ARKIVI:
29 Nëntor 2024

Mosvendosmëria e fortë e Gjermanisë për ta shkelur Rusinë 

Shkrime relevante

Në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut, Sot iu rikthyen krishterizmit familjarë, shumë individë dhe familje shqiptare

Në Kishën "Shën Abrahami" të Llapushnikut, Festa e Flamurit Kombëtar Shqiptar,...

Lufta në Ukrainë dhe pasojat për pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Nga: Luan Dibrani Lufta në Ukrainë, që ka filluar në shkurt të...

Pyetje për Andrija Mandiqin, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi

Gani I. Memeti Pas kërkesës së kryetarit të kuvendit të malit të...

Kryeministri Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve të SHBA

Prishtinë, 27 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi...

Nëse do ta njohësh karakterin e Shqiptarit, jepi pushtet për ta pa se mund të bashkohet edhe me armikun …!

Afrim Caka, Gjakovë A DËSHIRONI TA NJOHËSH KARAKTERIN E SHQIPTARIT, JEPI PUSHTET Ndonëse...

Shpërndaj

Tanket gjermane Leopard, që aq shumë po i kërkon Ukraina , por që Gjermania ende vazhdon të jetë e pavendosur për dërgimin e tyre …

Prof. Tomasz Kamusella, Universiteti i Shën Andreas 

Në ngurrimin e saj për ta ndihmuar Ukrainën me vendosmëri, Gjermania duket keq në sytë e aleatëve të saj europianë dhe të Atllantikut të Veriut.  Dykuptimet dhe premtimet e shumta të papërmbushura të Berlinit janë një përparësi e pëlqyeshme dhe strategjike për Kremlinin. Ajo që në të kaluarën ishte bërë shkak, i diktuar nga historia e errët e Gjermanisë, tani me sa duket  mori formën e një loje të paprinciptë të pritjes. Berlini duket se është gati të mbajë anën e cilësdo palë fitimtare, në favorin e të cilës mund të kthehet lufta. Me gjithë protestat për të kundërtën, demokracia nuk shfaqet me këto përllogaritje.  

Lufta imperialiste e Rusisë  

Të enjten fatzezë të 24 shkurtit 2022, paqja dhe stabiliteti në Europë erdhi në një fund të papritur, por të parathënë prej një kohe të gjatë.  Europa e Marrëveshjeve të Helsinkit, që mbështeteshin në gurthemelin e mos cënimit të kufijve, mbërriti në ditën e zhvlerësimit të Helsinkit. Me luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar për pushtimin imperialist, Rusia e sulmoi Ukrainën nga lindja në Donbas, nga jugu për gjatë bregdetit të Azovit dhe Detit të Zi dhe nga veriu. Sulmi i fundit ishte më i pabesi, sepse ishte Bjellorusia që i lejoi tanket ruse të drejtoheshin në kryeqytetin ukrainas Kiev. 

Përballë këtij gjigandi ushtarak, vetëm falë trimërisë së paparë të ukrainasve vetë (padashje të ndihmuar nga vetë Kremlini që ishte i bindur se do fitonte brenda disa ditëve) ofesiva me tre ballë u ndalua. Kievi u shpëtua. Gjysmën tjetër të marsit 2022, kundërofensiva ukrainase i përzuri trupat e mërzitura ruse nga afërsitë e kryeqytetit.  

“Paqë për gjenocidin e Rusisë në Ukrainë” 

Në prill dhe maj 2022, mu dha rasti të jap mësim në universitetin e Jenës në Gjermani.  Pas përzënies të parregullt të forcave ruse për rreth Kievit, u bënë të njohura për të gjithë shkalla e shkatërrimeve dhe e humbjeve të jetëve.  Kjo ishte e paparë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Masakrat gjenocidale ruse në Bucha dhe Borodyanka e shokuan botën. Ndërkohë, rrethimi rus i portit Mariupol në Detin Azov. po shkonte drejt fundit. Rusët e shkretuan qytetin dhe varrosën dhjetëra mijëra viktima civile nën gërmadhat e apartamenteve.  

Me kohë, grupime dhe parti të ndryshme, përfshi anëtarët e partisë drejtuese të Gjermanisë, SPD, organizuan “demonstrata paqësore” në Jena dhe nëpër Gjermani. Hapur ose heshturazi, paqja e synuar lidhesh me mos dërgimin nga Gjermania të armëve në Ukrainë, ndërkohë që ky vend  pësonte sulmet ruse dhe mund të kapitullonte.  

Por kjo nuk u bënte përshtypje pacifistëve gjermanë, që ndërkohë  Kremlini mund të ushtronte trysni me një program gjenocidal dhe asgjësimi të Ukrainës  dhe ukrainasve si shtet  dhe si komb, që mund të asgjësonte elitën ukrainase dhe vendi të ‘fshatarizohej”, ndërkohë që shumica e banorëve do përfundonin në mërgim në Siberi ose në kampet e detyrueshme të punës.  Që Ukraina do kthehej në një provincë tjetër ruse dhe potenciali i saj njeërzor dhe ekonomik do shfrytëzohej për pushtimet e ardhëshme neoimperiale në vendet midis Rusisë dhe Gjermanisë. Propagandistët rusë kërcënonin gjermanët me marshimin e tankeve rusë drejt Berlinit, përsëri, prandaj ata të mos guxonin ta kundërshtonin Moskën.  

Hutimi gjerman  

Disa ditë pas sulmit rus në Ukrainë, qeveria gjermane e dënoi zyrtarisht Kremlinin dhe premtoi të dërgojë armë, si ndihmë për mbrojtjen e Ukrainës. Por ajo që ndodhi më pas  ishte një varg i gjatë vonesash dhe dykuptimesh. Një përfundim jo i habitshëm, duke ditur se ish kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, mbetet një anëtar i SPD, mban kartën e saj. Ai është një mik ‘për kokë’ i tiranit rus Vladimir Putin dhe mban përgjegjësi se e bëri Gjermaninë të tejvarur ndaj naftës dhe gazit të Rusisë. Askush tjetër, përveç Shroderit dhe partisë së tij SPD nuk i mundësoi Putinit që t’ i bënte hidrokarburet në një mjet presioni politik dhe shantazhi për shpërbërjen e Bashkimit Europian dhe NATO- s.  

Schröder dhe të ngjashmit me të janë pasuruar në këtë proces. Tani ata duan të mbajnë pasurinë e tyre të fituar jo ndershëm, dhe të gëzojnë njëkohësisht respektin si ‘demokratë shembullorë’. Ata shpresojnë për një kthim të statuskuosë së vjetër, të korruptimit përmes naftës dhe gazit të lirë për gjermanët, si shpërblim për ta lejuar Kremlinin të plotësojë ambiciet e tij imperialiste në “zonën ndërmjetëse’ midis Gjermansië dhe Rusisë. Një paqtim i stili të ri në emër të ‘biznesit të dobishëm’ me një kosto ‘të pranueshme’, përfshi 8 milionë refugjatë nga Ukraina dhe 6.5 milionë refugjatë brenda Ukrainës dhe 40 000 civilë të vrarë. Në të ardhmën e afërt, të tri shifrat e mësipërme do rriten më tej.  

‘Maturia’ e Berlinit  

Pasi Ukraina e rimori qytetin jugor të Hersonit, në nëntor 2022, fronti ndali. Mbeti i palëvizëshëm, me gjithë shkëmbimet e vazhdueshme të zjarrit me intensitet dhe zgjatje të paparë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky bllokim zgjati deri në mes të janarit 2023, kur trupat ruse kapën qytetin mineral të Soledarit, pranë Bakhmutit në Donbas. Po vjen momenti i të vërtetës.  

Ndërkohë, në pranverë 2022, Berlini premtoi të dërgojë 100 tanke në Ukrainë. Por pak më vonë, qeveria gjermane i hëngri fjalët duke thënë se në situatën kërcënuese në Europë, Gjermania duhet t’i mbajë këta tanke për vete. Ҫfarë shembulli i madh maturie cinike dhe spektakulare.  

Në maj 2022, Gjermania premtoi 15 tanke Gepard anti-avion për Ukrainën. Një veprim i mirëpritur ky, por pa e shoqëruar me municionin përkatës. Një punë ideale për Rusinë, Ukraina mbeti me armët perëndimore, pa municion. Në fund të 2022, Kievi mori dyfishin e numrit të Gepardëve të premtuar. Megjithatë, kjo nuk ndihmoi shumë. Gjatë çerekut të katërt të 2022, raketat ruse shkatërruan gjysmën e infrastrukturës energjitike dhe atë tjetër kritike. Kur po mbaronte 2022,  2- 10 milionë ukrainas mbetën pa elektricitet dhe ngrohje.  

Koha po mbaron  

Nuk ka rëndësi për gjermanët, se miliona ukrainas jetojnë në kushte emergjence strehimi. Gjermanët nuk duan t’ia dinë se ukrainasit përjetojnë në temperaturat nën zero mungesë energjie dhe ngrohje. Vetë gjermanët nuk janë të uritur ose të etur. Marrja e bukës dhe e ujit të përditshëm në Gjermaninë e sotme nuk bëhet nën sjell një zjarr mortajash dhe raketash të tërbuara ose përballje me rrezikun gjithnjë e më të madh të vdekjes,nga raketat ruse, që bien si breshër nga qielli.  

Pa dyshim, tani Kremlini po përgatitet për ofensivën e pranverës. Materiale dhe trupa po grumbullohen masivisht në frontin e Donbasit. Kohët e fundit, Rusia mobilizoi 300 000 rezervistë. Tani, Moska po mendon të mobilizojë një milionë rekrutë. Nuk ka rëndësi për Rusinë dhe për opinionin publik të vendit që, deri tani, kanë vdekur në luftë më shumë se 100 000 ushtarë rusë. . Rekrutë të shumtëpo  detyrohen të futen në mullirin e mishit të luftës ruse.  

Nga ana tjetër situata është kritike për Ukrainën dhe Europën. Ajo që ka rëndëai është çështja ekzistenciale nëse ukrainasit dhe europianët do të jetojnë nën demokraci apo do triumfojë totalitarizmi neo- imperialist i Rusisë. Anëtarët pas-komunistë dhe pas-sovjetikë të BE dhe NATO-s, ndjejnë bashkë me ukrainasit një ndërgjegjësim të mprehtë për këtë gjendje të zymtë që haset në kontinent. Por Estonia dhe Letonia dërguan pothuajse 1% të PKB-së së tyre në Ukrainë, si ndihmë, ndërsa Polonia pothuajse 0.5%. Nga ana tjetër, dhuruesit më të mëdhenj në terma absolutë janë SHBA, BE dhe MB. Gjermania me ekonominë e saj më të madhe në Europë dhe e pesta më e madhe në botë mbetet në mënyrë të konsiderueshme pas Britanisë dhe është vetëm pak para Kanadasë për të ndihmuar Ukrainën. Nuk është shenjë e mire kjo. Që nga shtatori i vitit 2022, bëhet thirrje gjithnjë e më shpesh për t’i dhënë Ukrainës tanke moderne luftimi Leopard.  

Gjermania dhe aleatët e saj europianë të NATO-s i kanë këto tanke me shumicë, rreth 2,000. Rusia tashmë humbi 2,000 tanke në Ukrainë, por ende ka 2,000 më shumë për t’I dërgimuar në front. Ja pse Leopardët janë të nevojshëm urgjentisht për të thyer bllokimin në front. Këto tanke do të ndihmonin Ukrainën të fitonte epërsinë përballë avantazhit të Rusisë në numrin e madh të tankeve dhe trupave të mobilizuara.  

Berlin: Një hapje e re?  

Më në fund, realiteti i luftës totale të Rusisë për shkatërrimin e plotë të Ukrainës u duk se zbardhi me qartësi të kristaltë mbi qeverinë gjermane dhe elitën e vendit. Politikanët finlandezë ekritikuan Berlinin që nuk dërgon Leopardët në Kiev. Berlini nuk e përjashtoi këtë mundësi. Por vetëm një ditë më pas, ai botoi një deklaratë se nuk kishte plane për këtë qëllim. Të zhgënjyer nga një tjetër dykuptim i Gjermanisë në kontekstin e rrezikut ekzistencial, si për Ukrainën, ashtu edhe për Europën, Franca dhe Polonia ushtruan trysni mbi Berlinin që të ndryshojë sjelljen. Varshava madje deklaroi se mund të kalonte rezervat e saja (mjaft të pakta) të Leopardëve në Kiev, edhe pa pëlqimin e Berlinit.  

Ministri i ri i mbrojtjes i Gjermanisë u emërua në Berlin me 19 janar 2023. Aleatët e NATO-s dhe BE-së shpresonin se ky hap administrativ dhe simbolik jep shpresë  që Gjermania të dërgojë Leopardë në Ukrainë. Por, për zhgënjimin e të gjithëve, në 20 janar, në takimin e 50 vendeve në bazën ushtarake të SHBA në Ramstein, ministri i ri gjerman i mbrojtjes u dykuptimua ashtu si paraardhësi i tij. Ai tha: ‘Jam shumë i sigurtë se do të ketë një vendim në afat të shkurtër, por nuk e di se si do të duket vendimi. Për të zvogluar dëmin që i është shkaktuar reputacionit tashmë të njollosur të Gjermanisë, ministri tha se vendi i tij ‘sigurisht nuk do të ndalet së mbështeturi Ukrainën’.  

Në rrethana jo-ushtarake, kjo ‘sigurisht’ do të tingëllonte si një ‘Jo’. Në këtë luftë, që do të vendosë të ardhmen e menjëhershme të Europës, ‘një mosvendosmëri për këtë çështje është një fitore strategjike për Kremlinin. Kjo pavendosmëri po vret edhe më shumë ukrainas të pafajshëm. Dhe me dashje ose jo, Berlini i dha presidentit rus më shumë kohë për të përgatitur një ofensivë të suksesshme këtë pranverë. Nga ana e vet, Kievi dhe Europa janë lënë të zhgënjyera nga vendi që e stilon veten si udhëheqës i demokracisë dhe Perëndimit në Europë.  

A është qeveria aktuale gjermane vërtet kaq miope? A duhet të ballafaqohet ajo me të ngjashmit e zotit Putin dhe Schröder lidhur me planin e ‘paqes ruse’ (Russkii mir) për Ukrainën (dhe Europën)? A janë totalitarizmi dhe imperializmi ende kaq të dëshirueshëm në Europën e shekullit të 21-të, për shkak të naftës apo jo naftës? Tani për tani, aleatët e Gjermanisë e shohin këtë. Por Moska e miraton dhe, në të njëjtën kohë, përdor kërcënimin e tankeve sovjetike, që hynë në Berlin në vitin 1945. A do t’i dorëzohet Berlini propagandës ruse, lidhjeve të saj të vendosura mirë me Moskën dhe, si rezultat, a do ta braktisë demokracinë dhe Europën e integruar?  

Janar 2023 

Përktheu: Bardhyl Adem Selimi, Tiranë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu