Analizë sociologjike;
- Që në fillim më duhet të ceku, se megashfaqja Big Brother Vip Albania pak a shumë është edhe një lloj paradigme ilustruese e kohës në të cilën po jetojmë, e që nga shumica e sociologëve e poltikologëve identifikohet si globalizëm. Sociologu e filozofi i njohur Right Mils, e ka diku një thënie, që unë e pranoj pa ekuivoke, e ku deklarohet se; “Individualizmi i tepruar, si “produkt” i kapitalizmit neoliberal ka gjasa dhe prirje reale të prodhoj personalitete të deformuara…”! Shqiptarët, në mungesë të përvojës së ndërtimit të kupoles së kornizës kapitaliste, aq më pak asaj neoliberale, duket që janë duke shijuar tmerrësisht shpejt e pakompromis si “produktet” ashtu edhe pasojat që është duke dedikuar ky tipi i ri i turbokapitalizmit kulturor neoliberal. Pra, ata po shpërthejnë në një individualizëm ekstrem duke i rrezikuar kështu si raportet e ngushta interpersonale ashtu edhe ato familjare. Interpersonale, sepse ata transicioni i zuri të papërgaditur (shkaku i ish “infrastrukturës” së njëmendësisë komuniste) dhe të pakonsoliduar (shkaku i “arratisjes” së “trurit” intelektual nga vendi).Tani “kujdestaria sociale shtetërore”, duket që ende po prodhon deformitete e sjellje të atilla deviante që po i vënë në pikëpyetje si riprodhimin e thjeshtë sociokulturor ashtu edhe ate socioekonomik! Në këtë kontekst edhe arkitektët e rinjë të spektakleve televizive shqiptare, duke dashur të provojnë diçka interesante, diçka identike me frymën neoliberale, diçka të re, diçka emocionuese, pra, diçka që do i “prangoste” shikuesit (duke pretenduar t’i shndrrojnë ata edhe në turmë amorfe) para ekraneve televizive, arritën ta imponojnë dhe realizojnë tipin e spektaklit sikurse ky i Shtëpinë Big Brother- made in Albania! Ku përgjatē gjithē këtyre ditëve të izolimit, personazhet pak a shumē të (pa)njohura publike nga fushat dhe lëmitë e ndryshme, e me gjini antipode e karaktere të larmishme, po provojnë të “bashkëjetojnë” (lexo: t’i përballojnë presionit të interkomunikimit personal) në këtë Shtëpi. Shtëpi spektakël kjo që është bërë shtëpia më “atraktive”, më e përgjuar në botë ku edhe frymarrja dhe të rrahurat sado të vogëla të zemrës mund të përgjohen pa asnjë problem.
- Meqë, TV-ni, si medium i dëshmuar i komunkimit, s’është vetëm burim i rëndësishëm informacioni për ngjarjet, thashethemet, ndodhitë, etj.në mbarë botën, por me shkathtësinë e frymēs dhe ndjenjës së pjesëmarrjes “aktive” në ngjarje (i)reale kudo në botë ështē shndrruar njëherit edhe në mediumin qē na jap informacione të sakta, të shpejta dhe me shpresë të vërteta.Tani, për dallim nga TV-et, që pak a shumë e kanë si obligim kursin e dēshmimit të saktësisë, shpejtësisë dhe vërtetësisë së lajmit, sot mediet tjera sociale (sidomos portalet) më shumë janë të prirura që ta ndjekin vetëm “kursin”e të qenit i pari. Mirëpo, duket që rolin e argëtimit, edukimit dhe përgjithësisht arsimimit të masave të gjëra popullore, këto medie sociale edhe sot e kësaj dite, asesi s’po mund ta zëvendësojnë rolin e Tv-nit. Por TV-ni përveç dhënies së informacionit, kryen edhe një funksion shumē të rëndësishëm nē jetën sociale të publikut. E ai rol është ai socializues. Sepse, përveç familjes, shkollës dhe grupeve të bashkëmoshatarëve, sot televizioni (u dëshmua njē rikthim sidomos nē kohen e pandemisë covid19) edhe më tej po e loz rolin e tij të sipërpërmendur të socializimit. Duket që këtë rol fuqizues, ai është duke provuar të na e ridëshmoj edhe përmes spektakleve tē natyrēs siç ēshtē ky i Big Brother-Vip.Një analizë sociologjike e këtij spektakli, doemos kërkon një (qasje hulumtuese adekuate) kohë pak më të gjatë në mënyrë që të mund të “testojmë”, si; gjykimet, qëndrimet, mendimet ashtu edhe logjikën eventuale sociale nga jeta që banorët e Big Brother Vip, pretendojnë ta ushtrojnë, për aq sa kohë qē do qēndrojnë brenda Shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Analiza më e thellë sociologjike, padyshim që do mund tē zbuloj si stereotipet ashtu edhe paragjykime eventuale gjinore bashkë me kulturën emancipuese të pjesëmrrësve, edhe karakteristikat themelore të një reality show, siç është ky i Big Brother Vip Albania.
- Tani, që nga dita e parë e fillimit të Big Brother-it hetohet se ka filluar një lloj “prangimi” fuqishëm i publikut (nuk kemi të dhëna rreth grup moshave dhe gjinive), sikurse edhe një margjinalizim evident si nga problemet e përditshme sociale (problemet e ngritjes sē çmimeve të gazit, dhe naftës) ashtu edhe nga ato politike (pasi në Kosovë në ndërkohë tema e Asociacionit është një temë imponuese). Që nënkupton se edhe në shoqëritë shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë e diasporë) kanë filluar të promovohen shfaqjet televizive realiste, që shërbejnë nē një mënyrē apo tjetër edhe si “certifikata sociokulturore e sociopolitike” të shoqërive të pazhvilluara e të transicionit. Në terminologjinë e komunikimit masiv, këto shfaqje megalomane pothuajse në shumicën e rasteve identifikohen si produkte të “fazës së fundit, të shtrirë të kapitalit global” (Fadil Maloku, 2021), apo edhe si “agjens të shpejtuar socializues” (Fadil Maloku, 2021), ngase, ushtrojnë ndikimin e tyre edhe në mediat e tjera, në pjesëmarrësit, në audiencën (publikun e gjerë) dhe të ngjashme. Për intormacion, shfaqja e parë e Big Brother në botë u transmetua në 1999 në Holandë dhe menjëherë pas Holandes, filloi transmetimi në vendet e tjera evropiane dhe SHB-ane. Kurse, në vendet e transicionit kjo megashfaqje sociale, përveç ushtrimit të ndikimit “edukativ e arsimor” e ka shtrirë edhe nē sferat tjera socializuese. Themi socializuese, edhe për shkak se institucionet përkatëse socializuese (familja, shkolla, rrethi social) ishin dhe mbesin ende nē rimkëmbje dhe ringritje e sipër. Qē nēnkupton njē kolizion përkatēs me trendet sociokulturore tē kohës dhe me zhvillimet sociopolitike, tē etnopsikologjisē dhe mentalitetit të shoqërisē shqiptare…