ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Mendime për librin e Profesor Eshref Ymerit, “Shqiptarët përballë politikës rusomadhe”

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Gjergj Kabashi
___
Recension
___
Leximi i librit më të ri të Profesor Eshref Ymerit,  “Shqiptarët përballë politikës rusomadhe” , domosdo të kthen në historinë e vështirë të formimit të shtetit shqiptar para vitit 1912 si dhe mospajtimin e Rusisë Cariste dikur e të Federatës Ruse sot, qoftë me luftën e NATO-s dhe bombardimin e Jugosllavisë së mbetur në mars, prill dhe qershor 1999 për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. 
***
Ky është një libër që përmes kronologjisë së rrëfimeve e analizave të kthen në historinë e hidhur , pothuaj dyqindvjeçare, të marrëdhënieve luftarake të Shqiptarëve me Serbët, qyshkur Serbia me ndihmën ushtarake dhe diplomatike të Rusisë Cariste nisi të shtrihej në hapësirat jetësore të popullit shqiptar. Të kujton çdo gjë që nuk dëshiron ta kujtosh por që megjithatë je i detyruar t’i rikthehesh, ta shpalosh e analizosh nëpër kronika dhe arkiva të kohërave të ndryshme.
Ky libër ta kujton dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve para e pas Lidhjes së Prizrenit nga krahinat e gjera të Nishit e Pirotit; të kujton qytetet shqiptare të dikurshme si Nishin, Leskovcin, Prokuplen, Kurshumlinë , që ishin aq të njohura për kryengritjet antiosmane e antiserbe.
Duke e lexuar këtë libër, që është një kronologji e dhimbshme e dhunës çfarosëse ndaj një populli të pafajshëm në vendin e vet, nuk ke si të mos ndalesh, të mendosh e gjykosh thellë rreth mendimeve mizore antishqiptare të udhëheqësve të mëdhenj të Rusisë të kohërave të ndryshme.
Populli Rus, thotë Eshref Ymeri, nuk mendon kështu, mirëpo sikur harron se Rusia e dikurshme dhe e sotshme mendon si një superfuqi planetare dhe sikurse dje , ashtu edhe sot, dëshiron e synon me çdo kusht që Serbia ta luaj rolin e një superfuqie e Rusie të vogël në Gadishullin Ilirik. Në fakt Rusia Cariste dikur ashtu si Federata Ruse sot , përpiqet me të njejtat forca, metoda e mundësi për shkatërrimin e hapësirës jetësore të kombit shqiptar, qoftë përmes Greqisë apo Serbisë, si dikur ashtu edhe sot. Apo edhe të tjerëve, gjithsesi fqinj më të vegjël, por me orekse të pashuara ndaj territoreve shqiptare.
Raportet jo të mira të një superfuqie ndaj popullit shqiptar, që nuk kufizohet etnikisht me popullin rus , tregohen edhe në vitin 1902 kur Fuqitë e Mëdha me nxitje direkte të Rusisë e detyrojnë Perendorinë Osmane që ta pranojnë konsull në Mitrovicë  Grigorije Stepanovič Šcerbin , që kishte detyrë të kujdesej për ortodoksët që në atë kohë me shumicë ishin shqiptarë , por që me planet e programet ruse duhej të serbizoheshin , qysh u serbizuan ndërkohë. Roli i Šcerbin të ri në atë kohë ishte i njejt me rolin e sotshëm të ambasadorit të Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Bocan-Harčenko, i cili nuk lë gurë pa lëvizur duke e nxitur e trimëruar Serbinë që të mos pajtohet me askend rreth pjesëve të Kosovës së veriut të banuara me serbë. Përpos synimit gjeostrategjik serb , që njëherit është edhe synim rusomadh, duke e mbajtur atë pjesë të Kosovës të destabilizuar , Serbia (dhe Rusia) , mendojnë që t’ia bashkëngjesin atë pjesë të Kosovës shtetit serb. Që njëherit do të thoshte edhe humbje e pasurive nëntokësore e mbitokësore të Kosovës, në vlerën mbi 500 miliardë dollarë.
Autori serb Јован Алексић , duke e përkujtur konsullin Šcerbin, thekson:
Megjithë guximin personal dhe sakrifikimin për ti mbrojtur vëllezërit e të njejtit besim, Ščerbin do të paguaj me kokë. Në të vërtetë, në stacionin e vjetër hekurudhor, tek depoja e municionit, plagoset rëndë dhe vdes nga gjuajtja me pushkë e rojës së barotit, Ibrahim Haliti. Ibrahim Haliti ishte një shqiptar që ishte roje e depos së barotit dhe ai e vret konsullin rus një ditë pas betëjës së serbëve të asaj pjese të Kosovës, që udhëhiqeshin nga vet ai. Do të thotë se ai vritet një vit pasi kishte ardhur me shërbim si konsull në Mitrovicë, ku në pjesën andej Ibrit i është ngritur përmendore, si shenjë kujtimi për përpjekjet e tij për zgjerimin e Serbisë.
 
Shqiptarët e udhëhequr nga Isa Boletini e trima të tjerë të Shalës së Bajgorës, Drenicës dhe anëve të tjera të Kosovës kanë udhëhequr kryengritje të pandërprera ndaj Perandorisë Osmane që bënte aq lëshime ndaj politikës rusomadhe ndaj territoreve shqiptare, politikë që në të gjitha anët e shtrirjes etnike shqiptare shkonte duke e ngushtuar hapësirën jetësore të popullit shqiptar. 
 
Profesori Eshref Ymeri në librin e tij rikujton se në një memorandum të shqiptarëve, të 13 qershorit të vitit 1878, drejtuar lordit Bikonsfild, përfaqësues i Anglisë në Kongresin e Berlinit,  thuhet:  

“…Malin e Zi të vogël kërkojnë ta zmadhojnë së tepërmi dhe ta shtrijnë deri në qendër të Shqipërisë, që të bëhet një post i avancuar i Rusisë dhe një kryeurë për aneksime më të gjera”.

Madje, në janar të vitit 1913, qeveria serbe pasi tashmë kishte vite që i kishte pushtuar e spastruar etnikisht rajonet e mëdha shqiptare të krahinave të Nishit e Pirotit, i ishte drejtuar me një memorandum të posaçëm Konferencës së Ambasadorëve.

Në atë memorandum, ndër të tjera, theksohej:  

“Ne kemi thënë se kombi serb nuk mund të sakrifikojë “tokën e shenjtë” të territoreve të veta, ku ndodhen kryeqyteti i lashtë i Mbretërisë së Parë Serbe, Shkodra; selia e Patrikanës Serbe, Peja; Manastiri i Deçanit dhe Gjakova” (Citohet sipas: (Arben Puto. “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”. Shtëpia Botuese “8 nëntori”, vëll. II. Tiranë, 1987, f.216). 

I njejti fjalorë, si ai i para 150 viteve, si ai i viteve 1912 a 1913 , me të njejtat “arsyetime”, është i pranishëm edhe sot nga kreu i shtetit serb, por edhe nga Rusia. Me po të njejtat medota ruse të errësimit të së vërtetës për një popull tjetër, në mënyrë që duke krijuar mjegull e huti me retorikën përsëritëse t’i forcoj argumentet e veta “historike”, qofshin ato edhe të shpifura, qysh janë në të vërtetë.

I njejti shërbim iu bë edhe shovinizmit grekomadh nga Rusia  dëm  tërësisë tokësore  Shqipërisë. Kështu, Venizellosi, në qershor 1960 i kërkoi Hrushovit ndërmjetësimin e tij  udhëheqja shqiptare  pranonte autonominë  e “Epirit  Veriut”. Shefi i Kremlinit i deklaroi atij se “partitë komuniste e përshëndesin idenë se çdo minoritet duhet  jetë autonom, me qëllim   jetë  gjendje  zhvillojë kulturën dhe gjuhën e tij, sipas dëshirave  veta. Ai u angazhua se do t’ia transmetonte këto gjëra E. Hoxhës kur ta takonte  Bukuresht. Këtë bisedë me Hrushovin, Venizellos e bëri atëherë publike  shtypin grek dhe ajo nuk u përgënjeshtrua nga ndonjë burim sovjetik (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë”. Shtëpia Botuese “Koçi”. Tiranë 2004, f. 165). 

Ndërkaq,sipas librit të Profesor Eshref Ymerit Nikollaj , Rizhkov (ish-funksionar i lartë i nomenklaturës  kuqe  Moskës, i cili gjatë viteve 1982-85 ka mbajtur postin e Sekretarit  KQ  Partisë Komuniste  Bashkimit Sovjetik dhe atë  kryeministrit sovjetik gjatë viteve 1985-90) dhe Vjaçeslav Tetjokin, deklarojnë 

“Serbia është pararoja e qytetërimit tonë. Është kjo arsyeja që palca e Ballkanit, e populluar nga sllavët e jugut, gjatë shekujve ka qenë objekt i një presioni të pandërprerë nga ana e Perëndimit” (N.I. Rizhkov, V.N. Tetjokin. “Jugosllavskaja gollgofa” (Golgota jugosllave). Moskva 2000, f. 22).  

Pavarësisht se elitat shtetërore ruse e kanë pasur të qartë se e vërteta historike është krejt ndryshe, ata kanë vazhduar me mohimin ndaj ekzistencës fizike dhe të vërtetës historike të shqiptarëve. Ata e dijnë mirë se Perëndimi nuk i ka rrezikuar sllavët , por ishte Serbia që me direktiva të Rusisë Cariste , Bashkimit Sovjetik apo Federatës Ruse sot, nuk ka dashur e as nuk do ta lë të qetë popullin shqiptar në vendin e vet. Për këtë flasin luftërat e mëdha antishqiptare, dëbimet e popullsisë shqiptare në prag e pas Lidhjes së Prizrenit, Lufta e Kosovës e vitit 1998 dhe 1999.

Sa herë që Rusët i kanë nxitur Serbët për luftë ndaj Shqiptarëve, duke i ndihmuar me oficerë dhe armët e duhura, në të njejtën kohë e kanë shpeshtuar propagandën nga rreziku ndaj së ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”, apo ndaj “islamizimit të saj” që “paraqet rrezik për botën”, megjithëse gjithnjë në histori ata ishin sponzorisuesit kryesor me serbët për të na zhbërë me forcimin e identiteit të paparanueshëm fetar.  

Nikollaj Rizhkov dhe Vjaçeslav Tetjokin shprehin shqetësimin se mos vihen në jetë “planet e kahershme të krijimit të “Shqipërisë së Madhe”. Pasojat e një politike të tillë për paqen në Ballkan mund të rezultojnë katastrofike” 

“Po e theksojmë që në fillim se krahina gjeografike e Kosovës dhe Metohia asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e ndonjë shteti shqiptar. Një gjë e tillë dihet botërisht” (po aty, f.36). Kështu gënjejntë ata duke u munduar t’i trembin të tjerët me të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe”, që është krijim i fantazimeve antishqiptare ruso-serbo-greke, pasi qysh e thekson Profesor Eshref Ymeri , nuk ekziston asgjë tjetër përpos Shqipërisë etnike, pra e Shqipërisë së banuar prej shqiptarëve.

Libri i Eshref Ymerit është një pasqyrë e munguar e marrëdhënie të kombit shqiptar dhe historisë së keqe të këtyre marrëdhënieve me rusët e serbët e të tjerët që nuk u pajtuan asnjë herë me pavarësinë e kombit shqiptar, as të Shqipërisë e as të Kosovës. Federata Ruse që i shtyp me të gjitha mjetet e mundshme të asimilimit qindra minoritete në vendin e vet dhe Serbia që përbëhet nga më shumë se 40 për qind pakica kombëtare që nuk e kanë asnjë lloj trajtimi njerëzor dhe që u mohohen të thuash të gjitha të drejtat e liritë njerëzore, nuk prajnë të përpiqen që mundësisht ta coptojnë hapësirën unike të kombit shqiptar, duke futur brenda saj pyka të komunave njëetnike, si ato serbe në Kosovë.

Në Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, SANU, të vitit 1986, thuhet qartë: “Serbia e Madhe  është tepër e vogël dhe e ngushtë, dhe  ata  ( serbët=B.K.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe e më të madh, apo bashkësie më të madhe territoriale se sa Serbia e  Madhe (jo vetëm për shkak depresionit –  shpërndarjes territoriale të popullit  serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë në Ballkan). Serbia e madhe duhet të jetë njësoj sikurse Rusia e Madhe, me kufi sa më të zgjaruar. 

Në fund të këtij vështrimi të shkurtër për librin e Profesor Eshref Ymerit, Shqiptarët përballë politikës rusomadhe, duhet thënë se librat e tillë e zbulojnë një të metë të madhe të mendimit shqiptar, i cili nuk e ka përcjellë qysh i ka takuar hap pas hapi qëndrimin e vazhdueshëm antishqiptar të Rusisë, qoftë të Rusisë Cariste, Bashkimit Sovjetik apo të Federatës Ruse sot në raport me kombin shqiptar. Natyrisht se nuk ka qenë vetëm Rusia ajo që i ka sjellë aq dëme me pasoja katastrofale popullit shqiptar, por ishte mu ajo që e ka dëmuar më së shumëti kombin shqiptar territorialisht në favor të zgjerimeve territoriale të kombeve ortodokse në Gadishullin Ilirik, Ballkan.

______

Bajram Kabashi është EDITOR  i portalit Drini (www.drini.us) dhe jeton në Norvegji. 

Në vitet 1998/1999 ka qenë zv/kryeredakror i gazetës Rilindja. Mirret me gazetari hulumtuese, posaҫërisht me tema rreth islamit politik dhe islamizimit 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. po te pakten duhej ti lavderonje ruset oer dy gjera:
    se pari nuk neneshkruan Traktatin e Lozanes te 1919, traktat i cili deboi nga Cameria jote 80 mije camer dhe i dergoi ne Anadoll
    se dyti nga ruset Shqiperia u be me Kinematograi, me Universitet, me ushtri te rregullt, dhe me industri.

  2. Pirro, ti e din mirë se formimi i ushtrisë shqiptare pasi Shqipëria u bë pjesë e aleancës lindore të mbrojtjes Traktatit të Varshavës së udhëhequr nga BRSS , fillimisht është bër për qëllimet mbrojtëse të kësaj aleance dhe me synime antiperëndimore, që rrjedhimisht do të thotë edhe kundër vetës , se shqiptarët nuk kanë pasur e as që kanë arsye të jenë në armiqësi me shtratin e jetës së vet.

    Të tjerat si kinomatografia, apo industria kanë që punë e vet shtetin shqiptar pavarësisht asaj aleance që ishte bërë kundër interesave strategjike dhe jetësore të popullit shqiptar.
    Krejt në fund, më duhet ta ritheksoj se nuk kam dëshirë që ta kundërshtosh askend në një shkrim timin ku une e vlerësoj librin e aturit ashtu qysh e vlerësoi se e meriton.

    Analizoje dhe thuaje të kundërten nëse ke fakte duke e botuar shkrimin që e mendon si replikë ndaj shkrimit tim për veprën e Prof. Eshref Ymerit tjetërkund.

    Gjergj – b. Kabashi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu