Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
_____
(Janë këto ca të gjetura nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës (përmes një studimi) ka arritur t’i identifikoj si të tilla.
Ndërkaq, ekspertëve qeveritar dhe atyre opozitar u mbetet t’i elaborojnë më tutje këto kurthe shumë perfide e tejet djallëzore, të Serbisë) Tani, nëse shtrohet çështja se si Kosova mund të dalë nga kurthe tjera perfide që i lançoj e i “promovoj” Serbia, jo vetëm gjatë këtyre tri dekadave të fundit, por, edhe gjatë gjithë historisë dhe përvojave të hidhura shekullore ndaj shqiptarëve, mendoj se na duhen “dioptri” e kundërpërgjigje më të sofistikuara dhe më të avancuara.
‘Ndër këto opsione, mendoj që janë tri kundërpërgjigje të rekomandueshme;
1. OPSIONI REALIST, Ithtarët e këtij këndvështrimi perspektiven e shmangies së kurtheve serbe, e shohin dhe e projektojnë ekskluzivisht përmes mundësisë së kompromiseve të dhimbshme, që duhet t’i bëjnë si ata të palës serbe (oferta në këmbim; ulësja për Kosovën në OKB) po ashtu, edhe ata të palës kosovare (oferta në këmbim; anëtarësimi i Serbisë në BE-ne plus Asociacioni për pakicën serbe kosovare).
Themi realiste, edhe për shkakun se; rrethanat e krijuara (disa thonë favorizuese për Kosovën) pas invazionit rus në Ukrainë, mundësuan revidimin e qëndrimit të Brukselit dhe Washingtonit (pak a shumë!) lidhur me sintagmën e (“njohjes reciproke”) supozuar se definitivisht përveç relaksimit midis dy kombeve kryesore në Ballkan, presupozon edhe një Marrëveshje historike…”
2. OPSIONI OPTIMIST, që përfundimin e kurtheve serbe e identifikon jo vetëm me fitoren e Kosovës, por edhe me fundin politik të Projektit serb mbi Kosovën dhe vetë Presidentit autokrat serb Aleksandër Vuçiqit dhe klikës së tij. Në të njëjtin kontekst, Sipas këtij këndvështrimi, Serbia jo vetëm që do duhej të ndaloj interesimin e saj për thurur kurthe e shantazhe të mëtejme, por edhe të ta njohë sa më parë, dhe sa më shpejt jo vetëm shtetësinë e Kosovës, po edhe rolin e shqiptarëve në rajon. Pra, thënë më thjesht; optimizmi reflektohet edhe përmes demonstrimit të rolit dhe faktorizimit sistematik të shqiptarëve në Ballkan”.
3. OPSIONI SKEPTIK, është grupimi apo kampi i tretë që supozon dhe garanton se ka zgjidhjen për t’i përmbyllë kurthet serbe. Por, metodologjia përkitazi me zgjidhjen, nuk adresohet vetëm përmes realizimit rrethanave që i prodhon dhe menaxhon tendenca e globalizimit. Projekt, ky që projektohet përmes arkitekturës së BE-ne.
Dyshimi qëndron vetëm tek natyra e globalizimit që me invazionin rus në Ukrainë, po pëson jo vetëm “trauma” sociale, politike, ekonomike, por edhe sosh kulturore e madje edhe sosh ushtarake…