleansing-continued-persecution-of-roma-ashkalis-egyptians-and-others-perceived-as/2460.
Operation for Security and Co-operation in Europe. (2012). Contribution to the Progress Review of the Action Plan of the Strategy for the Integration of Roma, Ashkali and Egyptian Communities in Kosovo, 2009–2015, OSCE Mission in Kosovo Resources. Retrieved from www.osce.org/kosovo/94856
Radio Television Kosova 2 . (2014). Programi pe Romani Qhib ani Radio Kosova 2. Retrieved from RTK www.rtklive.com/new/ro/ RTK.
Sveriges Radio. (2014). Nevi ABC e romenge ani Kosova. Retrieved from sverigesradio.se/sida/artikel.aspx?programid=2122&artikel=5821074
Përktheu: Bardhyl Selimi, Tiranë, 16 janar 2023