Prof. Ass. Isa Haxhiu, Dr. Sci, urolog, Prishtinë
Çfarë është disfunksioni ( keqfunksioni) erektil (DE)?
Disfunksioni erektil përkufizohet si paaftësi e vazhdueshme për të arritur ose mbajtur ereksionin e penisit, të mjaftueshëm, për performancë të kënaqshme seksuale. Studimet kanë treguar se me moshë rriten edhe problemet e disfunksionit, ndonëse viteve të fundit vërehet një trend në rritje i shfaqjes së këtij problemi edhe në moshat e reja. Diçka e tillë vërehet edhe këtu në Kosovë dhe kjo mund të thuhet se është rrjedhojë e një mori faktorësh, por gjithësesi , si produkt e problemeve sociale në radhë të parë. Në Massachusetts është bërë një anketë e 1709 burrave, të moshës 40-70 vjeç, midis viteve 1987 dhe 1989 dhe u zbulua se kishte një prevalencë totale të disfunksionit erektil prej 52 përqind. Është vlerësuar se, në vitin 1995, mbi 152 milionë burra në mbarë botën përjetuan DE. Për vitin 2025, prevalenca e DE parashikohet të jetë afërsisht 322 milionë në mbarë botën.
Në të kaluarën, zakonisht besohej se keqfunksionit erektil shkaktohej nga probleme psikologjike. Tashmë dihet se, për shumicën e meshkujve, keqfunksioni erektil shkaktohet nga probleme fizike, zakonisht të lidhura me furnizimin me gjak të penisit. Shumë përparime kanë ndodhur si në diagnostikimin ashtu edhe në trajtimin e disfunksionit erektil.
Cilët janë faktorët e rrezikut për keqfunksionin( disfunksioni) erektil?
Sipas ISHKA( Institutit të Shëndetit Kombëtar Amwerikan), disfunksioni erektil është gjithashtu një simptomë që shoqëron shumë çrregullime dhe sëmundje.
Faktorët e drejtpërdrejtë të rrezikut për keqfunksionimin erektil mund të përfshijnë sa vijon:
1. Probleme me prostatën;
2. Diabeti i tipit 2;
3. Hipogonadizmi i shoqëruar me një sërë gjendjesh endokrinologjike;
4. Hipertensioni (presioni i lartë i gjakut);
5. Sëmundjet vaskulare ;
6. Nivele të larta të kolesterolit në gjak;
7. Nivele të ulëta të HDL (lipoproteina me densitet të lartë);
8. Çrregullime kronike të gjumit (apnea obstruktive e gjumit, pagjumësia);
9. Përdorimi i narkotikëve( drogës);
10. Çrregullime neurogjene;
11. Sëmundja e Peyron-it (shtrembërimi ose lakimi i penisit);
12. Priapizëm (ereksion i tejzgjatur i penisit);
13. Depresioni;
14. Përdorimi i alkoolit;
15. Mungesa e njohurive seksuale;
16. Teknika të dobëta seksuale;
17. Marrëdhëniet jo të mira ndërpersonale;
18. Shumë sëmundje kronike, veçanërisht insuficienca renale dhe dializa;
19. Pirja e duhanit, e cila përkeqëson efektet e faktorëve të tjerë të rrezikut, si sëmundjet vaskulare ose hipertensioni;
20. Mosha duket të jetë një faktor i fortë rreziku indirekt në atë që lidhet me gjasat në rritje të faktorëve të rrezikut të drejtpërdrejtë, disa prej të cilëve janë renditur më lart.
Identifikimi dhe karakterizimi i saktë i faktorëve të rrezikut janë thelbësorë për parandalimin ose trajtimin e disfunksionit erektil.
Cilat janë llojet e ndryshme (dhe shkaqet) e ED?
Më poshtë janë disa nga llojet e ndryshme dhe shkaqet e mundshme të keqfunksionit erektil:
A. Keqfunksioni(Disfunksioni) Organik Erektil
DE organike përfshin anomalitë në arteriet penile, venat, ose të dyja dhe është shkaku më i zakonshëm i DE, veçanërisht te meshkujt e moshuar. Kur problemi është arterial, zakonisht shkaktohet nga arterioskleroza, ose ngurtësimi i arterieve, megjithëse shkaku mund të jetë trauma e arterieve. Faktorët e rrezikut të kontrollueshëm për arteriosklerozën – mbipesha, mungesa e stërvitjes, kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut dhe pirja e duhanit – mund të shkaktojnë dështimin erektil shpesh përpara se të përparojë për të prekur zemrën.
Shumë ekspertë besojnë se atrofia, një humbje e pjesshme ose e plotë e indeve dhe fibroza, rritja e indeve të tepërta, të indit muskulor të lëmuar në trupin e penisit (muskuli i lëmuar kavernoz) shkakton probleme me aftësinë për të mbajtur një ereksion të fortë. Aftësia e dobët për të mbajtur një ereksion është shpesh një simptomë e hershme e keqfunksionit erektil. Edhe pse gjendja quhet rrjedhje venoze, problemi i vërtetë nuk është te venat, por mosfunksionimi i muskujve të lëmuar që rrethojnë venat. Rezultati përfundimtar është vështirësia për të mbajtur një ereksion të fortë (humbja shumë e shpejtë e ereksionit) që tani besohet të jetë një manifestim i hershëm i aterosklerozës dhe sëmundjeve vaskulare.
Diabeti. Disfunksioni erektil është i zakonshëm tek njerëzit me diabet. Rreth 10.9 milionë meshkuj të rritur në SHBA kanë diabet dhe 35 deri në 50 përqind e këtyre meshkujve janë impotentë. Procesi përfshinë forcimin e parakohshëm dhe jashtëzakonisht të rëndë të arterieve. Neuropatia periferike, me përfshirjen e nervave që kontrollojnë ereksionin, shihet zakonisht tek njerëzit me diabet.
Depresioni. Depresioni është një tjetër shkak i DE dhe është i lidhur ngushtë me disfunksionin erektil. Për shkak se ekziston një marrëdhënie treshe midis depresionit, DE dhe sëmundjeve kardiovaskulare, burrat me depresion duhet të vlerësohen hollësisht për sëmundje mjekësore, si dhe për faktorë psikologjikë. Disa barëra kundër depresionit shkaktojnë dështimin erektil.
Shkaqet neurologjike. Ka shumë shkaqe neurologjike (probleme nervore) të DE. Diabeti, alkoolizmi kronik, skleroza e shumëfishtë, helmimi me metale të rënda, lëndimet e palcës kurrizore dhe nervore,si dhe dëmtimi i nervave nga operacionet e legenit, mund të shkaktojnë mosfunksionim erektil.
DE i shkaktuar nga droga. Një shumëllojshmëri e madhe e barërave me recetë, të tilla si medikamentet për presionin e gjakut, barërat kundër ankthit dhe antidepresivët, pikat e syve për glaukomën dhe agjentët e kimioterapisë së kancerit, janë vetëm disa nga barërat e shumëta që lidhen me DE.
DE i shkaktuar nga hormonet. Anomalitë hormonale, të tilla si rritja e prolaktinës (një hormon i prodhuar nga gjëndrra e përparme e hipofizës), abuzimi me steroidet nga bodybilderat, shumë ose shumë pak hormone tiroide dhe hormonet e administruara për kancerin e prostatës, mund të shkaktojnë DE. Testosteroni i ulët mund të kontribuojë në DE, por rrallë është faktori i vetëm përgjegjës për DE.
Ejakulimi i parakohshëm (EP)
Ejakulimi i parakohshëm është një mosfunksionim seksual mashkullor i karakterizuar nga:
• Ejakulimi i cili ndodh gjithmonë ose pothuajse gjithmonë, para ose brenda rreth një minute pas penetrimit vaginal;
• Pamundësia për të vonuar ejakulimin, në të gjitha ose pothuajse të gjitha depërtimet vagjinale; përvoja negative personale, si shqetësimi, ankthi, zhgënjimi dhe/ose shmangia e intimitetit seksual.
Ejakulimi i parakohshëm ndahet në kategori të përjetshme dhe të fituara:
a. Ejakulimi i parakohshëm gjatë gjithë jetës. Me derdhje të parakohshme gjatë gjithë jetës, pacienti ka përjetuar ejakulim të parakohshëm që nga fillimi i koitusit;
b. Ejakulimi i parakohshëm i fituar. Me ejakulim të parakohshëm të fituar, pacienti më parë kishte marrëdhënie të suksesshme seksualee dhe vetëm tani ka zhvilluar ejakulim të parakohshëm.
Ankthi i performancës. Ankthi i performancës është një formë e DE psikogjene, e shkaktuar zakonisht nga stresi.
Si diagnostikohet DE?
Procedurat diagnostike për DE mund të përfshijnë:
1. Historiinë mjekësore ose seksuale e pacientit. Kjo mund të zbulojë gjendje ose sëmundje që shpiejnë në impotencë dhe ndihmon në dallimin midis problemeve me ereksionin, derdhjen, orgazmën ose dëshirën seksuale;
2. Ekzaminim fizik. Për të kërkuar prova të problemeve sistemike, si në vijim:
• Një problem në sistemin nervor mund të përfshihet nëse penisi nuk reagon siç pritet ,ndaj disa prekjeve;
• Karakteristikat sekondare seksuale, të tilla si modeli i flokëve, mund të tregojnë probleme hormonale, të cilat përfshijnë sistemin endokrin;
• Problemet e qarkullimit të gjakut mund të tregohen nga një aneurizëm;
• Karakteristikat e pazakonta të vetë penisit mund të sugjerojnë bazën e impotencës.
Testet laboratorike. Këto mund të përfshijnë hemogramin, analizën e urinës, profilin e lipideve dhe matjet e kreatininës dhe enzimave të mëlçisë. Matja e testosteronit në gjak bëhet shpesh tek meshkujt me DE, veçanërisht me një histori të uljes së dëshirës seksuale ose diabetit.
Ekzaminimi psikosocial. Kjo është bërë për të ndihmuar në zbulimin e faktorëve psikologjikë që mund të ndikojnë në performancën. Partneri seksual mund të intervistohet gjithashtu për të përcaktuar pritshmëritë dhe perceptimet e hasura gjatë marrëdhënies seksuale.
Cili është trajtimi për ED?
Trajtimi specifik për disfunksionin erektil do të përcaktohet nga mjeku juaj bazuar në:
1. Moshën tuaj, shëndetin e përgjithshëm dhe historinë mjekësore;
2. Kohështrirja e sëmundjes;
3. Toleranca juaj për medikamente, procedura ose terapi specifike;
4. Pritshmëritë për rrjedhën e sëmundjes;
5. Mendimi ose preferenca juaj.
Disa nga trajtimet e disponueshme për ED përfshijnë:
A. Trajtimet mjekësore:
• Sildenafil. Një bari që merret përmes gojës për trajtimin e DE. Ky bar funksionon më mirë kur merret para ngrënies dhe shumë meshkuj mund të kenë ereksion 30 deri në 60 minuta pas marrjes së barit. Stimulimi seksual bën që sildenafil të ketë efikasitet më të mirë.
• Vardenafil. Ky bar ka një strukturë kimike të ngjashme me sildenafilin dhe funksionon në mënyrë të ngjashme.
• Tadalafil. Studimet kanë treguar se citrati tadalafil qëndron në trup më gjatë se medikamentet e tjera në klasën e tij. Shumica e meshkujve që marrin këtë mjekim zbulojnë se ereksioni ndodh brenda 4 deri në 5 orë pas marrjes së pilulës (përthithje e ngadaltë) dhe efektet e ilaçit mund të zgjasin deri në 24 deri në 36 orë.
• Avanafil( bar i ngjashëm me këta dy të fundit)
FDA (AAU- Agjencia Amerikane e Ushqimit) rekomandon që burrat të ndjekin masat paraprake të përgjithshme, përpara se të marrin një bar për DE. Burrat që marrin medikamente që përmbajnë nitrate, si nitroglicerina, NUK duhet t’i përdorin këto medikamente. Marrja e nitrateve me një nga këto barëra mund të ulë shumë presionin e gjakut. Përveç kësaj, burrat që marrin tadalafil ose vardenfil duhet të përdorin alfa-bllokuesit me kujdes dhe vetëm sipas udhëzimeve të mjekut të tyre, pasi ato mund të rezultojnë në hipotension (presion të ulët të gjakut jonormal). Ekspertët rekomandojnë që burrat të kenë një histori të plotë mjekësore dhe ekzaminim fizik për të përcaktuar shkakun e DE. Meshkujt duhet t’i tregojnë mjekut të tyre për të gjitha medikamentet që marrin, duke përfshirë edhe ato pa recetë.
Burrat me gjendje mjekësore që mund të shkaktojnë një ereksion të qëndrueshëm, të tilla si anemia drapërocitare, leukemia ose mieloma e shumëfishtë, ose një burrë që ka një penis në formë jonormale, mund të mos përfitojnë nga këto barëra. Gjithashtu, burrat me sëmundje të mëlçisë ose sëmundje të retinës, si degjenerimi makular ose retiniti pigmentoz, mund të mos jenë në gjendje t’i marrin këto medikamente ose mund të kenë nevojë të marrin dozën më të ulët.
Këto trajtime mjekësore NUK duhet të përdoren nga gratë ose fëmijët. Burrat e moshuar janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të këtyre trajtimeve mjekësore, të cilat mund të rrisin mundësinë e tyre për të pasur efekte anësore.
Terapia e zëvendësimit të hormoneve
Terapia e zëvendësimit të testosteronit mund të përmirësojë energjinë, gjendjen shpirtërore dhe densitetin e kockave, të rrisë masën dhe peshën e muskujve dhe të rrisë interesin seksual te meshkujt e moshuar që mund të kenë nivele të mangëta të testosteronit. Plotësimi i testosteronit nuk rekomandohet për meshkujt që kanë nivele normale të testosteronit për grupmoshën e tyre për shkak të rrezikut të zmadhimit të prostatës dhe efekteve të tjera anësore. Terapia e zëvendësimit të testosteronit është e disponueshme në formën e një kremi ose xhel, solucion topikal, copëz lëkure, formë injektuese dhe formë fashoje për t u vendosur në lëkurë.
Implantet penile
Dy lloje implantesh përdoren për trajtimin e DE, duke përfshirë:
1. Proteza penile e fryrë (pompë hidraulike me 3 pjesë). Një pompë dhe dy cilindra vendosen brenda dhomave të ereksionit të penisit, gjë që shkakton ereksion duke lëshuar një tretësirë të kripur; gjithashtu mund të heqë tretësirën për të shfryrë penisin.
2. Proteza penile gjysmë e ngurtë. Dy shufra gjysmë të ngurtë por të përkulshëm vendosen brenda dhomave të ereksionit të penisit, gjë që lejon manipulimin në një pozicion të ngritur ose jo.
Infeksioni është shkaku më i zakonshëm i dështimit të implantit të penisit dhe ndodh më pak se 2 përqind të rasteve. Implantet zakonisht nuk merren parasysh derisa të jenë provuar metodat e tjera të trajtimit, por ato kanë një shkallë shumë të lartë të kënaqësisë së pacientit dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer trajtimi për pacientin e duhur.
Si e përballojnë çiftet DE?
Keqfunksionimi erektil mund të shkaktojë tendosje në çift. Shumë herë, burrat do të shmangin situatat seksuale për shkak të dhimbjes emocionale të lidhur me DE, duke bërë që partneri i tyre të ndihet i refuzuar ose i papërshtatshëm. Është e rëndësishme të komunikoni hapur me partnerin tuaj. Disa çifte vijnë të kërkojnë trajtim për DE së bashku, ndërsa burra të tjerë preferojnë të kërkojnë trajtim pa dijeninë e partnerit të tyre. Mungesa e komunikimit është pengesa kryesore për kërkimin e trajtimit dhe mund të zgjasë vuajtjen. Humbja e kapacitetit erektil mund të ketë një efekt të thellë tek një mashkull. Lajmi i mirë është se DE zakonisht mund të trajtohet në mënyrë të sigurt dhe efektive.
Ndjenja në siklet për problemet e shëndetit seksual mund të pengojë shumë burra që të kërkojnë kujdesin mjekësor që u nevojitet, gjë që mund të vonojë diagnozën dhe trajtimin e kushteve më serioze themelore. Vetë keqfunksionimi erektil shpesh lidhet me një problem themelor, si sëmundjet e zemrës, diabeti, sëmundjet e mëlçisë ose gjendje të tjera mjekësore.
Meqenëse ED mund të jetë një simptomë paralajmëruese e sëmundjeve koronare progresive, mjekët duhet të jenë më të drejtpërdrejtë kur marrin në pyetje pacientët për shëndetin e tyre. Duke i pyetur pacientët më drejtpërdrejtë për funksionin e tyre seksual përmes bisedës ose një pyetësori gjatë një kontrolli, mjekët mund të jenë në gjendje të zbulojnë më shpejt gjendje më serioze shëndetësore.