ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Rikthimi im dhe “rikthimi” për të fshehur krime

Shkrime relevante

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

Nga: Ragim Kçiku ___ NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË ___ A u kemi mbetur borxh...

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Shpërndaj


Nga: Gjergj Kabashi

Rikthimi

Kah fundi i korrikut të vitit 2008, i dhash fund përkatësisë formale me religjionin islamik. Jo vetëm une por të gjithë anëtarët e familjes sime, me përjashtim të një anëtari të familjes që me bindje është ateist. U rikthyem në fenë e krishter, pra në fenë e të parëve që ishte praktikuar në vazhdimësi shumëshekullore nga paraardhësit në familje, megjithëse me ermra mysliman, në procesin e njohur si Laramani dikur, deri kah fillimi i vitit 1900.
Në të vërtetë, rikthimi në fenë e të parëve ndodhi kur erdhi puna se nuk mund të mbaje më qëndrim asnjanës dhe të paraqiteshe sikur nuk ishte duke ndodhur asgjë, pasi tashmë vërehej qartë një vrapim i pakuptueshën në drejtim të religjionit islamik, meqenëse investimet e huaja religjioze vepronin me të madhe gjë që shihej se shteti i Kosovës, i shpallur me 17 Shkurt 2008, ishte tepër i dobët dhe nuk kishte propagandë kombëtare e as shtetërore përballë mësymjes religjioze islamike.
Rrjeti i madh i UDB-ës, të cilin Serbia e kishte lënë të paprekur në Kosovë, ishte ngritur në këmbë që qysh ka qenë e pritshme sipas porosisë armiqësore që ishte i obliguar ta zbatonte, vendit ti jipte identitet religjioz islamik, joshqiptar, që shquhej e merrte formë për ditë e më shumë.
Zhurma Muslimane ia kishte zënë frymën Laicitetit të Shtetit, që edhe në Kushtetutë ishte neutral ndaj religjioneve.
Mirëpo në jetën reale kalëronin “kuajt arab” që graheshin (kamgjikoseshin) nga ata që i kishin frenjt (dizginat ) në dorë, do të thotë nga shërbimet sekrete serbo-ruse dhe ato turkomëdha.
Kultura dhe historia e popullit shqiptar kishte filluar të shkelej dhe poshtërohej në vendin e vet, tashmë edhe prej “njerëzve të saj!”
I qitën në skenën publike pa pritë e kujtue islamistët politik, duke ua lëshuar “mikrofonët” në duar për detyra antishqiptare, qofshin ata nga Shqipëria , që dallonin “për formimin intelektual” dhe prinin për të keq, apo ata nga Kosova dhe Maqedonia; andaj duke iu dukur jonormalja si normale, turmat e islamistëve të rinj që zgjoheshin për ditë e më shumë si Muslimanë dhe pjesëtar të “umetit të profetit”, ia nisën ta rrihnin shuplaka edhe Gjergj Kastriotin në bustet e tij që tashmë as nuk flasin dhe as nuk godasin me shpatë armiqët, si dikur!
Islamistët e organizuar dhe të afërt me BIK-un, rrahnin imam që vlerësoheshin të moderuar, e therën me thikë Rasim Thaçin, aktorin tashmë të ndjerë të humorit, vetëm se paskësh satirizue dhe ironizue me fjalët e imamëve etj. Kishin filluar të vrisnin nëpër botë, për hirë të islamit global dhe i përzgjedhnin kryesisht ushtarët amerikan, si në rastin e Arid Ukes, nga Mitrovica që ishte “prekur” nga videot që i kishte parë në internet për “dhunimin e femnave myslimane” nga ushtarët amerikan dhe kishte vendour të hakmirrej në emrin e Islamit. Këtij Njeriu të Ri “Arnaut” , të islamizuar shpejt dhe deri në fund, nuk i ishte kujtuar asnjë rrëfim i prindërve (nëse eventualisht i kanë rrëfyer) për mbajtjen pothuaj nën pushtim të pjesës veriore të Kosovës dhe për dhunimin e mbi 20 mijë femrave shqiptare, në luftën e viteve 1998 e 1999 në mbarë Kosovën
Por, megjithëse në Gjermani kishte shkuar në moshën katër vjeçare dhe do të duhej të ishte integruar në shoqërinë gjermane, ai “integrohet” në Muslimani, pra bëhet pjesë e preokupimeve të islamit politik botëror.

Pse duhej të isha Musliman?

Me një fjalë, Kosova e pasluftës nisi të mos ngjante më në vendin tonë shqiptar, pra nuk linte përshtypjen se ishte Kosova për të cilën kishim sakrifikuar aq shumë dhe për të cilën ishte derdhur aq shumë gjak, lot dhe vuajtje për lirinë kombëtare të munguar.
Nëse popullin pa e pyetur fare dhe përmes propagandave të huaja të mëdha , e bënin “popull mysliman”, une kisha të drejtë të mos isha Mysliman. Pse të isha une Musliman? Kush mund të më detyronte ta mbaja veshur “këmishën”, që s’doja ta mbaja veshur? Ishte tepër fyese dhe e papranueshme për mua që të isha Musliman me porosi thellësisht antishqiptare! Në të vërtetë, mua, askush nuk më kishte pasur mundësi të më gozhdonte në përkatësinë fetare myslimane qoftë në shpirtë apo ndërgjegje, andaj duke vlerësuar që në thelb, përpos emrit turk të trashëguar nga prindët e mij të mëdhenj, fatkeqësisht analfabet, nuk kisha asnjë përkatësi a ndjesi religjioze myslimane në vetën time, as në ndërgjegje dhe as në bindje, vendosa që ta braktisja atë që nuk ishte pjesë e imja, e qenjes sime, e ndërgjegjës sime.
E braktisa atë që nuk përputhej me shpirtin tim …!

Largim, edhe “me letra” …

Natyrisht që për tu larguar edhe “me letra” nga Islami, nuk isha i interesuar vetëm une, por edhe të tjerë , të afërm, që ishin kusheri me gruan, të cilët jetonin qyshkur në këtë vend ku në vitin 1999 kisha ardhur edhe une. Që të rikthehesha aty kur dikur na kishin rrënuar e goditur historikisht, nuk ka ndikuar asnjë arsye e motiv tjetër, përpos dëshirës sime të madhe, pajtimit familjar dhe bindjes se nuk kishte asnjë kuptim që të mbeteshim më tutje aty ku synonin të na ngujonin me zor, kur ne kishim vetëm identitet kombëtar, që kishte filluar të zgjohej dhe forcohej përgjat periudhës iluministe të Autonomisë së Kosovës të Kushtetutës së vitit 1974.
Pra, nuk më ka shkuar as në mendje ti vardisesha kujtdoqoftë, gjë që nuk është në natyrën time.
Fundja, në shtetin ku tashmë kishte kohë që isha shtetas i tij, nuk i jep kush pesë pare për përkatësinë religjioze të tjetrit.
Dhe as që të pyet kush se cilin religjion e praktikon a se praktikon, qysh nuk më pyetën mua kurrë për këto 24 vite.
Për religjionin mendohet vetëm kur feja ka synime politike, sikurse që ka islami. Sikurse kishte përkatësi identitare me religjionin e “Umetit të Profetit”, i pari i kësaj organizate panreligjioze në Oslo, Egzon Avdyli me prejardhje të prindërve nga krahina e Plavës që para se të vinin këtu kanë jetuar në rrethinat e Pejës, që vdiq si “shehid” në Siri, në fund të prillit 2014.

Nuk e pranoj “lirinë” që ma afrojnë …

Duke qenë mendimtar i lirë dhe pa mendim të shantazhuar, pata ardhur në përfundim që Islami (fjalëpërfjalë: Islami, ai burimori, i kohës globale), i ishte sulur shfarosjes kombëtare , jo vetëm në shekujt e pushtimit turk-osman, por po i sulej mizorisht edhe tash, pas ardhjes së Lirisë Kombëtare të Kosovës, që qarqet antishqiptare po i jepnin zjarr të madh për ta paraqitur gjithsesi si Liri Muslimane.
Atëhere, nëse qenka Liri Muslimane për ty, këtë liri të ndoshshme dhe të kobshme që ma ofroni, une e përbuzi dhe hudhi.
Une pshurri, me nder me thanë, në këtë farë “lirie!”

Rikthimi kah fundi i korrikut 2008

N .N. vinte shpesh tek une për të biseduar në atë kohë, ku tema e rikthimit në fenë e paraardhësve, pra atje kah na ndoqën me dhunë dikur, ishte e pashmangshme. Une as që synoja ta bindja kend që ta ndiqte rrugën time, madje as familjen time, por e pranoj se preokupimi i tillë më pëlqente, duke e menduar se ishte i sinqertë, i mbarë dhe pa ndonjë prapavijë, qysh dijnë disa shqiptarë të bëjnë gjëra me sherre pas.
Kështu, kah fundi i korrikut 2008, me pjesën më të madhe të anëtarëve të familjes ne u rikthyem në të krishterë-katolik, aty ku e kishim rrënjen familjare për shumë shekuj, në Kishën e Zallkuqit “Gjon Pagëzuesi” të Klinës. Ishte një ngjarje që preku në ndërgjegjën e fjetur të mbarë një populli, ku nja dy javë ditë pati shumë debate të ndryshme televizive, ku u thirrën për të debatuar edhe sociolog të ndryshëm, që ta jipnin mendimin e vet profesional për aktin tonë.
Pas pak ditësh, diku me 2 apo 3 gusht 2008, u rikthyen në katolicizëm mbi njëzet anëtarë të familjes së gjerë të personit N.N.
Ky ishte Lajm i madh, që i pati goditë në shpirt antishqiptarët, që kishin pas menduar se nuk do të lëvizë dhe ndihet i gjallë askush, përderisa hijenat barbare na e islamizonin kombin dhe vendin tonë.
Në atë kohë pata theksuar, sikurse që e theksoj edhe tash , se nuk është njësoj të pagëzohesh në ndonjë religjion që si përket në një mënyrë hapësirës së jetës tënde, si të rikthehesh në fenë që ke qenë i detyruar ta braktisësh me dhunë jo shumë moti, duke ta shndërruar vendin dhe shpirtin në gërmadhë.
Një person që është i lindur nga prindërit Shqiptarë, mendoj, nuk ka se si të pagëzohet në të krishterë, por vetëm mund të rikthehet.
Mund ta shfrytëzosh të drejtën tënde që të pagëzohesh budist, ebre, hinduist apo në ndonjë religjion tjetër, por jo në krishterizëm.
Nuk shkuan shumë ditë dhe BIK-u, që UDB-a e ka pasur strofullën e saj të madhe aty, ashtu sikurse që e kishte në media, u zgjua në sulme dhe fyerje të paimagjinueshme dhe të mirëorganizuara ndaj meje. Si në të kaluarën, edhe në atë kohë, më sulmonin përmes të afërmve, që është një metodë mjaft e njohur shërbimesh sekrete armiqësore, sidomos e UDB-së. Kulmi i gjithë kësaj marrëzie që më lëndoi bukur shumë për shkak të hapësirës që ia dhanë disa media të Kosovës, ishte kur një familjar i njohur për ateizëm dhe veprimtari atdhetare dikur, kishte botuar në media të ndryshme “një informatë” sikur gjoja familja ime e gjerë qenkan distancue prej meje, duke i shënuar emrat e familjarëve të ndyshëm, që më kishin pas leçitë, sipas tij.
Edhe leçitja ka qenë metodë perfekte me synime poshtëruese e UDB-së, që e ka praktikuar ndaj individëve dhe familjeve të ndryshme shqiptare.
Pas dy ditësh i thërras me rend të gjithë ata që , sipas asaj informate, ishtin leçit prej meje. I thirra një nga një dhe i pyeta se pse qenkan hidhëruar për veprimet e mija personale, që i takojnë ndërgjegjës sime, bindjeve, intimës së secilit prej nesh?
Ndoshta dikujt mund ti duket e pabesueshme, por të gjithë kryefamiljarët e apostrofuar prej tij , më thanë të habitur se ata nuk kanë asnjë dijeni për letrën e tillë dhe se thirrja në emrat e tyre, jo vetëm që është e pa drejtë dhe mund të ndikoj gabimisht në ftohjen e marrëdhënieve, por, njëherit paraqet edhe vepër penale.
Une reagove dhe e demantova përmbajtjen e asaj “letre”, duke mos hapur asnjë procedurë penale ndaj askujt.

U ndezën, edhe “katolikët” …!

Por, nuk vonoj shumë dhe u ndezën edhe “katolikët” që ishin rehatuar “në gjirin e shumicës myslimane”,-qysh kanë dëshirë të arsyetojnë antishqiptarët, që kishin poste dhe pozita mediatike në Kosovën e re, duke mu drejtuar të fshehur pas nofkash, kryesisht në Gazeta Express e gjetiu, që “rri atje…”.
Majmunave me pamje njerëzish , shihej se ua kisha trazuar të qenët “pakicë “kombëtare” brenda popullit të vet, brenda gjuhës, historisë, kulturës dhe traditave të përbashkëta, dhe nuk ishin pajtuar që “tu shtohej edhe një katolik ” .
Vlenë të theksohet se disa shqiptarë, pavarësisht se a e praktikojnë myslimanizmin, katolicizmin, ortodoksinë apo që janë afetar fare, ende nuk arritur ta kuptojnë se loja me përqindjen fetare brenda një kombi dhe posaçërisht përdorimi dhe ndërhyrja në këtë lojë nga ana e fqinjve, është akt i rëndë antishqiptar, akt i shëmtuar dhe i rrezikshëm që prekë edhe në sigurinë kombëtare. Këtë lojë dhe sulm të huaj armiqësor ndaj kombit shqiptar e kanë përvetësuar edhe disa politikan çubrilloviqian shqiptarë, pavarësisht se a janë apo nuk janë të vetëdijshëm për veprimet e tyre antikombëtare.

Përkatësia fetare apo afetarizmi, çështje personale

Une natyrisht që mbetesha ai që isha, vetëm njëri prej shqiptarëve, pasi përkatësinë fetare as afetarizmin e tjetrit, nuk e numëroj se nuk ka ndonjë domethënje publike për mua. Përkatësia e caktuar fetare apo afetarizmi im, më përket vetëm mua e jo tjetërkujt…!
Në realitet, menjëhere pas rikthimit kisha theksuar se aktin tim se kisha bërë për inatin e myslimanëve, e as për qefin e katolikëve, por vetëm për kënaqësinë time.

Gazetari i rrejshëm – Jeton Llapashtica !

Nuk shkoj një kohë e gjatë dhe një dele e zezë nga Koha Ditore e Veton dhe Flaka Surrojt, me emrin Jeton Llapashtica, nisi të më thirrte e të më shqetësonte me mendimet e tij difekte , që vetëm një person shpirtprisht dhe jogazetar mundet me i shqiptue.
Nisi të më gjykonte me fjalët: “Ti e ke bërë këtë që të fitosh të drejtën e shtetësisë … Dhe se kur je kthyer i ke blerë të gjitha gazetat ditore, për ta dëshmuar ndjekjen para autoriteve shtetërore norvegjeze”
Imagjinatë, se jo mahi …!
Për këtë e thirra kolegun tim të dikurshëm, lektorin Gani Nitaj që punonte aty , që të ma hiqte qafe atë injorant, gjë që në fund nuk u dëgjua më.
Por, qysh ka mundësi ta vërej ai tashmë, një gabim i tillë herdokur kushton në profesionin e gazetarisë. Ky gabim dhe gënjeshtra e tillë flet shumë për të që po të kishim gazetari hulumtuese si mbarë bota, do ta paguante.
NUK KALUAN SHUMË DITË dhe kah pjesa e fundit e gushtit të vitit 2008, do të thotë kur nuk kishte kaluar asnjë muaj nga rikthimi ynë në krishterizëm, në arkën e postës sime në Norvegji, kishte ardhur një letër mjaft e çuditshme. Ishte një letër e shkruar me pak fjalë dhe me shumë kërcënime për aktin e rikthimit tim në katolicizëm. Letra ishte e mbeshtjellë në mënyrë primitive nga disa herë me najlon të hollë e të tejdukshëm dhe pasi mendova pak më thellë për faktin se kush kishte mundur të ma kishte dërguar atë letër pa adresën e dërguesit, intuita ime e pagabueshme më tha: Eureka!
Dërguesi i saj paskësh llogaritur që une posa ta merrja e lexoja i trembur do të nxitoja për ta njoftuar policinë “për kërcënimin”, gjë që as më ka shkuar mendja ta bëja, në mënyrë që, qysh e kuptova më vonë, ti bëhesha “argat” bindës kërcënimit nga kopja me të njejtën letër (sigurisht me të njetën përmbajtje) që “dikush” ia kishte dërguar atij, pra vetës së vet?!
Këtë fshehtësi si shumë gjëra të tjera në jetë, gjëra që janë të kësaj natyre të fëlliqur e poshtërake, e mbajta vetëm për vete, duke qenë i bindur se do ti del duçi kësaj pune, se dikush herët e vonë ka për të ardhur “në vendin e krimit!”.
Dhe i doli duçi …!
Pas nja tre apo katër ditësh, ashtu qysh e prisja, erdhi “me ndejt” personi që kishte ardhur shpesh kur flisnim se duhet të riktheheshim në krishterizëm.

Dikur vinte me vëllain e dytë dhe më inçizonin në shtëpinë time, por une paraqitesha se nuk po i vërej se doja me e ditë se kah po del “ngjyra” që qitet për ta përcjellë rrjedhën e ujit nëntokësor…?!
Vërehej se kishte ardhur të dëgjonte për jehonën e atij “kërcënimi”!
I picërronte sytë dhe mundohej të kuptonte se a do ta hapja i pari temën e shpifur prej tij.
Por, që jam une i pa sherr kur nuk ka nevojë për sherr, të tjerët nuk ishin… Sidoqoftë, jam tejet i lumtur që natyra ime njerëzore nuk më ka shndërruar në një person me ngarkesa e shestime të tilla të pakuptimta njerëzore.
Mundohesha të paraqitesha që nuk jam duke kuptuar asgjë për motivet e vërteta të ardhjes së tij, duke pritur që ai të fliste. Dikur foli dhe kallxoj. Ishte e njejta letër, sigurisht me të njejtën përmbajtje apo të përafërt dhe me të njetën mbështjellje të qëllimshme primitive, “që i kishte shkuar” edhe atij.
Në këtë mënyrë rrëfeu ai…
“Letrën ia kam dërguar policisë”, më tha.
Pastaj i tregova se edhe mua më ka ardhur “letra” e njejt , si ajo që i paska ardhë atij.
Më pyeti:
“A ia ke dërguar policisë…?”
“Jo”, i thash.
Dhe nuk do t’ia kisha dërguar kurrë , pasi nuk bëj tregti me bindjet e mija dhe për qëndrimet e mija nuk mundet as me më kritikuar dhe as me më kërcënuar askush.

Ndryshe …

Kështu , për ditë e më shumë, une mendoja ndryshe për të. Mendoja si për një krijesë që e paska synim të fshihet pas ripërcaktimit religjioz për të fshehur diçka kriminale të jetës së tij. Pasi mendova për gjërat që s’do të kisha menduar kurrë për të, e zbulova se që nga fillimi, gjithçka që ai e paska bërë deri në atë kohë, e paska pas bërë me sherr.

Letra

Shumë para se të rikthehej në katolicizëm, ai ia kishte dërguar vëllait tim të madh një letër të turpshme dhe tejet kriminale njëherit , që vetëm një shpirtzi mundet me e shkrue. Në të vërtetë, vëllai që mund ti ketë të metat e caktuara njerëzore si kushdo tjetër, as nuk i ka bërë ndonjë të keqe e as që do të paraqiste kërcënim për të, qysh shihet se do ta ketë paraqit në ndonjë “Sigurim shtetëror” kjo hijenë me fytyrë njeriu.
Atë letër të ulët në përmbajtje dhe me porositë edhe më të ulëta, e lexova pas disa vitesh, pasi ma dha ta lexoja motra ime e dytë.
Nuk ia kam përmendur kurrë se atë letër e kam lexuar, kur e takoja pastaj.

I “martirizuari” …!

Por, ndër vite, e kuptova se ai kishte një urrejtje të madhe e të papërmbajtshme edhe ndaj meje, urrejtje plotësisht iracionale. Ndoshta duke e ditur se është i lig dhe duke menduar se kisha arritur ta lexoja si njeri. Megjithatë, kurrë nuk e kam folur ndonjë fjalë të keqe për të, duke e lënë të përkundet në helmin e shpirtit të zi.
Besoj shumë që letra e mbështjellë në mënyrë aq primitive dhe “profesionale” njëherit, që paska qenë edhe kopje që më është dërguar edhe mua, është në vendin e duhur për ta treguar “martirizimin” e padëshmuar të tij.
Une e pata hudhur …
Ndoshta pata bërë gabim që se kam ruajtur, por e hudha pasi isha i nervozuar se si mund ti hyjë dikush aktit të tillë publik aq personal, me qëllime përfituese dhe me sherr…!
Me njerëz të lindur shpirtzi e të pa besë, duhet ndejt larg, mundësisht sa më larg.

Duke kërkuar punë, kur më kishin zbritur në shkopin e lypësit…!

Ishte fillimi i vitit 2003 , kur nga 600 kilometra largësi pata ardhur në rrethinat e Oslos që të gjeja punë, pasi druanim se mund të na kthenin në Kosovë.
M. më ofroi konak në banesën e tij , për të cilin e pata paguar pastaj.
Atë gjendje, në të cilin më kishte sjellë populli shqiptar për të cilin kisha dhënë çdo gjë në jetën time profesionale, nuk mund të harroj.
Më kishin zbritë në shkopin e lypsit, duke më goditur e poshtëruar me varfërim për idealizmin, përkushtimin profesional në gazetari dhe atdhedashuninë time, që e kisha treguar për pothuaj njëzet vite të kaluara në gazetari, ku isha treguar gazetar me suksese të dukshme hulumtuese në profesion, që vetëm i verbëri dhe shpirtkeqi nuk i sheh.
Praktikisht isha i poshtëruar dhe i lënduar rëndë në krenarinë time njerëzore, për të mirat që ia kisha bërë atij populli me punën time si gazetar !
Po të mos e dija se mendësia e atij populli është e përpunuar armiqësisht ndër shekuj, e sidomos nën UDB-ën serbe për të cilën kanë punuar shumë shqiptarë “patriotë”, që fanatizmi partiak na e kishte sjellë “këmbëkryq” edhe në Kosovën e pasluftës, do të kisha pasur një hidhërim të madh në shpirt dhe kurrë nuk do të përpiqesha më për të mirën e tij.
Por, jo!?
Ai popull nuk ka faj…!
Fajet janë të historisë së hidhur që e kemi kaluar.

“Një familje” që s’më la me fjetë gjithë natën, duke më thirrur me numër të fshehur…!

Tek M. nuk munda të shtija gjumë në sy në ato ditë janari 2003, se pa pritë e kujtue nuk më lenin disa thirrje me numra të fshehur prej vendit nga kisha ardhur. Sa mundoesha të flija, më thërrisnin sërish. Më lëshonin muzikë tallava, binin defat, lëshonin ofshama dhe britma të njëfar kënaqësie perverze . Ishin ofshama dhe klithma histerike nga ana e tre vetave, një fëmije e dy grave, sa vetëm familjet shpirtkqija dhe të përpunuara prej UDB-ës, apo se vet janë të tilla në formim dhe keqedukim, mund ta bëjnë veprime të tilla të shëmtuara e të panjerëzishme.
Në mëngjes u zgjova herët. Isha i pa gjumë. Dhe isha dukshëm i trishtuar. Jo që brengosesha për poshtërsitë e tilla, por e vërejta se as këtu nuk duan të më lënë rehat.
Në mëngjes i tregova për ngjarjen N.N, dhe ai pa një e pa dy, tha se duhet ta lajmëroja rastin në polici. Pavarësisht se nuk doja ta lajmëroja atë që më kishte ndodhë, ai më bindi me këmbënguljen e tij. Ngurroja ta bëja raportimin në polici, se isha pothuaj i bindur plotësisht se atë ngacmim e kishte bërë familja e tij, të cilëve une s’ua kam përmendur emrin kurrë. Më vinte shumë keq. Se pavarësisht gabimit dhe sjelljeve të pahijshme, ajo në një mënyrë ishte edhe familja ime.
Pasi e lajmërova rastin, kurrë nuk mora përgjigje për ngjarjen, gjë që këtu nuk ndodhë kjo gjë përpos në rastet ku mund të lindin konflikte lojaliteti, ndërmjet familjarëve etj. Une e kuptova mirë, pasi në botën e sotshme është punë e vogël ta gjesh se kush ka mundur me të thirrë me numër të fshehur.
Mendoja dhe përpiqesha ta gjeja kuptimin se si më kishte nxitë ta lajmëroja familjen e tij, gjë që është bukur e paimagjinueshme për logjikën e shëndoshë të njeriut.

Vendosja në banesë…, me 3 gusht 1999 

Jo vetëm kjo ndodhi më kishte nxitë të mendoja për të gjitha çastet e kaluara me të. Nisa të mendoja dhe ti shfletoja ndodhitë e kujtimet edhe kur nga qyteza e vogël malore e Norvegjisë , ai e kishte shkruar një letër që duhesha të strehohesha në banesë në kryeqendrën e Norvegjisë së Mesme. Nga përgjigja fatlume që e mora pas një kohe të shkurtër, më kishin njoftuar se më ndahej banesa dhe se mirreshin parasysh fakte të tjera , e jo “fakti” se isha person epiletik.
Atje u vendosem familjarisht me 3 gusht 1999, vetëm tre muaj qëkur kishim ardhur si refugjatë lufte në Norvegji.
Në të vërtetë, une nuk kam qenë kurrë epileptik, qysh më kishte paraqitur ai, që qysh më njoftoj pastaj, kishte dorëzuar edhe një “dokument” si dëshmi!?

Pështjellime …

Shumë vite më vonë arrita të kuptoja se ky “intelektual” , që gjithsesi ka qef me qenë i afërt me “sigurime shtetërore” për të fshehur diçka nga jeta e tij e pështjelltë, i paska marrë diku nja një milionë para të vendit nga një hajn i atij qyteti “për t’ia ruajtur” si dhelpëra që i ruan pulat, para që kanë mbetur të tij pasi personi me inicalet e mbiemrit Th. kishte vdekur disa vite pas burgut të mbajtur.

Ka pështjellë shumë e keq në jetën e tij të çuditshme dhe përplot fshehtësi, por une mendoj se këtij panjeriu nuk i ka hyrë asgjë në punë ikja e tij e vazhdueshme ndaj veprimeve të tij ligjërisht të dënueshme, pasi konsideroj që është për analizë psikiatrike veprimtaria e marrjes me krime në një kohë të gjatë, meqenëse pas secilit krim të bërë, në vend se të pendohej, e bënte krimin tjetër.

Se po “ikte” edhe prej meje e pata vërtetuar në qytetin më jugor të Shqipërisë, një ditë vere, kur e pata takuar rastësisht kur patëm shkuar për pushime atje me gruan. U zbeh dhe menjëherë iku nga pushimi, që une të mos kisha mbikqyrje në jetën e tij luksoze, sipas mendjes së tij të keqe.
Thuase une kisha “detyrë” e preokupim ta përcillja njeriun, që ikte në vrap prej ndërgjegjës së tij…!

Pas shumë viteve i rrëshqiti goja dhe tregoj se paratë që ia kishte lënë për t’ia ruajtur filan fisteku në qytetin T., i kishte futur nën dërrasat e tavanit të shtëpisë, prej nga kohëpaskohe i ka hequr gozhdat dhe ka marrë para si nga “banka”.
Kur i harxhova, u gëzova, më tha!

Kufinjt e sjelljes së keqe dhe të gjithë kufinjt e durimit

Po të mos e kisha vërtetuar se është aq shpirtkeq , aqsa zor të gjenden shpirtkqinj të tillë aq të organizuar për të zeza në ditët e sotshme, nuk kisha me shkruar asnjë fjalë për të, por ai duhet të kuptoj se une jam i mirë vetëm për njeriun e mirë. Dhe se si të tjerë njerëz të pa edukuar e me shkollim UDB-e, e kuptojnë goditjen time në kohën e duhur. Une se godas askend që se kam vërtetuar me vite e vite që ka qenë i keq dhe ka menduar vetëm keq për mue. Duhet ti kalosh të gjithë kufinjt e sjelljes së keqe, të gjithë kufinjt e durimit, për me tu kthye e me të tregue se të kam pa mirë gjithë kohën.
Se une duroj shumë në jetë “duke iu falemnderuar UDB-ës që më ka mësue” se si duhet të sillem ndaj provokimeve të saj dhe përpiqem të lë përshtypjen se nuk i kuptoj gjërat , kur jeta më takon me personat “të ndërlikuar” , të ulët dhe të poshtër si njerëz.
Fundja, nuk është puna ime e as që jam i thirrur ti zbulloj veprimtaritë e tij të shumëta kriminale. Sikurse të askujt tjetër. Por, duhet të rrish urtë, të sillesh mirë dhe në asnjë mënyrë mos ti kalosh kufinjt e ngacmimit , se pastaj edhe me dashtë me ikë, nuk të lëshoj.
Por, me e shfletue e kam shfletue, që, sëpaku me e mbajt në mend mirë.

Qëllimet e këqija të rikthimit me sherr në krishterizëm …

Një viti pas rikthimit në krishterizëm, sipas shënimeve në ditarin tim personal, kallja e asaj shtëpia ka ndodhur me 21 gusht të vitit 2009, ndërsa lajmi është dhënë në www.zemrashqiptare.net me 22 gusht , kur jipen detaje për kalljen e shtëpisë në fshatin X… Nja dy ditë më vonë qe kallur pjesërisht edhe shtëpia e vëllait tim por shpejt u vërtetue se kallja kishte ndodhur për shkak të defektit me rrymën elektrike.

Ndërkaq, kryeprotagonisti i kalljes së shtëpisë në fshatin X.., kalljen e saj kishin dashur ta ndërlidhnin me rikthimin e familjes në katolicizëm.

Megjithëse nuk kam qef të jep mendime të ngutshme, mund të them se nga hulumtimet e mija në terren që i kam bërë me vite, kjo nuk del të ketë qenë aspak e vërtetë.

Une mendoj se ishte një marrëveshje që ajo shtëpi të kallej, e prej kujt dhe pse është lidhur ajo marrëveshje krimi dhe kush e ka kallur atë shtëpi, une nuk kam si me e ditë.
Por “odisejada” e lajmit të shpifur për kalljen e asaj shtëpie, nuk kishte mbaruar me kaq.

Plakën e kishte udhëzuar që të thoshte: “Po e kam pa…! Dy ditë para se me e kallë shtëpinë janë dokë kësajde do mjekrrosha!”

Nga një video që e pata parë rastësisht, mu ky ishte munduar ta bindte një familje që jetonte në kushte të rënda sociale, familje e afërt me të tijën e cila jetonte krejt afër shtëpisë së kallur.
I kishte qitë në sokak dhe bënte cirkus me ata të mjerë, duke i regjistruar për qëllimet që ai më mirë se të tjerët duhet me i ditë. Në video anëtarët e asaj familjeje vëreheshin tek flisnin mendime pa asnjë rrjedhë logjike , që është karakteristikë e kujtdo që se thotë të vërtetën.
Kështu, burri i botës e keqpërdorte rëndë naivitetin dhe afrinë familjare me ta.
Ishte tejet befasues guximi dhe panjerëzia e tij , kur gruan plakë, e cila nuk jeton më, e pyeste: “A ke pa njerëz me mjekrra tuj u end kësajde nëpër sokak, para se të kallej shtëpia…?”.
Fliste dhe e regjistronte bisedën afër lumit me shelgje, degët e të cilave kishin rënë deri poshtë.
Të shkretën e kishte udhëzuar që të thoshte: “Po e kam pa…! Dy ditë para se me e kallë shtëpinë janë dokë kësajde do mjekrrosha!”
Kështu fliste plaka e të tjerët , ashtu qysh i kishte mësuar ai që të flisnin.
Ndoshta kjo video mund të ketë përfunduar diku në ndonjë “sigurim shtetëror”, qysh ka dëshirë “të informoj” ky shpifës i madh.
Pas një kohe e pyeta plakën , tashmë të ndjerë, sikurse dhe anëtarët e tjerë të familjes se si kishte ndodhur që të merreshin në pyetje dhe të regjistroheshin në videon e tij.
Ne nuk dijmë asgjë, më tha plaka me sinqeritet e naivitet të kuptueshëm njerëzor, por vetëm flisnim qysh na mësonte ai…!
Pra, kjo flet shumë se si qenka “kallur” ajo shtëpi dhe tregon për motivet e kalljes së saj.
Dhe mbi të gjitha këto intriga të sajuara me aq ngulm, sherret e këtij personi që jeton duke bërë krime, duke u munduar t’i zbus ata që duhen informuar me ndonjë informatë , që mund të ndikoj të harrohen krimet e tij të shumëta.

Trafikim me qenie njerëzore

Ndër krimet e tij është edhe trafikimi me qenja njerëzore.
Personi që nuk dua t’ia përmendi emrin më ka treguar se si pasi ia kishte siguruar lejen e punës në një shtet europian, duke ia dhënë shumën e caktuar të parave që ia kishte kërkuar për nxjerrjen e saj, pasi me gjasë më vonë ia kishte prishë dikund “terezinë, ia kishte prishë edhe “vizën”, foto të së cilës une e ruaj në dosjen time profesionale, si një dëshmi të krimit të tij.
Nuk ka pasur si të ishte punë e tij që t’ia prishë tjetrit lejen e qëndrimit, para se me i dalë afati kur vetasgjësohet sei leje.
Trafikimi me qenie njerëzore, qysh tregon shembulli i tij, dënohet në tri shtete.
Edhe në Kosovë, kuptohet.

Përfundim

Në janar të vitit 2021 , pasi kishte ardhur për një “ngushëllim” për vdekjen e axhës së tij në familje tonë dhe papritur ia nisi të derdhte helmin e shpirtit të tij të zi, që vetëm një shpirtkeq mund ta hedh, vendosa që mos ta fali më dhe ti tregoj këtij njeriu të shkretë për mend e aq të lig, i cili merr pension invalidor që nga koha kur si kishte mbushur as 40 vite jete, se nëse s’të kanë parë policitë kombëtare e ndërkombëtare, të kam pa une.

  • Kushdo që mendon se kam shpifë për çkadoqoftë në këto rrëfime, sidomos ai për të cilin fola pa ia përmendur emrin në shkrim, mund të më lajmëroj në cilëndo polici , këtu ku jetojmë apo në Kosovë, por me kusht që të jem edhe une afër tij , që të dëgjoj me veshët dhe shoh me sytë e mi se për çka mund të më demantoj.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu