Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
TRUSTI…, TRUSTI…
Fatkeqësisht të dy palët e kanë keq. Edhe kuvendarët e opozitës (populistë naivë) që kërkojnë t’u kthehet një pjesë e kursimeve kursimtarëve, edhe kuvendarët e pozitës që i “mbrojnë” ato, me arsyetim se janë në interesi i kursimtarëve, që të marrin pension sa më të madh. Në fakt ato kursime, për momentin, janë në “pronësi” të holandezëve kriminelë.
U them kriminelë, sepse ata që kanë korruptuar administratorin përkatës të UNMIK-ut, të gjitha kursimet në Trust të deponoheshin në Holandë për menaxhim nga fondi i spekulantëv (nuk ia di emrin).
Për idiotët që nuk e dinë: edhe kursimet që i mbajnë në jastëkë, dollap, sejf, por edhe në bankë, u “flenë” vlera nëse nuk janë në qarkullim. Ato nuk shtohen. Ato zvogëlohen, sepse para dy viteve, ta zëmë litra e vajit ushqimor ka kushtuar rreth 1 Euro, tani në mbi 2 Euro.
Pra, paraja ka vlerë për aq sa e ka fuqinë blerëse në momentin e caktuar.
Kuvendi do të duhej të precizon ligjin për Trust, duke e definuar nëse është Trust shtetëror apo privat, dhe të definohet, kush i garanton kursimet.
Ta zëmë, fondi holandez që është duke i menaxhuar ato duke i investuar në aksione të ndryshme botërore, nëse zhbëhet (bankroton), kush ua jep pensionet kursimtarëve, nëse kursimet e tyre shkojnë për “lesh”.
Ta zëmë, Gjermania e ka të ndaluar me ligj që kursimet për pension, shtetëror apo privat, të dalin jashtë Gjermania, sepse shteti edhe të gjitha kursimet për pensione private i garanton me 2,4 % kamatë vjetor, nëse bankroton kompania peivate. Kështu, edhe pensionarët e ardhshëm janë të sigurt se do t’i marrin pensionet e tyre, edhe ekonomia gjermane ka më shumë financa për investime.
Pra, Kuvendi duhet ta ndryshon ligjin, në vend që kursimet pensionale të investohen jashtë shtetit, ato të investohen vetëm brenda Shtetit të Kosovës, dhe ato të jenë të garantuara nga Shteti me kamatë minimale 2 % në vit. Shumë i fituar do të ishin kursimtarët dhe e ekonomia e Kosovës, nëse Trusti do të investonte për ta ngrit një termolektranë me kapacitet 1.000 MW në orë. Trusti do të fitonte neto minimum rreth 300 milionë Euro (gjegjësisht rreth 30 % do kishte rritje vjetore ai investim).
Fondet e pensioneve në USA i kanë bizneset e tyre ku i investojnë kursimet për pensione private qytetarët.
Trusti, në kooperim me Postën, do të mund të hapnin bankë të përbashkët për të kredituar investime kapitale me kamatë 3 % e më lartë.
Për këso zgjidhesh racionale, fitimpruse, zhvillimore do të duhej të mendonin e vendosnin ata që duan fuqizimin e Trustit, pensione të sigurta e sa më të larta, dhe zhvillim të përshpejtuar energjetik e ekonomik të Kosovës.