ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Vazhdon tradita e mosbesimit ndaj popullit 

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Eshref Ymeri 

Populli gjithmonë është  më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari 

                                                               Nikolo Makiaveli   

Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, në vend që të lëshonte kushtrimin për ngritjen e popullit më këmbë dhe për krijimin e forcave të armatosura, u çua e shkoi në Londër, që t’i lutej Eduard Greit të mos na copëtoheshin trojet etnike. Domosdo që Eduard Grei do ta shpërfillte, siç edhe e shpërfilli konkretisht, dhe do të bënte humor me Isa Boletinin lidhur me fshatin e lindjes së këtij të fundit. Ky qëndrim i Ismail Qemalit reflektonte mungesën e besimit të tij në forcat krijuese dhe energjitë e pashtershme të popullit shqiptar. Ai qëndrim nxirrte në pah edhe një tipar tepër të shëmtuar të politikanëve shqiptarë, të cilët respektojnë shumë më tepër të huajt sesa vetveten, sesa popullin e vet. Një qëndrim i tillë ka sjellë si pasojë që të huajt të na shikojnë me mospërfillje dhe, për pazotësinë tonë, t’i qeverisin trojet tona etnike si një arë pa zot që kushdo vjen e kullot. 

Në vitin 1915, kryetrimi dibran Elez Isufi, pa thirrjen e ndonjë “udhëheqësi” nga Tirana, ngriti më kombë popullin e Dibrës kundër ushtrisë pushtuese sebe dhe, si përfundim, lumin Drini i Zi e mbushi me kufoma ushtarësh serbë, çka edhe sot kujtohet me tmerr në Beograd. Prandaj sikur Ismail Qemali, menjëherë pas firmosjes së dokumentit për shpalljen e pavarësisë, t’i ishte drejtuar mbarë popullit të ngrihej më këmbë për mbrojtjen e trojeve etnike nga agresorët grekosllavë në të katër vilajetet tona, a mund të përfytyrohet dot se sa trima të formatit të kryetrimit Elez Isufit do të kishin dalë në skenën  historisë sonë kombëtare? 

Kryeargati i Beogradit Enver Hoxha, duke mos pasur besim absolutisht te populli shqiptar, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit të vitit 1947, lëshonte këtë fyerje të rëndë për dinjitetin tonë kombëtar. Në atë mbledhje ai deklaronte: 

“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë… (Citohet sipas: Mërgim Korça. Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin “e nderuar””. Gazeta “Metropol”. 14 korrik 2012). 

Me këtë porosi të prerë që jepte tradhtari Enver Hoxha për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ai çonte në vend urdhrin e Beogradit, të këtij armiku shekullor të kombit shqiptar, për gllabërimin sa më të shpejt të vendit tonë nga ana e shovinizmit serbomadh, urdhër ky, të cilin Velimir Stoiniçi ia pati përcjellë partisë komuniste në plenumin e Beratit të nëntorit të vitit 1944. Në atë plenum, Velimir Stoiniçi deklaroi: 

“Shqipëria jo vetëm që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë, sepse imperializmi do ta gëlltiste; … e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Kush e shkruan historinë”. Gazeta “Metropol”. 17-18 korrik 2012). 

Pavli Qesku, ish-ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, citon deklaratën e Enver Hoxhës para gazetarëve jugosllavë gjatë vizitës në Beograd më 30 qershor 1946:  

“Është e pamundur të imagjinosh rezistencën e popullit të vogël shqiptar kundër armikut pa luftën e popujve jugosllavë”. 

Dhe më poshtë ambasadori vazhdon: 

“Enver Hoxha nuk mund ta poshtëronte popullin e tij më shumë se kaq para personit që e kishte ndihmuar të rrinte pa u zhytur në udhëheqjen e PKSH. S’ka poshtërim më të madh për një popull të vogël që kishte bërë përpjekje të gjatë e kolosale për çlirimin e territoreve të veta pothuajse pa ndihmë direkte (Citohet sipas: Pavli Qesku. “Çështja e Kosovës dhe Enver Hoxha”. Faqja e internetit “Zemra Shqiptare”. 05 dhjetor 2008).  

Po ky Enver Hoxha, njeriu pa kurrfarë shtylle kurrizore, i zhveshur kokë e këmbë nga çdolloj morali personal dhe kombëtar, në vitin 1947 e poshtëronte edhe shumë më rëndë popullin shqiptar, kur, me urdhër të tij, në faqen e parë të abetares së vitit 1947, shkruhej; 

“Tito luftëtar, Tito çlirimtar, Tito shpëtimtar i popullit tonë”!!! 

Po në vitin 1947, kryeargati i Beogradit Enver Hoxha deklaronte: 

  “…Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugosllavia. Po të studiojmë historinë e vërtetë të popullit tonë.., do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë.” (Citohet sipas: Pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Plenumin e IV të rinisë popullore”. Gazeta “Bashkimi”, 22 gusht 1947). 

Enver Hoxha, si gjysmak nga formimi intelektual, pa kulturë universitare, nuk ia kishte haberin fare historisë së qëndrimit të fqinjëve sllavë ndaj etnisë shqiptare. 

Profesor Hakif Bajrami citon priftin serb Nikollaj Velmiroviç, i cili, në vitin 1942, ka deklaruar:  

“Atë që po bën sot Hitleri kundër hebrenjve, atë e ka bërë Shën Sava  (11691236) në mesjetë kundër arbanasëve, që nuk donin të konvertohen në sllavë” (Citohet sipas: “Pse Serbia sot është në ofensivë defaktorizuese ndaj Republikës së Kosovës”. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 11 dhjetor 2020). 

Duke qenë gjysmak nga formimi kulturor, Enver Hoxha anashkalonte përmbajtjen e librit të shkrimtarit dhe të politikanit austriak Leo Freundlich (1875-1953), i cili, në vitin 1913, e pati botuar me titull Golgota Shqiptare. Në atë libër ai përshkruan masakrat e bishave të egra serbe kundër shqiptarëve, masakra, të shoqëruara me 500 mijë të vrarë. 

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, si agjent i regjur i Beogradit, domosdo që nuk do t’i drejtohej asnjëherë popullit shqiptar për të vjelë mendimin e tij për shumë probleme të mprehta në raport me Serbinë, si shtet fashist dhe agresor. Unë si qytetar, si pjesëtar i kombit tim të dashur, ashtu si edhe intelektualë të tjerë, pata pritur që treshja udhëheqëse kosovare, që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, do të ndryshonte qëndrim ndaj vjeljes së mendimit mbarëpopullor lidhur me të gjitha marrëveshjet, të cilat dyshja tradhtare Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa pati nënshkruar me Begradin në Bruksel, sidomos marrëveshjen për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, shpresova se ajo treshe do t’i hidhte poshtë, si të pavlefshme dhe madje shumë të rrezikshme, sepse u shërbejnë vetëm interesave të serbollavizmit. Kjo treshe, kur ishte në opozitë, e pati kundërshtuar rreptësisht nënshkrimin e atyre marrëveshjeve. Marrëveshjen për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, që do të thotë krijimi i një shteti brenda shtetit, Kuvendi e pati aprovuar  me vendim të posaçëm, me 83 votat e deputetëve, të blerë nga kryetradhtari Thaçi, të cilët vepruan si mercenarë të Serbisë dhe si tradhtarë të Republikës së Kosovës. Megjithatë, vendimin e deputetëve tradhtarë e pati hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese. Normalisht, duhej që treshja në fjalë, sapo erdhi në pushtet, fill pas konstituimit të Kuvendit, të thërriste menjëherë mbledhjen e këtij të fundit për marrjen e vendimit për hedhjen poshtë të të gjitha atyre marrëveshjeve. Pas marrjes së vendimit të Kuvendit, kjo treshe duhej t’i drejtohej edhe popullit për zhvillimin e një Referendumi të posaçëm, për t’i vënë vulën përfundimtare vendimit të Kuvendit. Por treshja në fjalë nuk e bëri një gjë të tillë, duke vazhduar të ndjekë traditën e Ismail Qemalit dhe të Enver Hoxhës për mungesën e besimit  ndaj vullnetit të popullit. Gjatë këtyre dy vjetëve të qëndrimit në pushtet të treshes në fjalë, personalisht, ashtu si edhe intelektualë të tjerë, kam përjetuar dhe po përjetoj një ndjenjë zhgënjimi të thellë që më ka shqetësuar dhe vazhdon të më shqetësojë. Ja sepse.  

Kur Albin Kurti ishte në opozitë, pati deklaruar se me Serbinë nuk do të ketë kurrë vazhdim bisedimesh, pa njohjen reciproke. Por, çuditërisht, kur erdhi në pushtet, e ktheu pllakën, pranoi të ulej në bisedime me kriminelin e Kosovës Vuçiç, pa kurrfarë njohjeje reciproke. Pra, me qëndrimin ndaj Beogradit pas 14 shkurtit 2021, Kurti e prezantoi veten si politikan, jo si burrë shteti. Ky është minus i madh në karrierën e tij politike. Duke e kthyer pllakën, Kurti vërtetoi në praktikë se politikanët shqiptarë, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë, janë “trima” kur ndodhen në opozitë, por menjëherë shndërrohen në burracakë pas ardhjes në pushtet, fillojnë t’u servilosen të huajve dhe të tërhiqen zvarrë para tyre, pikërisht si argati i Beogradit Enver Hoxha. Ky qëndrim aspak dinjitoz i politikanëve shqiptarë është një fatkeqësi shumë e rëndë për mbarë kombin tonë. Dikush mund të thotë se treshja udhëheqëse është nën presionin e Brukselit dhe të Vashingtonit për krijimin e bashkësisë së komunave serbe. Çdo intelektual me vetëdije të lartë kombëtare, nuk duhet të habitet nga presioni i Brukselit dhe i Vashingtonit. 

Së pari, nuk ka asgjë për t’u habitur nga qëndrimi i Brukselit në përkrahje të Serbisë, sepse, tradicionalisht, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, Evropa është po ajo që ka qenë, vazhdimisht përkrahëse e fuqishme e grekoserbizmit, kundër interesave tona kombëtare, është po ajo që ka qënë në kohën e Shqiptarit të Madh Gjergj Fishta, i cili e ka etiketuar mirë fare me epitetin “kurva e motit”, një shprehje bukur e goditur kjo, e cila ka hyrë në fondin e pasur të frazeologjisë politike të Shqipes Sonë Hyjnore. Sepse pikërisht ajo “kurva e motit” nuk u ngop kurrë me copëtimin e trojeve tona etnike. Emërimi si ndërmjetës në bisedimet Kosovë-Serbi i dy përfaqësuesve nga dy shtete që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës – Boreli spanjoll dhe Lajçaku sllovak – është dëshmia më domethënëse e qëndrimit shpërfillës të Perëndimit evropian ndaj Republikës së Kosovës. 

Së dyti, nuk ka asgjë për t’u habitur edhe nga qëndrimi i Vashingtonit në përkrahje të Serbisë për krijimin  e një shteti serb brenda shtetit të Republikës së Kosovës. Kjo për arsye se politika që ndjek sot Departamenti i Shtetit, me Blinkenin në krye., është në krah të Serbisë. Pikërisht për Blinkenin, kur ky qe  zgjedhur zëvendëssekretar i Departamentit të Shtetit në vitin 2014, i ndjeri Xhon Mekei (John Sidney McCain 1936-2018), ish-senator i Arizonës, pati deklaruar: “Ky është i rrezikshëm për Amerikën”. 

Me siguri që Blinkeni, si mik i Sorosit, është i rreshtuar në krahun e tërë armatës sorosiste, të cilët ndjekin strategjinë e ftohjes së shqiptarëve me Amerikën, për çka janë mjaft të interesuar Athina dhe Beogradi, prapa të cilëve luan fijet armikja e kahershme e kombit shqiptar, gërmadha rusomadhe. Dhe kjo strategji doli në pah më së miri me investimin e jashtëzakonshëm të sorosistit Rama, kyetradhtarit të  kombit shqiptar, për endjen e rrjetit të shpifografisë për marrjen e vendimit nga ana e Blinkenit për shpalljen e Prof.dr. Sali Berishës “person i padëshirueshëm” për Amerikën. Dhe kori i sorosistëve nëpër studiot televizive dhe në mjetet e shkruara të informimit masiv, filloi krrokamat e veta të pandërprera kundër Prof.dr. Sali Berishës  Por jeta vërteton në çdo hap të saj se në këtë botë ka një Hyjni të Padukshme, por të Kudondodhur, e cila ndjek me “Sy Magjik” të gjitha ligësitë dhe mirësitë e krijesave të Saj dykëmbëshe këtu në Tokë. Dhe Ajo Hyjni e Bekuar bëri që krejt sorosistëve, duke filluar që nga Blinkeni, Rama, kopeja e sorosistëve, servilët e Ramës, si Frrok Çupi, profesor-doktor Pirro Prifti dhe shumë të tjerë, t’u pëlciste koburja në brez: Rama u zbulua lakuriq para mbarë botës si objekt hetimi nga ana e drejtësisë amerikane për lidhjet e tij mafioze me McGonigal, dikur me post të rëndësishëm në Byronë Federale të Hetimeve dhe tani i arrestuar për vepra penale. Ky fakt më bën që, edhe në këtë analizë, të ricitoj aforizmin e shkëlqyer të shkrimtarit të shquar satirik anglo-irlandez Xhonatan Suift (Jonathan Swift  1667-1745), aforizëm, të cilin e pata cituar në artikullin me titull “Mjeshtri i shpifografisë, Profesori Pirro Prifti”, të botuar në internet disa ditë më parë: 

Shpifja godit zakonisht njerëzit me dinjitet, ashtu si puna e krimbave që parapëlqejnë t’u turren frutave më të mira.  

Pra, treshja udhëheqëse e Republikës së Kosovës të qëndrojë burrërisht para presionit të Blinkenit dhe të kopesë së sorosistëve, se në këtë mes kemi të bëjmë me presionin që vjen nga porta e politikës, jo nga porta e drejtësisë amerikane, e cila ka qënë dhe është gjithmonë në mbrojtje të së vërtetës. Prandaj duhet t’i tregojë vendin atij burrit me emrin Gabriel Eskobar, i cili sillet me arrogancë ndaj Republikës së Kosovës, sikur është në shtëpinë e vet. Për ta përballuar këtë presion politik të Departamentit të Blinkenit, treshja udhëheqëse në Prishtinë duhet të mbledhë Kuvendin për ta thënë fjalën me vendim të prerë kundër krijimit të bashkësisë së komunave sebe dhe mandej të thërrasë popullin në Referendum. Kështu veprojnë burrat e shtetit. 

Fatkeqësisht, treshja e lartpërmendur, në bindjen time, as Kuvendin nuk do ta mbledhë dhe as popullin nuk do ta thërrasë në Referendum. Ajo treshe, sipas gjasave, do ta pranojë krijimin e mikroshtetit serb brenda Republikës së Kosovës, e joshur nga premtimi i Beogradit se Sebia nuk do të bëhet pengesë për pranimin e Republikës së Kosovës në OKB. Këto janë përralla në një natë Shënëndreu. Sepse Serbia nuk do të heqë dorë kurrë nga Kosova, sepse ajo i përmbahet vendimit të konferencës famëkeqe të Londrës të vitit 1913. Përveç kësa, ajo i përmbahet vendimit të krerëve komunistë të Tiranës, tradhtarë të interesave jetike të mbarë kombit tonë. Kjo për faktin se ata tradhtarë me damkë patën hequr dorë përfundimisht nga Kosova që më 08 nëntor 1941. 

Biografi i Titos, Vladimir Dedijer (1914-1990), në librin me titull “Kujtime”, të botuar në Beograd në vitin 1949, shkruan shkoqur fare: 

Çështjes shqiptare të Kosovës iu vu vula që në 8 nandorin e ’41-it”.  

Duke e njohur mirë traditën e tradhtisë së politikanëve shqiptarë, të cilët shiten te të huajt për tridhjetë aspra, kryepeshkopi serb Irinej ka pasë deklaruar publikisht: 

“Ne do të kthehemi në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh”. 

 Shqetësimet e Kosovës do të ishin zgjidhur me kohë dhe mund të zgjidhen edhe tani me një Referendum andej dhe këtej Qafës së Morinës, për bashkimin në një shtet të vetëm, në mënyrë që Serbia dhe Perëndimi evropian, bashkë me sorosistët, të mbeteshin me gisht në gojë. Se për ndryshe, Kosova nuk do të pranohet kurrë si anëtare e OKB-së. Veç kësaj, treshja udhëheqëse, sapo erdhi në pushtet, me një vendim të posaçëm të Kuvendit, duhej ta kishte flakur tutje emërvendin (toponimin) e shpifur sllav Kosovo dhe asaj Republike të re duhej t’i kishte rikthyer emërtimin e lashtë pellazgoilir Dardania. Këtë hap ajo treshe nuk e ndërmori, aq më keq kur e shpërfilli fare edhe Përkujtesën e posaçme të Akdemisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju Jork, me të cilën ajo Akademi i qe drejtuar disa muaj më parë. Madje jo vetëm që e shpërfilli, por nuk denjoi as t’i kthente përgjigje. 

Është e turpshme për ne, si shqiptarë, që, një shtet fashist, agresor, si Serbia, e mundur në luftë, të vazhdojë të bëjë presion për të diktuar vullnetin e vet ndaj Republikës së Kosovës, ku pati kryer masakra nazifashsite, shtazarake të paimagjinueshme. Prandaj është krejtësisht e palogjikshme që treshja e politikës kosovare ka pranuar të ulet në bisedime me një shtet, armik të betuar, si Serbia, e cila, pas përfundimit të luftës, vazhdon ta  konsiderojnë Kosovën si koloninë e vet, të sanksionuar në kushtetutë.  

Treshja Osmani, Kurti, Konjufca, përmes vullnetit të popullit, duhej ta flaknin poshtë me neveri krejt periudhën qeverisëse të bandës tradhtare të Hashim Thaçit dhe të mos pranonte në asnjë mënyrë kurrfarë bisedimesh me Serbinë fashiste. Sepse, duke e vazhduar komedinë e bisedimeve me të, janë duke ndjekur traditën e servilizmit të Enver Hoxhës para monarkofashistëve grekë, të cilëve u pati bërë 49 kërkesa për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, duke e ditur që Athina kishte në fuqi ligjin e luftës që prej vitit 1940. Marrëdhëniet diplomatike vërtet u vendosën më 06 maj 1971, por ligji i luftës vazhdon të jetë ende në fuqi. Prandaj, edhe sot e kësaj dite, Athina vazhdon të tallet me vendin tonë, duke shfrytëzuar në favor të vet tradhtinë e interesave të popullit shqiptar nga ana e klasës së tij politike, tradhti kjo, e konkretizuar me ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë në jug të vendit dhe me pushtimin përfundimisht të kishës sonë ortodokse fanoliane nga kisha shoviniste greke, e cila na pati vrarë dhe masakruar korifenj të ortodoksisë sonë.  

Duhet pasur shumë kujdes që treshja udhëheqëse të mos bjerë në grackën e Borelit dhe të Lajçakut të Brukselit, as në grackën e misionarit të Blinkenit me emrin Eskobar, grackë, e ngritur me investimin e fuqishëm të Beogradit. Të gjithë të lartpërmendurit do të mundohen ta bindin udhëheqjen kosovare se bashkësia e komunave serbe do të gëzojë gjoja “vetëm të drejta kulturore”, jo të drejta vetadministrimi. Nëse udhëheqja kosovare do të bjerë në një grackë të tillë, atëherë duhet të ketë parasysh se çdo komunë serbe, nga të drejtat kulturore do të avancojë drejt vetadministrimit, duke e shpërfillur plotësisht autoritetin e Prishtinës dhe duke njohur vetëm autoritetin e Beogradit. Kjo do të sjellë si pasojë që në mbarë Republikën e Kosovës të krijohet një mikrofederatë serbe, e cila, si kancer, do të vijë duke e gërryer ca nga ca të ashtuquajturën pavarësi e Kosovës, kurse udhëheqja në Prishtinë do të vazhdojë të tundë flamurin e fasadës së pavarësisë. Një gjendje e tillë mund të çojë pashmangshmërisht në shpërthimin e një tjetër lufte, gjatë së cilës, nëse shqiptarët janë shqiptarë dhe zotër të trojeve të tyre stërgjyshore, të gjithë serbët do të duhet t’i dëbojnë nga Republika e Kosovës, ashtu siç i dëboi i Madhi Franjo Tuxhman nga Kroacia, si vend me zot.  

Në këndvështrimin tim, gjendja është mjaft e rëndë. Treshen udhëheqëse dhe mbarë qeverisjen e formacionit politik “Vetëvendosja”, mund ta shpëtojë, po e ripërsëris, vetëm vendimi i Kuvendit dhe zhvillimi i Referendumit kundër krijimit të bashkësisë së komunave sebe. Në të kundërt, siç theksoi para ca ditësh analisti Bedri Elezi në kanalin televiziv “Klan news”, në prapaskenë, me sa duket, po përgatitet zëvendësimi i Albin Kurtit me Glauk Konjufcën, çka do t’i hapë rrugën krijimit të bashkësisë në fjalë. Atëherë mbarë populli shqiptar i Republikës së Kosovës le t’i pijë lëngun pavarësisë, aq më tepër që opozita, faktikisht, është tradhtare e popullit të vet, përkrahëse e interesave shoviniste të Serbisë. 

Do të ishte mirë që treshja udhëheqëse e Republikës së Kosovës të ketë parasysh dhe ta vërë në zbatim atë porosinë e famshme të Alkuinit (735-804),  shkencëtar, teolog dhe poet anglo-sakson, një nga frymëzuesit e Rilindjes në Evropën Perëndimore të shek VIII, i cili, në letrën që i drejtonte mbretit të frankëve (një nga popujt gjermanë) Karli i Madh (Karolus Magnus 747-814), shkruante: 

“Vullneti i popullit është vullneti i Hyjnisë”. 

Nëse treshja druhet apo ka frikë nga vullneti i popullit, të verifikuar përmes Referendumit, atëherë të japë dorëheqjen nga politika dhe të merret secili me punët personale. 

Prandaj, politikanët shqiptarë, duke shpërfillur besimin te populli, duke u sjellë me mospërfillje ndaj  vullnetit të tij, i kanë lejuar vetes paudhësi me pasoja shumë të rënda, të cilat nuk mund të vlerësohen ndryshe, veçse si tradhti kombëtare. 

Kaiforni, 08 shkurt 2023 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. SE DYTI. nE SHKRIM KE THENE SE:

    Shën Sava  (1169–1236) në mesjetë kundër arbanasëve, që nuk donin të konvertohen në sllavë”.

    Ku e ke lexuar kete fraze? ta dime se cilave referenca u je referuar.

  2. Ja cfare thuhet per Shen Save ng anglo-amerikanet:

    St. Sava
    Serbian monk

    Written and fact-checked by
    Last Updated: Jan 10, 2023 • Article History
    St. Sava, detail of a fresco at the Mileševa monastery, near Prijepolje, Serbia.
    St. Sava
    See all media
    Born: 1175
    Died: January 14, 1236 (aged 61) Veliko Tŭrnovo Bulgaria
    St. Sava, Latin Sabas, (born 1175—died January 14, 1236, Tŭrnovo, Bulgaria; feast day January 14), monk, founder, and first archbishop of the independent Serbian Orthodox Church. His policy of recognizing the jurisdiction of the patriarch of Constantinople (now Istanbul) ensured the adherence of Serbian Christianity to Eastern Orthodoxy.

    Sava was a Serbian noble of the Nemanja dynasty. He migrated to Mount Athos in northeast Greece to lead a monastic life. There he was later joined by his father, Stefan Nemanja, who assisted him in establishing the monastery of Khilandar, which became a focal point of medieval Serbian culture and ecclesiastical leadership. After his father’s death, Sava returned (c. 1208) to Serbia to become superior of the monastery of Studenica, the religio-political centre of the emerging Serbian church.

    With papal support, Sava’s brother was crowned (1217) as Stefan Prvovenčani (“First-Crowned”), king of the Serbian nation. Sava countered the king’s affinity to the Roman Catholic Church by traveling in 1219 to Nicaea—refuge of the exiled patriarch of Constantinople—where he received the title of autocephalous archbishop of Serbia. Upon his return to Serbia, he crowned his brother again. Sava organized his church into bishoprics headed by his former monastic colleagues and students. He then embarked on a cultural and ecclesiastical renaissance that included the establishment of schools and the beginnings of a medieval Serbian literature; he personally contributed a chronicle of his father’s reign.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu