MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË
ME SELI NË NJU-JORK
PËR
- KRYETARIN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, Z. XHOE BAJDEN
- ESCOBAR e BLINKEN
- BASHKËSISË EUROPIANE
- NDËRMJETËSVE TË BE PËR BISEDIME
LAJÇAK E BORELL
- NATO-S
- GRUPIT TË PESËSHES (KUINT-IT)
- REPUBLIKËS SË KOSOVËS
- REPUBLIKËS SË SERBISË
RRETH FORMIMIT TË ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE ME SHUMICË SRBE
Ne, Mërgata Shqiptare në Botë jemi shumë të angazhuar dhe të interesuar për ecurinë e mbarëvejtjes Kombëtare në mbarë trojet shqiptare dhe përcjellim ngjarjet me vëmendje.
Nga kjo, jemi tejet të pakënaqur dhe tërësisht kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, jo për diçka tjetër, por për shkak se ky Asociacion do të jetë një kancer për zhvillimin e Republikës së Kosovës, dhe kemi bindjen se do të punojë për shkëputjen nga Kosova të katër komunave në Veri të Kosovës, për çka luftojnë serbët në krijimin e tij.
Për këtë, po me 25 janar 2023, portali BOTA SOT, shkruante se këtë e kishte thënë vetë edhe kryetari i Republika Serbe e Bosnjes, Dodik, se pas pak po ky Asociacion do të bëhet Republikë Serbe brenda Kosovës, e cila do të jetë pastaj zorrë qorre për Kosovën.
Prandaj, duke qenë tepër të brengosur për të ardhmen e Repuzblikës së Kosovës nga vetë ky lloj Asociacioni, ne, Mërgata Shqiptare në Botë, kërkojmë me sa vijon:
- Asociacioni, të mos formohet më parë se që të bëhet njohja reciproke e dy shteteve – të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë,
Sepse
Serbia është e njohur për eskivazhe, mashtrime e dredhira. Ajo, posa të fromohet Asociacioni, nuk do të nënshkruajë për asnjë çmim njohjen e Pavarësisë së Kosovës, ashtu sikur nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Konçulit me rastin e përfundimit të Luftës së Ushtrisë së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit (UÇPMB), ku kanë mbetur vetëm nënshkrimi i ndërkombëtarëve dhe ai i komandantit të UÇPMB! Pra, nuk i besohet, dhe për këtë ajo ka kërkuar që më pare të formohet Asociacioni e më pas njohja reciproke.
- Me rastin e formimit të asociacionit, Asociacioni të mos ketë fuqi ekzekutive.
- Meqë SHBA përmes Ekobarit thotë se nuk janë të interesuar për formimin e një republike serbe në Kosovë, vetë SHBA-të të jenë palë garantuese për këtë, se në asnjë mënyrë dhe në asnjë kohë, kurrë, nuk do të lejojnë formimin e një republike serbe brenda Kosovës,
- Në tekstin e Marrëveshjes për Asociacion, në pikën 19, thuhet: Asociacioni/Bashkësia mund të shpërbëhet vetëm me vendim të kuvendit të tij të miratuar me shumicën e 2/3 të anëtarëve të tij.
Ne kërkojmë të ndryshohet ky tekst. Ai duhet të jetë:
Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe, mund të shpërbëhet me Vendim të Kuvendit të Kosovës të miratuar me shumicën 2/3 të anëtarëve të tij, me ose edhe pa votat e minoritetit serb, në momentin kur shihet se ky Asociacion po keqpërdoret dhe po shkon në dëm të Republikës së Kosovës: Kur insiston të preket integriteti territorial i Kosovës përmes tij dhe kur nuk përfillë institucionet qendrore, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
- Me Kushtetutën e Ahtisarit nuk lejohet mbajtja e Referendumit, kjo të vlejë edhe për këtë asociacion, të ndalohet referendumi i minoritetit serb për shkëputje.
- Deri sa me kaq ngulm, në kohën kur serbët e Kosovës kanë liritë dhe të drejtat më të larta që mund t’i ketë një minoritet prej vetëm 60 mijë a 70 mijë banorësh, kërkohet edhe një Asociacion, vallë, përse bëhet një diskriminim edhe më i madh ndaj shqiptarëve në Serbi e nuk kërkohet edhe për ta formimi i njëjtë i një Asociacioni, ashtu sikur për serbët në Kosovë?
Ku është drejtësia ndërkombëtare, drejtësia e të gjithë ju që ne po ju drejtohemi? A nuk është një anashkalim aq i madh sa duket edhe nga aeroplani, siç thuhet. A vetëm pse një Edi Ramë, si kryeministër i Shqipërisë që nuk kërkon, apo, edhe po të kërkonte, pse i mungon armatimi që e ka Serbia, bëheni të shurdhër. Është momenti më i mire që të mendohet edhe për ta që janë aq të shtypur nga Serbia, ku çdp element kombëtar është anuluar nga Serbia, deri edhe gjykatat që ishin aty, Serbia i çoi në Prokuple, për shkeljen e shtypjen deri në shpërngulje të shqiptarëve, ku nuk kanë të drejtën e ngritjes së Flamurit Kombëtar në ditë festive kombëtare e familjare, Ndërkaq, shihni në komunat veriore të Ksovës, e tërë Serbia nuk ka aq flamuj serbë, sa kanë këto komuna!
Në bazë të kësaj që u tha më lart, ne kërkojmë formimin e një
ASOCIACIONI të KOMUNAVE ME SHUMICË SHQIPTARE në Serbi, të njëjtë me atë të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kjo është legjitime, logjike, e arsyeshme dhe shumë më e nevojshme se sa ai i serbëve në Kosovë, pse ata janë të shtypur, jo serbët në Kosovë.
- Gjithashtu, kërkojmë që në bisedimet e Kosovës me Serbinë, të marrë pjesë edhe një nga Lugina e Preshevës, i cili do të kontribuonte edhe për Kosovën edhe për Prshevën, Medvegjën e Bujanocin.
Më 10 shkurt 2023 Për MSHNB
Nju-Jork Bahri Ramadani
ALBANIAN DIASPORA IN THE WORLD HEADQUARTERS
IN NEW YORK
To the:
- THE PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA, MR. JOE BIDEN
- Mr. ESCOBAR and Mr. BLINKEN
- EUROPEAN COMMUNITY
- EU MEDIATORS FOR NEGOTIATIONS Mr. LAJÇAK AND Mr. BORELLI
- NATO
- GROUP OF FIVE (QUINT)
- REPUBLIC OF KOSOVO
- REPUBLIC OF SERBIA ABOUT THE FORMATION OF THE ASSOCIATION OF MUNICIPALITIES WITH A SERB MAJORITY
ABOUT THE FORMATION OF THE ASSOCIATION OF MUNICIPALITIES WITH A SERB MAJORITY
We, Albanian Diaspora in the World, are very engaged and interested in the progress of the National welfare throughout the Albanian lands and follow the events with attention.
Concerning recent events, we are very unhappy and completely against the formation of the Association of municipalities with a Serbian majority, not for anything else, but because this Association will be a cancer for the development of the Republic of Kosovo, and we are convinced that it will open the road for secession from Kosovo of the four municipalities in the North of Kosovo, for which the Serbs are fighting in its creation.
For this, on January 25, 2023, the BOTA SOT portal wrote that the president of the Serbian Republic of Bosnia, Dodik, had said this himself, that after a while this Association will become a Serbian Republic within Kosovo, which will then secede from Kosovo, otherwise would trigger another war.
Therefore, being very worried about the future of the Republic of Kosovo from this kind of Association itself, we, the Albanian World Diaspora Union, request the following:
- The association should not be formed before the mutual recognition of the two states – the Republic of Kosovo and the Republic of Serbia,
BECAUSE
Serbia is known for evasions, frauds and tricks. As soon as the Association is formed, she will not sign the recognition of Kosovo’s Independence for any price, just as she did not sign the Consul Agreement at the end of the War of the Army of Presheva, Medvegja and Bujanoci (UÇPMB), where only the signature of the internationals and that of the UÇPMB commander!
So, she is not to be trusted, and for this reason she has requested that the Association be formed first and then mutual recognition.
- When the association is formed, the Association shall not have executive power.
- Since the USA through Mr. Escobar says that they are not interested in the formation of a Serbian republic in Kosovo, the USA itself should be a guarantor for this, that in no way and at any time, never, will they allow the formation of a Serbian republic within Kosovo,
- In the text of the Association Agreement, in point 19, it is stated: The Association/Community can be dissolved only by a decision of its assembly approved by a majority of 2/3 of its members.
We request that this text be changed. He must be:
The Association/Community of municipalities with a Serbian majority can be dissolved by a Decision of the Assembly of Kosovo approved by a 2/3 majority of its members, with or without the votes of the Serbian minority, at the moment when it is seen that this Association is being misused and goes to the detriment of the Republic of Kosovo: When it insists on affecting the territorial integrity of Kosovo through it and when it disregards the central institutions, the laws and the Constitution of the Republic of Kosovo.
- The Ahtisaari Constitution does not allow the holding of the Referendum, this also applies to this association, to prohibit the referendum of the Serbian minority for secession.
- So persistently, at a time when Kosovo Serbs have the highest freedoms and rights that a minority of only 60,000 or 70,000 inhabitants can have, an Association is also required, why is there discrimination?
Why not Albanians in Serbia, which are around 100.000, and are not given the right of formation of an Association, just like for the Serbs in Kosovo?
Where is the international justice, the justice of all of you that we are addressing?
Why is it that Edi Rama, as prime minister of Albania who does not ask or care about the well been of the Albanians in Serbia, or, even if he did, why he lacks the armament that Serbia has, we can’t ignore his pro Serb support!
It is the best moment to think about those who are so oppressed by Serbia, where every national element has been canceled by Serbia, even the courts that were there, Serbia took them to Prokuple, for violating and oppressing Albanians until they moved , where they do not have the right to raise the National Flag on national and family holidays.
Meanwhile, see in the northern municipalities of Kosova, the whole of Serbia does not have as many Serbian flags as these municipalities have!
Based on what was said above, we request the formation of a
ASSOCIATION OF MUNICIPALITIES WITH AN ALBANIAN MAJORITY in Serbia, the same as that of municipalities with a Serbian majority in Kosovo.
This is legitimate, logical, reasonable and much more necessary than that of the Serbs in Kosovo, because they are oppressed, not the Serbs in Kosovo.
- Also, we request that in the talks between Kosovo and Serbia, one representative from the Preševo Valley should participate, who would contribute to Kosovo, to Preśeva, Medveđa and Bujanovac.
On February 10, 2023 For MSHNB
New York Bahri Ramadani