Zeqir Bekolli, Prishtinë
_____
Pas një periudhe të stërzgjatur, vitin e shkuar përfunduan listat përfundimatre të punëtorëve të ndërmarrjes “Rilindja”, për 20 për qindëshin.
Në vitet 2019, përkatësisht 2020, kur ndodhi procedura e privatizimit të njësive të ndërmarrjes “Rilindja”: “Rrjeti i Shitjes” dhe “Shtypshkronja” si dhe shitja e aseteve të tyre (prej të cilave nisen të përfitojnë punëtorëve e këtyre njësive), vitin e shkuar, nga shtatori e deri në nëntor, përfundoi edhe procesi i listave përfundimatre të 8 njësive gazetare botuese që vepruan në Pallat, të cilin e mori Qeveria për nevojat e saj.
Për dallim nga hapsirat ku vepruan “Shtypshkronja” dhe “Shitja”, që iu nënshtruan procesit të privatizimit, Pallati iu nënshktrua procesit të likuidimit, që është natyrë tjetër, nga hapsirat e “Shtypshkronjes” dhe “Shitjes”.
Për pjesën e Pallatit, ku vepruan 8 njësi, në mesin e të cilave edhe gazeta “Rilindja”, Qeveria, bazuar në një vendim që pat marrë Qeveria Haradinaj, (brenda 3 vitesh t’ju paguheshin mjetet e 20 për qindëshit punonjëve të Pallatit), ka derdhur mjetet e saja për këtë qëllim në AKP, të cilat për habi mbahen pa asnjë të drejtë dhe nuk iu shpërndahen punëtorëve, që vepruan në Pallat.
Ta zëmë, nga shtatori gazetarët e punëtorët e gazetës “Rilindja” presin ta marrin hisen e tyre, por çuditërisht kjo nuk ndodhë!
Edhe pse disa herë është kërkuar përgjigje nga AKP-ja, kjo nuk ka ndodhë, arsyet e së cilës më saktë mund t’i dijnë vetëm ata. Loja me dinjitetin e punëtorëve nuk është risi për këtë institucion, që vepron sikur të mos jetë pjesë e shtetit dhe në shërbim të punëtorëve, por pronë e atyre që harrojnë se nuk janë asgjë më shumë pos një servis në shërbim të punëtorëve.
Gjatë procesit të hartimit të listave janë vënë re edhe dukuri e përpjekje për të futur nëpër lista edhe emra që nuk kanë qenë pjesë e njësive, siç ishte rasti në gazetën “Rilindja”, ku gjatë finalizimit u gjetën nja 22 emra të ndërmarrjeve tjera, madje edhe të atillë, të pa njohur për kolektivin e gazetës.
Krejt kjo “lojë” me punëtorët po dyshohet se po bëhet me qëllim të një pritjeje apsurde, mos po bie Qeveria, për të vepruar në stilin, kur “Mungon maçoku , minjtë bëjnë valle”!
Ose tjetra, për t’i bërë nervozë punëtorët apo për t’i detyruar ata që të ngrehin padi nëpër gjykata ndaj AKP-së, në mënyrë që pastaj të zvarritet procesi , kurse në përfundim të epilogut në dobi të punëtorëve, Qeveria të paguan shifra dhe kamata të larta, ku do të “përfitojnë” edhe zingjirët jashta njësive!
Dhe së fundi, kjo zvarritje e pa arsyeshme përbën edhe shkelje ligjore, për të cilën askush nuk jep llogari, madje as Qeveria e cila është kompetente, nuk e kthen kokën ndaj një dukurie të tillë, ku ka vend edhe për hetuesi.