Numërimi i deritanishëm i votave i jep atij udhëheqjen në krahasim me tre rivalët e tjerë.
Zoti Raisi është një gjykatës i lartë i Iranit dhe sipas BBC është përkrahës i qëndrimeve ultra konservatore.
Emri i tij ndodhet në listën e zezë amerikane pjesë e sanksioneve ndaj Iranit, pasi ai ka firmosur ekzekutimin e atyre që cilësohen si të burgosur politik.
Në Iran presidenti është figura e dytë më e rëndësishme pas liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei
Raisi e prezanton veten si personi më adapt për të luftuar korrupsionin dhe zgjidhur problemet e shumta ekonomike të Iranit.
Megjithatë shumë aktivistë të të drejtave të njeriut në Iran kanë shfaqur shqetësim për rrolin e zotit Raisi në ekzekutimin masiv të burgosurve politik në vitin 1980.
Rezistenca Iraniane vendosur në Shqipëri thotë se Raisi është kandidati i preferuar i Khameneit.
Rezistenca e përshkruar presidentin e ardhshëm të Iranit si famëkeq për shkeljet e të drejtave të njeriut. Kjo përfshin goditjen e kryengritjes së nëntorit 2019 dhe rolin e tij si një anëtar i Komisionit të Vdekjes gjatë masakrës së vitit 1988 të 30,000 të burgosurve politikë.
“Përzgjedhja e tij si president nuk do të përmirësojë situatën në vend dhe do t’i bënte gjërat më të rrezikshme për regjimin me njerëzit më të përqendruar në përmbysjen e mollahëve” thuhet në reagimin e opozitës Iraniane.