1. Duke përdorur një metodë të sofistikuar sociologjike (Analizën e Përmbajtjes) që më shërbeu për t’i analizuar; skenat dhe prapaskenat e zhurmes, tollovisë dhe sidomos “yryshit” të ca opozitarëve serbë dhe padyshim “gjuhës së trupit” tē Presidentit serb, e padyshim edhe prirjen (pēr ta përdorur rrenën për qëllime dhe interesa shtetërore e kombëtare!) e mentalitetit politik serb nëpër gjithë historinë e tyre, PO MË DALIN ca të GJETURA interesante se; krejt gjurulldia e ndodhur në parlamentin serb, bashkë me publicitetin që ai mori në medie lokale serbe, por edhe ato ndërkombëtare, ishte në fakt; një SKENAR dhe një farsë e organizuar politike! Sepse, e gjithë ngjarja” u zhvillua si në filmat e trillerit holifudian, ndërkaq, u menaxhua (nga opozita) dhe u kontrollua (nga qeveria)! Skenar që për imperativ e kishte; të bindet m, por edhe të fitohet përshtypja e ndërtohet perceptimi i publikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, PËR (kinse rezistencën e brendshme të opozitës serbe!) REFUZIMIN E PLANIT FRANKO-GJERMAN!
2. Kjo çfarë po them, për dikend duket sikurse një skenar i trilerit ala hiçkokian, ku ngjarja nuk kuptohet edhe pas mbarimit të filmit!? Qe po ua japi ca argumente logjike; Argumenti i parë; Puna e konsenzusit dhe e bekimit të brendshëm politik, social, fetar, civil e mediatik që Presidenti serb e mori qysh gjatë mandatit të parë qeverisës. A ju kujtohen fjalimet e tija të zjarrta dhe satisfaksioni që ai e bënte para karizmes dhe autoritetve fetare serbe. Siç po ma sugjeron “dioptria” e Analizës së Përmbajtjes, krejt kjo “lojë”, ka për imperativ ; FORCIMIN pozicioneve të Aleksandër Vuçiqit, karshi Washingtonit dhe Brukselit, lidhur me Asociacionin (lexo; komplet marrjen e veriut të Kosoves; lexo, humbjen e 25% të gjithë territorit të Kosovës; lexo, humbjen lexo; kontrollin dhe menaxhimin e pasurive (mbi)tokësore e ujore si Ujmani dhe Trepça, me vlerën e kalkuluar nga ekspertët e Bankes Botërore prej 500-1500 miliarda euro!?) .Argumenti i dytë; Si mund të shpjegohet prania kriminelit Millan Radojçiq në Parlamentin serb, (kur dihet se i njejti ështē i dyshuar për veprime të shumta kriminale, midis tjerash edhe për vrasjen e liderit tē serbëve të Kosovës të ndjerit Oliver Ivanoviç) i cili njihet si shumë i afërt me Vuçiqin po edhe me opozitën serbe!?. Kur dihet se ky person është i vendosur edhe në „listën e zezë“ të SHBA-ve. Pastaj, kush e ka përcjellë gjithë debatin parlamentar serb, ka mund të hetoj se aty fare nuk u përmend as edhe me një fjalë e vetme; as viktimizimi, as heroizmi, as krimet, as ndjekjet as persekutimet, as shkatërrimet, e serbëve?! Përkundrazi, presidenti serb mbajti fjalim për opozitën e tanishme serbe (pothuajse inekzistente e minore, sidomos në këtē mandatin e dytē) sikur të ishin këto vitet e pasluftës në Kosovē dhe sikur të ishte President Voisllav Koshtunica, kur liroi “1800 terroristë shqiptarë“, në mesin e të cilëve edhe Albin Kurtin. Argumenti i tretë, se e gjithë gjurulldia e zhurma për kinse “sulmin” ndaj Presidentit Vuçiq në Parlament, (ishte skenar i përgaditur me aminin e opozitës, medieve, shoqërisë civile, po edhe bekimin e Kishës Orthodokse serbe) ka të bëjë edhe me një moment tjetër të dyshimt kur Vuçiqi e ripërsëriti (instinktivisht me tre gishta!) para deputetëve të partisë së tij (lexo; statistëve militant të trilerit të inskenuar) po edhe gjithë qytetarisë serbe, se “kurrën e kurrës nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se kurrë nuk do tē lejoj antarësimin e Kosoves nē OKB”.
3. Në anët tjetër nuk duhet harruar kurrē, që krejt “rezistenca” për mosnjohje, po edhe për zhagitjen e gjithë procesit tē “dialogut” (lexo; negocimit de facto dhe de jure) mes Kosoves dhe Serbisë, ishte (dhe ende mendoj se mbetet me faktin e pranimit tē planit franko-gjerman) blerja e kohës! Që ka shumë kuptime; kuptimi që Serbia tē rezizistoj, derisa të lodhen ndërkombëtarët; kuptimi që të fragmentarizohet spektri politik kosovar dhe të bëjë koncesione ndaj Serbisë; kuptimi që Rusia mund të dal fituese në invazionin mbi Ukrainën! Por, sipas gazetës gjermane Welt, thuhet se perëndimi edhe mund të humbas ndonjë “betejë”, (por, për bindjen time asnjëherë, gjithë luften”) me Rusinë. Korrespondentja e Velta Maria Droste, këtë humbje të “betejave” e shpjegon si pasojë e; zgjërimit konfliktit në territorin e Evropës: mundësisë që Rusia ta shprazë arsenalin e vetë luftarak të prodhuar gjatë kohës së “luftës së ftohët”; posedimit të armëve të mjaftueshme; dhe e luftës hibride. Pra, Serbia, ka shumë gjasa që “lojën” dhe inskenimet që i luajti i “teatrin” e aules parlamentare, t’i pērdor si “levë” për ti “qitë hi syve” (lexo; për të”blerē”kohēn e nevojshme…) deri sa tē fitohet lufta me Rusinë në Ukrainë!? Dikush mund të thotë, se “amerikanët e kanë nuhatur këtē rikonfigurim gjeopolitik dhe për këte shkak dëshirojnë t’ia bëjnë Serbisë një koncesion, duke ia dhuruar asaj krejt veriun (përmes Asociacionit) në mënyrē që ta largoj ate nga “ylli polar” rus!? Këte nuk e dimë, por, shpresoj qē mos të ndodh kēshtu, ngase, jam shumë i bindur qē Serbia, do e tradhtoj Amerikën si thuhet… në “kthesën e parē”! Në ndërkohë, frikësohem shumē se Amerika, mund t’i humb shqiptarët besnikē në krahun e saj?! Historia na mëson se miqësia, aleanca po edhe lidhja kulturore e fetare me perandorinë otomane, anipse, ishte qindravjeçare mbaroi vetëm shkaku i fragmentarizimit të interesave dypalëshe! Perandoria për ta ruajtur status quon (që tashmë ishte bërë kancerogjen për gjithë rajonin e Ballkanit) e dominimit të saj të zbehur dhe në krizë, ndërkaq, shqiptarët për shkakun e ambicieve dhe synimeve për ta krijuar shtetin e tyre ashtu sikurse gjitha kombet tjera ballkanike…