ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Pa e njoftë sovranitetin e Kosovës, s’ka Asociacion!

Shkrime relevante

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

(Kushdo që nënshkruan Asociacionin pa njohje të ndërsjellët, duhet ta kuptoj se; de facto dhe de jure Serbisë dhe miqve të saj do i dhuron (vullnetarisht, 500-1500 miliardë$!) pesë deri dhjetë Shqipëri londineze!)

  1. Serbisë me Asociacion, nuk do u dhurohen të drejtat (kinse; të munguara!) demokratike për serbët lokal (ashtu qysh ka trumbetua prej pasluftës Serbia, e që asnjëherë kjo pala jonë nuk mundi ta çarmatosë me argumentin, se; serbët e Kosovës kanë më shumë tē drejta se sa edhe vetë serbet e Serbisë!?) por, do i dhurohen 500 miliarda$ pasuri kombëtare shqiptare! Shtrohet pyetje, si ka mundësi të ndodh kjo? Për të kuptuar sasinë e lartcekur 500miliardshe në $ amerikan, më parë duhet qartësuar se çfarë në fakt nënkuptojmë me pasur kombëtare të një vendi apo shteti të caktuar. Sipas indikatorëve të njërit ndër agjensëve kryesor të globalizmit, si është Banka Botërore (BB) pasurinë e një shteti e përbëjnë katër elemente kryesore: a. Pasuria mbitokësore e nëntokësore; b. Prodhimi (bruto dhe neto) kombëtar; c. Resurset njerëzore dhe d. Pasuria e diasporës që i zotërojnë në shtetet tjera. Sipas këtyre indikatorëve, pasuria kombëtare e Shqipërisë, e deklaruar dhe e identifikuar edhe nga Banka Botërore (një shtyllë kruciale e globalizimit si tendencë dhe si frymë e kapitalizmit neoliberal) për vitin 2018 në tregun global peshonte me vlerë prej 153 miliard$! Tani, nëse krahasojmë vlerën e pasurisë kombëtare të Shqipërisë (së vitit të lartcekur) me vlerën e pasurisë kombëtare që ka Trepça e Kosovës, i bie qe (sipas Raportit shtetëror të ish Jugosllavisë në vitin 1992) pasuria e saj “peshonte” diku midis 500 -1500 miliard$!? Trepça, ishte ai burimi kryesor apo ajo “arteria” kryesore e zhvillimit dhe e investimeve kapitale, në ish Jugosllavi. Thënë më ndryshe, pasuria e Trepçës (Kosovës sot, po nesër edhe e Shqipërisë) në tregun global, sipas parametrave të Bankës Botërore (BB), paska minimum vlerën e tri Shqipërive londineze!? Trepça, para lufte eksploatohej në lloj mënyra nga Beogradi. Edhe atëherë, e edhe tani Serbia duke keqpërdorur serbet lokal të tri komunave (Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq), mundohet me mish e me shpirt ta ushtroj ndikimin e saj, ekskluzivisht shkaku i ushtrimit të kontrollit dhe menaxhimit mbi këto pasuri e resurse të Kosovës. Kur bëhet i gjithë ky kalkulim, na del se; nuk mundet Serbia (vetëm me parametra dhe në bazë të interesave të saja) dhe nuk duhet assesi! Edhe për shkak se; Asociacioni, (shkaku i mosnjohjes) nuk e “gëzon” statusin e një Marrëveshjeje ndër-shtetërore ë ndërkombëtare midis Kosovës dhe Serbisë. Serbia as de jure as de facto se ka njohur ende  Kosovën. Bile Kosova, ende figuron në Preambulën e Kushtetutës saj!? Asociacioni, nuk e gëzon as “privilegjin” e të qenit ndërkombëtar, ngase, Kosova askund nuk është i “evidentuar” as de jure e as de facto nëpër zyre e OKB-së! Tjetër, Kosova për dallim nga Serbia, Asociacionin e ka miratuar dhe aprovuar në Kuvendin e saj. Por, edhe e ka trajtuar nga Kushtetuesja, ndërkaq, Serbia as mendja nuk i ka shkuar ta bëjë të njëjtën gjë ndonjëherë, as në Kuvendin e saj, e as ta adresoj te Kushtetuta e saj.?! Serbia ë ka bere me qellim këtë, ngase ë ka parasysh që: çfarëdo Marrëveshje, o me Evropën o me Prishtinën, kjo “mangësi” në syrin tonë (por kartë “befasuese” për një moment duhur historik) në sferën politike dhe atë diplomatike, mund t’u “kryejë” punën ë kontestimit, keqinterpretimit, madje edhe të interpretimit dykuptimësh. Thënë me thjesht: kjo “vegëz” Serbisë mund t’i shërbej sa herë që të dëshiroj t’i bëjë bishtnime obligimeve ndërkombëtare!
  2. Tjetër, Asociacioni, shtrohet pyetja kruciale, si ka mundësi që sa herë të bëhet fjalë për serbët e Kosovës, nga goja e Presidentit serb Aleksandër Vuçiqi, gjithnjë të aludohet në serbet e veriut, derisa nuk përmendën pothuajse fare serbët e jugut!? Natyrisht, e gjithë kjo bëhet me qëllim për ta kamufluar interesin e Serbisë për Kompleksin dimëror të Brezovicës që gjendet nën menaxhimin e Komunës së Shtërpcës, e që nesër me automatizëm do vihet nën kontrollin dhe nën kompetencat e Asociacionit (pa njohje reciproke). Duke e zhveshur kështu Kosovën edhe nga një resurs me peshë e interes gjithëkombëtar(!) për zhvillimin e turizmit dimëror. Ajo çfarë mendoj se më e rëndësishme dhe më shqetësuese në gjithë këtë “odisejadë” e triler për Asociacionin, është se; Serbisë, pjesën veriore po ia lëmë në kompetencë (me tapi!) si statusin ekonomik ashtu edhe atë juridik, madje madje edhe atë historik!? Gjithë shqiptarët kudo që janë… DUHET ta dinë se; Pranimi i Asociacionit, si “kal “ligjor serb brenda Kushtetutës se Kosovës, me garancinë e Washingtonit dhe Brukselit (pa njohje reciproke nga Serbia) brenda ca viteve apo dekadave do mund të shkëputej lehtësisht nga Kosova, pa asnjë pengesë; ligjore, politike, kulturore e civilizuese! Poashtu, DUHET kuptuar dhe pranuar haptas, se Asociacioni pa njohje reciproke, Serbisë ia mundëson qasjen jo vetëm në Burimet Nëntokësore (Trepça që sipas BB në tregun global e kap vlerën e 500 -1500miliard&, që i bie sa 5-10 Shqipëria londineze, që aktualisht e ka vlerën e 157 miliard $!) por, edhe ato Ujore (liqeni i Ujmanit, ujë të pijshëm për 100 vitet e ardhshme!) të Kosovës… Kështu që fëmija e fëmijëve tanë, me breza të tërë do punojnë rrogëtarë, në tokën e tyre, në shtetin dhe në atdheun e tyre, që ia dhuruam vullnetarisht Serbisë. E dihet, nga përvojat historike që kur tokat, patundshmëritë, pronat apo hapësirat e ndryshme, dhurohen vullnetarisht ndonjë shteti apo vendi ato më me asnjë argument dhe asnjë satisfaksion juridik, apo diplomatik, nuk mund t’i rikthehen prapa dhuruesit!?
  3. Para se të ndodh më e keqja, apo për tê hequr çdo dyshim ogurzi për një vendimmarrje eventuale, mendoj se duhet të sqarohen ca kualifikime apo ca pozicionime shqetësuese (lidhur me Asociacionin pa njohje reciproke) që mundën me lënë pasoja të pariparueshme për gjeneratat e ardhshme;

S’pari, OPOZITA kosovare (nuk e kam fjalën vetëm opozitën parlamentare, por, të tërën!) mendoj se; DUHET të deklarohet dhe të artikulohet shumë më QARTË rreth modelit apo tipit të Asociacionit që ajo mendon se ka nevojë Kosova. Pastaj, cili është mendimi dhe gjykimit preliminar, e më pastaj edhe ai final rreth propozimit qeveritar (Asociacioni një etnik)! Kjo do e ndihmonte shumë demokratizimin e vendit, sepse, vendimet e interesit vital të shtetit dhe kombit, nuk duhet të merren asnjëherë në tavolinat e “qosheve” dhe kuluareve që mund të dalin edhe nga premtimet joshëse për pushtetardhje po edhe pushtetmbajtje (!), nga aleatët dhe miqtë ndërkombëtar! Përçarja, në këto momente (midis tjerash edhe) historike, përveç që do na i dëmtoj interesat tona afatgjata shtetërore e kombëtare në rajon, por do na e prolongoj po edhe kontestoj në vijimësi kohore ambicien dhe synimin tonë për bashkimin e paevitueshëm, në horizont me Shqipërinë. Por, vendi ku më së miri sqarohet ky (ri)pozicionim, qoftë ai klanor apo partiak, po pse jo edhe ideologjik, shtetërorë e kombëtar për Asociacionin, është aula e Parlamentit të Kosovës, është qeveria e Kosovës, është opozita, mediet shoqëria civile, akademia (e jonë e mjerë!), etj. Madje “adresa” e fundit është publiku, apo qytetaria ose populli (që për ca mund të jetë edhe një turmë inerte!) që mund të zgjedhë mënyrën e demonstrimit (rrugën dhe votën) të fuqisë së vetë, si akterë dominant. Nëse, Parlamenti e ka problem ta zhvilloj debatin parlamentar për pro et contra Asociacionit, atëherë mendoj, që kjo çështje (që dosido prekë në shpresën dhe synimet afatgjata qytetare) DUHET të “testohet” përmes Referendumit, në mënyrë që përgjegjësia po edhe kompetencat, legaliteti dhe legjitimiteti juridiko-politik, drejtpërdrejtë të kalojnë tek qytetaria. Me këtë “formulë”, tani fati i shtetësisë së Kosovës vendoset; jo nga qeveria, jo nga opozita, jo nga akademia, jo nga shoqëria civile, jo nga ndonjë qeveri teknokrate, por nga vis maiori -populli (alias qytetaria e emancipuar politike).

S’ dyti, nëse respektohet ky vullnet (që në asnjë sistem me asnjë normë as morale e as juridike, nuk kontestohet as si frymë e as si gjendje e status social) i qytetarisë kosovare (qoftë madje edhe si demonstrim civilizues (paramendoni; 1 milion shqiptar në Sheshin Ibrahim Rugova!) që po e supozojmë përmes Referendumit, atëherë nuk e kam dyshimin se populli me vullnetin e vet do ia dhuron Serbisë veriun e Mitrovicës, dhe për rrjedhojë funksionalitetin e krejt shtetit të Kosovës! Por, nëse ndodh e kundërta; pra, pa vullnetin e tij copëtohet Kosova (dhe i dhurohet veriu heshtazi pa asnjë reagim as publik e as jopublik) dhe kjo përjetohet si humbje e së drejtës përkundër forcës, atëherë mbetet kjo kërkesë e përjetshme për rivendosjen e drejtësisë dhe krijimin e forcës për të. Kjo e fundit ka shumë rëndësi: serbët e ruajtën në kujtesë si humbje të padrejtë të Kosovës në vitin 1389, dhe me shekuj punuan për rikthimin e Kosovës nën Serbi, gjë që e arritën në shekullin 20. Shqiptarët e ruajtën në kujtesë humbjen e Kosovës në vitin 1913, dhe po punojnë për rivendosjen e drejtësisë. Por kur diçka jepet vullnetarisht, e humb përgjithmonë këtë forcë lëvizëse. Kjo është thënë me ndryshe, dialektika e kthimit të humbjes në fitore, dialektikë që shpërbëhet përfundimisht kur humbja përjetohet si fitore dhe mençuri politike e një qytetarie të momentit.

S’treti, si (pozicionim shqetësues, për gjithë ne) ka mundësi, që z. Escobar: në epiqendër të bisedimeve, (në vend që të vë “njohjen reciproke”, ashtu, siç edhe bëri dhe rekomandoj Presidenti Joe Biden) madje para tyre vë krijimin e Asociacionit (!?), ashtu siç kërkon edhe Presidenti serb Vuçiqi?! z. Escobar, pastaj na jap ultimatum për krijimin e Asociacionit, mbase do ta fillojë numërimin 6,5,4,….. Derisa, në anë tjetër z. Cholet, deklaroj; “…nuk kam ardhur këtu për me vendosë kurrfarë ultimatumi (përgjigje dhënë medies serbe kur e pyetën nëse Asociacioni, duhet të krijohet sipas marrëveshjes së Brukselit)”? Pyetja milionëshe është; si ka mundësi që për një problematikë (që për mendimin tim fare, s’ka asnjë peshë gjeostrategjike /s’po them edhe gjeopolitike/, për Shba-t) të kemi deklarime të këtilla? A mos z. Escobar po ndjek një agjendë të ndjesive dhe emocioneve personale?A mos ndoshta qëndrimin e vet subjektiv si individ e projekton te kryeministri i Kosovës, kur e redukton “në individ” që nuk po pranon asociacionin një etnik serb?? Tekefundit, ky subjektivizëm i supozuar nuk ka edhe aq rëndësi! Mbase, ashtu si z. Grenell, z. Escobar (e tashmë edhe Kris Hill!?) arrin ta krijojë një situatë kur votuesi duhet votojë për një pikë të vetme, si në një referendum: pro apo kundër themelimit të asociacionit një etnik serb…?! S’fundi, skandali i plasur këtyre ditëve, nga “oborrëtarët” e Edi Rames, po edhe Ai vetë që kanë arritur të bëjnë lobingje dhe blerje të deklaratave nē favor të qeverisë autokrate shqiptarr nga ana e zyrrarit të lartë të FBI, z. Charles McGoniga, dëshmon më së miri se edhe Amerika, nuk është imune ndaj ndikimeve politike, as nga lobingu serb, e as nga ai rus. Por, kur është në pyetje tema e dialogut (për mua negociatave të panevojshme!) të Kosoves me Serbinë, duhet theksuar se; Asociacioni që tashmë (ka kohë që po “banon”) në kokat dhe mendjet tona sociale, është shndrruar në një “big brother” politik, nuk është assesi ndonjë “produkt made in USA” sepse, (bazuar në gjitha deklarimet publike, ata pajtohen me çfardo zgjedhje qe ne e pranojmë në raport me Serbinë!) interesat amerikane dosido përputhen në faza afatgjata, me interesat tona shqiptare…

Para se të ndodh më e keqja, apo për tê hequr çdo dyshim ogurzi për një vendimmarrje eventuale, mendoj se duhet të sqarohen ca kualifikime apo ca pozicionime shqetësuese (lidhur me Asociacionin pa njohje reciproke) që mundën me lënë pasoja të pariparueshme për gjeneratat e ardhshme…
Asociacioni që tashmë (ka kohë që po “banon”) në kokat dhe mendjet tona sociale, është shndrruar në një “big brother” politik, nuk është assesi ndonjë “produkt made in USA” sepse, (bazuar në gjitha deklarimet publike, ata pajtohen me çfardo zgjedhje qe ne e pranojmë në raport me Serbinë!) interesat amerikane dosido përputhen në faza afatgjata, me interesat tona shqiptare…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu