ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” në Nju Jork feston 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Shkrime relevante

Deformimi i Historisë: Hoxhallarët nuk ishin ata që e formuan Alfabetin Shqiptar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në Kongresin e Manastirit, i cili u mbajt...

The Musical Times (1926) / “Zbulova dy lloje muzike në Shqipëri…” — Udhëtimi i Paul Edmonds në Elbasan, njohja me Lef Nosin dhe transkriptimi...

Ilustrim: Dua Lipa... Nga Aurenc Bebja*, Francë –  26 Nëntor 2024  Revista britanike “The...

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Shpërndaj


Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

15-VJET SHTET – PËR JETË

Fjala përshëndetëse

Të dashur vëllezër e motra të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej”. Të nderuar miq, pjesëmarrës në këtë festim të 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës.

Fjalët e para të Deklaratës të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës janë: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë…”,- thuhet në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, (17 shkurt, 2008 në Prishtinë).
 

Në këtë ditë të shenjtë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Për Jetë – të pasqyrimit të vullnetit të lirë të popullit shqiptar na kujtohen fjalët e At Gjergj Fishtës:

“Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë.”

Por në veshët tonë sot tingëllojnë edhe fjalët e Naim Frashërit: “Bota që kur është zënë / Shqipëria gjallë ka qenë.”
 

Të nderuar miq: Në këtë ditë të shënuar për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar — në 15-vjetorin e Pavarësisë të Republikës së Kosovës — le të kujtojmë dhe të përulemi me nderim e respekt para RILINDASVE TË VËRTETË TË KOMBIT, duke filluar me Gjergj Kastriotin-Skënderbe në Lezhë, Abdyl Frashërin në Prizren, bashkë me zbritjen në Vlorë të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Isa Boletinit, e të tjerëve. Në veshët e çdo shqiptari të vërtetë kudo, sot, jehon, veçanërisht edhe kushtrimi i Adem Jasharit, e i Ibrahim Rugovës, por edhe i Bajram Currit, Ded Gjon Lulit, Mihal Gramenos dhe i Çerçiz Topullit dhe i heronjve më të rinjë të Kombit, që kanë dhënë jetën në luftën për liri e pavarësi të Kosovës.
 

Shqiptarët janë ndër të parët e njerëzimit, me një histori të gjatë, e cila është e shkruar me penë, por edhe më shumë – ajo histori është shkruar me gjak.

Por, ndërsa festojmë këtë përvjetor sot – duhet të jemi të vetëdijtur se çdo gjë, “Bacë nuk është Kry”. Shqiptarët duhet të ndëgjojnë edhe ushtimën e kushtrimit të At Gjergj Fishtës për realizimin e shpresave të parealizuara, kushtrimin për përjetësimin e ëndërrës shekullore të shqiptarëve:

SONY DSC

Shqipnia e lirë

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,
do ta bajmë prap Shqipni t’lirë.
Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
prej Tivari në Manastir.
Edhe Flamuri Shqipnisë
si flakë mnijet e Perëndisë
do t’valvitet në Kaçanik.

Të nderuar miq, duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo ditë e Pavarësisë së Kosovës i ka rrënjët thellë në historinë dhe vuajtjet shekullore të Dardanisë dhe të Kombit shqiptar. 500-vjet Kosova priti!

Por megjithë problemet me të cilat përballet sot Kombi shqiptar – qofshin ato me njëri tjetrin, për fat të keq tonin, qofshin ato me të tjerët, që nuk ia duan të mirën shqiptarëve – Pavarësia e Kosovës na kujton dhe na jep shpresë sot se Shqiptaria, jo vetëm është gjallë,- por është e gjallë dhe e fortë! Prandaj, festoni e gëzoni, por mos harroni!

Se kjo ditë na kujton se shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të mbeten shqiptarë me identitetin e tyre historik në trojet e veta autoktone. Aty ku i ka vendosur Perëndia në fillimin e historisë!

Kurrë nuk i kemi mbetur kujt në qafë. Kombi shqiptar nuk do asgjë tjetër veçse të jetojë i lirë e i pavarur në trojet e veta, në shtëpitë e veta pa asnjë lakmi ndaj tokave të tjerëve – në harmoni me njëri tjetrin dhe në paqë me të huajt, për rreth.

Zonja dhe Zotërinj! – Sot urojmë, lutemi dhe shpresojmë për ditë më të mira për Kombin e vuajtur shqiptar dhe për Kosovën. 15-Vjet Shtet – Për Jetë-! Shqiptari nuk mund dhe nuk guxon të jetë indiferent ndaj fatit të shqiptarëve kudo! Tirana zyrtare……

Të nderuar miq, le të brohorasim të gjithë që sot e përgjithmonë: “Rroftë Flamuri, Rroftë Kosova e Pavarur, Rroftë Shqipëria. Zoti bekoftë Kombin Shqiptar dhe Kombin Amerikan, në miqësi të përherëshme me njëri tjetrin!”

Përzemërsisht, falënderoj Shoqatën Shqiptaro-Amerikane, “Skënderbej”, për ftesën! Qofshi gjithmonë faqebardhë!

Programi      

Me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Republikës së Kosovës Shoqata Shqiptaro-Amerikane –Skënderbej –Nju Jork, 12 Shkurt, 2023

Festimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Republikës të Kosovës -Ngjarje historike për Kombin Shqiptar

  • Hymni Kombëtar( Amerikan- Shqiptar – Kosovar /Çerdhe e dashurisë (Nest of Love)(12:00-12:05)

2-Kryetari i Shoqatës Deklaron hapjen e Aktivitetit (2 minuta)

3-Përshëndet Ambasadori Ëilliam Ëalker (Vendimi tij për të treguar të vërtetën e pamohueshme të masakrës së Reçakut -Përcaktoi ndërhyrjen ajrore të NATO-s (Koha e pakufizuar)

4-Përshëndet z Mark Gjonaj – ish Asamblist në Asamblenë e shtetit të NY 2013-2017, këshilltar në këshillin e Bashkisë të qytetit të NY-2018-2021, dhe aktivist i shquar e patriot në komunitetin shqiptar në NY dhe më gjerë.

5-Përshëndet Z. Frank Shkreli – Publicist i njohur në diasporën shqiptare në SHBA, dhe më gjerë, me një kontribut të madh në shërbim të kombit shqiptar, ish drejtor i divizionit evropian të Zërit të Amerikës, këshilltar i lartë i programacionit në divizionin European të Zërit të Amerikës dhe vaxhdon punën e tij në shërbim të shqiptarizmës, duke shkruar dhe botuar artikuj me vlera të mëdha kombëtare.

5-Pershendet Keshilltari i Ëestchester County Distrikt Z. David Tubiolo(2 Minuta)

6-Pershendet z. Bashkim Shehu Kryetar Nderi i shoqates Shqiptaro Amerikane Skenderbej(2 Minuta)

7-Pershendet z. Blerim Gjocaj Luftetar i UCK dhe pjesmarres direkt ne lufte.

8-Promovohet libri: Abdyl Gjocaj, Mesues dhe Luftetar, Rrefime dhe kujtime. Shkruar nga Doctor/Profesor Besim Muhadri, Shkrimtar dhe ligjerues ne Universitetin Fehmi Agani ne Gjakove. (Historine e Gjocajve Pjesmarres familjarishtne Luften e Kosoves)

9-Dhenja e certifikatave te mirenjohjes Qerim Gjocaj dhe Blerim Gjocaj si antare te shoqates dhe luftetare te UÇK.

Referojne:

1–Profesor.Agim Alickaj,  Referon Temen: Perpjekjet e Diaspores shqiptare ne SHBA dhe me gjere per te bindur qeverine e SHBA dhe Bashkinin European per gjenocidin serb ne Kosove, dhe nderhyrjen e NATO-s ( Masakra e Reçakut 15 Janar 1999 u masakruan 45 Banore civile te ketij fshati) dhe  Nderhyrja e NATO-s me 24 Mars 1999)  (6-8 Minuta)

2-Sokol Paja, Editor i Gazetes me te madhe ne diasporen shqiptare, organ qendroe i Konfederates Pan Shqiptare Vatra mban Temen mjaf aktuale: Qendrimet mbi Gjykaten Speciale dhe Pasqyrimi ne Gazeten Dielli. (6-8 minuta)

3-Shpend Gjocaj, Ish kryetar i unionit të studentëve, Pjesëmarrës direkt dhe drejtues në luftën për çlirimin e Kosovës, luftëtar i UCK referon temën:- Bashkimi i të gjithë shqiptarëve rreth UҪK, kishte një qëllim: Çlirimin e Kosovës nga Pushtuesit serb (Lufta e Kosovës (24 Mars -10 Qershor 1999) 78 ditë ( 6-8 minuta)

4-Profesor. Paulin Marku, referon temën: Përpjekjet e vazhdueshme të diplomacisë ndërkombëtare dhe qeverisë së Kosovës për organizimin e shtetit dhe shpalljen e Pavarësisë, të Republikës së Kosovës, (që nga mbarimi i luftës 10 Qershor 1999 deri me 17 Shkurt 2008 (9 vjet).

5-Edit Dautas, ish ushtarak dhe Studiues për problemet ushtarake: Referon:Ndërhyrja Ajrore e NATO-s dhe përdorimi i teknologjisë moderne në luftën e Kosovës.

6-Programi Artistik nga Grupi i Valleve të Grupit Skënderbej (Këngë,valle e Muzikë nga trojet shqiptare). Sipas programit të përgatitur.

7- Mbyllja e Programit (Kryetari i Shoqatës deklaron Mbylljen e aktivitetit)

          

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu